top of page

NATA PA FUND


NATA PA FUND


Tregim


Nga SHKËLQIM HAJNO


Damo Kasneci tani, ishte në moshë të tretë dhe tepër i thyer kur mësova kalvarin e tij. Ai rrinte më tepër i veçuar.Përtypte vetminë dhe kujtimet e së kaluarës në mokrën e vetëdijes.

C’mund të fshehë përtej palltos dimërore dhe kasketës prej meshini ky njeri në barin e qytetit buzë lumit?


***

Si ish partizan, në vitet e para pas pas çlirimit të vendit, Damo Kasneci pranoi të shërbente me devotshmëri si deri dje në luftë, edhe tani në qelitë e burgut në qytet.

“Ështe një vend shumë I besuar -I patën thënë ata të komandës së vendit, dy prej të cilëve i njihte pasi i kishte edhe në komandën e formacionit partizan ku bëntë pjesë pak vite më parë.

-Nuk t’u tremb syri kurrë nga armiku, po tani, ne, e morem pushtetin dhe ti Damo je nga më të besuarit.

Tani, aty, ka nevojë atdheu për ty.Të ruash armiqtë që po I fusim një nga një brenda ‘në ‘shtatë penxheret’ . Bashkë me ata që ngritën armën kundër nesh në luftë, edhe ata që ishin të pasur dhe e futën floririn pesë pashë nën dhe, vetëm e vetëm që ta shëptonin nga pushteti popullor që erdhi nga malet.

Tani, vrima e miut 500 grosh për të gjithë!-kishte përfunduar dhënin e detyrës Dalip Batareja, I ngrysur si gjithmonë dhe kërcënues po aq.

Këto, i ndërmendte Damo çdo ditë, tek bënte shërbimin sipas turnit ditën po më tepër, natën.

Godina e burgut në qytet ishte një ish kazermë e ushtrisë italiane, ngjitur me qytetin buzë lumit. E përshtatur tani për qëllimin e ri, me dy-tri porta hekuri të rënda që nga hyrja e deri te thellësia, ku sallat e dikurshme ishin ndarë në copëza qelish për të burgosurit në të dy krahët e një korridori të gjatë.

Herë pas here aty, te porta e madhe e ish kazermës, ia behte skuadra e armatosur që sillte të rinj të burgosur ose merrte dikë nga fatzinjë që dergjeshin nëpër qelidhomat.

Ata që dilnin prej aty, dihej që zakonisht do të pushkatoheshin pas një gjyqi të shpejtë. Ata, që hynin të rinj, ende nuk e ëndërronin rrugën e kthimit.Por të gjithë, për Damon kishin shpresën e jetës të stampuar në fytyrën e dërmuar.

Tani, jetët e atyre që kapërcenin pragun e portës së madhe të burgut, nuk i kishte më në dorë vetëm Zoti si dikur, por pushteti i ri të cilit i shërbente Damo.

Shumë prej tyre ai nuk i njihte, por disa, po. I njihte që para kohë ssë luftës, kur punonte si shegert në qytet dhe ca të tjerë, që ishin më të paktë në numër, I kujtoheshin nga koha kur adoleshent punote në fshatin Dobër si shërbëtor në konakët e fisit të dëgjuar e të kamur, Babani.

U befasua kur mes të arrestuarve të rinj, kamioni shkarkoi edhe tre të sapoburgosur. Që të tre të lidhur.

Njerin, Damo e nijhte mirë si pjesëtarët e famijles së vet. Ishte pikërisht ai që dyshoi kur e pa së largu që pas karrocerisë së kamionit: Bilbil Babani, djali i madh i Zijait. Ai kishte studjuar në Itali dhe ende pa mbaruar lufta ishte kthyer në fshat. Zijai, tani kishte zënë krevatin e dergjej nga sëmundje e gjatë por ishte shpallur një nga kulakët e parë edhe pse I kishte ndihmuar formacionet partizane me ushqime .

Siç kujtonte Damoja, për ndihmën e tyre flisnin të gjithë në ato vise.

Tani familjes Babani pushteti i ri i kërkonte florinjtë me të cilët Zijai dikur bënte tregëti me ullinjtë dhe lëkurët e krahinës te italianët në skelën e Vlorës ose nw Itali. O florionjtë o kokën! O florinjtë, o djalin !


***

Të pasnesërmen e mbërritjes në kazermëburgun në periferi të qytetit, Damo kishte radhën për të çuar ushqimin në qelinë e Bilbilit.Të gjithë ishin nga dy e tre në qeli, bujtësi i ri ishte fillikat.

Sapo u dëgjua zhurma shpirtgërryese e portës së hekurt dhe pa kokën e Damos, i burgosuri i ri u qetësua dhe i bëri shenjë të afrohej.

Damo e pyeti për plagën në kokë.

-Ke dhimbje?

-Kam po nuk ka rëndësi. Dua të të them diçka po nuk di një gjë?

-Cfar nuk di?-tha me zë të ulët Damo.

-Kanë rrjedhur shumë ujëra këto vite dhe nuk di nëse mund të të hapem për një hall…?

-Të mw hapesh, Bilbil…ne njihemi…Jemi pothuaj vërsnikë, një moshë.Kam ngrënë kaq vite bukën e konakut tuaj…Nuk e harroj bukën se më zë sytë!…

Tjetri I bëri shenjë me dorë që të afrohej edhe më .

-Ç’të kanë thënë? -e pyteti Damo të burgosurin.

-Do më pushkatojnë… Ka rrezik…po me një kusht, më kanë thënë…

-Ç’kusht?

Tjetri afroi gavetën e alumintë të ushqimit pranë këmbëve mbi çimenton e dhëmbëzuar të dyshemesë se italianëve. Pastaj, vuri gishtin tregues te buzët për t’i thënë: “shshëët”!

-Ma jep besën që të vazhdoj?!

-Për atë bukë që kam ngrënë në konakët tuaj! Më zëntë sytë po s’e mbajta! Fol!...

-Më kërkojnë të dorëzoj floririn! Vetëm unë, e di floririn ku është fshehur në konak. Dua që të shkoj në shtëpi të flas që të paguajnë avokatin për gjyqin tim që është pas pesë ditëve…..Në të kundërt unë, shkoj si shokët …në pushkatim…në plumb!....-dhe pa nga tjetri.

Një fashë drite kishte rwnw si vjedhurazi nga frëngjija e qelisë dhe binte mbi fytyrën e Damos.. Çehreja e tij ishte skuqur e nxirë dhe ngjante me ngjyrën e kuqëremtë të bronxit.

Damo që kish dëgjuar sy e veshë i menduar, hoqi në shpirt.


-Mos moreee!-

Tjetri, pa ngultazi nga bashkëbiseduesi si të shikonte fillin e shpresës së jetës në duart, sytë dhe mendjen e tij.

Pasoi një heshtje e rëndë. Në korridor, dëgjoheshin vetëm çizmet e gardianëve të tjerë dhe tingëllima e frikshme e hekurave të qelive që hapeshin e mbylleshin me një zhurmë të kobtë.

-Mendoje mirë Damo! Tani, koka ime është në dorën tënde-dhe vuri të dyja duart në kokë…-Do, e bën! Do, nuk e bën!


Damo e vështroi në kakërdhokët e syrit ngultazi dhe prerë.

-Kur? Kur thua ti? Dhe si? Si e mendon?!....

-Nëse unë iki nesër, natën për në shtëpi në orën 10 , me besë, rikthehem në burg në turnin që ke ti .Në orën 5 të mëgjesit. Pa zbardhur mirë, mua më ke këtu, ku jam tani, në qeli. Këtu ku jam tani!

Damo nuk foli. U mbyll në shpellën e mendimeve të tij dhe pas pak, mori për nga dera e hekurt e qelisë. Bëri tri-katër hapa dhe u kthye:

-Do të them prap..por… bëhu gati për nesër në darkë!.Arrin dot?-dhe e pa me dyshim.

Tjetri i bëri shenjë pohuese.

Damo, tërhoqi si një murg i regjur manastiri portën e hekurt të qelisë.

Mbylli dritarezën e komunikimit të portës me çelës nga jashtë dhe u largua i përhumbur, në drejtim të hyrjes.


***

Damo kishte kaluar qindra netë të rënda në jetë e tij. Por ajo natë iu duk më e rënda, më e gjata dhe më e kobshmja nga të gjitha.

Edhe ajo nata e rrethimit të skuadrës në një fshat, kur ishte partizan, iu soll ndërmend tek priste me sytë nga ora. Ajo natë, e zezë pus, si sot, vërtet I çoi te fija e perit jetët e të gjithëve dhe gjysmat e shokëve u vranë.

Por kjo e stomja ishte më e rëndë akoma.

Ishte një natë dhjetori afër krishtlindjeve. Jashtë, rizonte një shi i butë dhe i ftohtë. Dritat e qytetit aty pranë ndriçonin zbehtë. Damo shtrërngonte armën e ftohtë mbi një kapotë të vjetër ushtarake dhe mundohej të bëntë të njejtat lëvizje rutinë si çdo natë, por një tyrjelë së brendshmi e bente të mos e mbante vendi.

Po sikur të mos vijë? Po sikur… ta kapin ndoshta në fshat, tek hyn për te konakët e Babanit, t’i kenë zënë një pritë? Po sikur t’a mbathë e të arratiset jashtë kufirit? Se unë vërtet e njoh si racë trimi që e mbajnë fjalën, por jeta është e shtrenjtë dhe koka nuk ka çmim! As me fliri! Po sikur…?

Dhe pastaj, unë të shkoj nesër në orën 5 të mengjesit me këmbët e mia në vendin e tij në qeli?! Me gavetën e tij prej alumini …Kokë për kokë. Unë që isha edhe i besuar!... Ai i komandës e vlerësoi trimërinë tënde që nuk tutesha në luftë. ndaj edhe të zgjodhi,.- I thosh vetes zëri i brendshëm, një tjetër Damo Kasneci.

“Shoku Damo, ështe një vend shumë i besuar vetëm për ty . Ndaj, komanda ka menduar të shkosh ti si njeri që të njohim vetë nga zjarri I luftës dhe je I besuari ynë.”

Ato fjalë I kujtonte pothuaj çdo natë tek bënte shërbimin në burgkazermën pranë qytetit ku banonte.

“Nuk t’u tremb syri kurrë nga armiku, po tani, ne e morëm pushtetin dhe ti Damo, je nga më të besuarit. Tani, aty ka nevojë atdheu për ty.Të ruash armiqtë që po I fusim një nga një brenda ‘në shtatë penxheret’. .

Mua më vunë si I besuar që t’i ruaj.

Ora 03 e mëngjesit. Ece -jaket para portws se burgut, po ato. Ishin bërë mijër., po t’i numëronte.

Befas, i vetoi një zë që bërtiste brenda tij: “Ti Damo Kasneci, i besuari ynë do të ruash armiqtë atje në qeli. Ata që ngritën armën kundër nesh në luftë, edhe ata që ishin të pasur dhe e futën floririn pesë pashë nën dhe, vetëm e vetëm që ta shëptonin nga pushteti popullor që erdhi nga malet.Tani, vrima e miut, 500 grosh, për të gjithë!-

O perëndi!,-tha me vete. Po ky zë? Pas pak, iu kujtua se ishte Dalip Batareja. Edhe ti, Damo? Edhe ti na dole armik, more kasnec i armiqëve që nuk të njohëm dot as në luftë? Si ndodhi kjo more djalë?

Pa na e thuaj.Të zuri gjumi? Si ta morën mendjen? Si? Me para? Me flori? Me pasuri? Si u shite Damo Kasneci? Si? Si ia dhe shpirtin shejtanit?

Ora 04 e mëngjesit.

Breshëritë e pyetjeve I sulmonin kaptinën si mizëri arrëzash. Sa kohë vajtje-ardhje, bëhet Dobra? 2-3 orë vajtja. 2-3 orë kthimi Ja, 6-shtë…!Ja 7-të..Do ishte kthyer tani…!

Një tjetër zë i buçiste në vesh: Ç’i bërë vetës, more Damo?! Ç’t’u desh, more njeri ? More në qafë familjen , gruan edhe dy djemtë.Të bukur si drita…! Përse? Për një fjalë goje…se nuk fitove gjë!

Ti qofsh, o njeri, ç’hata I bërë vetes me dorën tënde…me kokën tënde …! Vuaj burgun tani se atë që e këerkove, e gjete…!

Këtë, kërkove nëpër male kur vure kokën në rrezik? Kur t’u plagos shoku në krah dhe e more në kurriz nën breshëriën e plumbave të gjermanëve, rrëshqanthi deri te shpella? Këtë?

Iu bë se njësia e tij partizane ishte rreshtuar në një lëndinë plot me lule badhre. Para doli ai, i tmerrshmi, Dalip Batareja. Damos, kasnecit të armiqve tanë…dhe do ta përshtyni të gjithë.një për një…

Ish partizani I flaktë, sot u bë tradhtar, i shitur te armiku…..

Në këtë kllapi e sipër, sytë e lodhur nga pagjumësia I kapën për një grimë, një figurinë hije tej, në cep të kazermëburgut. U kthjell në çast prej ëndrrës së frikshme.

Ishte ai. Sipas fjalës së lënë, ngriti njerën dorë lart, drejt qiellit. Kjo ishte shenja .

Erdhi! O përëndi! Nuk më le vetëm-Tw pwrgjwrohem-tha Damo Kasneci dhe fiku për pak çaste dritën e jashtme që fekste dobët mbi ballinën e burgukazermës.

Për pak çaste, tjertit hyri përsëri me këmbët e vet në portën dhe qelinë e ferrit.

Damo Kasneci pa orën. Ishte 04 e 30.e mëngjesit. Tridhjetë minuta para afatit.

“Faleminderit që e mbajte fjalën- i tha zëri i brendshëm.

***

Pas natës më të gjatë të jetës së tij, Damo mësoi javën tjetër se Biblil Babani u mbrojt nga avokati dhe u dënua me 12 vite burg si kulak që nuk kishin dorëzuar floririn e kërkuar. Por e shpëtoi jetën. Avokati kishte argmentuar se familja e të pandehurit kishte ndihmar ekonomikisht në mënyrë të përsëritur luftën, kundër okupatorit .

Dhe për këtë, kishte paraqitur prova që nuk mohoheshin dot.

C’mund të fshehë nga jeta e tij përtej palltos dimërore dhe kasketës prej meshini një njeri, në barin e qytetin buzë lumit?

Gojëkyçur, modest e i pa fjalë, Damo Kasneci,në moshën e tretë të pensionit, të kujtonte ato molusqet përfund detit që ruajnë në thellësi të tyre diamante të çmuara që nuk këmbehen as me ar.///

____oOo________


46 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page