HAJDE…
MINI TREGIM NE DY AKTE, NGA MYSLIM MASKA
AKTI I PARË
Hajde, je i zgjedhuri i rradhës. Të duam shumë.
_ Faleminderit, por kush jeni , se nuk ju shoh?
_ Ne, nuk bënë të dukemi! Nuk duhet!...
_ Unë gati jam, po ku do më çoni?
_ Atje ku shkojnë të gjithë…
_ Një minutë, sa të gris testamentin që ju lash gruas dhe fëmijve dhe më lanë në vetmi…
AKTI I DYTË
Erdhëm.
_Mirëseerdhët.
Ishin dy murgesha bukuroshe me mantele vezulluese ngjyrë kafe që mu përkulen mbi krye.
-Urdhëroni!
-erdhëm që të marrim.
-Pse, ç’kam bërë?
-Ke bërë atë që s’e kanë bërë të tjerët.
-Për mirë apo për keq?
-Për mirë.
Atëherë, përse?
-LIGJI YNË, është i njëjtë, si për të MENÇURIT dhe për BUDALLENJTË.
-Po mirë, unë kush jam?
-MYSLIMI.
-Mbiemri?
-Nuk e dimë…
-Keni ngatërruar adresën…
Ideja bashkekohore qe nenvizoni: "...se kufijte midis llojeve e gjinive te artit shkojne
gjithnje drejt afrimit, shkrirjes e mbase deri zhdukjes"..., eshte e pranueshme edhe nga ana ime. Keshtu ka ndodhur dhe keshtu po ndodh. Meqense eshte rasti, do t'ju them nje
shembull konkret per poetin e mirenjohur novator shqiptar, qe jeton ketu ne Athine,
Stefan Martikon. Poezia dhe proza poetike tij me befasojne, por une e kam te veshtire
te ve nje "kufi" midis poezise dhe prozes se tij. Ndoshta jane te integruara, ose shkojne drejt
integrimit sic thoni ju...
Faleminderit per komentin.Te fala Myslimi.
Dy aktet e miniprozës i shijova si dy poezi të këndëshme. S'ka ndonjë rëndësi kjo, sepse kufijtë midis llojeve e gjinive të artit shkojnë gjithnjë drejt afrimit, shkrirjes e mbase deri zhdukjes. E rëndësishme mbetet thellësia e ndjenjave e mendimeve dhe mënyra e përçuarjes së tyre.
Shumë urime poetit dhe prozatorit Myslim Maska!