Struktura e veçantë e poezisë “Milingonat” e poetit Fatmir Terziu
Nga Timo Mërkuri
Poezia "Milingonat" e poetit Fatmir Terziu është një poezi moderne, krijuar me një strukturë të veçantë, e ngritur mbi një simbolikë të dukëshme, ku qysh në nisje e kupton se bëhet fjalë për emigrantët shqiptarë.
I- Poezia trajton temën e migracionit dhe ndjenjën e paqëndrueshmërisë në jetë, duke përdorur simbolikën e milingonave, imazhe simbolike dhe metafora për të përshkruar situatën e emigrimit. Realisht populli ynë milingonat i cilëson si tepër “puntore” dhe “të forta” për punën që bëjnë krahasuar me fizikun e tyre, ndaj ka lindur shprehja se “milingona është më e fortë se elefanti”. E parë në këtë kontekst, simbolika e milingonave përfaqson brezin e ri shqiptar që masivisht po emigron jashtë vendit për arsye të shumta, por duke lënë pasoja të rënda pasi vendi po boshatiset nga brezi i ri, duke shkaktuar plakjen e popullsisë dhe mungesën e fuqisë puntore aktive dhe produktive. E parë në këtë kontekst kjo poezi është një këmbanë alarmi për vendin tone dhe sidomos për qeveritë shqiptare.
Poeti e ka krijuar poezinë mbi një bashkëbisedim, ku shprehja: "Sikurse ju kam treguar" që përdoret ka një qëllim të veçantë dhe krijon një efekt të caktuar, pasi përdoret për të vendosur një lloj lidhjeje, një marrëdhënie komunikimi mes poetit dhe lexuesit. Me përdorimin e kësaj shprehjeje, poeti shfaq një ndjenjë të afërisë dhe të besueshmërisë ndaj lexuesit, duke e informuar atë se: kjo nuk është hera e parë që ai po tregon diçka të tillë. Ai flet me një ton të sigurt, duke sugjeruar se ka pasur një komunikim paraprak me lexuesin dhe tani po e vazhdon bisedën e mëparëshme, prej nga nënkuptohet se kjo ikje e “milingonave” ka një kohë të gjatë që kryhet.
Kjo shprehje krijon ndjenjën se lexuesi po merr informacion të rëndësishëm dhe ekskluziv. Poeti paraqet veten si një udhërrëfyes që tregon diçka të fshehtë dhe të veçantë për të. Gjithashtu shprehja ("Sikurse ju kam treguar") shërben edhe si një mënyrë e poetit për të rivendosur vëmendjen e lexuesit dhe për të forcuar mesazhin që po përshpërndan.
Përdorimi i kësaj shprehjeje e bën lexuesin të ndjehet pjesë e një tregimi të përbashkët dhe i jep poezisë një dimension më personal dhe intimitet. Efekti i kësaj shprehjeje është të ndjellë një ndjenjë të mëtejshme lidhjeje dhe përfshirjeje emocionale mes poetit dhe lexuesit, dhe mund të themi me plot gojën se poeti ja ka aritur kësaj.
II-Poeti, duke qënë vetë në emigracion, e njeh më së miri rrugën dhe vështirësitë e kaluara nga emigrantët dhe na i paraqet ato poetikisht. “mola po gërryen traun e kalimit të ligjshëm,/dhe murin e padukshëm të dy gardheve” shkruan poeti ku: “mola” simbolizon pengesat dhe vështirësitë që përballin migruesit në rrugën e tyre drejt një jete të re, ndërsa “asimetria kohore” dëshmon mos- konformitetin me rregullat kohore dhe strukturat sociale të vendit ku emigrojnë .
Përmbajtja e poezisë ndërthur një imazh të rrugës së vështirë të “milingonave”. Udha me shkurre në të majtë dhe të djathtë paraqet një rrugë të ndarë dhe të vështirë që ata duhet të ndjekin. Kalimi i veçantë që përmendet: “aty ka një kalim të veçantë,/sa herë që një bajgë ua zë frymën milingonave,/ajo është një dalje e pavullnetshme e një transportuesi të stolisur,/mbathur me patkoj të vrarë nga syri i keq” dhe bajga që ua zë frymën milingonave, cilëson një mundësi kalimi, por që ka një kosto të madhe monetare ose morale, një rrezik të mundshëm dhe një presion të padëshiruar që ata përballojnë në rrugën e tyre. “Transportuesi i stolisur, mbathur me patkoj të vrarë nga syri i keq”, simbolizon një figurë autoritare (policore apo mafioze) të dhunshme, që ndikon në fatin e ri të tyre. Poeti me një tis ironie për shpresat e bukura që kanë në mëndjen e tyre emigratët, por dhe më një ndjenjë trishtimi për zhgënjimin që provojnë në realitet shkruan: “nëpër kokë të mbushura me shije estetike,/duhet vëmendje të stacionuar,/në këtë kalim të mbushur me ndjenja frike”, duke lënë të nëkuptojnë se duke kërkuar parajsën, kaluan nëpër skëterë.
III-Për sa i përket strukturës së poezisë, ajo ka një organizim të rregullt dhe një fluturim të lirë të fjalëve. Vargjet ndonëse strukturisht kanë një ndarje kinse në “strofa” që nisin e mbarojnë aty ku fillon vargu “sikurse ju kam treguar”, realisht qëndrojnë të pa ndara duke treguar një unitet të gjithë poezisë, madje duke përdorur një ritëm dhe një lloj melodieje. Në këtë kuptim vargu "sikurse ju kam treguar" shërben si një refren që rikthehet nëpër vargje, duke i dhënë poezisë një ndjenjë të përsëritjes dhe rëndësisë së mesazhit. Përdorimi i fjalëve dhe imazheve të ngarkuara emocionalisht, si "ndjenja frike" dhe "kënduar", krijon një atmosferë të tensionuar dhe përshkruan ndjenjat e milingonave në mënyrë intense.
Poezia është shkruar në vargje të lira, të cilat nuk ndjekin një skemë të caktuar ose një rregull të veçantë. Vargjet janë të shkruara në formën e prozës poetike, duke mos ndarë rreshtat midis tyre dhe duke e bërë poezinë më fluide me një ritëm të lirë. Nuk do të habitesha nqse Fatmir Terziu do niste të shkruante poezinë në prozë së afërmi, sepse shenjat e saj po I shohim në poezitë tij të kohëve të fundit.
Gjuha e përdorur nga poeti është e thjeshtë dhe e kuptueshme. Fatmir Terziu përdor fjalë të zakonshme dhe të kuptueshme që e bëjnë poezinë të afërt për lexuesin. Fjalet e përdorura në poezinë "Milingonat" janë të zgjedhura me kujdes për të përcjellë emocionet dhe imazhet që dëshiron të transmetojë.
Përmes vargjeve të tij, poeti sjell “stinën e vjeshtës, thellësinë e ftohtë dhe ndikimin që kjo stinë ka në shpirtin e tij, ku përdorimi i fjalëve "vjeshtor", "ftohte të thella" dhe "theqaf" krijon imazhe të ftohta dhe të ndjeshme për lexuesin, ku cilësori “vjeshtë” nuk ka dhe aq shumë të bëjë me stinën e vjeshtës.
Poezia "Milingonat" e Fatmir Terziut përbën një kombinim të mrekullueshëm të vargjeve të thjeshta, gjuhës së kuptueshme dhe fjalëve të kujdesshme. Kjo e bën poezinë prekëse dhe të kuptueshme për të gjithë ata që e lexojnë. Me strukturën e saj të hapur dhe të lirë, poezia krijon një atmosferë të ndjeshme dhe lejon lexuesin të interpretojë dhe të lidhet me të në mënyra të ndryshme.
IV- Kjo poezi e poetit Fatmir Terziu përmban disa elemente ideore të theksuar në mënyrë të veçantë, pse nëpërmjet vargjeve të tij, poeti shpreh temën e emigraci-onit të rinisë, shpresave të humbura, nostalgjinë, vetmisë dhe vjeshtën si simbol të plakjes dhe humbjes, ku:
Poezia shpreh ndjenjën e humbjes së shpresaave të rinisë në një marrëdhënieje të qëndrueshme me vendin e tyre. Poeti përdor imazhin (dukjen, pamjen fotografike) e "milingonave" për të përshkruar ata që marrëdhënien (me atdheun) e kanë “përfunduar” apo ndërprerë, të cilën ai e krahason me një fije të theqafit që shpërndahet dhe zhduket. Ky element ideor i jep poezisë një ndjesi të trishtuar dhe të melankolishme.
Vjeshta është përdorur si simbol i plakjes dhe humbjes: Përmes imazheve të ftohtësisë dhe thellësisë, ai përshkruan një kohë të errët, që simbolizon përfundi-min e një periudhe të jetës dhe hyrjen në një fazë të re.
Poeti flet nëpërmjet figurave artistike. Në vargjet:
"Sikurse ju kam treguar,
mola po gërryen traun e kalimit të ligjshëm,
dhe murin e padukshëm të dy gardheve,
ka udhë milingonash të mbushura deng dhe asimetri kohore."
poeti përdor metaforën nëpërmjet të cilës përshkruan një situatë ku mola, muret dhe udhët simbolizojnë pengesat dhe sfidat në jetën e emigrimit. Milingonat, të cilat përfaqësojnë të rinjtë duke udhëtuar nëpër këto rrugë të vështira , tregojnë për përballjen me sfida të ndryshme, por dhe për zhvillimin e tyre të pavarur. Metafora "milingonat" dhe imazhet që i shoqërojnë përforcojnë idenë e një ikje masive njerëzish në një rrugë të vështirë, drejt një të ardhmjeje të re, të cilën
do ta nisin qysh nga fillimi.
Simbolin poeti e përdor për të përfaqësuar një ide, një ndjesi, një koncept apo një gjendje emocionale nëpërmjet një imazhi të veçantë. Në vargjet:
"sa herë që një bajgë ua zë frymën milingonave,
ajo është një dalje e pavullnetshme e një transportuesi të stolisur,
mbathur me patkoj të vrarë nga syri i keq,
plaqurritet,"
“bajga” simbolizon diçka negative, diçka që pengon rrugën e milingonave. Ajo përfaqëson sfidat dhe pengesat jo natyrale, por njerëzore dhe shoqërore që emigranti duhet të përballë në rrugëtimin e tij. Po ashtu, syri i keq dhe plaqurritja simbolizojnë pasojat negative dhe pengesat që individët mund të hasin gjatë këtij rrugëtimi.
Poeti përdor imazhe për të krijuar pamje të dukshme dhe të ndjesueshme në mendjen e lexuesit. Në vargjet:
"sikurse ju kam treguar,
nëpër kokë të mbushura me shije estetike,
duhet vëmendje të stacionuar,
në këtë kalim të mbushur me ndjenja frike,"
imazhet e kokave të mbushura me shije estetike dhe kalimi i mbushur me ndjenja frike përshkruajnë një atmosferë të tensionuar dhe të vështirë, duke ndihmuar të krijohet një pamje emocionale dhe të theksojë ndjenjat e lexuesit në lidhje me rrugëtimin e milingonave.
Në vargjet:
"Sikurse ju kam treguar,
udha ka shkurre në të majtë, ose sipas rastit
në të djathtë,"
përdorimi i shprehjes "ose sipas rastit" bën një supozim në lidhje me drejtimin e shkurres në udhën e milingonave. Ky stil krijon një ndjenjë të paqartësie dhe mosdeterminizmi në rrugëtimin e tyre.
Po ashtu në vargjet:
"ajo është një dalje e pavullnetshme e një transportuesi të stolisur,
mbathur me patkoj të vrarë nga syri i keq,"
personifikimi i transportuesit të stolisur dhe patkojës së vrarë i jep ndjenjë jetës dhe personalitetit në objekte të padukshme, duke krijuar një ndjenjë të thellë emocionale dhe vizuale për lexuesin.
Mund të përmendim edhe vargjet:
"nëpër kokë të mbushura me shije estetike,
duhet vëmendje të stacionuar,"
ku kontrasti midis kokave të mbushura me shije estetike dhe vëmendjes së stacionuar paraqet një antitezë midis bukurisë estetike dhe kujdesit të thellë që duhet treguar ndaj tyre, por ajo që duam të theksojmë nëpërmjet këtyre citimeve është fakti se poeti përdor një shumësi figurash artistike, ose më mirë të themi se ai krijon një poezi nëpërmjet figurave artistike me të cilat thekson dhe shpreh ndjenjat e tij, duke krijuar imazhe të fuqishme që frymëzojnë lexuesin.
Poezia "Milingonat" e Fatmir Terziut është një poezi moderne, dhe moderniteti i saj mund të vërehet në disa aspekte:
Densiteti i ideve dhe mendimeve të shprehura në pak vargje, ku heqja e secilës prej tyre krijon një “çalim” të poezisë.
Figuracioni buron natyrshëm dhe nuk është pjesë “zbukuruese” e poezisë por pjesë strukturore dhe ideore e vargut.
Poezia përdor një gjuhë të thjeshtë, por me imazhe të forta dhe ndjenjë të ngarkuar emocionalisht.
Ajo shfaq një strukturë jo-tradicionale, duke mos u ndarë në strofa të rregullta dhe të caktuara, siç ndodh në poezinë klasike. Kjo liri strukturore dhe gjuhësore tregon për një qasje të re dhe të lirë ndaj formës tradicionale të poezisë.
Poezia përmban imazhe të fuqishme dhe figurat letrare të shpeshta si metafora, simbole, personifikime etj, që shërbejnë për të paraqitur emocione, mendime dhe ide në një mënyrë të shkëlqyer dhe të veçantë, duke krijuar një imazh artistik dhe japin lirinë e interpretimeve të ndryshme.
V-Me gjithë bukurinë poetike që ka në vargjet e saj, nuk na hiqet nga mëndja fakti se kjo poezi e trishtueshme flet (jo vetëm) për të rinjtë shqiptarë të mbetur pa shpresë në atdheun e tyre, që emigrojnë në kërkim të një jete më të mirë, duke kapërcyer vështirësi të pa imagjinueshme nga ne. Për këtë arsye nqse do asistoj në recitimin e kësaj poezie në ndonjë tubim poetik, pavarësisht nga admirimi për talentin poetik të autorit, ju siguroj se nuk do ta duartrokisja, sepse duartrokitja do ngjasonte si një goditje shpulle ndaj atyre të rinjve që emigruan larg atdheut, ndërsa unë do dëshiroja që ti përqafoja të gjithë me radhë dhe tu thoshja se i duam dhe nuk i kemi haruar që janë pjesë e jona, pjesa më vitale e atdheut dhe i presim të kthehen.
Sarandë, maj 2023
********************
The special structure of the poem "Ants" by the poet Fatmir Terziu
By Timo Mërkuri
The poem "Ants" by the poet Fatmir Terziu is a modern poem, created with a special structure, raised on an apparent symbolism, where from the beginning you understand that it is about Albanian immigrants.
I- The poem deals with the theme of migration and the feeling of instability in life, using the symbolism of ants, symbolic images, and metaphors to describe the situation of emigration. Actually, our people describe ants as very "hardworking" and "strong" for the work they do compared to their physique, so the expression that "the ant is stronger than the elephant" was born. Seen in this context, the symbolism of ants represents the young Albanian generation that is massively emigrating abroad for many reasons, but leaving serious consequences as the country is being emptied of the young generation, causing the aging of the population and the lack of labour force. active and productive. Seen in this context, this poem is an alarm bell for our country and especially for the Albanian governments.
The poet has created the poem on a conversation, where the expression: "As I have told you”, that is used has a special purpose and creates a certain effect, as it is used to establish a kind of connection, a communication relationship between the poet and the reader. By using this expression, the poet shows a sense of closeness and trustworthiness to the reader, informing him that: this is not the first time he is telling something like this. He speaks in a confident tone, suggesting that he has had prior communication with the reader and is now continuing the previous conversation, implying that this escape of the "ants" has been a long time in the making.
This expression creates the feeling that the reader is getting important and exclusive information. The poet presents himself as a guide who shows something secret and special about him. Also, the phrase ("As I told you") serves as a way for the poet to restore the reader's attention and strengthen the message he is delivering.
The use of this expression makes the reader feel part of a shared story and gives the poem a more personal dimension and intimacy. The effect of this expression is to evoke a further sense of connection and emotional involvement between the poet and the reader, and we can safely say that the poet has succeeded in this.
II- The poet, being himself in emigration, knows best the path and difficulties experienced by emigrants and presents them to us poetically. "the moth is eroding the beam of the legal passage, /and the invisible wall of the two fences" writes the poet where: "the moth" symbolizes the obstacles and difficulties that migrants face on their way to a new life, while the "asymmetry of time" proves not - conformity with the time rules and social structures of the country where they emigrate.
The content of the poem combines an image of the difficult path of "ants". The bush path to the left and right presents a divided and difficult path for them to follow. The special passage that is mentioned: "there is a special passage, /whenever a dung takes the breath of the ants,/it is an involuntary exit of a bejewelled carrier,/shod with horseshoes killed by the evil eye" and dung that catches the breath of ants represents a passage, but one that has a great monetary or moral cost, a potential danger, and an unwanted pressure they face on their way. "The bejewelled carrier, wearing horseshoes killed by the evil eye", symbolizes a violent authoritarian (police or mafia) figure, which influences their new fate. The poet with a tinge of irony about the beautiful hopes that the emigrants have in their minds, but also a sense of sadness for the disappointment they experience in reality writes: "through heads filled with aesthetic tastes, /stationary attention is needed, /in this passage filled with feelings of fear", implying that while seeking heaven, they passed through hell.
III- Regarding the structure of the poem, it has a regular organization and a free flight of words. Although the verses are structurally divided into "stanzas" that start and end where the verse "as I have told you", begins they actually remain undivided, showing the unity of the entire poem, even using a rhythm and a kind of melody. In this sense the line "as I have told you”, serves as a refrain that recurs throughout the verses, giving the poem a sense of repetition and the importance of the message. The use of emotionally charged words and images, such as "feeling scared" and "singing", creates a tense atmosphere and describes the feelings of the ants in an intense way.
The poem is written in free verse, which does not follow a certain scheme or a particular rule. The verses are written in the form of poetic prose, not dividing the lines between them, and making the poem more fluid with a free rhythm. I would not be surprised if Fatmir Terziu would start writing poetry in prose soon, because we can see its signs in his recent poems.
The language used by the poet is simple and understandable. Fatmir Terziu uses common and understandable words that make the poem close to the reader. The words used in the poem "Ants" are carefully chosen to convey the emotions and images it wants to convey.
Through his verses, the poet brings "the autumn season, the cold depth, and the impact this season has on his soul, where the use of the word’s "autumn", "deep cold" and "break the neck" create cold and sensitive images for the reader, where the quality "autumn" has not so much to do with the autumn season.
The poem "Ants" by Fatmir Terziu is a wonderful combination of simple verses, understandable language, and careful words. This makes the poem touching and understandable to all who read it. With its open and free structure, the poem creates a sensitive atmosphere and allows the reader to interpret and relate to it in different ways.
IV- This poem by the poet Fatmir Terziu contains some specially emphasized ideological elements, because through his verses, the poet expresses the theme of the emigration of youth, lost hopes, nostalgia, loneliness, and autumn as a symbol of aging and loss, where:
The poem expresses the sense of youth's loss of hope in a lasting relationship with their country. The poet uses the image (appearance, photographic image) of "ants" to describe those who have "finished" or interrupted the relationship (with the motherland), which he compares to a thread of the break the neck that disperses and disappears. This ideational element gives the poem a sad and melancholic feel.
Autumn is used as a symbol of aging and loss: Through images of coldness and depth, it depicts a dark time, symbolizing the end of a period of life and the entry into a new phase.
The poet speaks through artistic figures. In the verses:
"As I have told you,
moths are gnawing at the right-of-way beam,
and the invisible wall of two fences,
there are dengue-filled anthills and temporal asymmetries."
the poet uses the metaphor through which he describes a situation where moles, walls and roads symbolize obstacles and challenges in the life of emigration. The ants, which represent the young people traveling through these difficult roads, show about facing different challenges, but also about their independent development. The metaphor "ants" and accompanying images reinforce the idea of a mass exodus of people on a difficult path to a new future, which
they will start from the beginning.
The poet uses the symbol to represent an idea, a feeling, a concept or an emotional state through a special image. In the verses:
"whenever a dung takes the breath of the ants,
it is an involuntary exit of a decked carrier,
wearing horseshoes killed by the evil eye,
old age,"
"dung" symbolizes something negative, something that blocks the path of ants. It represents the challenges and obstacles not natural, but human and social that the immigrant must face in his journey. Likewise, the evil eye and aging symbolize the negative consequences and obstacles that individuals may encounter during this journey.
The poet uses imagery to create visible and palpable pictures in the reader's mind. In the verses:
"…as I have told you,
through heads filled with aesthetic taste,
need stationary attention,
in this passage filled with feelings of dread,"
the images of the heads filled with aesthetic taste and the passage filled with feelings of fear depict a tense and difficult atmosphere, helping to create an emotional picture and emphasize the reader's feelings about the ant's journey.
In the verses:
"As I have told you,
the road has bushes on the left, or as the case may be
on the right,"
the use of the phrase "or as the case may be" assumes about the direction of the bush in the path of the ants. This style creates a sense of ambiguity and non-determinism in their journey.
Also in the verses:
"That is an involuntary exit of a decked carrier,
wearing horseshoes killed by the evil eye,"
the personification of the decked carrier and the slain horseshoe breathes life and personality into invisible objects, creating a deep emotional and visual sense for the reader.
We can also mention the verses:
"Through heads filled with aesthetic taste,
need stationary attention,"
where the contrast between the heads filled with aesthetic taste and the stationary attention represents an antithesis between aesthetic beauty and the deep care that should be shown to them, but what we want to emphasize through these quotations is the fact that the poet uses a multitude of artistic figures, or rather it is good to say that he creates a poem through artistic figures with which he emphasizes and expresses his feelings, creating powerful images that inspire the reader.
The poem "Ants" by Fatmir Terziu is a modern poem, and its modernity can be observed in several aspects:
The density of ideas and thoughts expressed in a few verses, where the removal of each of them creates a "lameness" of the poem.
Figuration originates naturally and is not a "decorative" part of the poem but a structural and ideological part of the verse.
The poem uses simple language, but with strong imagery and emotionally charged feeling.
It exhibits a non-traditional structure, not being divided into regular and definite stanzas, as is the case in classical poetry. This structural and linguistic freedom indicates a new and free approach to the traditional form of poetry.
Poetry contains powerful images and frequent literary figures such as metaphors, symbols, personifications, etc., which serve to present emotions, thoughts, and ideas in an excellent and special way, creating an artistic image and giving the freedom of different interpretations.
V-With all the poetic beauty in its verses, we cannot forget the fact that this sad poem speaks (not only) about the young Albanians left without hope in their homeland, who emigrate in search of a better life good, overcoming difficulties unimaginable by us. For this reason, if I were to attend the recitation of this poem at a poetry gathering, regardless of my admiration for the author's poetic talent, I assure you that I would not applaud him, because the applause would seem like a slap in the face to those young people who emigrated far from their homeland, while I would like to hug you all in turn and tell you that we love them and have not forgotten that they are part of us, the most vital part of the homeland and we are waiting for them to return.
Saranda, May 2023
Comments