
Neki Lulaj
POETIT PEJAN
(Takim me mikun Sejdi Berisha)
Në kafenen buzë Lumbardhit gjarperor
Ne fund te Rugovës ne prehrin e( rrafshit) Haxhi Zekës
E pres mikun indigjent jambin e vargut të Dugagjinit
Mos po me vjen nga krahu i djathtë mbi urën ne dalje të parkut
Çurçurisin rinia pejane me fjalë e batuata të embëla(mbresëlenese)
E mua mysafirit në pritje me shoqëron kombetarja”Bota sot”
Shfletoi me kujdes e kullos sytë mbi ngjarjet aktuale
Ne rubrikën e Kulturës siç frymojnë gjallërisht vargjet poetike berishjane
Dielli derdhë rreze përcelluese ne ketë pushim vapë vere
E kjo pritja ime i përngjan Gllanikut të ngrohët
Se ç`me ngjizën në shpirt keto metafore e vargje indigjene
Poeti Sejdi Berisha,ka shtruar sofrën me rima e vargje migjeniane
Po vjen nga ura e parkut si mëngjes vere me plotë buzagaz
E në çdo rrudhë balli ka nga një Enciklopedi plotë me metaforë
Çdo varg poetik është filigran ari i çendisur(gavruar)
Ai është shumë i afrët mik njerëzor dhe i tëri hyjnor
I qetë si lum Buna si qelqi i praruar
Me një kuturë dhe trashegimi të lashtë stërgjyshore
Fjalët e tija leshojë dritë hije shqiptarije
Idhull I ndritshem ne letërsinë tone bashkëkohohore……!
OSHTINE SHKUMAJA
Dhe një(ky) ortek loti nuk ma shplanë ketë dhembje te helmuar
Ne ankthet e jetës,marrëzisht vërrshojnë kendej si lumenjët e tërbuar
Dhe kështu me turravrap nuk e ze dot se hija .. po ikë me mua
Marrezitë kanë ngulfatur e te zezditës ja kanë hapur portat e i bejnë sehire
Diplomatet e mashtruar
Është ngulfaturë ndjenja e ka mundur aresyeja,lakmija marrezija
E paqeja e prangosur rri mbyllur prapa grillave te burgu ofshan e dihatë
Liria ju vërbon sytë e lakmija i kthen te marret ne skllevër ju „vampira“
E nga thellësija e zemrave çeliku bluan damarët
Ju mallkojnë psheretimat e nënave të mbytura ne psheretima
E fshamjet e prindërve rrugët ja u bejnë sketerrë
Ecin valet e lumitë mbi keto rrashta guresh mbi këta shkëmbij
Ne sytë e sorkadhës gurët e krushqve te dasmave të mëdha dalin fitimtarë
Se kanë lenë një fjalë peng,kanë lidhë një Besë
E nuke e kanë thenë krejtë kot këtë fjalë burrerije
E juve kur tu goditin furtunat,mos kërkoni strehë mëshire,shpëtimi
Se vetë i rrenuet strehët e jetës thyet zemra nenash me mashtrim skllaverie
Katrani nuk behët lule borzileku as terndafil dashurie
Ju vetë i përdhoset për kulltuqe lulkuqet e jetës……
Një ditë ne zemër do ju prek edhe ju tradhetia
Nuk jeni zogj shqipesh por sherbëtoret e skëterrës
POETIT ÇAM
(mikut tim Naik Selmanit)
Kudo shkëlqen mendimi i pjekur i diplomatit te letrave shqipe
Në shpirtin e bariut qe u ve fjalëve jastek dhe vargjeve noliane
Ne damarin tend gjethon ulliri mijëvjeçar i çamërisë fisnike
Ne arterjen e zemrës kombetare lundrojnë anijët buzë detit Jon
Ti qe rropat këmbet mbi argjendin qe s`nginë
N`themelet e gurve të përveluar
E rravgon nëpë krahinë me rrashtin çam mbi kokë
Me gishtrinjët e erës shpurpurish prushin e diellit të hyjnizuar
Të netëve kobmëdha nga cubat helen te tërbuar
Në shpirtin tend kurrë s`thahet gurishta e loteve
As shpirtit çam kurrë plagët nuk ju (rreshkuan)koravën
Ne zgrebojat e ullinjëve ngujuar ngelë zërat
Ofshan shpirti yt me një melodi qe (s)thahët e trasheguar
Gllaniku pret i ngrohët pinjollin e fisit
Gumëzhinjë zgrebojat e ullijve mijëvjeçar
Përtrinë rrezet e dritës trendafilat e çelur
Tek ajo gurrë guri ne cep te oborrit pran manit te vjeter
Ku Namiku se shuan etjën e shpirtit pa e shpalua muranë
Lëshon shpirti i poetit tinguj si zilja shkollore
U velen kokë me kokë zemrat tona të zhuritura
Dergjen ne heshtje për një nanë,baba,per një vëlla e motër
Qe me sternipat ,mbesat e Çamërisë jetike
Do ta ndezin sërish zjarrin n`zemrën e Çamerisë etnike….
PËR TY
Për ty
E ngjalli Agronin e Rozafën
E shetis Shkodrën me Marin Barletin
E kthej kohën ne Mesjetën e vjetër
Me parmendë,shigjtë e gurë
E i bashkoi kreret ne Kuvendin e Lezhës
Për ty
Verën e pi nën hijën e Ullirit të Skenderit
Darkoi në Krujën e bekuar
Gjumin e bej në Risanin e Teutes
Kafën e mëngjesit e rrufati ne Kuvendin e Lezhës
Me Gjergj Kastroitin e kreret e shqiptarisë
Se bashkuar
Për ty
Pranë zjarrit të lirisë ngrohëm në Prekaz
Ne betejën e Loxhës piqem me Tahir Zemën
Në rrasën e Kosharës dredh duhan me Sali Qekun
Ne shtëpin e Presidentit rrokullis gurin e qendreses
Për ty bëj të pa berën
Copë e thërmijë grimcoj të përberën
Për ty e kthej kohën ne mesjetë e gur
Për ty gjithë trojet shqiptare i kthej ne një kryeqytet
Me një flamur të Adem Jasharit dhe Skënderbeut
UNË
Unë i ngjaj heshtjës së vërritur
I ngjaj kohës se djerritur
I ngja tokës pjellëndritur
I ngjajë lumit të kodrës
I ngjaj fushës se logut
I ngjaj gurit e qiellit
I ngjaj malit e shiut
Unë i ngjaj fjalës besëlidhur
I ngjaj bukës se votrës se mikut
I ngjaj ujit të burimit
I ngjaj gjuhës fluturore
I ngjaj lulës aromë shpirti
I ngjaj qiellit Ylber ndritur
Unë i ngjaj shqiptarisë se ndritur
I ngjaj zogut te malit
I ngjaj shiut të majit
I ngjaj vjeshtës pjellore
I ngjaj bores e furtunës
I ngjaj Vjosës Drinit e Bunës
Unë i ngjaj…gjiut te Atdheut…
PO KERKOI
Po e kërkoi fjalën që shkëlqen si rrezja ne pasqyrë
Nga ç`thellësi e shpirtit ta nxjerrë të shartuar
Furtunat e stuhit e mbuluan me gjocë pa mëshirë
Ne cilin shtrat shpirti flen ajo e bekuar
Apo koha i është hypur rrumbullakut të shekullit
E kafazi i endërres time si uji i përroit qe po shtjerron
Atje dikund në pyellin e vjetër eshka myshkun u ben myk
E fjala s`është sopat pa bisht qe humb ne hiq
Në hiq ne hiq……n..h.......
Po e rrotoi jetën me rribë të erës e luldafina iliriane
E dalë ngadal po i rriskoj vargjet e bukura
Rrezaket qe i ka petalja e lulës hyrore
E faqet e rreshkura të historisë tonë
Po kërkoi
Nga sirtaret e pluhërosura fjalët pasurinë e ruajtur
Ta nxjerrë si argjnd
Ne sinarin e harresës te mbuluar me një çarçaf që mërdhinë
Çap pas çapi po e çeku lehtë si ta çrros këtë pykë shpirti
Mos ta ze çafë uji se do te me mallkoi
I gjithë fisi ilir
Po kaq shpejtë
Kjo vesë e mëngjesit po e rritë shtatin si hiri në gjirmë
E unë i ardhur si një trumcak
Po kërkoi gjurmë nën rrenojat e murit të mërdhirë
Kockat e fisit,apo trupat e karbonizuar në hajat
Mes muresh hiri i përveluar
Me kalavitën sytë e fjalën mallkim e nxjerrë nga fundi i shpirtit
Per ata satrap savan ja u befsha jetën
Si kaçabun hipi mbi dyrekët e shkrumbuar
Si flashkë mu benë tamthat e gishtrinjëve grrithave te murit
E shpirti mu be si flamur kuqlor me bajrak
Unë kalorsi i ikur do ta ngris sërish muran ne kete vend atror
Nuk jemi në Kurbin
Se këtu po ndihën zëra
Ketu po çuçurisin zogjët këtu do buqet kënga
S`jam ne Saharën e djegur jo këtu jemi ne Dardanin iliriane….
GJURMË MESJETARE
Me shkopin e Gjergjit po ngjitëm tatëpjetës
Me tamthat e gishtrinjëve preka lavdinë
Me bebzat e syve lepiva Krujën e bekuar
Gurët e kalldremet e lëmuar me pyetën
Po cili na qenke ti…? mos je i vonuar..
Dy pika lotësh tradhetisht me shkuan per faqe
Kur u gjenda para kesaj lulishtje mb…mesjetare
Nga fresakat e gjalla si ne legjenda si per çudi
Me vijne zera muzash me cilin prej nesh don te qmallesh ti
Apo me seicilin do bisedosh një nga një.
Me buzët e etura ju puth embël të gjitheve ne ball
Ju bie në gjunjë juve Apostujve te kombi tim te bardhë
Këto mure t`bekuara se çme lëshojnë një tingëllim hyjnore
Kur vijnë mergimtaret Gjergji mbledhë parinë qendrore
Fytyrat legjendare qe trendafilave ja u thithin aromën
Ulën per bisedim ne karrikat e Lezhës
Shpaptat e lavdisë e shigjetat varë mbi trapazanin e odës
E kuajt kullosin ne fushë Krujë ku Shota i thur lavdi Galicës
Prekazit dhe Kosovës
Jam poet kam ardhur qe tu prekë me dorë juve pavdekësinë
Me vete bart mekate por edhe mallzjarr mergimtari
Me trathetuan ndijenjat e shpirtit u ligështua kur preka ullirin e Gjergjit
U ligështova kur e putha Apollonin Butrintin si nena kur e puth tëbirin
E ne Muzeun e Antikitetit libërlidhësja e Krisoforidhit
Gjesenda me vlera kombtare qe ma ujitë thatësinë e shpirtit
Odën,Sofrën e madhe për burrat legjendat e kombit
Konakun e vjetër dhe kostumet e Donikës se Skënderbeut….
Comments