top of page

Meri Mezini ekzaminon sistemin


Meri Mezini ekzaminon sistemin që i shndërroi në mostra kriminale, të përdhunuarit burra - kuçka, në burgjet e diktaturës


Për romanin “Djali që urrente femrat” të Meri Mezinit


Halil RAMA-Mjeshtër i Madh



· Shprehje të tilla si “Ajo (Ana) po më çvirgjëronte shpirtin…po më shkrinte ajsbergë të tërë brenda shpirtit tim” (fq.214-215); “Ana ime ka sakrifikuar jetën për dashurinë, për të sjellë në jetë këto engjëj” (fq.580); “Mëkati më i madh i njeriut është urrejtja, e mbajtur brenda shpirtit” (fq.563); “Jemi engjëj, kur dashurojmë dhe djalli, kur tradhtojmë” dhe se: “Ky vend i varfër të vret, të lë të vdesësh po nuk pate lekë”, janë dëshmi e pjekurisë maksimale të shkrimtares Meri Mezini e cila edhe në këtë roman vjen me një gjuhë të pasur e mjete shprehëse mjaft intersante



Kriza e gjithanshme që çoi në rënien e sistemit të kaluar në fundvitet ’80, e reflektuar dukshëm, veç të tjerash dhe në degradimin e shoqërisë e sidomos në shthurjen e familjes, janë zanafilla e ngjarjeve dhe episodeve të romanit “Djali që urrente femrat” të autores Meri Mezini.

Nëse me tre romanet e para të saj: “Dashuritë e humbura të një gruaje”, “Dhe i vdekur shpirti flet” e “Dielli brenda burgut tim” ajo përçon luftën e pashembullt të femrave shqiptare kundër realitetit të trishtë të shkaktuar nga dhuna e prostitucioni si plagë të rënda të shqërisë sonë në tranzicion, me romanin e katërt “Djali që urrente femrat”, (subjekti i të cilit është po në të njenjtën linjë) Meri Mezini shënon një hop cilësor në prozën e gjatë.

Vijimi artistikisht i subjektit interesant në 20 episode të bën ta lexosh këtë roman me një frymë. Sepse kjo prozatore ka skalitur aq bukur personazhin kryesor, Gazin, jo vetëm në dhjetra skenat intime me femra që s'i dashuronte, por që shkonte me ta për të shfryrë epshet dhe demonstruar urrejtjen ndaj babait mostër, që çoi në prishjen e familjes së tij pas divorcit me Fluturën, këtë bashkshorte shembullore, por edhe në reflektimin e tij te herëpashershëm për t'u shndërruar në njeri me vlera.

Në episodin e pare, “TRADHTIA” trajtohet nëpërmjet trillit artistitik bazuar në lidhjen jashtëmartesore si dukuri kureshtare, që jo vetëm shkatërron familjen si institucion i shenjtë, por që lë pasoja, sidomos tek të miturit. Kështu personazhi kryësor, Gazi, do ta përjetojë dhimbshëm konstatimin e tradhtive të të jatit oficer, i cili, i joshur jo nga një, por nga disa femra, “harron” të vijë edhe në ditëlindjen e 15-të të të birit.



“E çuditshme! I gjithë qyteti fliste dhe ne ishim të fundit që dëgjuam se çfarë bëhej me jetën e babit tonë. Paskan të drejtë! Po, po, tani po them qenkan të vërteta gjihë thashethemet”. (fq.27). Këtë të vërtetë Gazi e pa me sytë e tij, kur mori rrugën nga Memaliaj në Tiranë, për t’i kërkuar llogari babait pse nuk i erdhi në ditëlindjen e 15-të. Por u lemerit, kur nga vrima e çelësit pa orgjitë e të jatit me komshijen kamariere të një kati sipër apartamentit të tij. “Po, po. Ai ishte babai im e po puthej me vajzën bjonde, që qeshte sot nëpër shkallë. U bllokova e s’po merrja dot frymë. Shpirti po më dhembte….Lagështia e lotëve po më mbyste…S’ e mendoja babain tim të ishte një kurvar…”. Janë lotët e birit të një nëne engjëllore që si hakmarrje ndaj tradhtive që po i bënte asaj bashkashorti, baba i dy djemve, do të shkaktonin tek më i vogli, Gazi, urrejtje të papërshkruar ndaj femrave. Kjo urrejtje do të shtohej në vijimësi, siç e përshkruan autorja në këtë roman edhe kur Gazi konstatonte se babai i tij oficer, nuk e tradhtonte të jëmën vetëm me një dashnore, por me disa të tilla. Madje njëra prej tyre, Linda, që ishte mashtruar prej tij, si hakmarrje do të joshte Gazin e ta përdhunonte në shtratin e saj, kur ai sapo kishte nisur adoleshencën.

Skena të tilla intime përshkruan autorja edhe në episodet në vijim “Mashtrimi i radhës” e “Rrugëtime të ngjashme”. Është koha kur shteti ka rënë dhe një burgaxhi flokëgjatë terrorizon një qytezë të tillë si Memaliaj, viktimë e terrorit të cilit do të ishte edhe vetë Gazi, i joshur nga e dashura e flokëgjatit, që kishte qenë e tillë edhe e babait të tij oficer. Meri Mezini ka meritën se me profilizimin mjeshtëtor të këtyre terroristëve, si dhe të babait tradhtar, arrin të justifikojë shndrrimin e Gazit në djalin që urrente femrat.


TRAFIKANTËT E POST EKSODIT BIBLIK TË KORRIKUT ‘90


Bashkë me qindra shqiptarë ëndërrimtarë për një jetë më të mirë që guxuan të hynin në ambasadat e huaja në Tiranë korrikun e ’90-tës, pati padyshim edhe nga ata që kishin provuar torturta e madje deri përdhunime në burgjet e diktaturës. Autorja Meri Mezini përshkruan në këtë roman si të tillë Edin dhe Kuzhinierin, të cilët, pasi mashtruan edhe Gazin u shndrruan në trafikantë të rrezikshëm të qenieve njerëzore. Madje, Gazin, si më të voglin e detyruan të vinte dy tri herë në Tiranë që të mashtronte e t’u dërgonte atyre prenë e radhës për t’i shfrytëzuar si prostituta, e ata të përfitonin shuma të majme nga seksi i tyre. I shndrruar në djalin që urrente femrat, si hakmarrje, Gazi do të sillte të parën si prostitutë Lindën, ish të dashurën e babait të tij. Kështu do të vijontë edhe dy tre herë të tjera, derisa do të takonte Anën, dashurinë e tij të vërtetë.

E mashtroi fillimisht edhe atë, duke e lënë në dorën e trafikantëve të rrezikshëm, por shpejt do të kuptonte se ajo nuk ishte si prostitutat e tjera. Autorja e përshkruan atë si vajzën që aspiron për një familje të vërtetë sipas traditës shqiptare. Dhe prova e parë e reflektimit të Gazit për Anën do të ishte shembulli që ai dha duke ndihmuar Rovenën 15 vjeçarë të shpëtonte nga thonjtë e trafikantëve të pashpirt të qënjeve njerëzore.

Më pas ttrilli artistik i autores Mezini, arrin kulmin kur nëpërmjet një letre të shkruar nga Gazi që do ta dërgonte në Kuesturë Rovena (tashmë e konsideuar si motra e tyre) do të arrinin arrestimin dhe dënimin me dhjetra vite burg të trafikantëve, e kësisoj shpartallimin e këtij rrjeti të rrezikshëm.

Gjetje interesante kjo, ndihma që Gazi i dha Rovenës, vajzës që autorja Mezini (siç ka pohuar një një intervistë televizive) ka dashur ta birësojë, për t' u arratisur nga thonjtë e trafikantëve të pashpirt e për të vijuar jetën normalisht në kishë...Dhe po ashtu me njeshtri të rrallë, nëpërmjet profilizimit të saktë me fjalën artistike, të të dashurës së vërtetë të Gazit, me të cilën arritën të ndërtojnë një familje solide.


FIGURA E NËNËS SI SHEMBULL I FORMIMIT TË PERSONALITETIT


“Unë dua të iki nënë e lumtur. Dua t’ju martoj ju, edhe s’i kërkoj gjë tjetër më Zotit…” Autorja ka meritën se këto fjalë të nënës së tij në pragun e vdekjes (si edhe mesazhet e saj të mëparshme për vazhdimësinë e jetës me ndershmëri) do të ngulisë thellë në memorien e Gazit, i cili ndonëse i shndrruar në trafikant të qënjeve njerëzore, në disa raste pohon se për nënën do të jepte edhe jetën. “Ishte nënë e veçantë. Unë dhe im vëlla ishim djem me fat. Ajo na rriti, na edukoi të bëheshim të mirë. Ndjej pendesë kur shoh nënën time. Po unë tani, nuk jam më ai djali që ai donte.tashmë unë jam djalli vetë” (fq.225-226). Dhe në të vërtetë, reflektimi në fjalët e mirësinë e nënës, dhe sidomos ngjizja në mitrën e bashkëshortes ideale Ana, të së bijës (që ajo, pa e ditur Gazi e kishte pagëzuar me emrin Flutura - emrin e nënës së tij) janë qasje tejet të goditura të autores për t’i dhënë lexuesit të saj një djalë, që nga urryesi më i egër i femrave u shndrrua në bashkëshort ideal, ashtu siç e deshën nëna dhe gjyshja e tij (të dyja të profilizuara mjaftë mirë artistikisht nga Meri Mezini. Madje, shprehje të tilla si “Ajo (Ana) po më çvirgjëronte shpirtin…po më shkrinte ajsbergë të tërë brenda shpirtit tim” (fq.214-215); “Ana ime ka sakrifikuar jetën për dashurinë, për të sjellë në jetë këto engjëj” (fq.580); “Mëkati më i madh i njeriut është urrejtja, e mbajtur brenda shpirtit” (fq.563); “Jemi engjëj, kur dashurojmë dhe djalli, kur tradhtojmë” dhe se: “Ky vend i varfër të vret, të lë të vdesësh po nuk pate lekë”, janë dëshmi e pjekurisë maksimale të shkrimtares Meri Mezini e cila edhe në këtë roman vjen me një gjuhë të pasur e mjete shprehëse mjaft intersante.


EKZAMINIMI I SISTEMIT MONSTER


Në 610 faqet e këtij romani Meri Mezini bën edhe ekzaminimin e sistemit të kaluar që i shndërroi në mostra kriminale personazhe të tillë si Kuzhinieri e Edi, të përdhunuar e shndrruar në burra - kuçka, në burgjet e diktaturës. Degradimin e atij sistemi autorja e përcjell artistikisht edhe në profilet e flokëgjatit që qe shdrruar në tmerrin e qytezës së Memaliajt, sidhe të babait të Gazit, oficerit Don Zhuan, simbol i urryer i tradhtisë bashkëshortore.

Romanin “Djali që urrente femrat” e bëjnë mjaftë interesant edhe personazhe si doktori që i flet Gazit për shenjtërinë e familjes, për vaginën e femrës si embrion i vazhdimësisë së jetës...dhe po aq bukur autorja përdor edhe retrospektivën në rastin e takimit të Gazit para maternitetit me gruan që kishte bërë seks vetëm njëherë të vetme me babanë e tij, e pakënaqur me burrin që ja kishin dhënë me mblesëri...

Ndonëse analistë të tjerë kanë evidentuar si vlerë parësore shpirtin human të autores Mezini, reflektuar në këmbënguljen e saj për birësimin e Rovenës, unë do të veçoja si mesazhin kryesor që përcjell kjo vepër letrare mjaftë e arrirë, domosdoshmërinë e luftës pa kompromis kundër trafikantëve të qenjeve njerëzore dhe konsolidimin e shtetit ligjor.

Ky është vetëm një vështrim analitik sipërfaqësor i imi për vlerat ideoartistike të këtij romani, dhe si përfundim, përgëzoj autoren Mezini për produktin e saj letrar mjaftë cilësor dhe i uroj suksese të mëtejshme.

59 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page