top of page

Mevlud Buci: BASIR BUSHKASHI ME “KUMBIMET E VONA”


BASIR BUSHKASHI ME “KUMBIMET E VONA” NJË LIBËR MERITOR POETIK


Nga MEVLUD BUCI


Kur lexon librin e 18-të poetik të Basir Bushkashit ,të ngjan se je para një livadhi luleshumë.Krijimtaria e Bushkahit ka ardhë gjithnjë në rritje me tema e motive të larmishme të trajtuara me frymëzim,ku shpërfaqen ide e detaje të spikatura.Filtri poetik i poetit përthith dashurinë ,te çdo varg gjen vlimin gjen,bukurinë e jetës,dritën e shpirtit njerëzor. Autori është vëzhgues i jetës,virtyteve të njerëzve e këto të vështruara me mirësi. “Kumbimet e vona” të bën të mendosh se për të shkruar poezi të bukur asnjëherë nuk është vonë .Autori është poet që zbulon të bukurën përmes së thjeshtës,poet i çiltër e mbi të gjitha i thellë duke e vendosur unin e vet poetik në referencë me vlerat e njerëzve,çfarë fiton prej tyre e çfarë u kthen njerëzve me mirënjohje përmes vargut poetik.Me vargje të tilla ai formëzon dhe shpreh hapur kredon e tij: Më tepër se më këmbë , Unë eci me zemër, Eci me varg, Eci me shpirt. Lirizmi dhe qartësia është tipar kryesor i poezisë së tij,e cila është e lidhur me trevën e njerë- zve ku jeton,ndaj dhe vargjet e tij kanë forcë magnetike tërheqëse.Ato të përmallojnë dhe të frymëzojnë ,se në poezinë e tij ka mall,brengë ,shrepur kjo në poezinë ”Na lusin fëmijët” ku poeti shprehet: …Se duam të ndjehemi Më të qetë Kur të mbyllim sytë ,dheut arbëror, Dheut të florinjtë . Me sharm e lirshmëri e zhdërvjelltësi ,poeti shpreh krenarinë legjitime për atë çka është e nga vjen,kur shprehet: …E malli më bren Teksa ndodhem larg, Sa të çmallem me fëmijë t Prit dhe ca o prag…,(Poezia”Kur ndodhem larg”).

Poezia e tij ka forcë portretizuese,ajo ngjizet me lakonizëm.Kështu janë skalitur portrete të tilla për figura ,si:Gjon Buzuku,Pjetër Budi,Franc List,Viktor Qurku,Gjok Beci,Skënder Buçpapaj,Hamit Aliaj,Nexhip Ejupi,Shahin Bushkashi,Sali Livani,Aqif Ymeri,Rakip Lasku,Hysni Dedja,Motra Dritë ,Roland Lushi,Irma Kurti,Naim Berisha,Faik Xhani,Qazim Shehu. Këtë kurorë figurash, poeti e paraqet me aromat e mirësisë duke evidentuar vlerat e secilit. Ai përshkruan poetikisht duke kapur të veçantën te secili. Lirika e dashurisë është një kënd tjetër,një berazdë tjetër në arën e tij poetike. Dashuria Kjo ëndërr e bukur Kur veten s`e gjen Rend si flutur. Rend e rend Keqas tërbuar, Gjersa diku Ndjehet pushtuar. Poezi të tilla me këtë temë , sjellin një fllad të veçantë ,një freski të ëmbël.Të tilla janë poezitë :”Bukuroshja e trishtë ”,:Kur ti kaloje”,”Atje në Valbonë ”,”O ëngjëll i bukur”,”Lulebora”,”Sikur”etj. Poezia e Bushkashit dallohet për pathos e zell të sinqertë njerëzor.Ai është poet realist-optimist kur shprehet: Nesër,do të dehem Edhe unë Edhe ti, Bilbilat e shpirtit Do të ngrenë melodi. Studiuesi Alfred Çapaliku shkruan:”Poezia me firmën e Bushkashit i ngjan një ditari intim me me leksik ndjesish e pasionesh,që shoqë ron ndalesat e një udhëtimi brenda vetes dhe në realitetin jashtë saj,nga mosha e abetares gjer tek ajo e intelegjencies”.

Vargjet e Bushkashit dallohen për figura të spikatura si:epitete,metafora,retiçenca,krahasime antiteza,vargje emocionante ku figura vjen natyrshëm dhe jo e kë rkuar. Bisturia poetike e Basir Bushkashit operon hollë edhe pse poeti është lirik,kur ai stigmatizon dhe përçon ide goditëse përmes ironisë .Por kjo rrallë ,se poeti më shumë është një poet i paqtë ,i butë ,lirik dhe armën kryesore ose fuqinë kryesore ka dashurinë për jetën për dheun e vet Matin,për prindërit,nderimin për traditat e për këngët popullore,gjithçka e sheh me këtë sy dhe e ndërton me një ligjërim ku pathosi poetik vjen me thellësinë e ndjenjës dhe të emocionit që kurrë nuk është sipërfaqësor. Si poet ai nuk e ka braktisur poezinë që në rini dhe deri tani duke i mbetur besnik asaj,duke i mbetur besnik stilit të tij krejtësisht të natyrshëm dhe origjinal e të dallueshëm,si një poet me vlera që njeh modestinë si vlerë kryesore ,megjithëse poezia e tij nuk është përvojë modeste,as rastësi ,por një vazhdimësi që është ngritur cilësisht nga një vëllim poetik në tjetrin. Lajtmotivi kryesor në poezinë e tij është shpirti si flakadan që digjet për njeriun,një moto e vjetër naimjane që te Basiri merr pë rmasën e kërkimit dhe formëzimin e gjurmëve të dashurisë njerëzore për të vlertën dhe të bukurën,për mirënjohjen dhe gjithçka që lartëson qenien njeri. Si poet i hershëm dhe i ri,me krijimtari të begatë ,poezia e Basir Bushkashit vazhdon të kumbojë jo me tinguj gjëmues –shurdhues por me tinguj që vijnë nga thellë sia e shpirtit dhe sjellin gjëmimin e tij të butë prej dashurisë .

22 views0 comments

Bình luận


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page