![](https://static.wixstatic.com/media/a48dbc_225b203b17434d39b50d1488742b526a~mv2.png/v1/fill/w_49,h_49,al_c,q_85,usm_0.66_1.00_0.01,blur_2,enc_auto/a48dbc_225b203b17434d39b50d1488742b526a~mv2.png)
Duke u nisur nga Saranda, ne nje udhetim fantastik permes KSAMILIT, me nje peizazh me kodra,kanale , liqene dhe Det te kalter, arrita ne BUTRINT… Ne Porten e Hyrjes per ne Kodren – Kala ndjeva si vetetime vargjet e hershme te Virgjilit gdhendur ne gur :
-Duke ecur shoh nje Troje te vogel
Nje Pergan te ngjashem atij te madhit
Dhe nje perrua te thate te quajtur “Ksanth”
Dhe aty ne prag puth porten KEA…
Trojanet bashke me mua kenaqen
Ne nje qytet –vella, kurse vete mbreti
Po i priste aty ne portiket e gjere
Ne mes te oborrit ku na kishin shtruar
Ca gjelle me ene floriri po i baltonin
Bokat me vere dhe ne dore mbanin kupat !...
Ne nje fletepalosje lexova historikun e shkurter te Qytetit te lashte te Butrintit…. Monumentet arkeologjike te Parkut Kombetar te Butrintit, qe sot jane si nje stoli ne natyre, jane zbuluar nga Misioni Arkeologjik Italian, i cili punoi gati 10 vjet ne Butrint ( 1928 – 1939 ).
Formimi i qytetit te lashte u be nga mergimtaret qe braktisen Trojen. Eshte nje mitologji e tere klasike, qe poeti latin Vigjili e pershkroi ne poemen epike ENEIDA, gjate vizites se tij ne Butrint kur kaloi per ne Itali.Ai rrefen ENEUN dhe ka vargje te gjalla qe te emocionojne, sikur ke qene vete aty !....
I gjithe vendbanimi i lashte eshte rrethuar me mure mbrojtese dhe i gjithe qyteti antik ngjan si nje qender kulti. Faltorja kushtuar Asklepit (perendise se mjekesise) u ndertua ne shpatin jugor te kodres se Akropolit. Ne ndenjeset e Teatrit jane gdhendur mbishkrime te shek. te 4-te p.kr. dhe tregon per dhurimet e besimtareve per faltoren.
Ne hyrje te Butrintit, ne derdhjen e Kanalit te Vivarit, rreth vitit 1807 Ali Pashe Tepelena ndertoi kalane e tij ne forme trekendeshi. Eshte nje sfond i bukur fortifikues qe eshte kthyer ne nje vendbanim te vogel peshkataresh…
Bashkeprania ideale e monumenteve historike,natyres dhe peizazhit e bene BUTRINTIN unikal ne llojin e vete antik. Per kete vecori ,Qyteti Antik i BUTRINTIT, me 1992 u shpall“Pasuri e Trashegimise Boterore ne mbrojtje nga UNESCO,brenda Parkut Kombetar te Butrintit me siperfaqe prej 9,424 Ha dhe prej vitit 2003 gezon Statusin “Zone Ligatinore” me rendesi nderkombetare – Zone “RAMSAR”….
NIMFA E QYTETËRIMEVE TË VJETRA !...
Eci mbushur me diell në BUTRINT
Në dheun e vjetër plot statuja
Që mbartin mbishkrime antike
Mbi gërmadha qytetërimesh të lashta…
Zjarri i kaltërtë jonian
Në gjirin e vogël me kalanë e Lëkurësit
Zgjon Amforat në oborrin e Muzeut
Trokëllimat e kuajve nga muzgjet me hënë !...
Butrinti me sinopse historike
Zgjon optikën e kujtesës
Shpalos statujat e famshme
Tingëllimën e vargjeve të hershme të Virgjilit
Gdhendur në gur tamam si Troja !...