MID’HAT FRASHËRI NË KONFERENCËN E PAQES NË PARIS


Uran Butka

(Replikë me historianin Paskal Milo)


MID’HAT FRASHËRI NË KONFERENCËN E PAQES NË PARIS

Një nga kulmet e veprimtarisë atdhetare dhe diplomatike të Mid’hat Frasherit ishte pjesëmarrja dhe kontributi i jashtëzakonshëm i tij në Konferencën e Paqes në Paris, Konferencën e Ambasadorëve dhe Lidhjen e kombeve si anëtar i delegacionit Shqiptar dhe më pas si kryetar i delegacionit shqiptar për njohjen e çështjes shqitare dhe mbrojtjen e saj.

Mirëpo në reportazhin “Dritë-hije te Mid’hat Frashërit” të datës 20 qershor 2021, Paskal Milo, ndër të tjera tha: ”Midhat Frashëri nuk preferoi të shkojë në Paris dhe të rreshtohet bashkë me kolegët e tij për të mbrojtur interesat e Shqipërisë, por qëndroi në Lozanë, në Zvicër”.

Paskal Milo është i prirë shpesh të tjetërsojë apo të cënojë të vërtetën, kur është fjala për Mid’hat Frashërin dhe veprën e tij. Nuk është fare e vërtetë që Midhati nuk preferoi të shkonte në Paris. Ai ishte zgjedhur nga Kongresi si pjesë e Delegacionit Shqiptar në Konferencen e Paqes në Paris në vitin 1919, që kryesohej nga kryeministri Turhan Pasha dhe kishte në përbërje atdhetarët dhe diplomatët e njohur Mehmet Konica, Imzot Bumçi, Luigj Gurakuqi, Mid’hat Frashëri, Gjergj Fishta, Dr.Turtulli, Mustafa Kruja, më vonë edhe të tjerë. Mid’hati ishte mjaft entusiast dhe tejet i përgatitur për ta kryer më së miri këtë mision. E thonë vetë anëtarët e Delegacionit këtë gjë, e shpreh edhe vete Midhati në letrën drejtuar Kolë Tromarës më 8.3.1919. “Kam marrë shënime të Aktit Konstitues, bazuar në parimet e Wilson-it dhe vendimet e Konferencës së Londrës për pavarësinë dhe integritetin e Shqipërisë. Do të jem i lumtur të vë veprimtaritë e mia në shërbim të vendit tim”.

Por Turhani Pasha, në bashkëveprim me qeverinë Italiane në Romë, e ndaloi Mid’hatin të shkonte me shokët në Paris, meqënë se Midhati nuk e firmosi programin e përgatitur për Konferencën e Paqes nga kryeministri Turhan Pasha, i cili mëtonte protektoratin italian mbi Shqipërinë dhe sovranitetin italian mbi Vlorën, duke rrezikuar kështu pavarësinë, madje dhe ekzistencën e Shqipërisë. Midhati shkruante: “Jam i bindur se Turhani dhe qeveria italiane kanë vepruar në bashkëpunim, me qëllim të më pengojnë për të vajtur në Paris, megjithëse pasaporta ime ishte me vizë nga ambasada franceze. Kjo rrethanë ka shkaktuar lindjen e ndjenjave të mosbesimit nga ana e shqiptarëve, që e interpretojnë atë si një shenjë të synimeve të Italisë kundrejt Shqipërisë. Unë mendoj se, është pikërisht kjo çështja ime që e ka detyruar edhe z. Bumçi të mos shkojë në Paris” (Letra drejtuar Kolë Tromarës).

Mirëpo Paskal Milo shton me keqdashje perfide: “Mid’hati nuk preferoi të rreshtohej bashkë me shokët e tij për të mbrojtur interesat e Shqiperisë. Nuk e kam shumë të qartë arsyen, por ka patur polemika, ka patur qasje të ndryshme për mënyrën se si duhej menaxhuar situata në Konferencën e Paqes të Parisit”.

Historiani Paskal Milo, kur nuk e kishte të qartë arsyen e mosvajtjes se Midhatit në Paris, atëherë pse paragjykon apo pse trillon qëllimisht për ta njollosur sërish M.Frashërin edhe në këtë veprimtari te jashtëzakonshme diplomatike në favor të Shqipërisë dhe të kombit shqiptar?






Sic dokumentohet nga dokumentat e Arkivit të Shtetit dhe të Ministrisë së Jashtme, qëndrimi proitalian i i Turhan pashës ndaj çështjes shqiptare dhe kundër Midhat Frasherit, nuk u pëlqye në Paris nga anëtarët e tjerë të Delegacionit si Mehmet Konica, Dr Turtulli, Mihal Grameno, Sotir Kolea, Dr Ibrahim Temo, Fuad Dibra etj të cilët i kërkuan Midatit në Lozanë të kthehej në Paris, si një personalitet i domosdoshem në mes te delegacionit, për të përballur punën pranë Konferences së Paqes, meqenëse kishte mjaft divergjenca mes misëve të Misionit.Mjafton tëpërmendim M.Gramenon që i shkruante: “Ndalimi yt dallon nga të gjithë, se nuk duan honxho-bonxhot të jesh këtu, duke ditur simpatinë që ushqen për gjithë shqiptarët.” Pandel Cale dhe Gabriel Jatrou telegrafonin të shqetësuar: “Ndërsa Midhat Frashëri e kishte marrë vizën franceze, por nisja u bë e pamundur për shkak të kundërshtimit nga qeveria italiane”.

Ndërkohë, Midhati në Lozanë dhe Gjenevë, nga njera anë ndihmonte delegacionin në Paris me këshilla, redaktime, promemorie, (sic ishte edhe letra drejtuar kolegëve ne Paris nga Lozana, apo mesazi për Presidentin Wilson në emër të shqiptarëve të Lozanës etj, nga ana tjetër, bënte një punë të palodhur e shume të çmuar, duke botuar vepra të rendësishme në frengjisht, të cilat ua dergonte personaliteteve te politikes dhe kulturës Evropiane, per ta njohur Shqipërinë dhe për të mbrojtur identitetin dhe integritetin e saj historik , moral si edhe të drejtat qytetare e kombëtare. Veprat si “Rilindja Shqiptare”, “Shqiptarë e sllavë”, “Shqiptarët në vend të tyre dhe jashtë atdheut”, “Rivendikimet Shqiptare, “Për Shqipërinë”, “Çështja e Epirit” etj i botoi përgjatë vitit 1919, kur ishte në Lozanë A nuk ishte kjo punë në interes të Shqipërisë , edhe pse nuk “preferoi” të shkonte në Paris, Zoti Paskal?

Gjithashtu Midhat Frashëri botoi edhe me qindra artikuj, letra, promemorie, polemika, studime që u botuan dhe ngjallën shumë interes ne gazetat e revistat e rendesishme të Evropës “Le monde Noveau”, “Mercure de France”, “La paix par le droit”, “La revue de Geneve”, “Times”, “Franc-orient”, “L’europe Nouvella”, “East Europa”, “The Neë Stratesman”, “Foreign Affairs”, “The Near east”, “International revien”, “L’humanite”e tj., që e bënë Midhat Frashërin një nga figurat e shquara të politikës , diplomacise dhe publicistikës evropiane.

Midhati u kthye në Paris pas dorëheqjes si kryetar i delegacionit të Turhan Pashës, nën prësionin delegateve të dergatës sonë atje, në fillim të vitit 1920 si delegat i “Vatres” të SHBA dhe mandej i emëruar kryetar i delegacionit shqiptar ne Konferencën e Paqes dhe Lidhjen e Kombeve, ku shkelqeu me ligjerimet, debatet, promemoriet, si edhe me takimet dhe letërkëmbimin me peronalitetet më të shquara politike dhe kulturore të Evropës, që i bindi me argumente dhe fakte dhe i vuri në shërbim të çështjes shqiptare, si Presidentin Wilson, kryeministrat S.E. M. Lloyd George, S.E.M. Aristide Briand, S.E.M. Conte Sforza, S.E.M. Baron Hayashi, kryetarin e Konferences së Ambasadorëve J.Cambon, Sekretarin e Përgjithshëmshem të Ligës së Kombeve Eric Drummond, lordin Cecil, kryetarit e Komitetit Anglo-Shqiptar A.Herbert, Miss Durham, Pittard, Eden, Barnes, De Constand, C. Erikson e shumë të tjerë, miq të Shqipërisë.

Por le t’ia lemë fjalën vetë Midhat Frashërit, me lëtrën drejtuar Presidentit të “Vatrës” në SHBA, për të qartësuar Paskal Milon dhe të tjerët e keqinformuar prej tij:


Lausanne, Sëitzerland,

P.B. 17393

më 8.3.1919

Z. Kolë Tromara,

President i Vatrës, Boston, Mass. USA.


Z. President,


Shpresoj të keni marrë në kohë letrën time të datës 25 janar, shkruar një ditë para nisjes sime për në Romë. Jam larguar nga Lausanne (Lozana) më datën 26 janar dhe arrita dy ditë më vonë në Romë, ku gjeta Turhanin dhe Mehmet Konicën. Pasaportat tona diplomatike u dorëzuan në ambasadën franceze ku, pasi Ministria në Paris ishte konsultuar me telegram, ato u pajisën me vizat e nevojshme për nisjen e të treve (Turhani, Mehmeti dhe unë) për në kryeqytetin francez. Ndërkohë, i kërkova Turhanit të më shoqëronte në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ku i kërkova zyrtarëve t'i dërgonin një pasaportë italiane Dr. Turtullit në Lozanë, që ai të shkonte drejt nga atje në Paris, pa qenë i detyruar të udhëtonte për në Romë dhe anasjelltas; ata më premtuan se do të bënin gjithçka ishte e nevojshme.

Tri ditë para se t’i merrnim pasaportat, Turhani më tregoi një program të nënshkruar nga anëtarët e qeverisë së përkohshme në Durrës, por që ende nuk ishte firmosur nga Turhani dhe Mehmeti. Ky program përmbante disa çështje, mes tyre: Italia duhet të dërgojë trupa në kufijtë shqiptarë dhe gjithë organizuesit e degëve administrative duhet të vihen nga Italia.

I thashë Turhanit që nuk kisha kundërshtime ndaj këtij programi, por që nuk mund ta kuptoja nevojën për nënshkrimin e tij, në dritën e faktit që, sapo të ishim në Paris, ne duhej të silleshim në përputhje me rrethanat (me çka nënkuptoja- interesat e vërteta të vendit tonë). Gjithsesi, shmanga hyrjen në debat përsa i përket hollësive, ngaqë nuk doja që mendimet e mia të bëheshin të ditura, për sa kohë që ishim në tokën italiane, por Turhani nuk më besoi, pasi më kishte qortuar disa herë për pavarësinë time të veprimit dhe të mendimit dhe për mungesë të simpatisë për politikën italiane. Por, duke folur për këtë politikë, Turhani më kishte thënë po atë ditë që arrita në Romë, që ne duhej të mos bënim aluzion për Vlorën për të mos e bërë të pakënaqur Italinë. Një ditë tjetër ai më tha që ai do t’i kërkonte Sonnino-s, ti tregonte se si duhej të përgjigjej nëse Venizellos do të ngulte këmbë në pretendimet e tij për Epirin, duke parë që Italia ngulte këmbë në mbajtjen e Vlorës. Me një fjalë, siç u tha nga të gjithë shqiptarët në Romë, Turhani shkoi në Paris më fort në rolin e një zyrtari italian se sa të një shqiptari. Përveç kësaj, kam mësuar se ai ka kundërshtuar emërimin tim për në Konferencën e Paqes me arsyen se unë nuk e kënaqja Italinë.

Në fakt, një ditë para nisjes së tij për në Paris, më bëri të kuptoj se unë duhej të rrija në Romë dhe të prisja mbërritjen e Gurakuqit dhe Mustafa Krujës dhe të udhëtoja në Paris bashkë me ta, pasi të binim dakord mbi çështjen e programit. Turhani dhe Mehmeti u larguan nga Roma më 4 shkurt, Gurakuqi dhe Mustafa më 11; kështu që