(NJË KRAHASIM DHE SA NDRYSHOJNË MIDIS TYRE) NGA KRISTO ZHARKALLIU .
Para shumë vite ku sapo ishte shfaqur UÇK-ja në Kosovë gazetaja e televizionit frek Liya Bukakaru më mori telefon dhe m’u lut të shkoja n stacionin televiziv ku punonte në Votanikos (Athinë) që të[ përktheja një intervistë e Ibrahim Rugovës dhënë kanalit televiziv rreth ngjarjeve të asaj kohe në Kosovë kur sapo ishte shthurrur Jugosllavia. E vërteta është se unë nuk ushqeja ndirenja të miram ndaj ‘’liderit kosovar’’Rugova madje jio njëherë kisha kritikuar dhe sulmuar në artikujt e mi në gazetat e Athinës për qëndrimin e tij paqësor, madje kishin filluar ta quanin ‘’Gandin e Kosovës’’...Por kjo nuik do të më prngonte të[ bëja oërkthimin meqënëse kisha dhe njëfarë kurreshtje se çfarë thoshte Ruova nëkanalin grek. Megjithatë mora telefon historianin kosovar që aso kohe gjëndej në Athinë dhenxita atë që t’i bënte përkthimin në fjalë Shkëlzeni refuzoi duke thënë se greqishtja e tij ishte ende shumë e keqe dhe se vetëm unë do të mundja ta përktheja me saktësi udhëheqsin kosovar. Megjithatë ai pranoi të vinte me mua në stacionin televiziv gjë qëmë dha gëzim dhe kurajë. Kësisoj ditën tjetëpr trë dy-unë dhe Shkëlzeni- shkuam në stacionin televiziv ku na priste Liza dhe drejtori i stacionit. Atje na thanë se i kishinb kërkuar Rugovës të fliste frëngjisht ose anglisht gjuhë që ai i dinte)por ai kishte refuzuar dhe kishte pranuar të jipte intervistën vetëm duke folur shqip. Kjo më bëri përshtypje të mirë se kështu duhet të sillet jë udhëheqës i nje vendiË tëflasë gjuhën e vendit të tij. Të mos harrojmë se Kosova gjëndej në një situatë të vështirë dhe kishte nevojë që bota të mësonte ekzistencën saj. Nga ana tjetër të mos harrojmë se poitika greke të asaj kohe ishte plotësisht në favor të Sërbisë dhe opinioni publik ishte orientuar nga kjo politikë antikosovare (dhe antishqiptare) prandaj e kishte të vështirë një kanal televizioni të paraqiste objektivisht të vërtetën.
Prandaj panova të bëja përkthimin duke shpresuiar se edhe Ibrahim Rugova që nuk më pëlqente mua, do të paraqiste në publikun grek të vërtetën e ngjarjeve në ish krahinën jugosllave dhe do të vinte në pah reprezaljet e shovinistëve sërbë kundër shqiptare. (mjerisht televizioni grek nuk guxoi të transmetonte intervistën, por kjo s’ka më asnjë rëndësi përderisa njohim politikën pro sërbe të asaj kohe) Por ajo që më bëri përshtypje (që të ndërroj mjaft mendimet e mia për Rugovën) ishte gjuha e pastër shqipe të udhëheqësit kosovar. Isha takuar e buseduar me dhjetra intelektualë kosovarë dhe shumë herë e kisha të vështirë t’i kuptoja-(përveç atyre që punonin në Institutin Albanologjik si Shkëlzen Raça dhe kryetari i saj asaj kohe Rexhep Qosja) por gjuha e Ibrahim Rugovës ishte shumë e qartë dhe e pastër. Madje dhe problemet e popullit shqiptar (ai thoshte më shpesh populli shqiptar se sa populli kosovar) i paraqiti publikut grek të qarta duke zbuluar fytyrën e vërtetë të regjimit të Millosheviç it!
Ndoshta për këtë ngjarje nuk do të shkruaja kurrë po të mos më nxiste një intervistë të ’’liderit’’ aktual të Kosovës Albin Kurtit dhënë një gazetarit boshnjak që u botua në shtypin elektronik shqiptar. Nuk mund të them se intervista ishte e dobët se kjo nuk më preukupoi shumë. Ajo që më bëri të indinjohem ishte se portali kishte dhe video e intervistës... Dhe unë doja të dëgjoja shqipen e Albin Kurtit. Por u zhgënjeva...dhe u indinjova,pse ta fsheh? Albin Kurti fliste...sërbisht (nuk e di në se quhet më sërbokroatisht!) Është e mundur pyeta veten?Kryeministri i Kosovës flet sërbisht? Si një kryeministër shqiptar-qoftë kosovar- të japë intervistë në gjuhën e dinastit të popullit që përfaqëson? Kujt i drejtohet? Sërbëve ? Jo, nuk do të flas për politikën e Albin Kurtit ndaj vendit amë (në se e konsideron më amë!) Shqiërisë. Asgjë nuk mund të ndajë dhe të përçajë popullin shqiptar të Kosovës dhe të Shqipërisë si dhe shqipçtarët e tjerë në vendet fqinjë! Këtu do të kufizohem ta ‘’qortoj’’ për gabimin e rëndë që të flasë sërbisht në një intervistë të një bosnjakut! Në se gazetari në fjalë donte të mirte intervist le të gjente mënyrën ta përkthente nga gjuha shqipe. Kryeministri shqiptar (kosovar) nuk ishte i detyruar t’i lehtësonte punën.Apo mos zoti Albin Kurti besonte se do të fitonte dashamirësinë (simpatinë) e sërbëve? Unë nuk e besoj se sërbët kanë ndonjë dëshirë të dëgjojnë Albinin në gjuhën e tyre dhe as do t’i bindë se në njëfarë mënyrë është i tyre, gjë qe nuk besoj se ishte në qëllimin e Kurtit! Sinqerisht dua të besoj se ishte një gabim i rastësishëm dhe se Albin Kurti nuk flet sërbisht (ose sërbokroatisht) në familjen e tij dhe me Presidenten Osmani.
KRISTO ZHARKALLI , Athinë 28 dhjetor 2022.
Comments