Në tavolinën e madhe të Gjykatores, Kryetari i trupit gjykues me dy gjyqtarë-anëtarë të Trupit gjykues, të uniformuar me të zezë me nja një vie peri të kuqe në jakë, me portretin e Justicias pas shpine varur në mur. Pasi u ulen sikur edhe të pranishmit e Prokurorja Themelore, morri fjalën, Kryetari:
Të nderuar: Prokurore, e të tjerë, po hapi vështrimin gjyqësor kryesor të sotëm në çështjen penale P.nr 734/22 për procedimin me dyshimin e arsyeshëm të kryerjes se veprës penale nga dispozita e nenit Neni 173, Vrasja e rëndë i KPK. Sipas dispozitave të KPPK, po ia jap fjalën zonjës Prokurore.
Ajo do i parashtroj publikisht në këte seancë Gjykates përshkrimin e veprës penale me provat që janë siguruar deri në këte vështrim dhe të cilat synojnë cilësimin e nevojshëm se dyshimi për kryerjen e veprës penale parashtruar në propozimakuzë, ashtu sikur parasheh dispozita e Kodit, është i arsyeshëm, me propozimin për shqiptimin të dënimit, sikur e parashikojnë dispozitat ligjore.
Urdhëroni Zonja Prokurore.
Një vërejtje të mëparë zonja Prokurore. Mbetem me shpresë se propozimi për zhvillimin e procedurës dhe për shqiptimin e masës, besoj, nuk ka tejkaluar gjatësinë të nevojshme për efikasitet procedural. Urdhëroni.
Prokurorja ngritët në këmbë, ngritë dhe tekstin e aktakuzës sa t’a lexoj dhe fillon:
I nderuar kryetar i Trupit gjykues, të nderuar anëtarë të Trupit gjykues
Që nga koha e pranimit të lajmit e kërkesës nga Policia hetimore që të nis hetimin dhe të ndërmarrë veprime procedurale sa për të formësuar opinionin nëse janë kushtet ligjore sa për të ngritur akuzën për kryerje të veprës penale ,,vrasje me paramendim” nga dispozita e nenit 173 par. Pika 3).të KPK, kam punuar gjatë e intensivisht. Kam dalë në vendin e ngjarjes, kam lexuar me kujdes raportin policor, kam intervistuar disa herë kryersin e veprës penale, kam vështruar me kujdes mendimin profesional të neuropsikiatrit nga intervista në paraburgim me të dyshuarin, kam marrë e mbajtur armen e krimit, fotot nga ngjarja. Nëpërmjet veprimeve të këtilla, kam dalur tek kushti ligjor për ndjekje penale e ngritje të akuzës i ashtuquajturi ,,dyshimi i arsyeshëm”
Si dhe përse?
I dyshuari për vrasje Driëro L.nga P., me profesion mësimdhënës sociologjie në arsimimin bazë, i martuar me dy fëmijë legjitim deri në moshën 10 vjeç nga martesa me të ndjeren, i njohur në qytet si i ndritur, i ndershëm dhe i respektuar, një kohë anëtarë asociacionesh arti të qytetit, më parë jo e dënuar e as i ndjekur në çfarëdo procedure,E apostrofova ,,i dyshuar” sepse vetëm ky trup gjykues pas përfundimit të procedimit të kësaj çështjeje, ka kompetencën e mund t’a kualifikoj kryerës të veprës penale.Pra, i dyshuari, në dt 25.dhjetor të para gadi një viti, me armen-pistoleten TT kalibër 99,. pas një zënke me fjalë vazhdimsi e mosmarrëveshjeve të më para dhe dyshimit se bashkëshortja e tij Mirka emotivisht ishte lidhur me një person të tretë, tek i ishte ngritur tensioni emotiv nga xhelozia deri në shkallë mosdurimi-krimi, kishte nxjerrë armen e sipërcituar dhe me çitje të dy plumbave e kishte vrarë bashkëshorten, me çfarë ka kryer veprën penale të vrasjes nga dispozita sipër.
Ky fakt është konstatuar jo vetëm me vështrimin në vend nga policia hetimore por edhe në bazë të pranimit të vetë kryersit të vrasjes, të cilin e ka dhënë në intervistimin në lokalet e Prokurorisë. Përmtepër, me asnjë shenjë a fjalë nuk ka hedhë dyshim se është vetë dorasi.
Vrasja është kryer në datën sipër në orën 11,23 min. Në gjendje psiqike të vrasësit normale. Pra, me paramendim, fohtë. Kurse vrasësi i dyshuar, i ulur në fotele përballë kufomës të bashkëshortes së vrarë, kishte qëndruar aty deri në ardhjen në vend të policisë hetimore.
Do të shtoj dhe një rrethanë se vështrimi të jetë më i plotë e më i sakt se, tek kishte hyrë Policia në dhomën ku qëndronte përballë kufomës së shtrirë, kishte patur tytën e pishtolit të drejtuar në tëmthin e kokës së vetë, duket në gadishmëri për vetëvrasje. Por ky është vetëm një pretendim i hetuesisë, për të cilin nuk kishte pranuar të deklarohet i dyshuari.
Dhe këto i nderuar Kryetar dhe anëtarë të trupit gjykues, janë vërtetuar aqë sa janë tashmë të parrëzueshme, sepse kanë kaluar provën e eksaminimit dhe kanë mbërrijtur deri tek gjendje e fakteve të vërtetetuara deri tek ,,dyshimi i arsyeshëm
Kryetari i trupit gjykues:
Flm. Prokurore
Tani të dëgjojmë të pandehurin e fjalën e tij.
Urdhëro i dyshuar. Them i dyshuar se Aktakuza akoma nuk është ngritur në shkallën e paraparë juridike penale dhe akoma nuk mund të ketë fuqinë juridike të aktakuzës. I dëftoni gjyqit etiologjinë e ngjarjes. Përse, si ndodhi, etj. rrethana që ndriqojnë rastin.
I akuzuari:
Kryetar i nderuar i Trupit gjykues
Nuk kam se ç’të deklaroj tej asaj që përmban Aktakuza. Aty jipet etiologjia e krimit saktësisht dhe e plotë dhe pranoj mu sikur në tekstin e lexuar.
Kryetari i Trupit gjykues:
Po, e vërtetë, por aty nuk përshruhet gjendja shpirtërore e juaj anise përmendet fjala me ,,paramendim” Me paramendim që jep momentin e esullisë të kryerjes së veprës penale por jo shkakun psiqik që bëri të ngritën dorën mbi te. Kur zu fill ky mëtim, përse, nëse deri tek mbërritja tek pika kritike, kishte kalamendje, nëse bashkëshortja hetoj synimin, nëse dyshimi në te ishte i arsyeshëm, nëse kishte vërtetë një lidhje të saj, me kënd, sa ishte e fuqishme e të tjera që determinojnë statusin juridik penal tuajin.Ju kishit dhe dy fëmijë të mitur nën 10 vite moshë. U silleshin ata nëpër mendje, para se të kryeni veprën penale. Natyrisht se ata ishin një ndalesë ndaj mëtimit tuaj, por si ndodhi se dashja për krimbërje të zotëroj mbi emocionin ndaj tyre.Klienti im prononcohet nën ndikimin e pendimit për veprën e kryer. Ndaj, nuk është prononcimi i tij faqja e plotë e mendsisë së tij. Ky abstrahon gjithë rrethanat e tjera sa të mbërrijten deri tek barazimi midis krimit e dënimit. Ndaj, është i vendosur të ecën pandalëshëm drejtë një dënimi sa t’i jap fund torturës së ndërgjegjes së tij. Nga kjo, ju lutem që përmes intervistimit të të pandehurit, të depërtoni deri tek shkaku i nevojës për ndëshkim.
/fragment/
Comments