top of page

MBROJTËSI KA NJË METODË TË SOFISTIKUAR


MBROJTËSI KA NJË METOD TË SOFISTIKUAR T’I DREJTOHET TË PANDEHURIT DHE DIÇ MË SHUMË...



Unë nuk dij se si ti ikën gjykimit i cili më vie nga fuqi të panjohura! Dhe nga kjo që më hedhi në gjëndje të pashpreses, nuk dij nëse ishte veprim i duhur tek ia dhash të drejtën e mbrojtjes avokatit.

Avokatit i cili në përmbarimin e këtij detyrimi është për aqë sa ose dhe më pak i përkushtuar se që e do çështja dhe që më duhet mua. Kam dhe provën se tek doja t’ia drejtoj pyetjen për çështjen, ai bisedonte  në celular me një ton të sert me një sikur e shpiegoj më pas, klientin e vetë, tek ma tha shkujdesshem:

„Ju nuk e kuptoni koklaviturinë e rastit Tuaj“ dhe me këte me shpiejti tek mendimi dysh: e bënte rastin të koklavitur për arsye praktike e lukrative para se gjithash ose vërtetë ishte i tillë. Ç’është e vërteta, këte e kisha të dijtur që më parë, por nuk e pritja të ma thot tani.

Më parë se këte, doja të më flas për provat e të bërat e tjera që kishte gjykata në dosje të çështjes, që rastin e bënin të koklavitur. Cilat ishin provat dhe cilat ishin bëmat që çështjen e bënin të koklavitur, nuk ma tha po sqaroj „Sipas hetimit, dihen ato!“ dhe tek i vlerësoj të forta e të besueshme në këte mënyrë, më mbylli shtegun që sipas të drejtës time të ofroj prova të tjera për procedim sado që dhe në  rast tjetër, pozita ime në çështjen dhe rrethanat ekzistuese nuk ma lejonin t’i imponoj.

Në kundërshtim me ate që më  kumtoj ia thash atypëraty:

 „Po të jetë sikur e thoni, do e çoj rastin tek apeli. E po nuk dha apeli një pikëvështrim tjetër-tek gjykata supreme bile, edhe më largë dhe do i bindë se është rasti im një fars. Ata nuk mund t’i hikin shqyrtimit“.

“E merni lehtësisht të rrezueshme akuzen e cila kapërcejë në fillim fazen e denoncimit ku u fiksua strategjia e përfundimit të çështjes, pastaj, nga zyrja në zyre, nga hetuesi i shkallës së ultë të gjyqësisë, tek prokurori që ka autoritetin që i dha pushteti deri tek një, pastaj i dyti gjyqtarë e të sillet në qark dhe secili të jep pjesën e vetë deri tek konfirmimimi i përbashkët dhe duke futur në te opinionin juridik dhe fuqitë e veta, e betonojnë ate dhe e bëjnë të pathyeshëm! Si do e zhbëni këte...“ më pyeti ai duke ma bërë të dijtur se procesi për shkak të pozites sime në kontekst më të gjerë, kishte përfunduar para se të vij  tek gjykata dhe se e tëra që më kishte mbetur ishte që të mbërrijtëm tek një përfundim sa më të pranueshëm. Mirë, të mos jetë aktgjykimi i kënaqëshem  por  të  përcjellet me ca zbutje të dënimit nga Gjykata si provë e vullnetit të mirë të sajë për një dënim dhe më të butë por që aktgjykimi lirues ligjërisht ishte i pamundur. Dhe kjo, për punë të më pak shqetësimeve që do keqësonin gjëndjen time shpirtërore.

„Për shkak të kësaj, shlyejeni nga mendja kundërshtimin! Provat!? Thoni provat! Dini ju se mu ata vendosin nëse janë prova dhe nëse janë të pranueshme të tilla. Ligji ua njeh këte të drejtë!“ e tha avokati dhe u mendua paksa e më pas shtoj:

“Prandej, të jeni esell dhe i qetë gjatë procedimit dhe të shfaqni një sjellje përlutëse e korrekte, në të kundërten... në të kundërten, akuza do rëndoj edhe më tepër. E dini, qëndrimi pas grillave nuk është dhe  aqë dëfryes!“

I detyruar nga ato që më tha, e pyeta: „Ju... kini studjuar  thellësisht çështjen dhe paragjykoni mendimin e gjykates, tek jepni gjëndjen kështu pa shpresë?“ e pyeta.

„ Thellësisht!.Por jo tek fundi“ më tha. „E dini si shkojnë gjërat: i shkërmoqë, i zbërthen, i studjon dhe del tek një konklusion. Pastaj sërish dhe konklusioni ndryshon nga i pari. Dhe kështu me rradhë. E thënë më kuptueshem është si një rrëfim letrar: kurr nuk përfundon dora e fundit e shkrimit!

„Mendoni se do mbërrij tek përfundimi i pritshëm për mua sipas studimit tuaj cung?“ e pyeta.

„Varet se nga cila faqe sheh. Por, janë të pritshme ca lehtësira.Janë! Do ndjeheni i lehtësuar“ ma tha ftohtë.

„Mendoni vërtetë se do më mjaftojnë ato sa për të qenëmit i qetë“ e pyeta thuaja përsëri pa pritur gjatë.

„ Varet nga cila gjëndje niseni. Po përfytyroni  vetën në më të keqen,ato do u dalin lehtësira. Dhe këto do ua frenojnë atë rebelinë violente!  E po imagjinuat lirimin, do u dalin tragjike“

„S’është pak apo jo. Mos kërkoni përtej të mundshmes!“ shtoj, kurse pas ndonjë çasti vazhdoj:

,, Ju nuk dini se pa ato lehtësira-ashtu të vogla sikur janë- do katandiseni fare!“.

„Janë të ngatrruara këto!  Do më lini kohë të mendoj.... një copë kohë...“ ia thash fare në dëshprim në largim nga zyra. Shihja veten pa shpresë dhe i humbur fare.

„ Mos harroni detyrimet  tuaja se do keqësohet dhe më  pozita juaj“ ma tha tek dalja.

„Por Zotëri...“ ia thash me një nënkuptim por ai ndërhyri në largim e sipër:

„ Është preokupim i detryruar i Juaji. Po nuk i gjetet zgjidhje, vuloset një fat të keq...!“

Minush M. Hoxha avokat

40 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page