Mehdi HYSENI: Barometri diplomatik

Barometri diplomatik
Prof. Dr. Mehdi HYSENI
Presidente e Kosovës, Vjosa Osmani!
-Albin, nëse presidenti Trump nuk takohet me Ty në Nju-Jork ose në Uashington, mesazhi është i qartë, se atij i ka “mbetur hatri”, që nuk e keni rizgjedhur Presidente Vjosa Osmanin.
Vërtet, nëse doni president konsensual, personalitet unifikues politik dhe shoqëror, atëherë të jemi objektivë dhe realistë në zgjedhjen e Presidentit të Kosovës. Hëpërhë Vjosa Osmani nuk ka asnjë alternativë tjetër. Kush ia do të mirën Kosovës, pa asnjë hezitim, duhet ta rikthejë Vjosa Osmanin në procedurën e rizgjedhjes së Presidentit të Kosovës, ngase pesëvjeçari paraprak i prezantimit dhe i përfaqësimit të Kosovës në skenën e marrëdhënieve ndërkombëtare ishte brilant në zhvillimin e takimeve të saj në konferencat ndërkombëtare për integrimin, zgjerimin dhe avancimin e proceseve demokratike në frymën e axhendës integruese të BE-së në Ballkan, me ç’rast ajo diti të “ndërtojë profilin politik ndërkombëtar me mesazh shumë të qartë se Kosova i përket hapësirës demokratike evroatlantike”.
Prandaj, s’ka nevojë për ndonjë prerje të thellë të filozofisë politike, pse Vjosa Osmani duhet të rizgjedhet Presidente e Kosovës, duke qenë se këtë vendim të qeverisë së kryeministrit Albin Kurtit e diktojnë kushtet dhe rrethanat e krijuara në skenën e marrëdhënieve politike ndërkombëtare, kur disa fuqi botërore po krijojnë aleanca politiko-ushtarake për të formuar rendin e ri ndërkombëtar multipolar si pandan rendit ekzistues njëpolar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me presidentin Donald Trump në krye.
O, ktheni Vjosa Osmanin në postin e Presidentes së Kosovës!
Ky do të ishte hapi më i qëlluar politik, juridik, kushtetues, nacional dhe shtetëror i qeverisë aktuale të kryeministrit Albin Kurti.
Ndryshe, zgjedhja e çdo kandidati tjetër, president i ri i Kosovës, do të ishte një gabim i pakorrigjueshëm politik, sepse ndonjë nominim tjetër, në vend të rizgjedhjes së Vjosa Osmanit, do të ishte gabim politik fatal për qeverinë dhe për Kosovën, sepse nuk do të ketë mbështetjen e Amerikës.
Këtë dyshim, në një mënyrë, e paralajmëron edhe refuzimi i presidentit amerikan Donald Trump, që të takohej me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, gjatë zhvillimit të sesionit 81 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që nga 21 deri në fund të shtatorit 2026, që po mbahet në selinë e Kombeve në Nju-Jork në nivelin më të lartë të liderëve botërorë të vendeve-anëtare të Kombeve të Bashkuara.








Comments