top of page

MBROJTJE DIPLOME


Sotir Athanasi

        MBROJTJE DIPLOME (në grafit)

( Duke soditur një trikapakësh )


Ai qe thjeshtë një triptik. 

Në të majtë, një djalë: shtatë, a tetë vjeç. I bukur. I grunjtë. Sytë boj-deti. Flokët e zeza e kaçurrel. Shkurt: Prototip i fëmijëve në rrugën Golgata të Jerusalemit. 

Nga dora sapo ka lëshuar një pëllumb të bardhë, simbol i dlirësisë dhe pafajsisë fëminore. Nga buzët e këtij fidani, dalin fjalët e liturgjisë. Mbase Alli-llu-ja !. . .

Zëri . . . .! Oh! Ai zë tejet i rrallë, si i zbritur nga galaktika dhe i fiksuar atje, deri në pamundësinë e pangjajshmërinë toksore në shkallën më të lartë, në Orbitë. Aty ku mund të qëndrojnë vetëm Ëngjëjt!

(E, megjithatë, diç i mungonte ). Jo në zë. Gjetiu.

Se adoleshenti, dinte vetëm të këndonte në atë Katedrale.

Në qëndër:

Dyert e hapura dhe salla e madhe e mbushur me besimtarë. Në një kënd orgånoja, si dhe pjanistja: me duart mbi tastjerë. Kjo e fundit, 

(e dubluar me dritë-hije). 

Tejet e re dhe skajshëm  e moshuar?!?

Në të djathtë të këtij triptiku: 

Një shtatëdhjetë vjeçar. Moshatar me pianisten. Fisnik. I rrudhur. I grunjtë. Sytë bojë deti. Vështrimin tepër të lodhur. Zëri . . . ! Oh, ky zë! Thotë Alli-llu-ja  dhe gjithkush që e dëgjon, mendon: "Është i njëjtë me atë të djalit tetë vjeçar. Dhe ndjen dhimbje.

( "Për atë bukë, po ju them!" )

Nga dora, sapo ka lëshuar diçka që s'merret vesh. Në qe shpend, duhet të ishte shqiponjë. Në qe shqiponjë.

(Siç edhe  e tregonte zbritja shigjetë mbi prenë). 

Duhet t'i mungonte patjetër diçka. Cila? Krenaria? Mbase. Por pse pikërisht kjo? Se nuk ishte e plotë. Ku? Në sqep? Jo, se ndryshe do të kishte ngordhur nga uria. Në krah? Jo, se ndryshe nuk do të mund të fluturonte dhe do të gllabërohej edhe nga qentë e jo më nga egërsiat e tokës. Atëhere ku? Në organet e riprodhimit. Si? Ashtu siç e dëgjuat. Qe një eksperiment i një prifti, a murgu sterrë i zi, që merrej me "shkencë".

Shqiponja,  sa qe e vogël, nuk e kuptonte mangësinë. Kur u rrit, po.

Thirrja e racës, bëri që në folenë e saj, aty në majë të malit, të çojë një shportë me vezë pëllumbi. Qe diçka që ia diktonte krenaria për zotrimin e Qiellit. Lufta për 'të, tashmë, nuk ishte me përvuajtjen. Jo. Ajo qe me përpjekjen në mbrojtjen e racës së saj nga zhdukja.

Se ishte dënuar kështu të mos bënte vezë. Këtë ndëshkim ajo s'mund t'a pranonte. Dhimbja deri në cfilitje, jehoi majat e maleve. Se shpendi e dinte që edhe ato vuanin bashkë me 'të. Dhe s'vonoi përgjigja e tyre.

Ato e këshilluan të rrëmbente një shportë brënda hapsirave të saj dhe t'a linte atë, diku, në një vënd pëllumbash, derisa të mbushej. 

Dhe ja tek e keni! Zbritja e saj shigjetë nuk ishte më për ndonjë qingj, por për kaçilen me vezë. Dhe i ngrohu ato me trupin e saj, Qe një natë e gjatë vetëtimash. Me vendimin: e moslargimit nga Lufta e Rrufeve, qe futur e vendosur nën zgavër e një majë-shkëmbi,  edhe sikur të jepte jetën. Por, Triumfoi. 

Shqiponja lindi kështu dy pëllumba: njërin mashkull e tjetrin femër. 

Kur u ngrit për të përshëndetur majat e maleve, kuptoi se: maji ishte më të dalë dhe u gëzohej edhe manushaqeve të vonuara nga bora. Ajo bëri xhiron e falenderimit dhe mendoi:

"Vazhdimsia e trashëgimisë u sigurua!"

Raca e shqiponjave do të ishte në jetë të jetëve. Zogjtë vërtet lindën pëllumba. Por ata i kishte çelur ngrohtësia e shqiponjës. Prandaj, dalëngadalë do të merrnin edhe atributet e klloçkës-shqiponjë: çfarë? Traditën për t'a rrëmbyer ushqimin. Dhe e gjitha kjo, nga "eksperimenti shkencor" i një murgu të zi.

Pjanistja qe një Zonjë e thyer në moshë. Ajo luante introduksionin dhe 

ia bënte me shenjë djalit, që të niste arien e liturgjisë. Zëri ëngjëllor i tetëvjeçarit  ngrinte peshë zërat e ulët e të përvuajtur të besimtarëve, 

të cilët edhe përloteshin. Për Zonjën e thyer në moshë, kjo . . Përhapje lotësh e djaloshit tetë vjeçar, kishte tjetër dhimbje. Atë që Ai s'dinte ende se: për të kultivuar atë zë, një prift sterrë i zi, që merrej me "shkencë", e kishte KASTRUAR, djalin-filiz. 

Dhe Ai, nuk do të bëhej kurrë BABA! 

Dhe ne tek shohim të moshuarin-fisnik, 

bindemi që është po ai djalë në të majtë 

të trikapakëshit.  Dhe vuajmë në shpirt për 'të.

-------------------------

Athinë, 

27, Djetor, 2019! 

72 views3 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page