Mos u mplaksh o Agim shehu!


Luan Xhuli

Atdheu është Atdhe , edhe kur të vret...


Luan Xhuli

...Ajo nuk ishte thjesht një intervistë...Ndjenjat dhe emocionet që përjetova, më mbuluan me avujt e një vepre të veçantë krijuese...Fjala , i ngjasonte nje mithi, shpjegimi konturohej si histori, dhe heroi protagonist, një poet në kufi të 75 viteve..Në labirinthet e një makro-metafore ,një ëndër që s’do të doje ta rishihje asnjëherë.. ...Një dialog i gjallë i vetvetes,shpesh zvogëlon vitet dhe hera heres i bën madheshtorë dhe vargmale..Jashtë , dhe mes tyre, një fëshferimë, që merr përmasa jehone..Një pasqyrë e kthyer mbrapsh, për të parë më mirë të kaluarat e mbrapshta..Gozhdë dhimbjesh mbi shpirtra të ndjeshëm,shpresa dritash mbi valë kohësh,avuj të ngrohtë që kundermojnë dashuri,- ishte trinomi që më bëri të ndihem kopje ,i një jete të veçantë, bashkëbisedues në pyetjet ngacmuese të intervistuesit... E pashë vehten më të ndjeshëm, më praktik, me njerëzor.. Mos u mplaksh o Agim shehu! Ndonëse fjala e zgjuar, jo vetëm që nuk mlaket, por me kalimin e kohës mer çmim më të lartë. Sofistika e fjalës së një poeti si Shehu, është diamant i gjallë, i mprehur grihave dhe tallazeve të jetës, ku ndjenjat u rritën bashkëudhëtare me frikën, veç pa ju trëmbur ! Mes një frymemarje me racion (edhe ajrin e kishim të tollonuar )Poeti ushqeu të tilla cilesi, dhe që vitet e verteta të tij janë tepër të vogla...! dhe me shumë ozon për të tjerët. Popullor dhe kërkues tek popullorja, Ai zbulon filosofinë e të diturit. Tradicional, imiton traditën dhe ënderues, ndjek ëndrat duke vrapuar... Finishi , është kaq njerëzor dhe i dukshëm, sa do ta ndjesh të dubluar tek vehtja , apo i difuzuar tek qënia e tij..Përjetova të palodhurin, që kish lindur në një kohë të lodhur... Sonte i thashë përsëri vehtes:


-Shyqyr që ka dhe të tillë njerëz !Kaq të pa dukshëm dhe kaq ëngjëj ! Ndihem i ngopur nga një prani e tillë..! Faleminderit Aleko që na servir ato që na mungojnë ! Në vënd të nje urimi Agimi i Agim Shehut është pjekja e perëndimit... Kërkoj, një copëz, sa të mbështjell ëndrat, që gjumi si zë trembur prej hijesh.. Agimi i Agim Shehut... qetësues shurup luleshqere...!


#luan #xhuli #agim #shehu

38 views2 comments

Shkrimet e fundit