top of page

Minush Hoxha: PËRKUJTIM KOHËRASH-INSERT

  • Jun 27, 2025
  • 9 min read



Jam vetem në punëtorinë time të titulluar në ballinë xhami ,,Avokati” e mbi te symbol avokatie. Nuk do flas arsyet përse jam vetem. Ato dihen. E nëse jo, mund të supozohen lehtë. E nëse, as e para e as e dyta atëherë, do kuptohet nga leximi i shkrimit të atij që i bie në dorë. Që të kuptohet drejtë synimi i këtij shkrimi, do apostrofoj që në hyrje: ky shkrim nuk ia jep vrapit drejtë namit të aplauzit, as nga hapja e portes për nga mjediset ,,autoritetive” ku do përflitem për fjalen me peshë timen e personin tim. E bëjë nga shtytje e brëndshme. Ajo domosdoja e të vështruarit të vetes që ma detyron herë ecjen e qetë e herë vrapin theqafësh drejtë pikes së ndaljes përfundimtare. Po dhe shkarazi, sa të mbushulloj kohen në të cilen më solli mosha.

Dhe, ndonëse vetem-tashmë që mosha më rrëmbeu pothuajse gjithëçka nga dora, bëra ate që mund të bëj njeriu sa të përballoj peshen e vetmisë. Tek e dija se do mbërrij tek kjo ditë, bëra dhe përgatitjet për një gjëndje paqeje në vete. Dhe ate: syri nuk më sheh të nesermën e kujtesa më këthen prapa. Dhe këte të dyten aqë sa mundem. Por, më dilte e mjaftueshëm për veten time.

Paradhomen, lokalin /dikur/ afarist, që duhej të tërhiqte fëmijët nga rrugaçria rinore e që pa asnjë profit të pritur, mbeti shkretë pas rënies së biznesit dhe novacioneve në të të bërit biznes (hapja e tregtive të mëdha me shëmbuj nga sistemi imperialist, e detyruan shndërrimin e tij në vendstrehim qeni dhe pasi ai na braktisi nga pneumoni mushkërishë të pashërueshme (me kot përpelitjet e doktorit të qenve ta shëroj!), me disa ditë të mundimshme pune, e shndërrova në një punëtori që mrrekulloj ata që e panë. Kështu, këtu në 20 m katror sipërfaqe e tehu, kam rrethuar veten nga të gjitha muret me eksponate e figurina që si një buburrec i vyer /sikur në përralla të Lafontenit!/, kam mbledhur herdo e kudo, por kryesisht të shtunave në pazarin e plaçkave gjermane të qytetit të hedhura (se si Pazar i maxhupve është më i begatshmi, më i liri dhe më atraktivi!). Maska teatroje /sa të kujtoj aktrimin maestral të aktorve bravuroz të Kosoves-aty Shani Pallasken, Katarina Josipin e të tj./, veshje tradicionale kombëtare dhënë në dru /në veçanti ate të nuskave me duvak e bukurosheve arbëreshe e arvanitase/, foto familjare, bistëportretë të të shenjtes e të bukures Mari, figurina veksharie /ata çanakët tek hanim përshesh me qumsht dhije/, piktura të vajzes Flutres, e të blera nga piktor të paafirmuar, gota lordesh gjerman e trubadurësh për birro tek e imagjinoja veten pjesë të asaj kohe e asaj shoqërie/, figurina femrash si provë prirjeje e dashurisë dhe adhurimit tim të femres (gruas time Myrvetes (kuptimi i emërit të sajë nga gjuhë e huaj; mirësi që në fakt edhe ishte) në veçanti e cila qëndron mu në fronin e mbretreshes sovrane. Dhe, shumë të tjera. Dhe, natyrisht, dy rafta plotë libra e tekstesh nga shkencat juridike, filosofia, shkencat ekonomike. Atlasësh, enciklopedishë të njohura, monografishë dhe ato që, nga respekti, më kanë dhuruar autor të ndryshem. Në veçanti nga Gjakova e Peja. Në ballinë librat e mij /deri tani 7 sish/ ende të pashpërndara. Dhe të tërat që i pensionoj teknologjia digjitale. Dhe çarçaf të modes së ikur, shumë të bukur, të qendisura me dorë në kohëra të ikura nga vajzat nën fejesë, mbi tavolina. Ato të shumëmuajve punë e tashti me kosto 3-4 euro.

Nëpërmjet tyre kam shpërfaqur prirjet dhe kam shuar etjen time për artin. Ate të piktures, veksharisë, poçarisë, muzikes etj. Por tek janë sipas times në harmoni dhe komunikojnë çiltër e mirë njëra me tjetren, jo vetem kanë krijuar një ambient të kandshëm, por është krijuar një vendndejë i lakmueshëm i cili ofron edhe disponim të mirë edhe atmosferë për biseda çfarë i do teki i bisedarëve kërsheritarë e serioz . Këtu ngrejmë herëpashere dolli dhe përkujtojmë rropatjet të bëjmë studimet, të bëjmë karrieren, biznesët, kapitalin financiar, jeten e imagjinuar e ditet e përqafimeve e miklimeve në ndarje nga të dashurat që aqë na donin e poaqë e më shumë i donim ne ato. Atëherë, thuaja secili nga një mbante foto brënda xhepit të zemres.

Këtu rrëfejmë e polemizojmë të rejat nga politika tek përmbysim hipokritet e u bëjmë përmendore trimave e të të mençurve. Deri tashti, kemi bërë një varrezë të tërë me ,,kriminel” të vrarë e një spital me ,,të plagosur” nga shkelma e grushtët tona. Ëëh, e do drejtësia. Pastaj, ato dialogjët e herëherë replikat e rrepta, nga profesioni (ekonomia, juridikja, inxhenieria, digjitalizmi), filosofia, religjioni, jeta). Dhe, nëpërmjet të tyre, lartësojmë në qiell nderin e pafajsinë e linçojmë në shesh public jonderin e krimin. Dhe kështu ikin orë të tëra,e në raste tek cytet skleroza cerebrale- dhe të gjata e konfuze.

Kështu i vetem sikur jam /në të shumten-e tashmë dhe më tepër/, i mësuar të gjetem përherë midis njerëzve dhe ta them e të më thonë të veten, nga brendi e vetes me gufon nevoja, ajo dashja kryeneçe, ajo shprehia e të thënit diç, e të folurit, të të pyeturit, të të përgjigjurit, të të mohuarit me ngulm dhe po me aqë ngulm të të pohuarit. Të përplas ndonjë fjalë, bile (kur gjetem vetem) dhe gjësend të lehtë-gotë mbushur me birro që dridhet mbi tavolinë, sa për shfryrje mllefi. T’u drejtohet të gjithëve e të apostrofoj personat e caktuar sipas bindjes sate pa ate perden dhe kur bie në heshtje ose kredhesh nga një instikt i padijtur, t’i bie sëpaku simbolikisht vetes me kamxhik lëkurë gjedhi e me tufa leshi të kuqe, për ndëshkim njësoj sikur kalit inert mbi shpinen e vizllueshme, sa ta nxitoj trokun. Hajde, bëjë pyetje, jip përvoja, hedhë kritika-i them vetes. Shfaqe natyren tënde cytëse, atë karakterin prej zhurmaxhiu, atë rebelin e pandryshueshëm, kundërshtuesin e përdreqshëm që ta truan gjithë jeten nga të gjitha anët. ,,Ti je nga natyra një grindavec dhe po nuk u ngatrrove me dikend, s’bënë gjum”. ,,Ti si inteligentan ali si ocito albanski nacionalista sa jasnim programskim zadacima. Zna se iredentisticke Prizrenske lige (ti je inteligjent me detyra të kjarta programore. Dihet, të Liges së iredentizmit të Prizrenit)” ma thoshin ata sërbet që më respektonin.

Të parët më gjykonin për mendjelehtësi sipas të cilëve, fati i tij-imi nuk do të jetë dhe aqë i mirë-e shumta e shumta, shpërndares thirrjesh për shërbimin ushtarak pas pensionimit të Ramizit të Gatë, ose roje nate në ndonjë kolektiv të vogël.E shumta e shumta, një arkivarë që di sa të protokoloj e arkivojë shkresat. E këta të dytit-me trajtonin më me respekt dhe tashmë-si person nga anë e kundërt- më kishin parashikuar endjen pa punë rrugëve tek i ofron sekush kafe nga mëshira ose rezervuar një vend komod burgu a izolimi. T’a pësoj nga përdhosja publikisht të regjimin në pushtet.

Dhe, kështu tek meditoj në vetmi, i prirur dhe të mendoj filosofikisht-aqë sa ia del ime mendje dhe duke rikujtuar të lexuarat, anise nuk ia dola kurr se kuptuari deri në fund Hegelin , Kantin, Kafken /që aqë shumë e dashta/, De Spinozen, e të tjerët sikur këta, ashtu vetëvetiu më shpëtoj pyetja: Ku jetoj unë? Kjo doli shlirëshëm pas gjithë ndryshimeve që ndodhen sëfundi dhe ndodha i nemitur.Saltamortale më ardhi bukur me befasi! Dhe, vërtetë se dialektika e ligjet e shpikura të Njutnit, kishin çuar para shoqërinë, jeten e tyre, Dhe ju lutem sall mirësi dhe së prari nga cinizmat: mos zgjatni gishtin tregues e të më tregoni se ku shtrihet qyteti si t’isha thelluar në demenci e as mos shpalosni hartat gjeofizike sa të më tregoni në miniaturë ku gjëndet qyteti e vendi im dhe kufinjtë me vendet e tjera. Synimi i pyetjes sime shkon tej kësaj-mu në mendsi dhe është më shumë pikëpyetje, nëse-cilido, dhe dijetarë të është-do ia del me pëprgjigjen.Logjike syri im hedhë shikimin largë…


Dhe se ç’më gudulisi kjo dhe mirëfilli mu kujtua se si, në një rast, bëra një kontaktin me një djalosh pragmatist i cili, si pragmatist që ishte, sos punen tek i bie trup dhe shpejtë rruges se, sikur thonte ,,jeta është e shkurtë, e koha ecen, ndaj ,,carpe diem”, ( thonte: po pate në një pjatë sarmen e njelmtë dhe e sose-mos e laj, po vë mbi te bakllaven se ia heq të gjelbtit se kërcen një pastrim e thjeshton veprimin) mu aty afër, tek më mundonte pyetja, ai, sall skofi-shihej i edukuar fare-si një çudibërsit në zgjidhje të problemeve, këte pyetjen time intimisht e trajtoi marrezi sklerotiku por nga konsideratat ndaj mua mu drejtua butë e me skofi: zotëri-kuptojmë gjëndjen dhe një ç’orientim juaji është i natyrshëm. Ua themi nga konsideratat më të thella: në Kosovë jetoni! Në Pejë! Të v.2024. Në Pejën e jetes furioze, të bërje planeve për vendosje në një cep tjetër planeti. Pra, në Pejen ku meditohet se në cilin shtet, tash-në çast, do rivendoset dhe këte të mbërrijten sa më parë. Zotëri, Peja nuk është ajo e endërrave të rinisë tuaj. Paradoksi! Ka një paradoks tek kjo: natyrë të bukur e jetesë shëmti. Kështu e bën ata që ua dhamë fuqinë me doren tonë. Kacafytje pa shpirtë makrosh në vrapin e akumulimit të kapitalit. Po edhe zvoglimi globit, bën të veten.Brënda 24 oresh, shkon e vie tek Mbretëria e Bashkuar..

Ishit të saktë në përgjigjen, ua thash, por, më thuani më kuptueshëm, në cilen Pejë e në cilen Kosovë. E dini të ndritur se si ecen koha, ndryshojnë dhe qytetet. Ndryshon dhe mendesia.

Dhe, tek u ulem në një tavolinë kafeterie mu para hyrjes në sallë, dhe për të marë më shumë opinione nga ai, zgjata biseden.

,, Aha! Jetuakam në Kosovë, në qytetin e Pejes së bukur e jetes shëmti dhe këte, pasi ma bëre të dijtur me shpiegim më të gjerë, e kuptova” ia nisa të treguarit njësoj me cinizem sikur ai ndaj meje.

,,. Dhe ky shesh--Korzo i thonë dhe tani-apo jo, dhe ky hotel dhe ky lum dhe ky park-sikur i thonin Miletbashqe që nga shekujt e hikur dhe ky sheshi tjetër, dhe ato kodrinat si u thonë Tabjet me ende bunkera lufte nga çitnin gjermanet, janë Peja. Ajo nga pas shpine Gjerovica e afër Maja e Hasanit. Më pas vetëvetiu më ardhi në mendje dhe ia thash: Po unë këtu u linda tek plasnin bombat në fundin e oborrit të shtëpisë. Dikund në v.44 mu nën parkun e Karagaçit. Tek bëja vajin, më iku ime Më nga shtëpia e mbi shtëpi plasi bomba.Vaji-shpëtimi im. Fati!

,,Djalosh, që po zotëruake kryerjen në shpejtësi të punëve-ia thash me sarkazem, ,,e sigurtë, ke mbaruar fakultetin?” kurse ai, pa asnjë përtes dhe me nonshallancë, mu përgjigj:

..Po dhe me nota të larta bile.Veçantë në lëndet bazë! E dini…literatura. begatia e botes digjitale, nga kjo perfeksionizimi i inteligjences së njeriut, tradita brëndafamiljare-im babë është jurist i dipl. Dhe udhëheqes intitucioni por njeh dhe politiken e ekonominë mirë. Këto bënë që të zotëroj programin, por ato ngadalsimet që dalin nga literaturë për kryerjen e punëve, i kam hedhur anash. Jopraktike ato vëllimet e qindra faqeve, monotone e neveritëse! Kohë tjetër! Dhe të vonuara në zënie hapi shkencor”

,,Dhe unë kam mbaruar studimet për jurist dhe kam dhe njohuri të tjera. Bile, pikërisht duke studjuar ato-si u thua ti-vëllimet monotone e neveritëse. Bile deri edhe dhjeta herash!” -ia thash, ,,por-tek shpiegove fondin e diturisë, po orvatem ndaj dhe po të pyes se cili është ndryshimi në kohëra. Çfarë në fakt ndryshoj në këto dekada”.

Ai më shikoj më gjatë pastaj anash, pastaj sërish më shikoj dhe mu drejtua:

,,Nuk e kam edhe aqë të kjartë pyetjen…Ndryshimet! Cilat!”

,,Këto…që i janë shtruar njeriut para syve. Vetëdije e tij. Strukturë shpirtërore e tij-ç’ndryshoj?!” ia shpiegova. Më pas vazhdova:

,,Në një kohë, kur supërfuqitë kishin bërë një si moratorium hasmërishë, kur shtetet e vogla vëllazërishmërisë së imponuar, i ishin përgjigjur duke u tubuar në një lëvizje dhe ashtu tok, reflektonin njëfarë pavarësie e autoritet globi që kishte siguruar një gjëndje të qetë e mirëqenie shoqërore, nga gjum shekullor se ç’zgjoj vetëdije jonë. Nga një njeri që tashmë kishte gjykuar në mendjen e vetë se takon në statusin të një zanatçiu a punëtori krahu ndërtimtarie a pastrimi, shkollari jo se jo, tek iu hap shkolla në mëhallë-sikur ia hapi sytë, sikur nga një fuqi gravituese e fuqishme e joshi dhe ngadalë zu t’i flas fëmijes për ato që mund të mbërrinte me shkollën, të arriturat nga ajo që bëjnë jeten më të mirë.

Ky ishtë dalogu ndërhyres, për të vazhduar të folurit në veten e parë. Por, djaloshi diplomant e pragmatik, më nguli shikikmin për disa çaste, qeshi paksa dhe tek u çue në këmbë, më la ,,këto janë rropatje lodhëse, të panevojshme e neveritëse që nuk i do koha, ndaj…gjeni ju ndryshimet midis kohërave, e unë, do jetoj jeten, pa to! Ndjejë të nevojshme t’ua them: ata iken, ne ngulitem. Fituam të drejten të bëjmë ç’duam të bëjmë dhe po bëjmë ç’dëshirojmë të bëjmë! Tej kësaj, globi zvogëloj, rrudhi dimensionin, sa për ta mbërthyer shpejtë, si kur më parë! Ja, kaq! Mirëupafshim zotëri. Dhe, t’ua them tek ika: unë nuk jam i lindur e nuk dua t’a definoj jeten, por, ta jetoj ate. Ate as që e definoj sekush deri tashti” dhe tek bëri me dorë, iku.

Vajti ngutshëm djaloshi në kohen e vetë e unë mbeta në timen.

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page