top of page

Mihal Gjergji: ZEMRA DHE FJALA



 

Udhë, udha ime me prita

Ku më shpie kështu, s'e kuptoj?

S'mund të shembem nga maja ku mbrita

Vetëm dritë dhe liri ëndërroj

 

Mbaj një stap për t’a trembur vetminë

Le të jetë në çdo hap dëshmitar

Dhe një trastë ku ngarkoj pleqërinë

E kam hedhur mbi supet e vrarë

 

S’mund të eci me grigjën pa krye

Të besoj verbërisht s’ka se si

Zbrita poshtë një qiell me yje

Ndërsa ju, mbani terrin në sy!

 

S'jam Mesia të pres për ringjallje

Dhe pse kryqin e dhimbjes nderoj

As me mbretin nuk shkoj në përballje

Se nuk kam asnjë shpatë, as mburojë

 

Dorë e fatit më tundi zinxhirë

(Ç'profeci e ka shkruar kështu?)

Po unë zemrën e dua të lirë

Edhe fjalën, të lirë gjithashtu!

 

Tiranë, Shtator 2018.

Nga vëllimi poetik "Kërkoj një strehë"

8 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page