Maxhun OSMANAJ: KOLONA E VDEKJES NËPËR RRUGËT E PËRGJAKURA

Nga Maxhun OSMANAJ
Një mjegull dhe heshtje e rëndë kishte rënë mbi Prizren dhe mbi Kosovë në atë fundmars një mijë e nëntëqind e katërdhjetë e pesë.Natën e fundit para se të arrestonin, vëllai dhe motra shkuan më herët në gjumë, ndërsa djaloshi mbeti edhe pak me prindër. Vallë, mos e paralajmëronte e nesërmja se do të jetë nata e fundit...?! Flaka e llambës zvogëlohej nga çasti në çast, po tregonte se vajguri po harxhohej, ndërsa fytyra e babait dhe nënës sikur po shkimej bashkë me atë flakë.Babai ofshani thellë, sikur u mbyt në një humnerë të thellë.Shpirti i copëzuar me pikëllim dhe frikë, sikur kishin lëshuar rrënjë te burri-Pse bre burrë kështu?-iu drejtua gruaja.Një ofshamë mbytëse si gjëmim iu dëgjua burrit.-Ah, bre!-Dje në Prizren, pashë qindra rekrutë shqiptarë kishin rrethuar kazermën, ca hynin, ca i kishin rrethuar në oborr me tela me gjemba.Mezi shpëtova, gati edhe mua më zuri një xhandar.-Tani çka do me thanë, o burrë?!-Fol!,-iu drejtua gruaja.Djali dëgjoi diçka si jo të këndshme, por nëna e udhëzoi të shkojë për në gjumë. Ai iku për në gjumë me një dyshim se diçka kuptoi...N’mes flakës që po shkimej dhe errësira që po mbulonte dhomën,dy pika lot iu rrodhën plakut.Nxori një fjalë duke bëlbëzuar: Dja...li!-Djaliiii!
Mëngjesi kishte zbardhur i zymtë mbi Prizren.Një mjegull e hollë, enigmatike mbulonte çatitë e shtëpive të vjetra. Oborri i vogël i Ramë Kryeziut dukej i heshtur, sikur priste një uragan fatkeq. Sadik Rama, shtatëmbëdhjetë vjeçar sapo ishte zgjuar.Nëna po përgatiste bukën, motra dhe vëllai i vogël i rrinin pranë oxhakut. Papritur dera u godit me tërbim nga tre xhandarë.Hynë brenda me armë të gjata, mashinka, më fytyra të egra.Burri u doli para.-Bezhi (ik!)-i thanë në gjuhën e tyre, e shtynë dhunshëm prapa.-Dil menjëherë!-iu drejtua djalit, njëri prej xhandarëve. Djali mbeti i shtangur pa pikë gjaku në fytyrë.Nëna iu hodh përpara duke belbëzuar...-Është ende fëmijë.Ka vetëm shtatëmbëdhjetë pranvera!-Mos ma merrni! Motra e vogël dhe vëllai iu katërrisën vëllait duke qarë.Vëlla, mos shko!-dëneste e motra. Vëllai i vogël mbeti si i ngrirë, pa fjalë. Babai u ngri akull.Djali herë shikonte babanë, herë detin e lotëve të nënës, pa mundur të thoshte asnjë fjalë.Në ndarje, nëna e kapi pas këmishës djalin, por xhandarët e shtyen me forcë.Djali ktheu kokën për herë të fundit. Pa prindërit për herë të fundit, por egërsia e xhandarëve ishte më e fortë se lutja dhe pamundësia e tyre që të vepronin diçka...Pasi e futën në oborrin e kazermës ku ishin grumbulluar qindra të rinj rekrutë shqiptarë, njëri ia mori ca të dhëna biografike djaloshit me një shqipe plot gabime; Emri:Sadik.Emri i babës:Ramë, mbiemri:Kryeziu.Datëlindja: 24 mars 1928, vendi Prizren.-Ik shko në oborr!- iu kërcënua njëri.
Pasi u nis kolona e gjatë pesë-gjashtë kilometra në katër rreshta, sikur edhe qyteti ra në zi, heshtje morti.Qielli u ngrys në atë 24 mars 1945.Rrugës dolën shumë qytetarë për t’i parë mbështjellur me një tis të rëndë dyshimi, ku ende acari i marsit kërcëllonte dhëmbët, por më shumë kërcëllonin dhëmbët helmues të oficierëve ushtarakë, serbo-malazezë ku i ndiqnin- përcillnin me armë të gjata.Ndërsa oficierët më të lartë me grada, vështronin kolonën mbi kuajt e tyre të fuqishëm...Pasi kolona la qytetin, as dielli sikur nuk donte të dilte nga ato re të grumbulluara plumb. Sikur ishte i burgosur edhe ai..Pas një ore, djaloshi i hutuar nga frika, sepse kishte rënë një heshtje varri e gjithë kolona, mori guxim dhe foli.- Kah po na çojnë?-iu drejtua burrit shumë më të vjetër me një ton zemërues- eksplodues, që e kishte pranë. Djali ra në një test papërvojë ushtarake.-Mos fol me zë të ngritur, se rregullat ushtarake janë të egra!- ia ktheu burri me urtësi.- Veç Zoti e di!-ia ktheu burri shoqërues. – Thonë m’i ndjek gjermanët dhe italianët, por jo besa, siç po shihet.-Jemi duarthatë pa armë, pa bukë, pa ujë, pa...ndërpreu fjalën burri.-Po rruga , kah do t’i biem?-e ngacmoi edhe njëherë djaloshi.-Ah, bre!-ofshani burri.- Sikur s’deshti të fliste nga frika se mos po e dëgjonte ndonjë oficier përcjellës.Si gjysmëzëri nën rrapëllimën e hapave dhe zhurmës, iu drejtua:Prizren-Vermicë-Kukës- Fushë Arëz, Pukë-Shkodër-Tivar-Dubrovnik-Rijekë-Istra...
-Po na kështu mos jemi si robër lufte, bre bacë? –ia ktheu prapë djali.Heshjta e burrit, nënkuptoi edhe këtë.Kërcënimet e oficerëve na rrinin të koka si bomba shpërthyese ku në çdo moment priste eksplodimi i tyre.Pak para se të biente muzgu, dy të rinj provuan të iknin, por rafalët e automatikëve i bënë shosh në vend.Një britmë e njërit sikur çau bjeshkët.Gjaku i mbuloi.Muzgu po biente i përvajshëm me trishtim pa ndonjë shpresë që e nesërmja do t’i gdhinte të gjithë. Këmbët e djemve dhe burrave ishin mbuluar diku me pluhur, diku me baltë, diku me gjak...Opingat filluan shumëkujt t’i shkyheshin.Askush nuk fliste me zë të lartë.Vetëm britmat e ushtarëve përcjellës dhe krismat dëgjoheshin herë pas herë rrugëve të errta.
-Pas disa orësh udhëtim, kolona u urdhërua të pushojë pak në një lëndinë, Fushë –Arrrëz, ku rrezet e hënës shpërndaheshin n’mes fytyrave të ngrysura të ushtarëve-rekrutë.Ashtu të lodhur dhe të dërmuar, mezi flisnin mes veti.-Po shkojmë të pimë do ujë, kërkuan leje tre të rinj nga një oficier. Ai me tradhti i la, por para se të pinin, rafalli i oficierit i plandosi për tokë.Sigurisht që plumbat kishin marrë në shenjestër edhe ca të tjerë, kur iu dëgjua britma dhe dhimbja e tyre lemëritëse. Askush nuk guxonte t’u ndihmmonte, por një djalosh guximtar nga Skënderaj nuk përfilli urdhërin e oficierit. Kur iu afrua të plagosurve, edhe ky u godit me një rrebesh plumbash. Aty mbetën të vdekur duke dhënë jetën në errësirë, pa varr, pa emra, pa gjyq...Kolona u nis në mbretërinë e territ, pllakosjes - vdekjes, frikës dhe shpresës së humbur për të mbetur gjallë.Një burrë i lodhur para djalit, i cili mezi ndiqte kolonën, iu rrezua para këmbëve.Buzët shkrumb, këmbët e përgjakura. Provova ta ndihmoj, por gati ma shoi jetën një zgatan oficier.Më goditi në kokë, sa gati trutë m’i hodhi në erë.Burrit të rrëzuar ia dha tre plumba në kokë dhe e largoi me çizme ushtarake nga kolona.Gjaku më mbuloi fytyrën.–Ec, ec, mos u ndal!- më tha si në gjysmëzëri burri që më shoqëronte nga Prizreni. Më dha pak forcë për mos me u rrëzua.Tani e kuptova përfundimisht se nuk jam duke shkuar në ushtri, as unë, as kjo kolonë me qindra, por po shkojmë drejt vdekjes në këto rrugë të përgjakura.Herë më lajmërohej një ëndërr e shpejtë, herë një frikë se po ndali hapin.Një gjysmë kllapie më kapi si përmallshëm.Zëri i nënës m’u lajmërua:”Bir ku je?Sapo desha t’i përgjigjem se jam në kolonën e vdekjes, m’u kujtua nëna kur më kapi për dore, babai si rrinte akull dhe vaji i motrës së vogël...Jam..., fola nga një ankth, por më preku burri për të ma ndalë fjalën si përgjigje dhe shpëtim, sepse vdekja më priste edhe nëse flisja. Pak para mëngjesit, n’mes një terri ,”shpëtimtar” tre të rinj u shkëputën nga kolona si kokrra e plumbit dhe ikën pas një kodre.Rafalët i ndoqen, por duket se dy shpëtuan, njërit iu dëgjua një zë trishtues. Plaga e kokës kishte shtrirë diametrin e dhimbjes, gjaku diku terej, diku rridhte dhe isha bërë i tëri gjak.Një shoqërues prapa ma dha një copë këmishe dhe mezi e lidha kokën.Kisha derdhur shumë gjak.-Bac, iu drejtova: nga jeni? Oh, jam nga rrethi i Pejës, mos kofsha!-ia ktheu burri.Në mëngjes, paradite, kolona u udhëzua të pushojë në Kukës. Na sollën ngapak mish të kripur shumë, të thatë me pak fletëza buke dy-tri ditëve.Pak kush hëngri. Gjaku paksa më pushoi, por plaga shtriente gjeografinë e vet.Edhe infektimi e bënte të veten. Aty ku po ushqenim ngapak, një burrë nga Prishtina, m’u ofrua si fshehtas.-Ih, bre, më dukesh si djali im, pi pak ujë!-mallkoi diçka. ..Kur u nisëm, pas një-dy orësh, filluan të sëmurën rekrutët.Rrugës për në Pukë filloi një etje përvëluese.Etja, barkëqitja , temperaturat, i mundonte çdo të tretin rekrut.Dukej se me qëllim na kishin ofruar atë ushqim dhe në mungesë të ujit, do ta pësonin shumë...Dikush u ankua se ka nevojë për tualet.Po!,-i tha oficieri.-Shko aty të ajo shkurre.Sapo iu afrua shkurrës dhe u ul për ta kryer nevojën, tradhtia e oficierit erdhi në shprehje. Ca plumba e lanë në vend burrin! Pasditën e 27 marsit, Kolona e parë po i afrohej Shkodrës.Një numër i madh kishin mbetur rrugës të vrarë, të plagosur, pa ndihmë dhe të mbetur mish për shpezë, për kafshë, pa varre, pa emra...Burrin nga Peja po e linin fuqitë, meqë mezi ecte, kishte vjellje rrugës, si pasojë e mishit të kripur, m’u rrëzua para këmbëve. –Ia pata dhënë besën vetes se do t’i ndihmoj, nëse me jipet mundësia. -Edhe pak bacë se erdhëm në një qytet,!,- i thashë.M’i hodhi dy duart në shpinë dhe të dy u rrëzuam...Provova t’i ndihmoj diçka. Plumbat ia këputën kurrizin djalit dhe burrit të besës... Kolona ecte drejt vdekjes që në çdo hap, plumbat e oficierëve i zvogëlonin rekrutët një nga një. Ndërsa burri nga Prishtina kur e pa vdekjen e djaloshit që i dha ujë, eci edhe një kilometër dhe iu dorëzua vdekjes, sepse nga ç’pa, lodhja, sëmuarja dhe etja e plandosi për tokë.Një oficier kur e pa, po përgatiste armën për ekzekutim, ndërsa ky nuk deshti të ikte në atë botë pa i thënë diçka: -“Mallkuar qofshi që na tradhtuat. Kurrë hilja dhe tradhtia s’do të fshihen. Gjaku ynë i pastër një ditë do të mbijë lule të lirisë “ Oficieri i shtërnguar dhe i papërgatitur nga këto fjali, i ranë si bombë, duket se i kuptoi fjalët shqipe, s’kishte arsyetim. Ia shkrepi një plumb në kokë. Burri nguli sytë kah Shkodra dhe pa diellin që po perëndonte...Kolona vazhdonte rrugën e kalvarit të vdekjes ku e priste Masakra e Tivarit...
Maj 2026








Comments