top of page

MIRËNJOHJA DHE NDERIMI NGA BASHKËKOHËSIT


Defrim Methasani promovon dokumentarin: “Ismail Shulku, simbol i ushtrisë dhe krenarisë”



MIRËNJOHJA DHE NDERIMI NGA BASHKËKOHËSIT



BAJRAM MANE: “Ismail Shulku qëndron në majën e piramidës së elitës ushtarake. Ai ishte një ushtarak i nivelit të lartë me dije të admirushme. Zotëronte njohuritë e teoriciëneve e strategëve të Luftës së Dytë Botërore dhe të strategeve të kohës, si të Skënderbeut, Aleksandrit të Madh, Napolonit, Klauzevicit, Zhukovit dhe të strategut tonë M.Shehu. Unë kam kënaqësi që e kam pas shok të idealeve, të punës e të jetës dhe ndjehem krenar që kemi punuar sëbashku në Shtabin e Përgjithshem të Ushtrisë me Ismailin. Mua, shokut të fëminisë, Bajram Mana, më bëhet zemra mal për këtë vlerësim të jashtzakonshëm për vella Ismailin dhe i uroj jetë sa më të gjatë me qëllim që nga lartësitë e viteve 100 të shohë bukuritë e jetës e të gjakut të tij…”




Nga Halil RAMA

"Mjeshtër i Madh"


Mirënjohja, si shprehja më e bukur e karakterit të njeriut gjen mishërim, sidomos në rastet ku iu adresohet personaliteteve që zënë vend nderi në analet e historisë sonë kombëtare. Për ta shkruhen monografi e në mjaftë raste realizohen edhe dokumentarë televiziv. Një të tillë ka realizuar edhe kolegu ynë Defrim Methasani, me titullin sinjifikativ “Ismail Shulku - Simboli i ushtrisë dhe krenarisë”, dokumentar ky që u promovua në një nga sallat më luksoze të FSHF në Stadiumin "Air Albania" Tirana. Dhjetra ushtarakë të niveleve të larta të kohës kur kolonel Shulku shërbeu si komandant i njësive kryesore ushtarake, mes të cilëve ish-zëvendësministri i Mbrojtjes Bajram Mane, gjeneralët Perlat Sula, Xhemal Gjunkshi e Piro Ahmetaj ndoqën me interes të veçantë dhe vlerësuan dokumentarin e përgatitur me profesionalizëm e nivel të lartë ideor dhe artistik, nga mjeshtri i gazetarisë sportive Defrim Methasani dhe operatori Agron Hoti.

Pikërisht në këtë sallë të FSHF, numri dy i së cilës është djali i komandantit, “Mjeshtri i Madh” Ilir Shulku, u ndje fuqishëm jehona e asaj ceremonie mbresëlënënëse që vetëm para pak ditësh u organizua në qytetin e Peshkopisë, ku Kolonel Ismail Shulku – ish-komandant i Frontin Veri-Lindor dhe zëvendës Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare, si dhe nënkryetari i OBVL-së Muharrem Gjoka, u vlerësuan për kontributin e tyre mbi 50 vjeçar, me titullin “Nderi i Qarkut Dibër”.

Sërish këtu në zemrën e metropolit shqiptar, për të nderuar komandantin kishin ardhur kryetarja e Këshillit të Qarkut Dibër, Valentina Haliti Doda, prefekti i Dibrës Nexhbedin Shehu si dhe disa personalitete tjera dibrane.

Gjithkush pushtohet nga emocione të forta, kur komandant Ismailit, i jepet dekorata “Nderi i Qarkut Dibër”, nga numri një i Këshillit të Qarkut dhe Prefekti i Dibrës, me motivacionin: “Për kontribute të shquara në reformimin dhe konsolidimin e strukturave të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe forcimin e aftësisë mbrojtëse të atdheut”.


SHULKU, NË MAJËN E PIRAMIDËS SË ELITËS USHTARAKE


Ismail Shulku drejtoi njësitë kryesore të ushtrisë për afro gjysmë shekulli, në kohën kur ish nomenklatura i pati hequr gradat në ushtri, por kjo nuk i pengon miqtë, shokët dhe bashkëpunëtorët e shumtë nga Tirana, Gramshi, Dibra e Mati ta quajnë e thë rrasin “gjeneral” .

Kontributi i tij vlerësohet maksimalisht nga të intervistuarit në dokumentarin “Ismail Shulku - Simboli i ushtrisë dhe krenarisë”. Skenaristi dhe realizuesi i këtij dokumentari mjaftë kompetitiv nuk ka “përtuar” ta shoqërojë komandantin në qytetet e Gramshit e Burrrelit ku ndjen nostalgji dhe njëherësh krenari për kohën kur shërbeu para pesë dekadash. Pikërisht nga këtu, ikona e gazetarisë sportive dhe e dokumentarit televiziv, Methasani ka ditur të marrë dhe përcjellë për publikun mesazhet frymëzuese të bashkëkohësve të tij.

Në Gramsh ku ka qenë komandant brigade, në vitin 1974, pasi kishte kryer shkëlqyer studimet në Akademinë e Shtabit të Përgjithshëm, e cila përgatiste shtatmadhorë dhe drejtues të lartë të ushtrisë, e mirëpresin nënprefektja Luljeta Dollani, si dhe bashkëkohësit Skender Lena e Enver Qose. Ndonëse kanë kaluar 47 vite nga koha kur ishin bashkë në këtë njësi të rëndësishme të ushtrisë shqiptare, ata shprehin mirënjohje, respekt e nderim të veçantë për Ismail Shulkun që sipas tyre ishte jo vetëm komandanti shembullor i brigadës së Gramshit, por dhe një mik i rrallë për gramshiotët….

Si i tillë kujtohet ai edhe në Burrel, nga kryetari i Bashkisë së Matit Agron Malaj, nënkryetari i Këshillit të Qarkut Dibër Halit Palamani, kryetari i Komitetit të Veteranëve të Matit Sefer Duka dhe nga ish ushtaraku Besim Gjika. Skenaristi dhe realizuesi i dekomunetarit D.Methasani, me mjeshtri të rrallë ka ditur të përveçojë nga intervistat e opinionet e tyre mesazhe atdhetarizmi, miqësie e bashkëpunimi të frytshëm. Se i tillë ishte komandant Ismaili, mishërues dhe përçues i vlerave më të mira intelektuale e njerëzore.

Këto vlera, në këtë dokumentar evidentohen qartë edhe nga Gjeneral major Perlat Sula, nga gjeneral major Xhemal Gjunkshi, nga ish-ushtaraku Eqerem Osmani dhe sidomos nga Bajram Mane, ish zv.minister i Mbrojtjes. Ish numri dy i ushtrisë shqiptare, ndër të tjera shprehet se “Ismail Shulku qëndron në majën e piramidës së elitës ushtarake shqiptare”. Për këtë vlerë të shtuar të elitës ushtarake, Bajram Mana, figurë e spikatur dhe ikonë e Ushtrisë Shqiptare do të shprehej: “Në këtë dokumentar tregohen me hollësi stërvitjet e mëdha të Shtabit, Komando - Shtabi e me trupa që ka udhëhequr e drejtuar Kolonel Ismail Shulku si në dimër e në verë, si ditën e natën e në terren malor. Ai ishte një ushtarak i nivelit të lartë e me dije të admirushme. Komandant Ismaili zotëronte njohuritë e teoriciëneve e strategeve të Luftës së Dytë Botërore dhe të strategeve të kohës, si të Skënderbeut, Aleksandrit të Madh, Napolonit, Klauzevicit, Zhukovit dhe të strategut tonë M.Shehu. Unë kam kënaqësi që e kam pas shok të idealeve, të punës e të jetës dhe ndjehem krenar që kemi punuar sëbashku në Shtabin e Përgjithshem të Ushtrisë me Ismailin. Mua, shokut të fëminisë, Bajram Mana, më bëhet zemra mal për këtë vlerësim të jashtzakonshëm për vella Ismailin dhe i uroj veç jetë sa më të gjatë me qëllim që nga lartësitë e viteve 100 të shohë bukuritë e jetës e të gjakut të tij…”

Respekt për familjarin shembullor, qytetarin model, personalitetin ushtarak të spikatur dhe shtetarin e përgjegjshëm, “gjeneral” Ismail Shulkun shpreh edhe Gjeneral Piro Ahmetaj. Ndërsa bashkëkohësi i tij Përparim Hyseni, duke e vlerësuar si kuadër me sjellje shembullore, të veçante ne çdo drejtim, kuadër të kompletuar nga ana njerëzore dhe profesionale që rrezatonte kulturë dhe pëgjegjshmeri, shpreh respekte në shkallën më të lartë per zotin Ismail Shulku.

Zef Radaçi, një tjetër ish kuadër i njohur e vlerëson komandant Shulkun si njeri e ushtarak me pozivitete të shumta. Për të ishte privilegj të kishe epror Ismal Shulkun, me të cilin kishe dëshirë të punoje, por dhe të mësoje nga dija, komunikimi, qëndrimi e marrëdhëniet që krijonte.

“Ngjarjet e vitit 1997 Ismail Shulku i përjetoi si gjithë ushtarakët e tjerë të vendit, duke u dëshpëruar, pasi shikoi me sy si po shkërmoqej e gjithë puna, mundi, djersa dhe sakrificat e panumërta të një brezi të tërë ushtarakësh, të përkushtuar për mbrojtjen e vendit. Në këto ngjarje të rënda dhe tronditëse për Ismail Shulkun ishin humbja e Flamurëve Luftarak të njësive. Dhe të humbësh flamurin luftarak për një njësi dhe ushtarak është disfata më e madhe që mund të ndodhë në betejë, por jo brenda reparteve dhe të sulmuar nga njerëz të shumtë, ku oficerët nuk mundën të vrisnin popullin e vet. Deri këtu kishte arritur politika, i kishte tradhtuar”, shprehet Prof.dr.Bernard Zotaj – Kryetar i Shoqatës së historianëve ushtarakë.

Edhe për ish ushtarakun Petrit Rama, komandant Ismaili mbetet një personalitet i nivelit të lartë në FA, kuadër kompetent, i ditur, i komunikushëm me të gjithë, i drejtë në detyrë, duke i dhënë hakun sejcilit, por duke zgjidhur dhe problemin kur i drejtoheshe, tepër human.

Për largpamësinë, vizionin bashkëkohor dhe shpirtin human të ushtarakut të nivelit të lartë, Ismail Shulku shprehen edhe bashkohësit e tij Garip Lata, Xhevdet Mekshi, vëllëzërit ushtarakë Emin e Sakip Cami, si dhe dhjetra miq e bashkëpunëtorë të tij.


ILIR DHE RIKELA SHULKU, KRENARË PËR

KARRIERËN E SHKËLQYER TË BABAIT


Ilir Shulku – “Mjeshtër i Madh”, Sekretar i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të futbollit shpreh krenarinë për babain e tij, pasi kudo nëpër qytetet e Shqipërisë, sapo mësojnë se është djali i Ismail Shulkut i bëjnë nderim dhe respekt të veçantë.

Krenarë për “Nderin e Qarkut Dibër” Ismail Shulku, shprehen edhe e bija Rikela Shulku, nusja e djalit Irida Meksi Shulku, mbesat Grejs e Prishila Hysa, si dhe nipërit Dejv e Endi Shulku. Ata kanë se përse të krenohen me babain, vjehrrin e gjyshin e tyre Ismail Shulku, këtë emër të madh të Ushtrisë e inteligjencës shqiptare.

Kjo krenari e ligjëshme buron nga karriera e shkëlqyer ushtarake e Ismail Shulkut, i cili kreu me kompetencë e përkushtim të lartë detyra të përgjegjëshme në Ushtrinë shqiptare si: komandues dhe pedagog në Shkollën e Bashkuar kur sapo kishte përfunduar vetë shkëlqyer studimet në këtë shkollë, nga ku mësoi më shumë për t’u orientuar në jetë në detyrat ushtarake; komandant kompanie, shef shtabi dhe komandant batalioni në brigadën e Peshkopisë, dhe pasi kreu shtudimet snë Akademinë e Shtabit të Përgjithshëm (1974) si komandant i Brigadës së Gramshit për 5 vjet: më pas shef shtabi dhe komandanti i Koorpusit të Burrelit, që shtrihej në katër rrethe në Librazhd, në Diber, në Mat dhe një pjesë në Tiranë…dhe për ta vazhduar karrierën si Zëvendës Shef i Shtabit të Përgjithshëm (1985-1991), duke drejtuar Frontin Veri-Lindor që ishte më i vështirë, pasi mbulonte vijën kufitare rej 474 km nga Qafë Thana deri në Velipojë të Shkodrës dhe kishte në drejtim 6 divizione.

Pas ngjarjeve të vitit 1997, rikthehet në MM, në detyrën e drejtorit të Drejtorisë së Personel-Arsimit. Kjo ishte një ndërmarrje e fuqishme për të pasi që nga MM dhe deri në repartin më të vogël çdo gjë ishte prishur dhe dëmtuar rëndë. Me përkushtim dhe ndjenjë përgjegjësie u ringritën njësitë dhe repartet, u plotësuan vendet bosh me kuadro të përkushtuar dhe profesional që e donin ushtrinë dhe ishin të përkushtuar ndaj saj. Ngjarjet që erdhën më pas, sidomos gjendja në Kosovë dhe përkeqësimi i situatës në kufirin veri-lindor të vendit treguan se ushtria ishte ringritur dhe se i përballoi me nder dhe sakrifica të mëdha sfidat e kohës. Në vitin 2003 Ismail Shulku, pas mbushi moshën për pension doli në lirim.

Ismail Shulku është autor i mjaft shkrimeve e kumtesave në shtypin ushtarak, si dhe i disa metodikave që kanë shërbyer për zhvillimin e disa stërvitjeve të Shtabit e Komando-Shtabi me shumë njësi të Forcave të Armatosura. Ai ka drejtuar e udhëhequr disa stërvitje të mëdha me trupa, me njësi taktike dhe operative, me pjesëmarrjen e të gjitha llojeve të armëve e shërbimeve. Deri në fund të karrierës ushtarake mbajti me dinjitet gradën e Kolonelit. Në të gjithë veprimtarinë e tij për merita pune e shërbimi është vlerësuar me urdhra e medalje të ndryshme nga Presidiumi i Kuvendit Popullor, nga Ministri i Mbrojtjes dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA.



251 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page