Natyra e njeriut

Updated: Jun 4, 2021


Natyra e njeriut

Nga Fatmir Terziu



Ja dhe hapi i shtatëmijë e tridhjetë e dytë. E kapa me sy në zemrën e aplikacionit me simbolikën e zemrës të I-phonit tim. Dhe ndjeva disi lodhjen e hedhjes së këmbëve në barin e njomë. Ende dukej lagështia e mëngjesit. Ende…e ndjenin dhe lulet. Ndërsa po shëtisja duke nuhatur aromën e tyre, po aq dhe bukurinë ndryshe të secilës prej tyre, ndieja se enkas takova një lule më të ëmbël. Më të ndjeshmen e ëmbëlsisë, se çdo lule tjetër që kisha ndier ndonjëherë.

Lulja ishte delikate. Ishte dhe më e bardha nga më të bardhat. Dhe, ndërsa u afrova pranë, e më pranë saj, e ndërsa e nuhata, dhe e stërnuhata, ndjeva se më thirri. Më thirri me të madhe: „Ju lutem, ju kërkoj me ngulm të më zgjidhni!“

Unë e doja lulen. Dhe lulja më donte mua. Kështu që unë zgjodha lulen. Kështu që dhe lulja më zgjodhi mua. Atë lule e solla në shtëpi. Ajo lule erdhi gjithë gëzim me mua. Lulja më bëri të lumtur. Dhe unë e bëra l