top of page

Minush Hoxha: Këthesa emotive e zemres

  • 14 hours ago
  • 7 min read
  • Këthesa emotive e zemres

     

    Ajo, Engji mësimdhënëse e gjuhës angleze në arsimin bazë, kishte bërë mjaftë vite jete në martesë të lumturnë të cilen kishte lindur vajzat Lenken dhe Donken si i quanin shkurtimisht. Përmëtepër, vajzat e vërtetë ishin të mitura por kishin kaluar kufijtë i fëmijërisë së herëshme dhe tani- të gjetura në ndjeshmëri emocionale adoleshente , gjininë tjetër shihnin me simpati dhe në çaste edhe e lajkatonin. Por, ëmë e tyre, jo që shqetësohej për këte, por gëzohej se vajzat shkonin nga mosha e pjekurisë me formim norma emotiv. Ndonjëherë i ngacmonte me pyetje por herë përfundonte me shpiegime e herë me konkretizim se të simpatizosh një djalosh, nuk është mëkati por e duhura. Më në fund ajo kishte lexuar aqë sa të mësoj nyancimet emotive zhvillimore dhe fenomenin e dashurisë.Bashkëshorti Xhemi nuk pajtohej gjithaqë me sjelljen e sajë, por, nga besimi që kishte tek ajo, nuk e kundërshtonte. Xhemi ishte më tepër njeriu i traditës dhe preferonte që familja të niset e të soset me çifte besnike e të virgjër, mu sikur e donte dikur tradita.

    Ishte tradita dhe arsyeja që ia doli njëherë tek një lidhje në baza simpatie më pas përmes dashurisë pasiononte tek kurora. Sikur edhe i ndodhi me Engjin!.

    Në vitet e para të martesës, nuk kishte asnjëri cytje e as një shtytje bile as për një romancë çasti me person tjetër. Ishte një bashkëshorti harmonike e besnike për shëmbëll dhe që habitte e kënaqte të gjithë kurse çifti mburej. Kishin gjetur tek tjetri të bukuren e dukjes e vlerat -se që të dy pëlqeheshin reciprokishi sikur respektonin dhe vlerat e dëshiruara e  skofinë maksimale në sjellje.

    Tashmë sjellja shëmbëll dhe dashuria midis tyre ishte  shndërruar në një dukuri e cila nuk kërkonte ngacmime erotike si dikur për një akt dashurie. Kishte si një itinerar i patundueshëm fjetjeje bashkë dhe ato që ndodhin në shtratë. Më pas shëtitë, ekskursionet, pushimet, forumet e manifestimet e promovimet publike ku pandashëm  prezantonin  që të dy.

    Ishin fare të respektuar në vendet e punës. Engji si mësimdhënëse e Xhemi si administrator bashkie kompetent për dhënien e certifikatave të gjendjes civile të qytetarëve .

    Mirëpo, befasitë-sado të padëshiruara,  janë të ndodhëshme në jetën e njeriut natyrisht dhe në ate martesore. Ate që as që e do e as që e endërron, ndodhë.

    Në midisin e një viti shkollor se ç’ardhi në punë në shkollën ku punonte Engji një psikolog në moshë të re. Ai sipas programit mësimor të shkollës, kishte për detyrë pune të mirrej me psiken e nxënësve, me devijimet dhe shkaqet e tyre dhe në proedurë të cakuar t’i veçoj ata e të propozoj edhe masat e shërimit. Indriti apo si e quanin shkurtimisht Diti që asosionte në kuptimin ,,ky i dituri”, pas një periudhe të shkurtër pune, vërejti vlerat e Engjit dhe, që në fillim zu t’a lajkatoj. I pëlqente bukuria e saj, shikimi miklues, të folurit e qetë e rrjedhëshëm, mënyra e veshjes dhe bukuria e frazës së sajë po dhe shkathësia prej pedagogu. Dallimi në moshë, jo që e ndalonte t’i afrohej, por e kundërta. Ia bënte akoma më joshëse. E trajtone si kohë në të cilën është avancuar shprehja erotike.

    Ajo e hetoj këte që në fillim por e trajtonte të natyrshme që një i ri më me pak vite moshe, më pak-13-15 se ajo, të simpatizoj një kolege me vlera e përvojë sikur ishte ajo dhe t’i bënte një respekt të mirëfilltë. Mirëpo, në të paren, Engji nuk hetoj në vete një reagim emotiv sa ai t’ia imponoj t’i përgjigjej ati me ndonjë gjest a veprim dhe ta bëjë të kuptoj se nuk pranon romancën.

    Në lutjen e tij për kafe, në përkrahjen e diskutimin në këshillin e mësimit, në ahengje ceremoniale e kishte pa ndërprerë në sy. Nuk mund të imagjinonte stuhinë dhe ngulmin erotik që zu të vërshëllej Ditin. E ai, për festa e nderonte me buqeta lulesh apo me ndonjë gjësend të çmuar deri dhe me ndonjë cikrrim dekorues ari.

    Në një rast të mëpasëshëm, tek zu të dal nga salla e seancave, ai iu ças nga pas dhe në një çast i futi dorën brenda gjysëmharkut të dorës së sajë, gjë jo që u habit aqë  sa gadi u asfiksua nga një gjest i tillë. Në çast deshi të reagoj me britmë, por, frenoj  emocionin nga konsiderata ndaj tij dhe e kaloj në  heshtje.

    Mirëpo, e mënoj më pastaj se kjo ndërhyrje e papritur ia tundi  paksa emocionin dhe ia pranoj vetes së brenda saj, , ashtu vetëvetiu, janë shtresuar lajkat e tij  të cilat në fillin e tyre  i trajtonte si provë i një mirësjelljeje kolegiale. Dhe sa eci koha, morren dukjen e saktë në mendjen e sajë se, në fakt ishin paralajmërime të lindjes së një emocioni të rinjë, më të  fuqishëm. Kjo e dridhi paksa e më pas, me takt, për shkaqe të dijtura, arsyetoj në vete largimin e dorës së tij nga e veta.

    Pas kësaj, pas daljes në korridor të shkollës, tek i uroj vitin e ri ecje e sipër me ,,urime, urime!”, e ndaloj, ia kapi dorën dhe ia puthi e në vazhdim e pyeti: ,,Mund të të përqafojj?” dhe pa pritur përgjigjen bëri ate që më rrëmbim e kaploj. Dhe ndodhi përqafimi  i Dritit nga emocion i rrëmbyeshëm, , jo vetëm si një përjetim i kandshëm por edhe i çudiçëm sikur e mendoj  Engji.

     

    Pasi më parë e trajtoj befasi kulmore dhe të papritur, tani e kjartoj se ku e n’ç’shkallë kishte mbërrijtur ai  me emocionin erotik. Kjo i thej mendjen dhe, sa nga kortuazia aqë nga dëshira, ia pranoj vetes se, përqafimi që kishte ndodhë, nuk ishte ndonjë gaf çasti për veprim  furioz kurse kalimtarëve të çastit anash,që memzi e kishin regjistruar në mendje, as që i morri seriozisht.

    Engji, nën ndikimin e të ndodhura me Dritin, natyrisht që hetohej nga burri Xhemi, pakashumë edhe nga fëmijët. Ishte më e mendueshme, më pak refleksive. Thjeshtë një abstenik i dallueshëm në raporte brëndafamiljare. Xhemi, në çast i ardhi edhe mendimi në mos bënte ajo flert, mirëpo, gjithë ato vite bashkë, fëmijët, jeta, bota që kishin ndfërtuar bashkë, i mirrte si një arsye grandioze sa të vendosej në një flert. Por, skajshëm mendjes, e pranonte si të mundshme.

    Tek mungonte në përgjigje ndaj vajzave, ato e kapnin nga krahu dhe ia thonin: nëna po fle në këmbë.

    Sa ecte koha edhe tek Engji edhe tek Driti, hovzonte emocioni dhe dashja për ta bërë jetë. Driti nuk kishte ndalesa kurse Engji, e pushtuar aqsa nga emocioni, ose relativizonte ato ose i hidhte pas krihesh.

    Në inercion të kësaj dashjeje të dyanshme, Driti, me gjentilencë, e ftoj për një koktej e qëndrim tek një restorant me ornamente antike i cili në dy katet lartë, kishte vend edhe për buajtje.

    Në çastet e para ajo përfytyroj rreziqet, mirëpo, instikti i dëshirës për përjetime, ia hedhi anash ato. Dhe, saora hipën dhe saora u gjeten tek restoranti ,,Bekria” Driti porositi uiski ...!”martelle kurse Engji ven të vjetër. Natyrisht edhe ushqim përkatës me pijen. .pas pijes së parë, sapo zunë të tunden nga pija, Driti ia tha me shumë kujdes:

    ,, Di ti se ç’po ndodhë me mua. Po tretem nga dëshira të të kam!”

    Engji, ndonëse e kishte pritur këte reagim, megjithatë u habitë me guximin që t’ia thot dhe pasi ngriti një herp verë, iu përgj.

    ,,Nuk jam as vretë e huaj për një ndjesi të tillë, por, bërja jetë është një plasje kataklizmike për mu, familjen rrethin.

    ,,Zonjë e ndriturdhe e dashur  Engji, epshi, pasioni, në veçanti ky i llojit që përflasim, është aqë i natyrshëm, aqë shpesh që ndodhë dhe bota vazhdon jetën. Pabesitë janë epidemike kurse divorci aqë i lehtë për t’a mbërrijtur!"

    ,, Z. Driti, nga të lexuarit, nga  jeta, përvoja dhe studimi, m’i ka bërë këto aqë të njohura sa i krahasoj me abeceden tonë! Mirëpo, Zoti në kogin e vetë ka përcaktuar që njeriu t’a jetoj vetëm një jetë. E unë, psiku i nderuar nukj jam mbizotë që të jetoj më shumë jetra!” ia tha paksa me ngulm.

    ,,Engji, kjo më është paksa konfuze dhe nuk e kuptoj sa duhet. Ma konkretizo! Ia kërkojë ai.

    “Driti, me shum mund e flijime bashkë me Xhekin, kemi ndërtuar jetën tonë. Fëmijët, shtëpinë, auton, orendit, vajtjeardhjet, sëmuarjet dhe përkushtimin kujdesor. Të hedhësh anash sa të ngopesh një  epsh seksi, është një sakrilegj i rëndë!” iu përgjigj në vijim.

    ,,Po, po. Racionalja mu këte e thot, por, nëse kjo që thua është kod Zoti, atëherë përse ai, përse natyrë e njeriut, ndjenë nevojë për një ekskursion emotiv pa lë të quhet sido që të quhet! Përse njeriu ndjenë nevojë për ndryshim, për një aventurë, nëse kjo është mëkat kaqë i rëndë?” vazhdoj dialogun Driti.

    Dhe, më pas tek llafosnin për gjëra triviale u dehen paksa.

    ,,Unë, në këte gjendje dehjeje sikur jam, nuk dua dhe nuk ia dal të ikën në shtëpi. Ndaj, shëruesi i shpirtit, me ço në një nga dhoma sa të prehem e të këndellem” ia kërkoj Dritit, kurse ai në shpejtësi, thirri kamarierin, ia pagoj, dhe, duke e mbasjtur Engjin nga krahu, e shpiejti në dhomën e katit.

    Natyrisht që të ndikuar nga alkooli, që të dy kishin shtimung kënaqësie dhe me një pasion fare të lartë ndodhi ajo që dëshironte Driti dhe ajo që me ngurrim por e donte edhe Engji.

    Më pass, ndonëse u mësua për lidhjen e Engjit me Dritin, por disi në heshtje përflitej, kurse Xhemi që tani nuk kisdhte më dyshime, vetëm tek-tuk i thonte Engjit me butësi

    ,, Eh moj Engji...!” kurse ajo vetëm e shikonte dhe shihej nga mimika pendesa dhe nukreagonte.

    Mirëpo, në kohen në vijim, ishte dukshëm e tensionuar dhe pishman për ndodhjen e aventurës-sikur e mendonte tani.

    Një dite, tek nisi për në shkollë ku lligjronte lënden, e meqë ishte  ajo largë paksa e kjo e tensionuasr, nxorri ,,Flksvagenin” auto dhe nisi me një shpejtësi të pazakontë rrugën  për vendpune. Teksa duhej të ndalonte tek dalja në rrugën kryesore dhe nuk u ndal, tek kalone legjitimisht një kamion paksa i vogël, u përtplasd në te.

    Pasi me ndihmën e parë e shpien në spital, mjekët konstatuan, thyerjen e ashtit hundor dhe ndrydhje të fytres, fraktor të dorës së djathtë dhe tronditje truri sa për humbje të vetëdijes.

    Gjatëkohë qëndroj në intensive tek përkujdesej maksimalisht Xhemi dhe më në fund kaloj rreziku i ikjes nga jeta.

    Mirëpo, bukuri fytyre i treti pëgjithëmonshem, kurse dora me kufizime në funksionim. Familja që në të paren u tmerrua, pasi pau shpëtimin nga vdekja, ishin përherëshem në gëzime e të lumtur.5.08.26 mmh

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page