Minush Hoxha: Përgjigje nga të moskuptuarit
- Prof Dr Fatmir Terziu
- 15 hours ago
- 3 min read

Pas shikimit të një filmi produkcion amerikan i cili trajtonte kërshërinë e stërapostrofuar të një personi për të mësuar shkakun që ishte implikuar dhe i kishte dhënë jetes së tij një kahe çfarë nuk e pëlqente, dhe pas pirjes së një gote alkooli, tashmë pak para orës 12 të natës, u shtri në krahun e djathtë. E dëshiroj një gjumë të qetë dhe me endërra jo të mundimshme, sikur që zakonisht ndodhte. Dritat, përveç asaj të gjumit, me e ulta, i fiku dhe mbuloj edhe veshin.
Në një orë të mëpasshme e brenda saj pasaktsueshëm, u gjetë më një kuti në dorë në një hapsirë të nushtë dhome dhe dobtë të ndriçuar me detyrim që të hap ate mjet të vogël plastike ilaçrash të rrumbullaktë ngjyrë midis të bardhës dhe okerit. Nuk dinte as peshën e hapjes as destinimin e ilaçit kur ta hapen, por diç automatike, e shtynte që të hapen. Përkundër kësaj, e pranoj se destinimi i ilaçit ishte vetë ai. E kapi mjetin plastik dhe nisi të lëvizë nga e majta kapakun sa të hapë mjetin e rrumbullaktë të vogël, por-ndonës i vogël dhe sipas vlerësimit i lehtë për hapje, nuk lëvizen kapaku për hapje. Lëpiu gishtat e dorës së djathë sa të mos i rrëshqitën kapaku kur do ta hap mjetin, por, nuk ia doli. Për aqë sa neveritej nga huqja e hapjes, për aqë habitej se, përse diç që përndryshe ishte një punë rutinë fare e lehtë, ndodhte e kundërta. Ndërroj dorën dhe provoj që, meqë i dukej më përshtatshëm, të hapë me dorën e majtë tek e mbanë shtrëngueshëm më të djathtën. Disa herë! Nuk ia dilte dhe sa habitej poaqë i shtohej neveritia nga pamundësia e hapjes. Shikonte anash në mos po sheh ndonjë isharet, ndonjë shënjë që do i përcjelltë si një këshillë lehtësinë e hapjes. Më kot! Nga anë tjetër, e meqë ishte e domosdoshme ta hapë dhe-sikur e mendonte të gëlltisë ilaçin sipas reçetës a shprehisë së etabluar moti, duhet sërish të provonte hapjen. E mendoj që të hapë dritën e madhe por e konstatoj se ajo nuk ishte shkaktare e mosmundsisë të hapjes së mjetit. Provoj sërish si në fillim, por mëkoti. Nga tani mllefi i krijuar nga mossuksesi në hapje, sërisht provoj deri edhe në përplasje në dysheme, nga çfarë, një risk kapaku i mjetit pëlciti. Kjo i dha shpresë se do i mundësoj përdorimin e liaçit, mirëpo, ai nuk mund të depërtonte nëpër plasaritjen. Një, se kokrrat ishin ngjitur brënda dhe dy, ngase ishin më të mëdha se plasaritja. U gjet në piken zero. Të hapi gryken e mjetit nuk mundet kurse pa ilaç nuk ia del vajtjen tutje. Në gjendje zallahie, tek i kishte rënë pjesëza e mjetit në dyshime dhe të cilën, anise pak dritë por e shihte, e ngreu dhe e vendosi në plasaritjen e mjetit. Aty ku edhe kishte vendin dhe mjeti morri formën që kishte më parë.
Papritmas i doli gjumi në një gjendje shqetësimi. Piu një ujë të ftohtë me limon dhe një aspirin gjumi e qetësimi dhe u shtri ku ishte më parë. Tek analizoj ate që përjetoj, përfundoj se ngjarja e endërres në fakt ishte një përshkrim lakonik i të gjithave që i kishin ndodhur në jetë. Ato përpëlitjet e panumërta, ato neveritë që shkaktonin gjendjet pa zgjidhje përfundimtare, ato dramat e tragjizmia që rëndonin mbi te e nuk mund t’i ndalte, e endërra ishte ajo prova që i ardhi nga nëndija e vetes për t’’i thënë të vërteten për te...
28.12.25









Comments