top of page

Minush Hoxha: Melos i ndaluar


Melos i ndaluar

Zoti M., përkundra vështirësive të mëdha të futen në kohen e re, në kohen e depërtimit pa konsiderata të teknologjisë digjitale, nuk ia doli të ikën. Dhe tani, në atë hapsirë të pafund, gjente ato që kërkonte e hasi në ato për të cilat nuk kishte dëgjuar më parë. Mendje e tij u shtri në kohëra e meridiane që më parë, as t’i imagjinonte nuk mundte. Dhe zbuloj se mençuria për krijimin e së cilës glorifikohej kontinenti në të cilin jetonte, në të vërtetë, ishte vetëm vazhdimsi dhe trajtim i diciplinuar dhe i sistemuar mirë i asaj që nuk i dihej filli i nisjes. Filli i cili ishte imagjinuar e konstruktuar ashtu sikur i përgjigjej njeriut sa ta jetoj jetën.

Me futjen në ate botë z.M., tek përpëlitej t’i bëjë qejfin diçkaje që e kishte brenda vetes e nuk dinte si i është gjetur aty,më e mirëseardhura muzika. Në veçanti ajo që nuk dëgjohej fare ose fare rrallë e pak, tek e lëshonte ndonjë i çakërdisur dhe i t’hujsuar nga mjedisi.E ndjente në vete, diç enigmatike ia thonte se, ata nuk ishin tinguj tallava, por të tillë që dilnin nga një matematikë rregulluese e ritmit jetësor. Të jetës më në fund. Ata tinguj të lartësuar ashtu, se tentonin të hidhnin në një të shkuar të parritshme e megjithatë gjithnjë të mbanin jetën e një dëshire, të një pasioni, që sado rëndonte mbi zemren, po në ato çast, të mbërthente me një mall të këndshëm e nostalgji të padeshifrueshme. Dhe shih habinë: në një kohë të kënaqte, në të njëjtën kohë qaje dhe në të njëjtën kohë të mësyente një instkti rebel sa të përplasje të terën që kishe para.

Dhe, jo vetëm kjo. Për habi të tij, iu hap bota, universumi para syrit. Tashme në çast hipte në Monteverest, në çast vallzonte me fisniket e Afrikes së  Jugut, bënte rite me indusët e gjithë të tjerët.                   Kuptoj se, përkundra distancës hapsinore, njerëzit ishin aqë unik, aqë të afërt, aqë të lidhur! Mrrekulli! I vinte absurdi se si, përkundra kësaj njënjësie gjithë ato luftëra e vrasje. Nga vinte ky urdhër makabër!

Tek bënte këte pelegrinazh të pazakontë, se ç’përkujtoj se si, tek i shtrihej në kohen në vijim hapsirë katandie dhe tek dridhej si një thupër e hollë në një hapsirë universumi një fytyrë e cila,ishte portretuar mu nga diktat katandije dëshire të ikën nga ajo. Nuk ia dilte të shpiegoj lidhjen e as kushtëzimin, por, tek u shpërfaqë në hapsinë qiellore e qeshur dhe tërheqëse, nisi dhe gjatë eci rrugën nga e shpiente pamje e sajë. Dhe, mu kjo bëri që të mbërthehet nga ndjesi dashurie dhe dëshirë për ta jetuar i shoqëruar nga ajo. Hamendsohej se në lashtësi të pakapërthyeshme diç e pazbërthyeshme, e fuqishme, kishte vendosë që t’a shpëtoj z. M. 

Z.M në pjesën më të gjatë të ditës, në rrjetet sociale, gjurmon ose eksplikimet që i duhen sa të qetësoj kërshërinë e rebeluar, ose, muzikën-ate matematikfizikë urdhërdhënëse e kur e shpieguar për ta kuptuar. Dhe, tek gjurmoj më gjatë, ndaloj tek një këngë me një emërtim domethënës e të thellë: ,,nënëzemër imja, më ngritë veç pakëz...”. Niste me hyrje subtile e mallngacmonjëse violine me adagio tempo, për të vazhduar me ,,nënëzemre...” që reflekton thirrjen e një zemre të përvuajtur që, do jetën por që ,,nënëzemres”  i bënë lutje të butë, me rrënkim, pakëz t’a ngriten. Kush? I biri, e bija, zemërëlënduarit? Lutje asaj që krijon jetën!  Që jep shpirtin! Që miklon e zbutë dhimbjen! Që përpelitet gjithëjetëshëm të të jep shpëtimin!

E dëgjoj këte pa numër herë dhe sa herë që e dëgjoj, më vërshojnë po ato pyetje pa përgjigje. Po ai mall që më nxjerrë lotin e më heq urrejtjen nga zemëra. Po ai mall që më çon shikimin në gjithësinë qiellore dhe shoh engjëllin tim, tek më jep guxim, tek më jep krah e ma thot: ecën pa droe! Ke nënen në shpirtin e mua në kupën qiellore.

Z.M., tani, është tejmase i ngacmuar

Brof në këmbë dhe drejtë e tek Kulla kafeterike e vetë.Tek Kulla, enterieri i së cilës e shpie aty ko ia do zemra.

Aty kamarieri simpatik Lirku që, sapo të ulët, i vie, merr porosinë dhe këthen në çast.

,,Dopjo raki rrushi dhe, këte këngën...Ja shihe në celularë. Pikërisht këte dhe derisa të them unë!”

,,Si urdhëron bekrinjë i vjetër” ia thot Lirku dhe ikën.

Disa nga tavolina me mysafirë e në to plotë gra me burrat e vetë, e shikojnë me habi shkaku i disponimit të tij.

Ky, poashtu i shikon, pastaj ngritët në këmbë dhe merr pozitën e oratorit dhe u drejtohet:

,,Zonja, kjo kënga, me ngritën mallin deri në lot. Njëherit më sjellë para syrit magjinë e jetës së shkuar. Dashurinë e Engjëllushes sime dhe të të shenjtës Nëne. Jua them një lutje: çfarëdo marrëzie që bëjë sot, më mëshironi e më falni! Është një ditë e veçantë. E këtillë, ndofta e fundit në jetën time!”

Një grua e bukur dhe zonjë e veshur me shije, iu drejtua:

,,Zotëri, ecni para! Juve u njohim si boem e si njeri i vlerave për shëmbëll. Ju, veçsa ngritni disponimin tonë deri në shkallë pasioni! Rrofshi e qofshi dhe vazhdoni nga nisët!”

Pas kësaj fjale më te cilën u pajtuan të gjithë, i dhanë dhe një duartroktitje.

Më pas, z.M. fare i kënaqur, fln. dhe thirri Lirkun:

,,Lirko im, me sjellë dopjo rraki dhe disa gota e pjata!”

Lirko i M. Ftohtë, iu përgjigj:

,,Do shohish përse...!”

,Z.M. tek e dëgjonte këngën e preferuar e kënduar më zë të lartë, mbylli syt sakaqë i depërtonin loten e mallëngjimit. Pas fillit të dehjes, zu të hedhë gotat e pjatat dhe me këte u krijua një disponim ahengu të vërtetë.

Z.M. u deh sa të mos mund të shkoj vetë në shtëpi. Thirri Lirkun, shlyejti fakturen dhe ia tha: ,,Lirko, kjo këngë është në gjuhë të armikut, por kënga është këngë mallëngjyese e dashurisë. Duaje të bukuren...Gjithmon!”

Më pas u mbështet në mbështetsen e karriges dhe humbi fuqinë e të ulurit normal. Me këte krijoj një atmosferë që nuk përkonte me disponimin e mysafirëve.

Më pas, në shenjë respekti e falënderimi, por edhe të hiqet ajo atmosferë rëndonjëse, burri i zonjës së bukur, e ndihmoj të ngritët, e përcolli deri tek vetura e vetë, e hipi në karrigen e dytë dhe e çoj në shtëpi...

29.09.24

67 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page