top of page

Minush Hoxha: Fatmir Terziu, një Kafka i kohës sonë

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Kjo nuk është hera e parë që ju bëni publike punën tuaj në letrat shqipe. Ajo është vërtet e jashtëzakonshme, mahnitëse jo vetëm për nga vëllimi, por sidomos për vlerat letrare që përçon. Këto vlera tashmë janë pranuar dhe vlerësuar gjerësisht, në mënyrë thuajse plebishitare. Prandaj, më duket se ajo që them nuk ka domosdoshmëri për publicitet shtesë: krijimtaria juaj ka mbërritur aty ku duhet dhe te ata për të cilët është nisur.

Ju e njihni historinë krijuese të Kafkës, për mua, një autor i patejkalueshëm. I tillë, sepse askush tjetër nuk më ka futur aq thellë në misterin e shpirtit njerëzor sa ai. Dhe besoj se do ta përfundoj jetën duke kërkuar ende atë që ai më shtyu të kërkoj, në botën ku më ftoi të hyj, atë që ndoshta askush nuk e ka gjetur plotësisht.

Siç dihet, Kafka i la amanet mikut të tij, Maks Brod, që t’i digjte dorëshkrimet e pabotuara, të palekturuara e të pakorrektuara. Por Brodi, duke njohur vlerën e tyre, nuk e zbatoi këtë amanet dhe i botoi ato. Pikërisht ato “perla” i siguruan Kafkës një vend të pakontestueshëm në letërsinë evropiane dhe më gjerë.

Me këtë dua të them se opusi juaj krijues tashmë ka zënë një vend të spikatur në historinë e letërsisë shqipe, aty pranë majës së pirgut, madje, sipas meje, edhe përtej kufijve të saj. Ai është bërë pjesë e themelit të artit letrar, duke e bërë këtë pirg më të qëndrueshëm dhe më domethënës.

Me respekt të veçantë, ju përshëndes dhe ju uroj që vrulli juaj krijues, i fuqishëm dhe këmbëngulës siç është sot, të vazhdojë i pandërprerë edhe në të ardhmen.

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page