top of page

NATA E LOFATES

  • Feb 14, 2020
  • 1 min read

Hiqmet Mehmetaj

Permbi gjinjtë e saj mermer, Nën dritaren e nates , Nën yjet që vezhgonin Ish dhe strehëza e lofatës .

Bari i shtruar, ngjyer me vesë Buzëngjitur ,ndezur zjarr, Shkëndijë..dridhje vezullime, Trëndafil puthja e parë.

Ora shpejt u rrokullis , Aq sa hëna e harbuar Zgjati kokën gjithë inat , Sigurisht e xhelozuar !

I thashë hënës :" Mbylli sytë " Fola fort të më dëgjonte, " A kupton që sytë e mikes Të verbojnë dhe ty sonte ?"

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page