top of page

MËRZIA E KRONIKËS ZEZË


Vladimir Muça

MËRZIA E KRONIKËS ZEZË

Sa herë ndjek lajmet, më mbyt mërzia Nga kronikë e zezë,si mos më keq; Krisht i kryqëzuar më vjen përdita, Mërzinë e shpirtit dot s'ma heq.


Në qepallë me ngrin lot i jetës Si motit për një ditë të ndritur, Mbetem në shtratin e lumit të Letës, Në fundo mbytem,i zhuritur.


Vështrimet nxirosen nër glaukoma, Tjetërsohen në botën e shpirtit përralltarë; Murosur mes mbetjesh, fjalësh fërtoma Me shpirt të akullt, t'acarit polarë.


Çdo ditë me lajme mërzia më ndjek Me fytyrë makabre të qoftëlargut, Me ulërimë gjaku damarëve rrjedh, Plandoset shpirti në syrin e pragut.


Me kronikë të zezë si mos më keq, Mërzinë nëndëplagëshe kjo botë s'ma heq.


Nga vëllimi"Zërat e shpirtit"


6 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page