top of page

Natyrshëm



Astrit Lulushi


Feja është i lashtë. Shkenca është e re. Njerëzit që besojnë vazhdojnë të besojnë. Shkenca i ndryshon vazhdimisht vlerat e veta. Gjithashtu, njerëzit kërkojnë të vërtetën më të thellë për të mbushur boshllëqet e lëna nga shkenca. 600 vjet më parë të gjithë ishin të sigurt se bota ishte e sheshtë dhe se shushunjat ishin forma më e mirë mjekimi. 50 vjet më parë, kishte shkencëtarë që thonin se sot të gjithë do të fluturonim me makina, dhe parashikonin se në të gjithë botën nuk do të kishte nevojë për më shumë se 4 kompjuterë. Edhe sot shkencëtarët nuk mund të kuptojnë se si funksionon graviteti ose si disa peshq mund të migrojnë mijëra kilometra për t’u kthyer përsëri në vendin e saktë ku kanë lindur. E njëjta shkencë që hodhi poshtë Adamin dhe Evën si përrallë të largët, na dha teorinë Bing Bang të krijimit, apo të efektit të pavarur, ose të pasojës pa shkak.

Shkenca është e re. Feja është traditë. E reja, në sulm. Tradita është në mbrojtje. Kahjet nuk mund të jenë ndryshe, pasi do të kundërshtonin vetë natyrën e tyre. Ka shembuj të panumërt të shkencëtarëve të shquar, të kaluar dhe të tanishëm, që besojnë në Zot.

Bertrand Russell, matematikan dhe filozof i famshëm britanik, nuk besonte në Zot. Një herë u pyet nga një grua - "Z. Russell, ju nuk besoni në Zot, por çfarë do të bëni nëse, pasi të vdisni, papritur e gjeni veten para Zotit për gjykim?" Russell u përgjigj - "Në atë rast zonjë, unë do të jem i lumtur të ndryshoj mendim”.

Sondazhi i parë lidhur me besimin në Zot mes shkencëtarëve në Amerikë u krye më 1916, dhe krahasuar me rezultatet e një sondazhi të ngjashëm vitin e kaluar (2020) nga PEW, numri ishte njësoj: rreth 50 përqind e shkencëtarëve thanë se besojnë në Zot. Duket se 50 përqindshi tjetër pret ditën e gjykimit të fundit për të ndryshuar mendje.

14 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page