top of page

Mungesa


Mungesa

Fatmir Terziu


Ti e fute fenë në gojën time si një mbushje metalike

para se gjuha ime të mësonte lakimin e emrit tim të mirë

mendimet e mia nuk kanë asnjë kuptim përveç asaj që më ke ngjizur

Fatmir!


I tillë jam sot

retë e shtrydhin lotin tënd rubin

më mbushin, pa dyshim të çarat dhe dhimbjet e mia

sa hap sytë Ti je zhdukur,

mungesën era atje Lart ma shfryn

deri në Hënë,

Unë mbetem një anije e përulur

notoj në lotët e tua Nënë.

 
 
 

4 Comments


fahri dahri
fahri dahri
Sep 06, 2022

Dashuria ndaj prindërve vdes kur ne vdesim. Ata ikin, por ne jetojmë me 'ta çdo herë, pa u ndalur. Çdo i ikur mbetet i përhershëm nëpërmjet veprave dhe veprimeve që ata kanë kryer në gjallërinë e tyre. Na lindin, kujdesen për të na rritur, na duan pa kufi dhe pa kushte. Edhe ne po ashtu i kujtojmë me dhimbje, me dashuri dhe me mall. Kjo është jeta. Nuk është hera parë që ju në shkrimet tuaja keni përcjellë dashurinë e dhimshurinë ndaj prindërve të tu, duke na kujtuar edhe neve lexuesve për ti kushtuar vëmëndje atyre që na prunë në jetë. Ju faleminderit dhe lusim për të gjithë të larguarit që dheu që i mbulon të jetë i lehtë.…

Like

mich.maska
Sep 04, 2022

Nje poezi brilante, e mrekullueshme. Jam kunder superlatives, por kur duhet perse te trembemi ta themi? Nuk shtoj dhe nuk heq dot asnje fjale nga c' thote Z.Gjergji.

SHUME URIME, Myslim Maska, ATHINE.

Like

Kozma Gjergji
Kozma Gjergji
Sep 04, 2022

Një uverturë malli, pikëllimi, mirënjohje kjo poezi e Profesor Doktor Fatmir Terziut, që të duket sikur e ka kompozuar vetë dhimbja nga mungesa e prezencës fizike të figurës së shenjt të Nënës. Kam lexuar kohë më parë një antologji kushtuar vetëm Nënës me krijimet poetike më të zgjedhura nga kolosët botëror të poezisë deri te rusi S.Esenin e rumuni M.Eminesku, ndërsa nga Shqipëria s'ishte asnjë. Teksa lexoj këtë poezi të Profesor Fatmirit them me entuziazëm e mburrje, se ja ku e kemi dhe ne një krijim për Nënën të denjë për në të tilla antologji europiane e botërore.

Me shumë respekt, K.Gjergji.

Like
Replying to

Ju jam shumë mirënjohës! Është e vështirë të falënderosh një poet që meriton shumë më tepër se fjalët e thjeshta. Shpresoj se mund ta shpërblej qoftë edhe një pjesë të komentit të bukur që më ke dhënë.

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page