top of page

Më prekët telat...


Prof Dr Eshref Ymeri

Letër zotërisë Alfred Papuçiu

I dashur Fredi,

     Më prekët telat, ore i bekuari i Hyjnisë, me fjalë tuaja aq mallëngjyese me rastin e 8-vjetorit të largimit të nënës suaj të shtrenjtë për në botën e përtejme. Keni shumë të drejtë: nëna është njeriu më i dashur i kujtdo që lind në këtë botë, sepse ajo përfaqëson “kudhrën” e pazëvendësueshme për edukimin e tij si qytetar me dinjitet të lartë njerëzor. Fjalët tuaja aq emocionuese në nderim të nënës suaj, si një edukatore e shkëlqyer e njomëzakëve të kopshtit, më sollën në kujtesë dy thënie proverbiale të Balzakut:

“E ardhmja e kombit është në duart e nënave. Zemra e nënës është një humnerë, në thellësinë e së cilës gjithmonë ka vend për falje”.

Pastë bekimin e Hyjnisë zonja Roza, e cila e ka trajtuar nënën tuaj si nënën e vet. Nëna juaj, i dashur Fredi, i përket sërës së njerëzve, të cilët vazhdojnë të jetojnë në këtë botë edhe pas largimit për në pasjetë. Është pa diskutim meritë e drejtpërdrejtë e prindërve tuaj që ju sot jeni një intelektual i shquar në fushën e humanizmit dhe të letrave shqipe, si një intelektual me emër të nderuar i kombit shqiptar.

Ju uroj shëndet dhe mbarësi dhe shumë të fala zonjës Roza dhe fëmijëve.

Santa Barbara, Kaliforni

       01 dhjetor 2019



33 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page