Minush Hoxha: Përsiatje të detyruara
- Feb 3
- 3 min read

...Dhe, të gjitha këto ishin shtrirë në kohen pa limit e cila ia vështirësonte kapërthimin me mendje. I ulur tek një cep dhome, në vetmi, e mendonte dhe pyette në vete, nëse kishte vlerësuar saktë kohen-ate që përmbante ajo, kohen e ikur si kohë gllabrimi e krimi nga -nuk ishte i sigurtë në vlerësim-ishte armiku a miku ai, meqë në realitet shpërfaqej në dy pamje. Më pas meditonte, nëse ishte jeta me te në një hapsirë, fat historik dhe përse ndodhte frymëzënie që ia bënte ai. Frymëzimi! Frymëzimi që katapultohej pa smrapsje nga thellësi njeriu! Frymëzimi që njërin ngritte në qiell e tjetrin përplaste për toke. Ate të parin-sikur e shihte në çaste e dridhëtohej e më pas neveritej-ate ngulçimin lemerites që bënte paria e tij e që në çaste t’a sillte ndjesinë se do iken nga jeta. Si-ashtu! Tek meditonte kështu, shihte gjithë rrugët e trasetë të mbyllura, kurse vetja, e alarmuar nga vonesa e mbërrijtjes tek caku, ia donte pikërisht ecjen nëpër to në vrap. Ate kohën që ia detyronte, ashtu i influencuar pa shikim anash, vargun poetik të lirisë, recitimin e lirikave të zemres e këndimin e këngëve të vlerave sublime kushtuar lirisë! Ate të revolucionit francez, që vuri në këmbë njeriun.,,Allons enfant de la patrie, Le jour de gloire est arrivé!...”,, Dhe të tjerat për të cilat e mendonte se, nuk i kishte përvetësuar deri në madhori moshe por me të lindur. Rebe e mendonte në vete: e çudiçme kjo trashëgimia gjenetike! Ate që ia detyronin personat e caktuar të pranuar mitik e historik e veprat e tyre epikale, t’i vënte nën fjalën e vetës artistike të një shkalle ngjashëm me lartësinë e tyre. E natyrshme kjo se, lartësinë artistike të tyre nuk e gjente tek autorët që flitnin gjuhen e mendjes së tij. Ç’është e vërteta, ato-të logjikes së tij prej endërruesi të lirisë, jo vetem që i bënin motivin të jetoj, por tek i imagjinonte gjërat sipas metrit të tij, gjente dhe e kënaqnin vjershatarët me bukurinë poetike e trimat me guximin e tyre.
Të jetuarit me ta në një hapsirë dhe krahmekrah, ndodhte në gjendje mospuqjeje të thekshme të synimeve dhe e mënyresvetë të të kundrualltit të bërësve relevant. Dhe, sa ecte koha, dy anët e lojes dramatike, i cyteshin njëra tjetrës nga mosmarrrëveshje e hedhje anash të simbiozes jetësore. Simbiozes e cila kishte bërë moshë jete por të pamjaftuar sa të bëhet rrezistente nga ataqe anash. Bile, ato cytjet-tashmë të neveritura- deri edhe në konfrontim. Po, nuk ishin shkaku i cytjeve përbërsit e simbiozës. Ata, ashtu sikur ishin mediokër dhe të mësuar me simbiozën jetësore, nuk kishin në mendje mësyerjet e përmbysjes. Këte mision kishin ata të pasvijes që më dramacitet sheshonin varësinë në institucione e tubime politike dhe apelin për pavarësi nga tjetri. Dhe z. Rebe habitej deri në shqetësim: tërë ai vistër vitesh që lanë pas dhe, jeta reale e kohës së hapësirës së gjerë, përkundra vlerave që ofronte, shënonte pakënaqësi të dyanshme: të njëra se-sikurse e mendonte-është tepruar me të drejta, tek tjetra se-sikur e flitte mendja- janë cunguar kreysoret nga ato.
Dhe, ndodhi ajo nga shpiente mosmarrëveshje resp. rebelia përmes trajtave tashmë mirë të njohura në gjithë globin. Të dy anët duan fjalen e fundit për kryesoren nga motive fare personale e jo të puqshme të tyre, kurse mund t’a kishte vetem njëra nga dy.
Zotëria me nofkën Rebe, është i pranishëm në kohen e vendin dhe tek përcjellë zhvillimet tragjike, i regjistron në mendje ndonëse i vijnë peshë e rëndë. Ia do kërshëria e ngulmtë dhe filosofi jetësore. Të mësuarit dhe të gjykuarit për gjërat e kohërat, ishte shndërruar në një kërkesë imperativë dhe, e tillë, përherë e shtynte nga begatia e jetës që ofronte brum mësimi dhe nga opinionet e lartësuara të të gjitha kohërave. Përmëtepër, tek i vënte në rrafsh krahasimi sa për të nxjerrë shkallen e tyre të lartësisë, neveritej deri në plasje se nuk ia dilte synimit. Mirëpo, të heqë dorë nga kjo, në fakt, ishte të heqësh dorë nga jeta. Të vdesësh. Ndaj, hedhtë anash neverinë e ecte tutje.
30.1.26 m.m.h.









Comments