top of page

Mesovitua-shoqa ime


 

Mesovitua-shoqa ime

 

Tregim

 

 

 

 

 Nga   Përparim      Hysi

 

 

 

 Kur erdhi ajo në konviktin tonë,unë u çudita se nuk kisha dëgjuar

 kurrë këtë lloj emri:Mesovite! Po tek tentova ta pyesja,ma priti një

 lab:po pse çudite? Ka lindur mes viti dhe ndaj i kanë vënë këtë

emër.Ta zëmë në korrik.Po ta kishte Korrike s'do çuditeshe,kurse

 kështu mënd mbete gojëhapur.Çudia tjetër qe se kjo konviktorja me këtë

 emër nuk qe pedagogjikase,por gjimnaziste.Atëherë gjimnazi i

 Elbasanit,porsa u hap për  herë të parë dhe godina e tij qe po aty ku

 qe shkolla jonë.Kjo konviktorja gjimnaziste kishte dhe një shoqe të

 saj që qe nga Tirana.Mesovitua qe nga Fieri.Kur mora vesh që qe nga

 Fieri,kërshëria më shtyu që të rëmoja më tutje:qe nga një fshat dhe qe

 jetime.Babanë e kishte dëshmor,kurse nëna i kish vdekur.Kjo qe arsyeja

 që qe konviktore dhe ,fill pas këtyre të dyjave,erdhën dhe konviktore

 të tjera.Por këto qenë që të gjitha në pedagogjike.

 Mesovitua qe goxha qëkur erdhi.Kish pak a shumë një zhvillim të

 parakohshëm dhe një sy nepsqar kish seç lakmonte kur e shikonte.Me mua

 ndodhi ndryshe.Fare ndryshe.Nuk më la asnjë përshtypje të veçantë

 dhe,sado që studjonim në një sallë me të (salla e studimit merrte gati

 treqind vetë,sa ç'qemë),kurrë nuk ia ngula sytë siç ndodhte në atë

 moshën tonë rinore.Muhabete bënim,domosdo,se qemë nga një anë,por,si

 të thuash,ja,ashtu,pa bereqet.

 

                                                    *

 Aty nga mbarimi i vitit të katërt,ndërsa qemë në sallën e

 studimit,Mesovitua kish dalë siç duket me leje (gjithmonë në katedër

 rrinte kujdestari që qe mësues që paguhej me rrogë) nga kujdestari për

 të zbritur poshtë për ndonjë nevojë dhe aq,kur dëgjojmë një bërtitje a

 ca më shumë një klithmë.-Përjashta,bërtiti kujdestari,dhe ne u derdhëm

 në drejtim të klithmës.Qeshë nga të parët që mbrrita në oborr dhe

 pashë që Mesoviton e kish mbërthyer një djalosh (qenë të jshtëm që

 xhëku sulmonin deri në konvikt),u hodhëm në"sulm" (ata,të huajtë qenë

 nja 4 djelmosha,disi më të rritur nga ne),por mua më ndolli instikti i

 çobanit.Qeshë bari e shkuar bariut në fshat dhe dija të përdorja mirë

 shkopin.Këtu nuk bëhej fjalë për shkop,por rrëmbeva një dru koçomareje

 dhe më t'i mbetem me të atij"sulmuesit".Druri zbutë arinë dhe jo

 njerinë.Sulmuesi (e godita sa më hante krahu) jo vetëm e lëshoi

 "prenë" e tij,por ftoi dhe "trimat" për "luftë".Po ne qemë bylykë me

 njerëz dhe ua zbutëm mirë kurrizin,sa mos kujtoheshin dhe të shkelnin

 më territorin tonë.E shkreta Mesovite qe traumatizuar dhe deshi kohë

 që ta merre veten.Dhe qe e pafajshme si një foshnjë."Faji",në se duhet

 t'i vëmë një emër,qe vetëm se qe më e zhvilluara me trup,por dhe më e

 bukura.Se bukuria për një femër,ndonjëherë,është dhe kusur.Se

 "ujqit"kur sulmojnë në tufë,zgjedhin më të shëndoshën.Qe sherr krejt i

 beftë,por pati dhe një të mirë:"gangot" nuk i afroheshin më shkollës

 dhe konviktit që ishte në të njëjtën ndërtesë.Mesovitua,kur u qetua,më

 falnderoi dhe një falnderim të veçantë më bëri dhe drejtori i

 shkollës.Për të qenë i saktë,këta"gangot" e kishin bërë si rrugë këtë

 lloj"sporti" dhe e paguan mirë.I zunë dhe i nxorën në gjyq.Po jo

 për"sherrin" tonë,po për diku tjetër.

 Kur mbaruam maturën unë me Mesoviton nuk u pashë më,se ne,maturantët e

 pedagogjikes,duhet të niseshim në aksion kulturor dhe mua më caktuan

 në Shpat.

                                                   *

 Kur mora emërimin në rrethin e Fierit,më caktuan rreth 25-30 km

 larg.Mora shkresën dhe ka qenë 1 gusht 1959 kur gjeta shkollën ku më

 emruan.Atje gjeta,së pari,drejtorin(ky m'u prezantua kur pa shkresën

 time)dhe,veç tij,qe dhe një femër.Kjo qe mësuese pak me stazh siç

 shihej.Drejtori qe një burrë mbi 30-vjeç.me një lartësi mesatare,me

 fytyrë të hequr(sa thoshje se tërë jetën ka ngrënë thekër!),me ca

 flokë të drejtë e të krehur me kujdes.Qysh në fytyrë,dukej se nuk qe

 njeri i keq,por dashamir,siç dhe e tregoi koha.Kjo,mësuesja,qe

 tunduese,me faqe të kuqe,një hundë me majë,qe lyer e pudrosur dhe,kur

 ecte,tundte me supe e me vithe.Në dukje,kish nevojë për fre.Sa më pa

 mua,ashtu riosh e mustaqe pa dirsur,sa më dha dorën,u tregua"esnafe" e

 thekur,njëri nga gishtat e saj(ai i mezit),lozi mbi pëllëmbën time

 sikur të qe një konfidente e njohur prej kohësh.Quhesh Lie!!! Të

 ngrëntë lia,Lie!- i thoshte një grua që ia njihte huqet.Tek po binim

 dakord për lëndët që do jepja(qeshë emëruar në shkollë 7-vjeçare),kur

 trokiti dera dhe hyri...po kush?Doravetë:Mesovitua!!! Uaaaa!-bëri sa

 më pa mua dhe m'u hodh në qafë.-Këtu të paskan siell?- pyeti.Sa mirë!

 Unë,- tha,- këtu jam rritur dhe ndaj kërkova t'më emëronin këtu.

 Drejtori ndiqte "intimitetet" tona,kurse ajo Lia që"e ngrëntë Lia!"

 shikonte si me tallje.

 Filluam mësimet dhe unë,fillimisht,jepja edhe gjuhë,edhe

 mathematikë,edhe kimi(epo me të mesme qeshë dhe mund të jepje çdo

 lëndë) dhe,pas dy muajësh,kur erdhi një koleg tjetër,mbajta vetëm

 gjuhën dhe pjesën tjetër e plotësoja me"dajthtësitë",si fizkulturë dhe

 muzikë.

 Mesovitua jepte në fillore dhe muhabetet i kishim sa vinte dhe më mirë.

 Një ditë,drejtori që ishte beqar,më thotë në intimitet:

-Ore,ke gjë me Mesoviten ti,se dridhu-fshtillu dhe të dy. Drejtor,-i

 them,- ne  me të njihemi prej kaq kohësh dhe,me gjithë hiret që ka

 ajo,mua kurrë nuk më ka shkuar mëndja asaj ane.Jemi bërë aq shokë,sa

 më vjen turp që ta mendoj këtë gjë.-Po mirë,- shtoi ai,- a të mbetet

 hatri ty sikur  t'i propozoj unë?

 -Fare,- i thashë.Po pranon a jo,kjo është punë tjetër.

 Dhe ja një ditë prej ditësh,drejtori u fejua me Mesoviten.

 -Epo të trashëgohen!

 Unë qeshë si më intimi në këtë "davet".

                                                            *

 Kishin një muaj e ca të fejuar dhe,siç besonim,në behar do hanim

 dasmën e tyre.Më duket se qe prill,kur u ndava prej të dyve dhe,ndërsa

 çifti do merrte rrugën për në shtëpinë e Mesovites,unë për në

 shtëpi.Rruga e miqëve të mi qe e gjatë dhe kalonte në një pyll që,edhe

 ditën qe si një kurorë e gjelbër ku mezi shihje një copëqiell.Pak a

 shumë do bënin nja 20 km  rrugë dhe 10 km nga këto nëpër pyll.

 -Do kënaqen si çift i ri që janë,- mendoja.

 Të nesërmen,me të mbrritur në shkollë,e takova drejtorin dhe i them:

 -Eh,bëre ndonjë çikë qejf apo jo?Të paktën do jesh shqepur me të puthura!

 -Pse ç'më kujton ti mua?Axhami.Po unë do ta marrë grua.Si mund t'i bëj

 ato"karagjozllëqe?!"

 -Ore,- i thashë,-po në pyll të ha ujku ditën dhe jo natën?Po nuk e

 pate puthur,puthu me Milon,pse përralla më tregon.

 Kur takova Mesoviton,kjo qe bërë katran,si të kish bërë ndonjë faj dhe

 që atë ditë,u nda prej drejtorit.Më bënte leksione pedagogjike rrugës

 si të isha nxënëse,- më shpjegoi ajo.

 Eh, drejtor leksioni,eh! Shkoi e vate dhe fejesa.Unë  me Mesoviton veç

 grurë hesapi.Dhe mos më pandehni se qeshë"evliha".Jo,mor

 burazer,leksionet ia kisha lënë shkollës unë.

 Sapo kisha filluar dhe studimet me korrespodencë dhe Mesovitua më thotë:

 -Bëj kërkesë dhe shko në universitet se për 4-vjet të mbaj unë me të

gjitha shpenzimet.Dhe,sado që më bëri këtë ofertë,unë hiç.Vazhdova

 ashtu me korrespodencë.Një ditë të shtune (se të shtunave shkoja në

 shtëpi),më tha:-Kalo andej nga shtëpia ime se do të jap një trastë me

 ftonj.E kishte shtëpinë mu buzë rrugës ku duhet të kaloja.Hapa portën

 e oborrit dhe trokita në derë.E hapi(duket më priste dhe më shihte nga

 dritarja) dhe qe në fill të këmishës.Një fshat që dukej,nuk do

 kallauz.Kur e pashë ashtu,më feksi një fakt nga historia e

 Romës.Matronat romake nuk e kishin për gjë që të bëni banjo në sytë e

 skllvevërve.Tek do hidhja atë çapin e"fundit",dëgjoi xha Trushin që u

 kolllë:-Dhaskal,hajde se e kemi rrugën bashkë.Mesovitua më zgjati

 trastën me ftonj dhe ika si një qen i rrahur. Me Xha Trushin. Ky hidhte

 lundrën.

 

                                                                  *

 Vitin tjetër unë u martova.U martova?Martesë i thënçin.Unë e rrëmbeva

 nusen time dhe,për çudi edhe pas 50-vjetësh,e kam në shtëpi.U martova

 dhe u transferova.Mesovitua mbeti atje.Në fshatin ku u

 transferova,ndaja dhe shtypin.Kur lexoj në gazetë"Bashkimi" që filan

 organizatë rinie kish bërë këtë dhe atë,se kish një sekretare të

zonjën,shoqen Mesovite Dushaku!E rilexova prapë se thashë mos e kisha

 parë gabim. Jo. Ajo qe:shoqja ime,Mesovitua! Po Mesovitua as që vinte në

 mbledhje,vetëm në ato të këshillit pedagogjik,kurse tani qenka bërë

 aktiviste,sa shkruan korrepodenti i rrethit.Më breu kurreshtja,kur

 takoj një ish koleg dhe e pyes:-More,po kur qenka bërë

 ajo,Mesovitua,kaq aktiviste?

 -Aha,- tha,- pse nuk e ke marrë vesh ti?

-Çfarë të marrë vesh?

 -Mesovitua u fejua dhe këtë muaj martohet me shokun Sefedin?

 -Me kë,atë nënkryetarin e komitetit?

 -Pikërisht,- më tha.

 Eh,Mesovite!Mesovite!U bëre,tak-fap,Kryevite!

 

                                                               *

 Kur u martua ajo me shokun Sefedin,mua më mori brinjë më brinjë:më

 transferuan 60 km larg  familjes.Aha,- i dhashë karar,-tani të takoj

 Mesoviten dhe t'i qaj hallin. Kush ka hall,vjen dhe të gjen.E takova

 dhe,pasi e urova që të trashëgohen,drejt dhe tek halli. Se gjuha shkon

 tek dhëmb dhëmballa.

 -Moj Mesovite,- i thashë,- thuaj atij "agait" tënd  që ta mbajnë pak

 dorën,se tani jam dhe  me fëmijë dhe 60km larg është si internim.

 Dhe ajo:

 -Papi,të kam dalë nga borxha:të thashë që shko në universitet se të

 mbaj unë,ti hodhe shqelma.Po unë e mbarova me korrespodencë,- i

thashë.

 -Je egoist ti Papi. Jo vetëm egoist,por ti vuan nga"strabizmi".Nuk sheh

 mirë nga sytë. Ke kohë që "vuan" dhe"kura" do të të bëjë mirë.Në atë

 shkollë ku do vesh,janë të gjithë burra  dhe do"shërohesh".Se shikon

 larg ti,afër të bën dëm!!!

 Tani e kuptova ku ma hidhte "mëgojzën",Mesovitua,shoqja ime. Po nuk

 mbaroi me kaq.Më tha:-Sapo lexova "Xha Gorion".Ti,me siguri e ke

 lexuar.

 E,pra,-foli ajo,në faqen e fundit,Xha Gorioj del në një kodër dhe,pasi

 hedh vështrimin mbi Parisin,thotë:-Tani do t'i lajmë hesapet bashkë!

 

 Dhe iku...Mesovitua,shoqa ime..."hakmarrësja" ime...

 

 *Emrat janë mistifikime

                                                        Tiranë,10 shkurt   2024

14 views0 comments

Komentarze


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page