
(NGA KOHA E ISH JUGOSLAVISË…)
***********************************************
NGA KRISTO ZHARKALLIU ( V O S K O P O J A R I )
SHËNIM: NGJARJET JANË PLOTËSISHT TË VËRTETA. NUK JANË NDËRRUAR EMRAT E PERSONAZHEVE DHE AUTORI I KA PARAQITUR NË MËNYRË SATIRIKE DUKE U DHËNË PËRMASA MË TË GJËRA- GAZETARESKE)
********************** 1 *************************************
KISHA , XHAMIJA DHE EMRAT....
Shumëkush e di se në Jugosllavi, ashtu si ka një mori popujsh ka po kaq qendra fetare. Feja në Jugosllavinë socialiste është zyrtare, e plotfuqishme dhe shteti jugosllav e përkrah fenë, madje shumë herë përdoret feja për të karakterizuar disa popuj. P.sh. populli mysliman i Kosovës e më gjërë, është karakterizuar “turk”, gjë që ka lehtësuar shpërnguljen në masë të kosovarëve drejt Turqisë,ku gjejnë lumturinë dhe begatinë në shkretëtirat, në thellësi të Kurdistanit, andej nga kufijt e Iranit dhe të Taxhikistanit..
Siç dihet , stalinistët e Tiranës kanë nxjerrë jashtë ligjit fenë duke e quajtur “opium për popullin” (thua se Marksi që e kishte thënë këtë ka qënë me origjinë arnaute!), ose sikur duan të paraqiten “revolucionarë” dhe origjinalë edhe në këtë drejtim Duke marrë parasysh këtë akt “të marrë” të Tiranës, Jugosllavia u tregua menjiherë tolerante dhe tepër dashamirëse ndaj besimeve fetare, duke folur për të mirat e fesë, se njeriu duke besuar në Zotin e plotfuqishëm është me të vërtetë “njeri”, se feja mbron familjen, pengon njeriun të mos vjedhë, të mos vrasë e të bëjë krime të tjera dhe në fund të fundit të mos ngrejë kryet kundër shtypësve të ngjyrave të ndryshme... Në këtë kuadër, nuk duhet harruar, se sërbët, mgjithëse të krishterë ortodoksë, kanë respektuar ngahera fenë e kosovarëve, sidmos atë myslimane (ka nga ata të pafytyrët dhe mjaft katolikë por asnjë për be ortodoks, lavdi zotit!) po me këtë respekt të thellë i ka shtypur, i ka shfrytëzuar, i ka vrarë kur e ka dashur nevoja dhe së fundi, janë përpjekur t’i çrrënjosin nga trojet e tyre...
Por dihet se lumturia e vërtetë gjëndet në botën tjetër dhe sërbët, si njerëz shpirtmirë që janë, mendonin se shqiptarët myslimanë shkonin në parajsë, ku gjenin lumturinë e vërtetë duke ngrënë përditë pilaf-oriz që ka gatuar Muhamedi për besnikët e tij...
Nga se njihen e dallohen njerëzit ama? Nga feja. Dhe feja? Nga emrat. Një sërb ortodoks i krishterë, bie fjala, quhet Milko, Jovan, Kristo, Josif, Boris, Ivan e kështu me radhë dhe duke u shtuar atë “viçin” ose “hiçin” në mbiemrin e tyre të nderuar, dallohen se kemi të bëjmë me një popull me rëndësi të madhe dhe me besim fetar të rëndësishëm ortodoks...dhe të mos harrojmë se heronjtë krysorë të sllavëve na qënkan “shënjtorët” Cirillli dhe Metodi, të cilët u mësuan popujve sllavë jo vetëm fenë ortodokse por edhe shkronjat të cilat i kanë rrënjët në alfabetin e lashtë helen. Dhe Kosovarët apo myslimanët në përgjithësi si i dallojmë dhe mundim t’i quajmë dhe...”turq”? Duke dëgjuar emrat e tyre. Mehmet, Fadil, Ali, Mahmud, Hasan, Islam, Mazllum, Muharrem e kështu me radhë. Shkonte në gjëndjen civile kosovari dhe e kishte të lehtë nëpunësi t’i vinte emrin (ata nuk kanë nevojë për prift e kishë, as për kumbaro që të pagëzohen në mënyrë të shënjtë fëmijët...) duke pyetur se si quhej gjyshi ose stërgjshi i fëmijës..dhe çdo gjë ishte në rregull. Por, ja një ditë ata të mallkuarit stalinistët e Tiranës, vendosën të përdorin në të ardhme emra të rinj, madje me kuptim...ilir e shqiptar dhe atje ku sërbomëdhenjtë u gëzuan duke besuar se kështu stalinistët po bënin jë gabim të rëndë duke ofenduar ndienjat fetare (religjioze...) të popullit, çka do të përçanin përfundimisht shqiptarët e Albanisë nga ata të jashtkufijve, shi Jugosllavisë, madje besonin se ata të Tiranës do ta kishin pisk se populli fanatik do të ngrihej të mbronte fenë e tij, ndodhi ajo që askujt nuk ja priste mendja. Ndërsa në Shqipëri përpiqeshin të mbanin pak të komufluar emrat e vjetra fetare, në Kosovë dhe në mbarë Jugosllavinë, tek shqiptarët u përhap si një epidemi moda e re e emrave...Në fillim askush nuk i vuri re. Thua se u zunë organet kopetente në gjumë. Në fillim u duk si shaka e keqe. Veçse të gjitha këto “në fillim”. Se më vonë gjëndja u bë tepër shqetësuese...
Ja, një mëngjes mbërrin në gjendjen civile, le ta zëmë, të Gjillanit një plak me nusen, e cila mban në krahë djalin e porsalindur. I ati i të voglit ka shkuar në punë, prandaj me kësi punësh shtëpijake dhe familjare mirret në përgjithësi gjyshi.
“Mirsenaerdhe o axhë!”- e mirëpriti nëpunësi. (kishte akoma shqiptarë nëpunësa)
“Mirse ju gjej o bir!”
“Na thuaj, si e kini hallin a?”pyet nëpunësi megjithsee ka kuptuar qëllimin.
“Qe, me regjistru këtë të vocërrin, or djali i xhajës...”
“Po i kujt është i vogli?”
“I tim bir! Po bahem gjysh për të njizetekatërherët, o biri i xhajës...
“Të të rrojë dhe të të bëhen njëqind e njizetekatër o xhajë!”
“Faleminderes, por i dua dyqind, besa! Kam dymbëdhjetë fëmijë, djelm e goca, po të më lindin të gjithë nga gjashtëmbëdhjetë, sa na bajnë? Bëje hesapin or ti...”
“Po mirë.(nëpunësi hapi defterin em madh) Si e ke emrin o axhë?”
“Unë, a? Më quajnë Safet Mahmud Dervishlliu!
“Atëhere kemi me regjistru fëmijën me emrin Safet. Mirë, a?”
Plaku hoqi çibukun nga goja, drodhi mustaqet, i hodhi nuses- e dinte ai se nusja nuk e donte emrin Safet por nuk guxonte t’ja thoshte- i buzëqeshi asaj me dinakëri dhe tha:
“Jo, zoti na ruajt!”
“Po pse? Nuk do të marrë emrin e gjyshit i vogli?” u habit nëpunësi.
“Përsë gjalli a? Jo, vallahi! Kur me vdek unë, djemt po të duan le t’i vënë dikujt emrin tim, megjithëse mua nuk më pëlqen aspak emri Safet, besa..”
“E po, ç’emër do t’i vëmë djalit ,a?”
“Tomorr!”
“Si the or babë?”
“Tomorr de, Tomorr! Emër i bukur besa!”
“Po ç’emër është ky o axhë?.S’e kam dëgju këtej nga anët tona...”
“Po ti s’ke dalë nga anët tona, or zot. Tomorr thamë, Tomorr!”
Nëpunësi e regjistroi duke krrojtur kokën dhe u habit pak kur pa nusen t’i puthte dorën plaku me mirënjohje. Çka me ba? Mendoi ai. Emër i padëgjuar. Njerëzit kanë lojtur.
Pas këtyre erdhi një plak tjetër me një goce të vogël
“Si ke ma ja vu emrin goces or xhajë?” pyeti nëpunësi...
“Kësaj goce, a? Qe, qe, qe! Si thua ti, me ja vu Vlorë, a?”
“Vlorë? Ç’është ky emër? Nuk je muhamedan ti?” u nxeh pak nëpunësi
.”Qe, muhamedan jam për besë, por mandej jam dhe shqiptar!”
“Po pse, emri Vlorë është emër shqiptar, a?”
“Ku me ditë?” bëri sikur ishte sylesh plaku “Ne kështu kena dëgju!”
Erdhi i treti. Ky ishte një katolik dhe nëpunësi kishte dëgjuar se katolikët janë “religjiozë” fanatikë Këtu nuk do të kemi problem, mendoi ai. Këta vënë ngahera emra të krishterë të miratuara nga Papa Vojtilla. Plaku u ul me një çibuk të madh në gojë.
“Edhe ju me regjistru të voglin o axhë?” pyeti ai.
“Edhe ne besa”!
“Dhe si ju quajnë ju o xhajë?
“Mua a? Antonio Jovani, ore djali i xhajës...”
“Dhe si ja kini vu emrin nipçes? Antonio?
“Jo, për atë djell e për këtë tokë! Ja vum emrin Gramoz!”
“Si bre? Katolik nuk jini juve? Ç’don të thotë Gramoz?
“Gramoz, ore Gramoz dhe nuk e luan as topi. Malet e Gramozit qajnë, nuk e ke dëgju ti?”
“Zotrote, dëgjon Radio Tiranën, a?”
“E, aq sa më kapin veshët...Regjistroje pra Gramozin tim...”
Nëpunësi ishte bërë nevroz. Ç’ishte kjo punë! Epidemia ka ra sot? Duan me më në marrë në qafë këta pleqt e dreqit? Kishte bërë pesëmbëdhjetë regjistrime deri në atë ore-mirë thoshin sërbët se shqiptarkat pjellkan shumë- dhe emrat ishin të gjitha të çuditëshme: Vlorë, Shkumbin, Tomorr, Gramoz, Shkodër(!!!) Vjosa (lumi që na mori, mendonte ai..) Fitore, Afrore, Drita, Lindita....etj.,. Bo, bo, bo! Si do të justifikohej ai përpara eprorëve kur ta vinin re? Ishallah nuk e vënë re regjistrin! Duke menduar kështu i shqetësuar duke pirë një cigare”bozhur” me filtër qe, kur arriti i ati i tij, me mbesën e vogël e së motrës, Sanies. Më në fund, mori frymë ai. Do të regjistronte dhe një fëmijë me një emër për të qënë me justifiku qëndrimin e tij në atë zyrë.
”O, mirseerdhe o babë! Si je me shëndet?!”
“Besa, fort mirë. Erdha me regjistru këtë mbesën e vogël.
“S’ishte nevoja me u lodhë, o babë. Ma thonit mua në mbrëmje dhe e regjistroja nesër. Kemi me i vu emrin e nanës apo të vjehrrës së Sanies? Kjo është goca e parë, prandaj më mirë e vjehrrës se kështu e do zakoni...”
“Jo, zoti na ruajt! Pse Fatime do kena me i folë goces ne a?” ...
“Atëhere me i vu emrin e nanës.. Zyrha, emër të bukur besa...”
“Zarha?!Ptuu! Emër plake o bir, emër plake dhe kjo ashtë goce e bukur...”
“Atëhere më thuaj si kini vendosë me e quajt gocen...”
Plaku, u përtyp, drodhi mustaqet dhe e lëshoi bombën:
“Ja, kena vendosë me e quajt....Tirana!
“Siii? Aman, më hangri gjarpri!”
Kaq tha nëpunësi se i ra të fikët. Në fillim sërbët akuzuan nëpunësit për këtë veprim “antijugosllav” “antisocialist”, kundërrevolucionar, prandaj zëvëndësuan të gjithë nëpunësit e gjendjeve civile me sërbë dhe malazezë. Por gjëndja u bë keq e mos më keq! Ata kuptuan se kësisoj kishte filluar propaganda antijugosllave të nacionalistëve dhe irrendetistëve shqiptarë, duke vepruar haptazi me arrogancë duke vënë emra shqiptarë fëmijëve të tyre. Pastaj të thonë se Shqipëria staliniste –enveriste nuk ndërhyn në punët e brëndëshme të Jugosllavisë socialiste federative! Po kush i beson këto gjepura? Të gjithë e dinë se Tirana, i sjell shumë të këqia Jugosllavisë së vëllazërimit e bashkimit...
VOSKOPOJARI, gusht 1985.
*********************** -2- *****************************************
KUSH I MBYTI DY LOPËT DHE NJË VIÇ ?
Atje ku besonim se po qetësohej gjendja, atje ku thoshim se “diferencimi” po arrin sukses
kur themi se rinia jonë kalon më së miri se qëllimi i jetës së saj është “rehatimi”, zbavitja dhe blu-xhinsi, atje ku thamë se vëllazërimi dhe bashkimi arrihet plotësisht, atje ku thamë se radhët e partisë janë spastruar nga elementët nacionalistë-irredentistë, atje ku thamë të mos sulmojmë haptazi nacionalizmin e rrezikëshëm shqiptar dhe ndërhyrjet e hatazi të Tiranës në punët tona të brendeshme, e sikur presin momentin që të na prrishin gjakun dhe të na vënë serisht në lëvizje... Mos more dreq! Nuk shikoni masat tona internacionaliste, nuk shikoni se sa i duam dhe i respektojmë shqiptarët që banojnë Republikat e tjera të Jugosllavisë?! A kanë luftuar ndonjëherë maqedonasit ose malazezët për “pastërti etnike”? Jo, vallahi, jo! (për atë Krisht doja të thoshja, por ne nuk bëjmë dallime as në betimet fetare...) Se po të ngjiste diçka e tillë, nuk do t’i pranonin në gjirin e tyre rreth gjysmë milion shqiptarë..Do të thoni se shqiptarët nuk paskan të njëjta të drejta me malazezët e sllavomaqedonët? Si kështu? Do të thoni se nuk funksionojnë rregullisht shkollat shqipe?Po, a nuk është nder i madh për shqiptarët e pagdhëndur të pranohet në mënyrë të barabartë në shkollat sllavomaqedonase dhe malazeze? Nuk shikoni ju se si luftojnë të rinjtë e Afrikës së Jugut dhe Amerikës që të kenë të njëjta të drejta me të bardhët dhe të pranohen në të njëjta shkolla me ta? A ka në Jugosllavinë tonë ndonjë dallim social? Kush mund të quajë një shqiptar “harap i poshtër dhe i fëlliqur”, si i quajnë zezakët në vendet e “qytetëruara” ku ka të tillë?!...
Nuk na mjaftonin reaksionarët shqiptarë të emigracionin dhe Tirana staliniste, tani na ngrihet dhe “vëllau” kroat dhe thotë se nuk i kemi trajtuar mirë shqiptarët, sepse ata kanë fjetur e banuar nëpër bodrume, ose kasolle me kashtë dhe se nuk i marrkam në punë të mira dhe se u lëmë punët e dorës së dytë dhe se kjo nuk na qënka e drejtë.Flet kështu kroati se nuk ka shumë shqiptarë në trojet e republikës së tij dhe nuk i njeh se sa injorantë janë shqiptarët, madje nuk e dinë se janë kaq primitivë sa nuk dinë ç’don të thotë mirëmbajtja e apartamenteve shtetërore dhe komode. Në këto sigurisht banojnë sërbët që kanë qënë ngahera njerëz të qytetëruar...A nuk kanë jetuar në shekuj në kasolle e bodrume shqiptarët? Por kroatët flasin kështu se nuk e dinë ç’do të thotë shqiptar...
Ç’të thotë e zeza Sërbi që ka hequr e heq të zitë e ullirit nga kokfortësia dhe mosbindja e shqiptarëve të Kosovës? Sërbia e shkretë ka pas qënë gjithnji viktimë, madje ka qënë e detyruar dhe shumë troje të vjetra të saj, si ishte dikur Stara Sërbia, të cilat i kanë pushtuar me forcë barbarët shqiptarë dhe nuk mjafton kjo por është e “obliguar” të mbajë barrën e rendë të sulmit të egër të nacionalizmit të tërbuar shqiptar që kërkon domosdo të bëjë Kosovën të pastër etnikisht duke çrrënjosur sërbët autoktonë...
Kjo, miq, është e padurueshme. Sërbia ,si një nënë e urtë, gjithnjë është përpjekur të mbante shqiptarët e Kosovës dhe në se do të ishte e mundur edhe ata të Shqipërisë, në gjirin e saj të ngrohtë. Por ç’e do, kush bën mirë në këtë botë dhe e kanë shpërblyer.! Shqiptarët nga natyra janë mosmirënjohës...Ç’kërkojnë shqiptarët e Kosovës dhe ata që janë ndarë midis “Maqedonisë” dhe Malit të zi? Kërkojnë të ndahen nga mëma Sërbi dhe të shpallin, atë Sërbinë, paturpësisht, motër!A mund të jenë normalë këta o vëllezër? A bahet mëma ndonjëherë motër?Kurrsesi ,jo!
Presioni i shqiptarëve ndaj sërbëve për shpërguljen e këtyre nga trojet e krahinës, ka arritur kulmin! Për këtë çështje flasin të gjitha dokumentat e Lidhjes së Komunistëve, kurse gjysma e artikujve të gazetave të mbarë vendit, mirren me problemin e Kosovës. Dhe sidomos me rrezikun e nacionalistëve që kërkojnë shkatërrimin e stabilitetit të Jugosllavisë Federative. Dhe e dini se ç’bënë kohët e fundit shqiptarët në një fshat? Atje banonin dhe do sërbë të cilët kanë jetuar atje që në epokën e gurit dhe jo si shqiptarët që kanë ardhur këto pesëdhjetë vjetët e fundit... Ashtu si dihet, shqiptarkat pjellin (Themi pjellin dhe jo lindin se, siç dihet, shqiptarët janë njerëz me bisht... dhe jo si njerëzit e tjerë!) shumë fëmijë dhe shumohen si milingonat., një rrezik tjetër ky. E pra në një fshat ku banonin në harmoni të plotë falë mirëdashjen e sërbëve, një ditë në stallat e dy sërbëve u gjendën të vrara dy lopa dhe një viç! E pabesueshme por plotësisht e vërtetë. Kjo ngjarje u muar në shqyrtim edhe në një mbledhje të Komitetit Qëndëror të LKJ ku menjiherë u vendos me i ba një kritikë të rreptë Komitetit Krahinor të Kosovës, se atje nuk janë treguar mjaft syçelët, duke lejuar marifete të tilla të rrezikëshme të shqiptarëve me qëllim që të shpërngulen sërbët nga trojet e tyre stërgjyshore, me një synim akoma më të keq se spastrimi etnik: me u kriju Shqipnia e Madhe me një Kosovë të pastër etinikisht.
Hetimet vazhduan me ditë dhe netë të tëra. Në fillim hetuesit ishin shqiptarë por pastaj u pa e nevojëshme me u dërgu sërbë sepse është e njohur se këta të fundit nuk janë vetëm më të zotë se shqiptarët, por edhe më objektivë...dhe ngahera, si është e natyrëshme dhe e drejtë, fajtorë janë shqiptarët. Kjo është historikisht e provuar se vetëm shqiptarët janë fajtorë kurse sërbët e gjorë janë viktimat... Kësisoj, si u bënë hetime të imta dhe këmbëngulëse, dhe si u hetuan të gjithë fshatarët shqiptarë-pleq, plaka, burra, gra, nuse dhe , sidomos fëmijët, u arrit konkluzioni dhe u dha vendimi përkatës:
1 Të dy lopët dhe viçat u gjëndën të vrara një mëngjes dimiri
2 Të dy lopët dhe viçi nuk dukej të kishin ba vetvrasje!
3 Të dy lopët dhe viçi nuk kishin pasur probleme psikologjike
4Të dy lopët dhe viçi kishin vuajtur gjatë vrasjes mizore..
5 Të dy lopët dhe viçi nuk I KISHIN VRARË SERBËT!
6 Të dy lopët dhe viçi ishin vrarë nga shqiptarët nacionalistë me qëllim të caktuar: me lënë familjet e sërbëve pa qumësht dhe mish (kjo e fundit nuk përcaktohet në mënyrë të saktë se nuk dihej në se familja e sërbit rriste viçin për mish apo për ta përdorur në pendë në arë, por komisionit hetues i vinte mirë ta përdorte “mungesën” e mishit gjë që vihet re në të gjithë Jugosllavinë. S’do mënd se mungesa e mishit në mbarë Jugosllavinë, u shkaktua për arsye të vrasjes së viiçit në atë fshat nga nacioinalistët shqiptarë të cilat duan të krijojnë trazira dhe destabilitet në të tërë Jugosllavinë socialiste, gjë që u leverdis irredentistëvbe de separatistëve shqiptarë. Akoma dhe Pllaniçi në Uashingrton e dënoi aktin barabar të shqiptarëve dhe me këtë u justifikua pse nuk ka mundësi të shlyejë borxhin që ka në SHBA! Nuk është shaka të vritet një viç në Kosovë dhe të mos ndikojë në Uashington! Por kemi dhe disa gjëra nga hetuesia: është pika e fundit):
7 Fajtorë u shpallën të gjithë shqiptarët e fshatit si edhe Shqipëria staliniste për ndërhyrje në punët e brëndeshme të Jugosllavisë; Fshatarët pra detyrohen (ishte teknikisht e pamundur të dënonin dhe Shqipërinë staliniste) të pagojnë të dy lopët dhe viçin me një dëmshpërblim suplementar që të përmirësohet drejtpeshimi shpirtëror të sërbëve..
Sigurisht vendimi nuk u prit me brohoritje dhe entusiaste nga banorët e fshatit, veçse nuk mund të mos pranonin një fakt: çdo gjë që bëhet, bëhet sipas porosive e shokut Tito, për të mirën e bashkim-vllazërimit dhe për hir të kësaj duhet të paguajnë të dy lopët dhe viçin pa u ankuar. Dihet se kur shqiptarët ankohen, e bëjnë në mënyrë krejt të pakulturuar dhe menjiherë duken qëllimet e tyre të mbrapshta etnike...
Komisioni hetues nuk mori parasysh raportin e të dy verterinerëve në të cilin thuhet se të dy lopët e viçin i kishin vrarë, (ose mbytun) ujqërit...Një gjë e tillë është e rrezikëshme Në radhë të parë nuk luftohet sa duhet nacionalizmi shqiptar. Dhe pastaj si ishte mundur t’u thoshnin sërbëve se edhe ujqërit e Kosovës qënkan kundër tyre? Merreni me mend se ç’skandal politik-ideologjik! Pastaj a mund të akuzoheshin ujqërit se po bashkëpunojnë me Tiranën? Ka të ngjarë që ata stalinistat e Tiuranës të kenë krijuar ndonjë aleancë me ujqërit, por a mund me u faktu kjo? Si zor...Dhe e fundit: a nuk ka rrezik të shpërngulen në masë sërbët, jo vetëm nga Kosova por edhe nga vetë Sërbia, po të mësonin se edhe ujqërit po luftojnë kundër vllazërimit e bashkimit?:!!
V O S K O P O J A R I QERSHOR 1985.
************************** 3 **************************
P A S H Ë M U S A F I N ! ! ...
Në një vend si Jugosllavia nuk bahen veçse ngjarje të mëdha; në çdo aktivitet apo veprimtari, lajm ose ngjarje, ka diçka të madhe, hijerëndë që t’i shkojë për shtat një vendi si është Jugosllavia, madje edhe kur ato nuk janë të mëdha, i bajmë ne i fryjmë si tullumbacë dhe i lëshojmë në qiell që të çudisim botën. Kësisoj bota është mësuar që të dëgjojë për Jugosllavinë se çdo gjë atjë është madhështore, p.sh., udhëheqës të madh, politikë e madhe e painkuadruar, miqësi të madhe, ekonomi të madhe dhe ...inflacion e ...papunësi të mëdha dhe kështu me radhë. Gjuhët e këqia thonë se në përgjithësi jugosllavët dhe sërbomëdhenjtë në veçanti, vuajnë nga megallomania. Por këto i thonë ata që e kanë zili.. Është plotësisht e vërtetë se në Jugosllavi çdo gjë është e madhe, akoma dhe vilat luksoze aë kanë ndërtuar “kuadrot komunistë”, udhëheqësit e “vetadministrimit”, janë njëra më e madhe se tjetra. Shëmbullin pozitiv për këtë e ka dhënë vetë udhëheqësi i madh Kryetari, shoku Tito. Kush mund të harrojë Brionët, Lubljanët, kush mund të harrojë madhështinë e shokut Tito kur vë në gojë purot e Havanës dhe vrapojnë disa vetë me nga një çakmak të artë në dorë që t’ja ndezin?
As vetë Çërçilli nuk ja arrinte në këtë madhështi.
Prandaj të mëdhenjtë mbeten të mëdhenj në histori. Është e provuar kjo. Do të thoni: nuk ka asgjë të vogël në Jugosllavi? Ka, si nuk ka, por ato kalojnë pa u vënë re. Ja. p.sh., dinari është shumë i vogël. Edhe paga e punonjësve, sidomos të shqiptarëve është tepër e vogël.Por, thamë, këto janë vogëlsira të papërfillëshme, përpara madhështisë jugosllave. si janë fama e shokut Tito, apo të madhështisë të borxheve që ka sot Jugosllavia ndaj botës së jashtme, akoma dhe ndaj Moskës. Një vend i madh është i madh dhe pikë!
Kjo hyrje na u desh që të mos habiteni se do të mirremi këtu me thash e themet dhe të llomotitjeve madhështore, të televizionit të Beogradit, Shkupit dhe Prishtinës.Këtë të fundit mos e vini në hesap se merr udhëzime “të urta” nga Beogradi se si të veprojë,ç’të nxjerrin në ajër, përderisa zyrat dhe studjot i kanë zënë kohët e fundit shokët e mënçur sërbë, sepse, siç dihet, shqiptarët nuk aftësi vetadministruese apo vetqeverisëse, dhe kështu e kanë tepër të vështirë të drejtojnë një stacion televiziv me aparaturë moderne nga ku, përveç fjalëve të bukura, shfaqen dhe filma të tilla edukuese si janë Dinastia dhe Dallesi, ose filma me përmbajtje ...seksuale që të mësojë rinia shqiptare si të veprojë kur të...martohet! dhe të mos mirret me marrëzira të tilla si janë shkollat e larta, demostratat dhe të drejtat e njeriut (që askush nuk i ka humbur në Jugosllavinë socialiste...)
Por nganjëhere televizioni jugosllav mirret dhe me probleme të brëndëshme dhe kryesisht me çështjen e bashkim vllazërimit. Dihet se ky bashkim rrezikohet nga nacionalistët shqiptarë. Jo se këta janë shumë. Jo, more, megjithëse ngatërresat janë të mëdha, ngatërrestarët jan ngahera të pakët. Kështu një ditë hoqën kameran nga mbledhja madhështore e Lidhjes së Komunistëve, harruan udhëtimin e Pllaniçit apo kujtëdo “hiçit” jashtë Jugosllavisë dhe i u drejtuan një fshatit të Pejës .Ishte kapur edhe një irredentist tjetër. Dukej qartë se ishte një nacionalist shqiptar i cili mirrte udhëzime drejtpërdrejt nga
Tirana! Ngjarja ishte menjmënd interesante. Lajmi thoshte se në arën e një sërbe plake kishin hyrë me ba dëm delet e një nacionalistit. U tha se delet jo rastësisht kishin hy në arën e plakës sërbe, por të shtyra nga ndienja antisërbe, antijugosllave... Kjo tashmë është kaq e qartë sa edhe delet e kanë marrë vesh dhe po bajnë politikë irredentiste. Sërbja e shkretë, një plakë flokëbardhë, kishte dëbuar delet, thoshte lajmi i shtypit, por atëhere “shqiptari nacionalsit”, një plak mustaqemadh me qylaf të bardhë në krye, e kishte kapur plakën prej flokësh dhe e kishte hequr barbarisht zvarrë... Të gjithë këto ngjarje të hatashme, i shkruante shtypi me hollësi dhe shqetësim, duke bërë edhe njëherë thirrje që të bëheshin disa mbledhje të çdo rangut, me qëllim që të mirren masa të ngutëshme kundër veprimeve të tilla antisocialsite që lendojnë bashkimin dhe vllazërimin e popujve të Jugosllavisë...Televizioni i Prishtinës duhej të sqaronte gjërat dhe në radhë të parë, se jo të gjithë shqiptarët e Kosovës janë dakort me akte të tilla dhe se e dënojnë këtë veprim barabar dhe primitiv, si e kishte cilësuar edhe Beogradi.
Plakun, si ishte e natyrëshme dhe e drejtë e kishin arrestuar. Kështu telereporterët nuk muarnë mundin të shkonin deri në fshat, por në qytetin e Pejës ku ishte burgosur plaku kryekrrisur. Dhe atje, në zyrën e drejtorit të komisariatit, i ulur në një kolltuk (Ç’prisnit ju? Të mirrnin intervistë në qelinë e burgut?Zoti na ruajt!) plaku mustaqebardhë, me çibukun e tij në gojë, shikonte i habitur kamerën që e shënonte dhe për pak kujtoi se mos ishte tyta e mitralozit dhe po e shënonin ta vrisnin. Jo se kishte frikë, por ishte turp i madh ta vrisnin mbi një kolltuk si ata brekëmëndafshit e kryeqytetit.
“Hiqmani atë marifetin që këteja, ju kam rixha!” thirri plaku i zëmëruar.
“Është e televizionit, o xhajë...” i tha një gazetar.
“Pashë zotin! Njashtu i vrisni ata të televizionit juve, a?”
“Jo more bacë...Nuk jena tuj të vra. Të nxjerrim në televizion...”
“Mua, a? Por daleni more të uruem. Më lini pak me u rregullu. Ja more çunat e bacës, me më rregullu pak mustaqet dhe qylafin. Njashtu ju pastë baca...”
Plaku drodhi mustaqet dhe gazetari i u afrua me mikrofonin në dorë.
“Duam me biisedu me ty o xhajë...”
“Me bisedu, pse mos me bisedu. Bash kështu u ka lezet shqiptarëve..”
Por fjalët e fundit i preu nga mikirofoni gazetari.Propagandë shqiptare do të bënte plaku?!
“Ja na thuaj ore xhajë, se bëne atë punën..”
Syt e plakut e vështruan me djallëzi dhe duke shikuar përreth, tha mengadalë:
“Pashë Musafin, se nuk ja bana atë...punë. Ishte plakë dreqi dhe plaka ime është akoma ma e mirë. Po ashtë me ja ba atë “punë”, ja baj ndonjë goce të re dhe le të jetë dhe sërbe.”
“Jo more bacë, tjetër të pyes unë. Si e rrahe atë plakën e gjorë?”
“Ptuuu!”pështyu plaku “Unë e rraha, a? Atë plakushen e flliqun? Jo bre, pashë Musafin se nuk e kam prekun! Ptu! Rrejnë bre rrejnë si dreqi kta!”
“Ajo thotë se delet e tua hynë në arën e saj dhe i prrishën misrin...”
“Delet hynë se dele janë dhe kur shohin bar vrapojnë...Pashë Musafin se nuk i vuna re dhe kur i pashë, renda me vrap me i largu nga ara e saj..”
“Ajo thotë se e kapët prej flokësh dhe e hoqe zvarrë në arë...”
“Prapë rrejnë këta! Po ajo plakë dreqi si nuk koritet me thanë rrena të tilla? Unë me kapë prej flokësh një plakë, a? Unë as plakën time nuk e kam kap kurrë prej flokësh. E kam rrahë po, e kam rrahë por prej flokësh jo e jo!. Jo pashë Musafin! Rrejnë këta, rrejnë!”
“Domethanë, nuk e rrahe plakën, a?
“Jo bre, pashë Musafin se jo!”
Intervista në televizion mbaroi këtu, veçse historia nuk mbaroi sepse nuk ishte e mundur të mbyllej kaq shpejt. Plakun e dënuan me dy vjet burgim dhe me dhanë dëmshpërblim plakës për dëmin që i bënë delet të cilat kësaj radhe nuk u...burgosën.. Telashet filluan nga ajo “Pashë Musafin!”. Specialistët sërbë e analizuan programin e televizionit kosovar., menduan se duhet me qënë syçelët se mos u bënin ndonjë prroçkë tjetër nacioanlistët. Kësisoj hapët fjalorin e gjuhës shqipe, i botruar nga Tirana(!) por asgjëkundi nuk gjetën ndonjë shpjegim për atë “Pashë Musafin!” A thua?, dyshuan ata. A thua? vazhduan hamëndjet ata. Thua të jetë ndonjë parrullë të Tiranës ose të emigrantëve reaksionarë? Sekeratriati i P. të brendeshme u vu në lëvizja. U pyetën profesorë, gjuhëtarë, historianë, hetues, policë, priftërinj, hoxhallarë, por nuk morën ndonjë përgjigje të saktë! Në fund i u drejtuan gazetarit që kishte marrë iintervistën nga plaku.
“A e di ti ç’do të thotë “Pashë Musafin”?
“Jo, nuk e di ” u përgjegj ai.
“Thua të vërtetën, a?
“Pashë Musafin, po”!!!
V O S K O P O J A R I QERSHOR, 1985.
******************************* 4 ************************
P S E N U K R A N Ë S I R E N A T ?
Dihet tashmë botërisht dashuria dhe respekti i popujve të Jugosllavisë ndaj shokut Tito. Ashtu si dihet se me mësimet e Tij ecet me hapa të sigurta në rrugën e lavdishme të bashmim-vllazërimit dhe të socializmit vetadministrues. Të gjithë e dinë se tashmë janë hedhur themele të forta për të krijuar një Jugosllëavi-socialiste-kapitaliste që do të bëhet model i përbotëshëm. Prandaj popujt e Jugosllavisë i janë mirënjohës për jetë. Sigurisht shqiptarët e kësaj federatë, kanë arsye të shëndosha që të jenë më mirënjohës se popujt e tjerë sepse me shokun Tito, Kosova u stabilizua në gjirin prindëror të Sërbisë dhe e shpëtoi nga shkëputja e saj nga mëma Sërbi që do të sillte rrezikun e bashkimit të Kosovës me atë shtetin e vogël dhe të papërfillëshëm diktatorial, Shqipërinë. Por mirënjohja më e thellë e shqiptarëve është për epokën e...Rankoviçit. Shoku Rankoviç, dora e djathtë e Kryetarit Tito, punoi me zell të tepruar, natë e ditë që të siguronte një bashkim e vllazërim të qetë dhe të stabilizuar, duke qëruar trevat shqiptare nga shqiptarët e këqij dhe kokfortë që nuk e kuptonin mirë “dashurinë” sërbe. Për këtë punë, i shkreti Rankoviç, i cili rron edhe sot e kësaj dite, në një vilë luksoze në periferi të Beogradit, u shkarkua nga funksionet e larta që mbante megjithëse ai mburret e gjatë kohës kur ai ishte në pushtet, kishte pushkatuar rreth njizet-tridhjet mijë (numërin e saktë nuk e mban mend as ai, por kjo është hollësi e papërfillëshme!) shqiptarë të pabindur, nacioanlistë , ballistë, zogistë akoma dhe...enveristë, duke i tmerruar të tjerët që u detyruan të kuptonin të mirat e socializmit jugosllav dhe të bashkim-vllazërimit nën kujdesin e Sërbisë. Por Rankoviçpi, si njeri largpamës që ishte nuk u mjaftua më kaq: vendosi se rrerth dyqind mijë shqiptarë të tjerë na qënkeshin turq, kësisoj i dëboi për në Turqi, ku ishte atdheu i tyre i natyrëshëm...Turqia, siç dihet, i priti krahëhapur dhe i dërgoi andej nga thellësia e Kurdistanit, ku mund të kacafyteshin e të vrriteshin të qetë me rrebelët vendas.
Si rrjedhojë, duhet kuptuar se Rankoviçi, si komunist is pastër dhe shok besnik i Kryetarit, bëri ç’ishte e mundur që Kosova, Mali i zi, Sërbia dhe “Maqedonia” të pastroheshin nga elementët e rrezikëshëm reaksionarë të cilët nuk e kuptonin të mirën e sociializmit jugosllav, por mjerisht disa mëndje primitive nuk e kuptuan këtë, u ankuan tek shoku Tito, i cili, me dhimbje në zëmër e shkarkoi nga detyra!
Duhet pranuar ama se kosovarët ushqenin dhe ushqejnë një dashuri të veçantë për “nareshallin” i cili na u paraqit një ditë si pëllumb i bardhë duke thënë se gjoja nuk dinte asgjë për veprimet arbitrare të Rankoviçit! Sigurisht, shqiptarët e Kosovës e më tej, si syleshë që janë e pranuan me kënaqësi shpjegimin e mareshallit sepse , thjesht , nuk mund të benin ndryshe se është e ditur se shqiptarët nuk janë të aftë të mendojnë për veten e tyre, prandaj e bën këtë dikush tjetër për të mirën e tyre dhe kësaj radhe Kryetari bënte be e rrufe se s’kishte as dijenoinë më të vogël për “gjenocidin” që ishte kryer në Kosovë e më gjërë (ai për herë të parë dëgjonte për tridhjet mijë të pushkatuar dhe dyqind mijë të çrrënjosur nga trojet e tyre!) se atëhere ai ishte i zënë me punë dhe me udhëtime në Indi, Egjipt si dhe në Iran ku mori pjesë në jubileun e famëshmëm të Shahëve të Përsisë,,,Dihej pra se Kryetari Tito mirrej gjithnjë me punë të mëdha, vogëlsirat i bënin të tjerët, si ishte rasti i....Rankoviçit !
Por ç’i duam këto! Le të shikojmë se si sillen sot ata shqiptarët e pabindur...Siç dihet dita e 4 majit është dita e shënuar për mbarë Jugosllavinë-është dita e vdekjes të gjysmë Titos. Mos më mirrni për ters kur them “gjysmë Tito”, kur dihet se Kryetarit Tito i kishin prerë një këmbë dhe kësaj këmbë i u bë një varrim madhështor si ja ka hije një këmbë të shokut Tito. E gjithë bota ndoqi në televizion se me ç’nderime e respekt u varros këmba e Titos, ndërkohë që po ky televizion tregonte Kryetarin e lavdishëm duke pirë uiski me një dorë dhe me tjetrën të mbante një puro havaneze. O, ç’gëzim! Përderisa Titoja pi uiski dhe puro, do të thotë se do të rrojë në shekuj dhe do të drejtojë fatet e popujve të Jugosllavisë me duart e tij të forta.... Mirëpo, mjerisht kjo nuk ngjau. Kryetari Tito vdiq në lule të rinisë-sapo kishte mbushur të tetëdhjetat- dhe bota humbi figurën më të lavdishme të kohës sonë. Ishte pra dita e trishtueshme të 4 majit dhe kjo ditë u shpall ditë zije përgjithmonë për popujt e Jugosllavisë. Kësisoj pra në orën 15.05, në të gjithë vendin, kumbojnë në shënjë zije dhe nderimi, sirenat e alarmit kombëtar....dhe deri sivjet kjo gjë ka vajtur mbarë, por sivjet, ah sivjet! Prapë navcionalistët shqiptarë e nxinë këtë përvjetor të gëzuar...më falni, të hidhur doja të thoshja....Ndërsa kudo sirenta vërshëllyen si jo më mirë, ndërkohë që në Viti prej kohësh ishin marë masa përgatitore, papritur e pakujtuar atje sirenat nuk vërshëllyen Bo, bo!! Hata! Turpi madh! Pse të heshtin sirenat në Viti, kur kudo ulëritën për bukuri? Kush e kishte bërë këtë prroçkë dhe kishte prrishur sirenat pikërisht në çastin kur Kryetari Tito kishte dhënë shpirt? A mund të quhej incident ose fatkeqësi e rastit? A mund të falet një pakujdesi e tillë?!
Kurrsesi!!!
Lajmi i kobëshëm arriti në Prishtinë, pastaj në Beograd, në mbarë Jugosllavinë dhe në të gjithë botën. Çdo jugosllav i ndershëm ndieu zëmërim e neveri për këtë gjest të turpëshëm të irredentisëve dhe nacionalistëve të Kosovës. Urdhëri, pasi u bënë disa mbledhje të gjata dhe sekrete të të gjithë rangjeve e pushtetit dhe të LKJ, ishte i prerë dhe i qartë: Të gjendet me çdo kusht fajtori ose fajtorët. Një veprim i tillë nuk vë në rrezik vetëm bashkimin e vllazërimin, por vë në rrezik edhe atë, nderin e Jugosllavisë. Sekretari i Brendëshëm u vu në lëvizje. Në radhë të parë u kontrolluan të gjithata që kishin bërë ndonjë vizitë në Shqipërinë staliniste, pastaj ata që kishin shkuar jashtë shtetit në perëndim dhe kishin bërë kontakte me reaksionarët e nacionalizmit shqiptar, pastaj kontrolluan të gjithata që ksihin ndonjë farefis në anën tjetër të kufirit dhe brenda disa orëve u arrestuan dymijë e gjashtëqind e tetedhjetë e nëntë vetë si të dyshimtë. Pse ishin të dyshimtë? Ja, dikush nuk e dinte pse binin sirenat më 4 maji, dikush tjetër se nuk kishte marrë vesh se shoku Tito kishte vdekur, ca të tjerë nuk njihnin të mirat e bashkim-vllazërimit, mandej disa të tjerë nuk e dinin se po bahej diferencimi politik i Jiugosllavisë me qëru radhët e partisë nga elementë armiqësorë, madje dikush nuk e dinte se Jugosllavia na qënkej e painkuadruar vetqeverisëse! Nga përgjigjet e këtyre njerëzve-të gjithë shqiptarë dhe nja dy evgjitë- dukej qartë se ishin elementë armiq.
Kjo histori nuk ka vazhdim. Ose nuk ka mbaruar akoma. Procesi gjyqësor nuk është bërë akoma. Madje, hetimet vazhdojnë që të zbulohen lidhjet e elementëve nacionalistë me Tiranën ose me reaksionin e emigracionit. Në se nuk do të pohojnë, s’ka gjë, do t’i fabrikojnë punonjësit syçelët e sekretariatit...Nuk është hera e parë që sekretariati del faqebardhë duke fabrikuar akuza dhe fakte të tilla kundër nacionalistëve...!
Rëndësi ka se po mirren masat qysh tani që në vitin e ardhëshëm,sirenat të tingëllojnë për bukuri edhe sikur të jetë nevoja të dëbohen të gjithë shqiptarët nga Vitija që të mos ketë kush të dëmtojë ose të sabotojë ulërimat e zisë, as të shkruajë parrulla antijugosllave në muret e stallave që të rrezikojë bashkimin e vllazërimin e Jugosllavisë socialiste...
V O S K O P O J A R I Qershor 1985 .
****************************** 5 **************************
KUSH U V U Z J A R R MULLARËVE TË MONASTIRIT?
Dihet tashmë “historikisht” se një nga dëshmitë më të forta të ekzistencës së “Stara Serbisë” janë monastirët që gjenden edhe sot e kësaj dite në tokën e Kosovës. Është e qartë se këto monastirë të ngritur gjatë kohës së mesjetës, dëshmojnë plotësisht se këtu banonte vetëm populli ortodoks sërb, ose sllave dhe se shqiptarët, aso kohe ishin andej prapa Kukësit, ose në...Armeni. Mirëpo, shqiptarët si të egër e barbarë që ishin, zbritën shpejt e shpejt nga malet e Kukësit, pushtuan gjysmën e Ballkanit, dëbuan sërbët dhe turqit nga trojet e tyre shekullore dhe u ngulitën atje ku janë sot duke i mbajtur me dhunë tokat e shënjta sllave, ku janë ndërtuar kaq monastirë e kisha ortodokse të krishtera...
Ka mundësi që shqiptarët të kenë zbritur në Ballkan më vonë se turqit sepse turqit, ashtu dhe sllavët konsiderohen popuj më të lashtë të siujdhesës ballkanike kurse grekët dhe shqiptarëzt nga më të rinjtë dhe të porsaardhur nga Kaukazi, apo nga Mongolia. A nuk shpjegon kjo njëfarë lidhje gjaku ndërmjet shqiptarëve dhe grekëve? Kurse sllavët...E, ata kanë qënë denbabaden të ngulitur këtu, akoma dhe rëra e Mesdheut shpjegohet vetëm vetëm duke përdorur gjuhën sllave, ashtu si shpjegohen toponimet e lashta në Greqi e në Shqipëri...Dihet se edhe fjala monastir nga sllavishtja rrjedh, ashttu si shpjegohen edhe emrat si janë Athina, Akropoli, Afërdita, Adriatiku, Joni, Egjeu e shumë të tjera që nuk na vijnë ndërmend tani. Mjerë Ballkanin, se si do të studjohej sikur të mos ekzistonte gjuha sllave, ashtu si do të kishte mbetur edhe gjuha greke pa u shkrojtuir akoma sikur të mos kishin sjellë me vete shkronjat e tyre cirilike sllavët...e qytetëruar.? Madje dhe krishtërimi ortodosk grekëve dhe shqiptarëve, nga sllavët e lavdishëm u erdhi...
Dihet she studjuesi i mirënjohur Falmerajer i nxori të gjitha toponimet në Greqi dhe në Shqipëri me prejardhje sllave, duke filluar nga Gjirokastra, Butrrinti, Durrësi dhe Shkodra dhe deri tek Saranda, Janina, Selaniku, Patra dhe deri në Pire (edhe kënga “Djemt e Pireut” prejardhje sllave kanë pasur...Kjo nuk diskutohet!
Kjo hyrje na u duk e domosdoshme që të tregojmë se ç’rëndësi si monument kulture të lashtë kanë, pa dashur këtu të nënvleftësojmë rëndësinë e tyre fetare, monastirët e vjetër të Stara Sërbisë, sidomos duke u mbështetur në studimet objektive të shkencëtarëve dhe akademikëve të Beogradit, që dinë ngahera të thonë të vërtetën, vetëm të vërtetën...
Duhet theksuar se e gjithë teoria e ekzistencës së Sërbisë së vjetër dhe të madhe, është mbështetur fort në ekziustencën e dy tre monastirëve të mesjetës, që, po të mënjanojnë besimin tonë të thellë kristian, nuk mund të mos pranojmë se ishin bërë qëndra korrupsioni, spiunazhi dhe patjetër...reaksioni. Nuk është rastësi që turqit, ndonse nuk kishin lënë gur mbi gur në Shqipëri dhe në Kosovë, pas vdekjes të Gjergj Kastriotit, monastirt i ruajtën si syt e ballit, madje u dhanë dhe pronësi shumë të madhe, duke u zhvatur fshatrave shqiptare përreth edhe atë pak tokë buke, ose kullota që kishin. E pra duke hedhur një vështrim së kaluarës e këtyre monastirëve dhe duke i lidhur drejt për drejt me historinë e sllavëve në Ballkan, vetkuptohet se si qeveritë e mëparëshme të Gjeorgjeviçëve, ashtu dhe “komunistët” e shokut Tito i ruajtën ato si syt e ballit, duke mos cënuar as pronat e privilegjet e tyre që i kishin përfituar në mesjetë. Dhe pse t’i preknin? Përreth monastirëve nuk kishte veçse popullsi myslimane-shqiptare, t’u a jepnin atyre tokat e monastirëve? Një akt i tillë do të ishte skandal i madh që do të bënin “socialistët” e Titos në kurriz të Sërbisë, e cila ngahera është bërë viktimë... Pastaj a nuk ishin këto monastire si pika kryesore mbështetëse për rikthimin një ditë të serbëve në vatrat e tyre të lashta nga ku i kishin çrrënjosur shqiptarët e mallkuar? Pastaj si të harrohet e kaluara e lavdishmer monastirëve, kur dihet se edhe Metodi dhe Cirili kishin qënë dy murgj të lavdishëm të sllavizmit? Madje bëhen përpjekje pranë Patrikanës që të vertetoihet se këta dy shënjtorë, nuk kishin asgjë të përbashkët me grekët dhe se ishin sllavë të kulluar! Nuk e di se sa kushton një vertetim i tillë, por ata e dinë mirë...
Dihet pra se vitet e fundit këto monastirë rrethohen nga popullsi barbare shqiptare dhe me vit e shekuj vuajnë nga sulmet e pandërprera të këtyre njerëzve pa fe! Për fat të mirë, monastirët kanë pasur dhe kanë gjithmonë përkrahjen e plotë e çdo qeverie që nga koha e Turqisë e deri sot dhe kështu shqiptarët nuk ja kanë arritur qëllimit të tyre që t’i shëmbin ose t’i çrrënjosin murgjit e shënjtë. Kjo luftë nuk ka pushuar asnjëherë, si e vertetojnë dokumentat e sigurta të...Sërbisë.
Pas ngjarjeve të 81-së, kur, si dihet, irrendentistët dhe nacionalistët shqiptarë, të nxitur gjithmoinë nga Tirana dhe emigracioni reaksionar shqiptar, u ngritën dhe vunë në rrezik themelet e Jugosllavisë, duke vënë në pikpyetje akoma dhe politikën largpamëse të Kryetarit Tito për bashkim e vllazërim, gjë që akoma nuk është shojtur plotësisht. Dihet gjithashtu se qeveria federative mori masa shumë të rrepta, duke dërguar avjonë dhe tanke në Kosovë, i shtypën rrebelët irredentistë, duke mbushur rrugët me të vrarë dhe burgjet me “fajtorë” dhe kështu popullsia e pabindur shqiptare mori një mësim të mirë, që të kuptojë njëherë e përgjithmonë se sa e drejtë është politika e “barazimit” e të bashkim-vllazërimit... Dihet se pa gjak nuk bëhet asgjë dhe këtu, për hir të unitetit federatuv, u derdh si lumë gjaku i rinisë kosovare, e cila edhe njëherë ishte tregzar mosmirënjohëse ndaj shokut Tito...
Paskësaj gjendja u stabilizua në sajë të politikës së drejtë të qeverisë federative e cila, si ngahera e urtë, dërgoi policinë speciale në Kosovë, shpalli gjëndjen e shtetrrethimit, vazhdoi me më intesitet diferencimin e famëshëm dhe kësisoj, popullsia e urtë shqiptare të Kosovës u mbyll urtë e butë nëpër shtëpira, ata që nuk ishin mbyllur akoma nëpër burgjet socialiste dhe të bashkimit e vllazërimit, të kuptohemi. Kudo u përforcuan rojet, kudo mbretëronte qetësia dhe rregulli, ata që kishin punë akoma shkonin në punën e tyre kokulur, pa buzëqeshje ironike, kurse ata që nuk kishin punë, ose ishin pushuar kohët e fundit, nuk guxonin të trokisnin tek dyert e zyrave të punësimit se, si dihet, preferohen sërbët që dinë të punojn ë më mirë dhe të prodhojnë më shumë... Megjithatë aty këtu ndonjë rrugaç qëllonte me gur ndonjë shtëpi sërbi ose ndonjë arë e mbjellur me misër...
Por kudo ndrhynte me të shpejtë policia speciale, duke u a treguar vendin rrugaçëve irredentistë. Por këto ishin gjëra të vogla deri një mbrëmje vjeshte shqiptarët bënë prroçkën e tyre kriminale! Natën vonë dikush u vu zjarrin mullarëve me bar të një monastirit! E pabesueshme! E tmerrshme! Si është e mundur me u djegë bari i monastirit të shënjtë, dhe kur? Në vjeshtë kur nuk ka ma bar me kositë! Qëllimi i armiqve ishte i qartë. Donin me lanë kafshët dhe murgjit pa ushqim. Do të thoni se murrgjët nuk hanë bar të thatë, por...por nejse! Ka të ngjarël të hanë ushqim të tillë murgeshat, ku me ditë?
I gjithë aparati shtetëror, si zakonisht, u vu në lëvizje. Që nga Kryetari Ali Shukriu dhe deri tek Dollanci me forcat speciale policore, lëshuan kërcënime e mallkime për armiqtë e bashkim vllazërimit dhe menjiherë urdhëruan një...diferencim të ri. Dhe, për fat të mirë, në fund u kap dhe fajtori dhe televizioni i Beogradit dhe i Prishtinës dhanë lajmin, gazmor ,afërsisht kësisoj:
“Pas shumë hetimesh të lodhëshme të forcave të sekretariatit të punëve të brendëshme dhe si u muarnë në pyetje shumë të dyshuar si irrendentistë e nacionalistë shqiptarë u zbulua djegësi i rrezikëshëm të mullarëve të monastirit të shënjtë...Ishte A.P., 29 vjeç, i papunë, i cili, duke mos kuptuar gjendjen e vështirë ekonomike të krahinës dhe domosdoshmërinë e qëndrimit papunë të shumicës së rinisë kosovare, tha se donte me u hakmarrë kundër sistemit tonë socialist-vetadministrues, duke djegë mullarët e monastirit të shënjtë... Tha se kishte dhjetë dele dhe nuk kishte ku me i kullotë se barin e mirrnin murgjit për bagëtitë e tyre, madje kishte pas arrogancën me shku tek igumeni me u kërku pak bar për dimër dhe si asht e natyrshme igumeni refuzoi, këtë kërkesë arrogante, sidomos për delet e një myslimanit të pafe...Ky, nga inati, shkoi natën dhe u vu zjarr mullarëve! Pas këtyre pohimeve që nuk janë dhe kaq bindëse- igumeni nuk pranon se ai i kishte kërku bar për delet e tij- kërkohet me u gjetë lidhjet e tij me agjenturat e huaja, kryesisht me Tiranën staliniste dhe me emigracionin reaksionar, mbasi dihet se akte të tilla nuk e kyren dikush me kokën e tij...por me urdhër nga jashtë me u ba përpjekje për me destabilizue vendin tonë që jeton në paqe e lumturi... Hetimet vazhdojnë ditë e natë dhe patjetër, ma vonë do të kemi fakte bindëse për lidhjet e të arrestuarit me agjenturën e jashtme..” .etj., etj,. E të tjera...
Armiku i rrezikëshëm i mullarëve u dënua vetëm 12 (dymbëdhjetë) vjet burg!
Kjo tregon se sa e butë tregohet drejtësia jugosllave ndaj armiqve të brendëshëm...
V O S K O P O J A R I Korrik 1985.
**************************** 6 ********************************
M A B D A R I N A T E S H O K U T T I T O.. .
Mendoja se nuk ishte nevoja t’u flas përsëri për shokun Tito, mbasi
shumnë a pak të gjithë e kemi njohur të kaluarën e tij heroike, ashtu si u njohëm me hollësi për vdekjen e tij nga sa flitet e shkruhet jo vetëm në shtypin e Jugosllavisë, por dhe në atë botëror. Shoku Tito ka qënë njeri i madh! Udhëheqës i madh. Revolucionar i madh. Komandant i madh. Internacionalist i madh: Njeri me zëmër të madhe, të artë. Ishte njeriu që kishte fituar respekttin dhe nderimin jo vetëm në Lindje e në Perëndim, por edhe në botën e painkuadruar, themelues i së cilës ishte vetë Titoja bashkë me Naserin dhe Nehrunë. Më vonë dhe vetë Mao Ce Duni- si kishte bërë Hrushovi më parë- i dha dorën duke shprehur admirimin e tij dhe dëshirën me qënë miq të ngushtë. Sigurisht si Hrushovi, ashtu dhe Mao, prenë lidhjet me atë vend të egër buzë Adriatikut që kaq shumë u kishte rënë në qafë Jugosllavisë, Rusisë dhe...Kinës. Kaq u bënte në se vdisnin nga uria nja tre milionë shqiptarë, por për këtë përgjegjësinë e kishte domosdo kokfortësia primitive patriarkale e Enver Hoxhës që ëndërronte të bëhej udhëheqës....botëror! Por sikur u larguam nga tema jonë. Shoku Tito i kishte të gjitha vetitë e cilësitë e një “liderit” të botës së tretë: Ai lëvizste një herë nga lindja, njëherë nga perëndimi dhe kur u a donte nevoja e këtyre të dyve vraponte në Botën e Tretë dhe me këshillat e tija të urta, bindte popujt që të mos ankoheshin, të mos protestonin të mos kërkonin bukë të tepërt, por të qëndronin urtë për hir të paqes të mirëqënies dhe, sidomos për hir të...bashkekzistencës paqësore. Madje i nxiste popujt të mirrnin si shëmbull “Bashkëjetesa “ vllazërore të popujve të Jugosllavisë (këtu bënte sikur harronte shqiptarët e egër dhe të pabindur) Ishte pra, tamam një zjarrfikës botëror...
Ishte njeri i dashur në lindje dhe në perëndim. Prandaj mirte nga lindja rubla dhe nga perëndimi dollarë. Jugosllavia po ngrinte mirëqënien e së ardhmes e mbështetur fort në borxhet e jashtme. Dihet se të gjitha vendet që janë mbështetur në kreditë dhe borxhet e jashtme kanë bërë prokopi tëë hatashme. Si shëmbull tipik mund të sjellim vendet e Amerikës Latine... Polonionë, Rumaninë dhe vendet e Afrikës e të Azisë dhe kështu me radhë. Tito ishte një “lidert” largpamës. Kur mirte borxhe nga Amerika thoshte si thonë të gjithata që marrin dollarë borxh: “Hë more se mos do të na i kërkojë ndonjëherë Amerika t’i japim prapa? Le të paguajmë tani vetëm kamatën dhe pastaj shohim e bëjmë! Ç’t’i bëjë ajo dollarët që na jep neve? Një ditë do të na i falë!” dhe kalonte kohën duke u argëtuar e duke bërë udhëtime të bujëshme. Është e vërtetë se sa rronte shoku Tito, nuk kishin filluar t’i kërkonin Jugosllavisë (as Polonisë, kurse Çaushesku vendosi t’i çlyente vetë duke u rrejpur dhe atë pak lëkurë që u kishte mbetur rumunëve!) dollarët e marrë hua dhe ai kalonte për bukuri duke udhëtuar e duke u argëtuar me gra të reja dhe të bukura, madje la Jovankën kur ai kishte mbushur tetëdhjetë vjeç dhe u martua me një njomzake njëzetvjeçare e Baletit të Beogradit. Kuptohet tani pse është kaq e madhe mirënjohja e popujve të Jugosllavisë ndaj shokut Tito, i cili, si flitet, po të rronte disa vjet akoma do ta kishte falimentuar krejt ekonominë e Jugosllavisë me udhëtimet e tij luksoze...
Këto i thonë patjetër gjuhët e këqia. Popujt u hidhëruan shumë kur ai vdiq duke pirë uiski. Sigurisht, po këto gjuhë të këqia, thonë se ata që u gëzuan ishin sërbët, se ai ishte kroat...Sigurisht gjatë kohës së sëmundjes komunikatat mjekësore ishin të përditëshme dhe të hollësishme. Çfarë tha, çfarë kërkoi, si sillet shoku Tito: Madje u komunikua se kërkoi me u taku me bashkëshorten e re- qante e pikëlluar e shkreta!- me të cilën qëndroi disa minuta vetëm me të (mjekët nuk thonë se ç’u bë në ato minuta, as në se shoku Tito ja bëri atë punë gruas së re!). por thoshin se në filan orë shoku Tito tymosi një puro, pastaj kërkoi një gotë uiski. Edhe kur dha shpirt ishte tuj pi një gotë uiski skocez...
Kosovarët kanë arsye të shëndosha t’i jenë së tepërmi mirënjohës mareshallit. Pse? Sdepse ai u vu në zverk Rankoviçin, por kur e pa se po e tepronte me spastrimin e Kosovës nga reaksionarët dhe “turqit”, ai e hoqi nga funksioni.Puna e Kosovës është si puna e atyre që shpërthejnë një luftë, vriten me mijra e qindra mijra njerëz të pafajëshëm dhe një ditë vendosin të bëjnë paqe. Ç’bahet atëhere? E., akademia suedeze vendos t’u japë ndërluftusesve që bënë paqe, çmimin Nobel për paqe! Nuk ka si e filluan luftën, por si e mbaruan. Kështu edhe kosovarët e dinë mirë se Rankoviçi kishte qënë zagar i Titos, por këtë zagar, kur u pa se kafshonte së tepërmi, e nënjanoi vetë shoku Tito! Nuk ka rëndësi se ndërkohë ishte shfarosur e çrrënjosur një e katërta e popullsisë shqiptare të Jugosllavisë. A nuk meriton pra dashurinë e kosovarëve? Sigurisht po! Ashtu si do ta meritojnë nesër edhe ata që e shtypin sot, si janë Harleviçi dhe Dollanci, kur nesër do t’u a hedhin të tjerëve përgjegjësinë. Kështu bahet ngahera e kudo. Akoma dhe Ingliterra sakrifikoi Idenin e lavdishëm për luftën e humbur të Suezit...
Udhëheqja jugosllave e njeh mirënjohjen e popullit kosovar prandaj çdo vit të ri vendosi t’i bëjë një dhuratë simbolike por të çmuar. Për këtë dhuratë të shënjtë u shkrojt në shtyp, në faqaet e para me shkronja të mëdha, televizioni bani disa emisione të veçanta, radioja foli në të gjitha gjuhët ditë me radhë për këtë “gjest” madhështor. Popullit kosovar pra i është ba një nder i madh. Shoku Tito edhe pas vdekjes po i dërgonte dhuratën e tij të çmuar, dhuratë të cilën u dërgohej vetëm kosovarëve...
Ja ç’thoshte shtypi dhe radiotelevizioni jugosllav, si dhe agjensia e lajmeve TANJUG: (bota mbeti gojëhapët nga habia dhe nga bujaria e....shokut Tito, pas vdekjes!)
“Me rastin e vitit të ri 198... qeveria jugosllave. Lidhja e Komunistëve të Jugosllavisë etj., etj. Vendosën me i ba Kosovës një dhuratë shumë të vyeme...Me i dërgu azilit të pleqve të Prishtinës 60 (gjashtëdhjetë) kilogram(kg) mandarina nga kopshti i shokut Tito. Asht e ditun se në një nga kopshtet e vilave të Kryetarit Tito, janë mbjellë mjaft rrënjë agrume, ndërmjet të cilave dhe mandarina mesdhetare nga ku hante dhe vetë shoku Tito.Kësisoj, sivjet, Qeveria Federative, K.Q. i LKJ, vendosën që nji pjesë të këtyne mandarinave, me u a dërgu pleqve të nderuar të Kosovës në shënjë respekti që ushqen i gjithë, populli kosovar për ta. Populli i Kosovës edhe njiherë do të shprehë mirënjohjen e tij të thellë ndaj liderit të shquar të popujve të Jugosllavisë dhe të kujtojnë kujdesin e tepruar që shoku Tito kishte treguar për popullsinë shqiptare e cila mbështet fuqimisht urdhëresat e Tij për bashkim e vllazërim... Qoftë i përjetëshëm kujtimi dhe lavdia e shokut Tito...”
Dhe më poshtë lexojmë reportazhin e gazetarit:
“Gëzim dhe hare në Kosovë. I madh dhe i vogël festuan Vitin e ri si kurrëndonjëherë tjetër, mbasi sivjet, megjithë ngricën e madhe të motit të keq, u ëmbëlsoi shpirtin dhe stomakun dhurata e madhe: hëngrën të gjithë nga një kokërr mandarinë e shokut Tito...Ja një intervistë karakteristike me një të moshuem të azilit të Prishtinës:
“Si e festuat Vitin e Ri sivjet?”
“Besa, mirë fort...”
“Ma mirë se vitet e tjerë, a?”
“Jam për herë të parë në azil dhe nuk e di për vitet e tjerë..”
“A ke hangër herë tjetër mandarina të shokut Tito?”
“Nuk kam hangër as të shokut Tito, as ndonjë mandarinë tjetër...”
“Për herë të parë ha mandarina dhe ato janë nga kopshti i shokut Tito. A të pëlqyen?”
“Nuk e di, për atë zot...Nuk munda me i shiju...”
“Si nuk munde? Nuk dëgjove të se ju dërguan 60 kg mandarina mga kopshti i Tij?”
“E dëgjova, e dëgjova. Alahile, mësuam se ato i ndanë ndërmjet tyne ata të administratës dher ne nuk u a pamë ngjynën...Njashtu, ata kanë shije ma të holla...”
Këtu u ndërpre intervista. Megjithatë agjensia e lajmeve Tanjug dhe gazetat nuk mundën të mos shfaqnin indinjatën e tyre ndaj irredentistëve mosmirënjohës që edhe pas këtij aktit vëllazëror, u përpoqën të akuzonin burrat e ndershëm sërbë të administratës se gjoja përvetësuan mandarinat... Dhe sikur nuk mjaftonte kjo një natë u mbushën muret e shtëpive dhe stallave e fabrikave me parrulla, si këto: “KPSOVA REPUBLIKË!” “TË VIHET NË FUQI KUSHTETUTA JUGOSLLAVE EDHE NË KOSOVË!” “LIRONI TË BURGOSURIT E PAFAJËSHËM!”
Ç’turp o Ç’turp! zot!
Një intervistë e re që mori televizioni me një plak të azilit të Prishtinës:
“Si të duket jeta në Jugosllavi?
“Pashë nerin, nuk kam shku në të tërë Jugosllavinë...”
“A je i kënaqun nga azili?”
“Unë a? Pashë nderin, nuk mund me ju thanë...”
“Si ju duken parrullat që shkruajnë do rrugaçë nëpër mure?
“Cilat, a? Ato që thon “Kosova Republikë” a?
“Ato dhe të tjera si këto...”
“Zoti na ruajt, këto janë punë kalamanjsh...por, allahile, pse kaq zallahi për kurrgja? Ju jini njerëz të mirë...Jepuani atë dreq republikë që me pushu dhe ata me ndotë muret...Un, si ma i vjetër kështu mendoj, me shiku pastaj se ç’do ta bajnë këta kopila republikën...”
Edhe kjo intervistë u ndërpre këtu. Nuk e dimë në se ja mbyllën gojën plakut me ndonjë mandarinë të shokut Tiuto, apo me...dheun e Kosovës...
V O S K O P O J A R I Qershor, 1985
******************************* 7 *******************************
T U L L U M B A C A...
Kushdo prej nesh ka pasur rastin të dëgjojë, të lexojë ose të shikojë me syt e tij metodat bashkëkohore në drejtim të spiunazhit, të përgjimit, ose dhe të propagandës; p.sh. amerikanët përdornin para vitesh avionin U 2, ashtu dhe rusët diçka të përafërt, ma vpnë vunë në lëvizje njëri satelitet, tjetri sputnikët, mjetet elektronike dhe kështu me radhë derisa arritën në pikën e sotme sa të duket e pabesueshme që dikush të ketë sekrete ushtarake nga tjetri. Nuk e e di sa e mirë ose e keqe është kjo epokë ku as në shtëpinë tënde nuk ke mundësi të mbash të fshehta- e shikoni, kur shërbimi informativ e ka të nevojëshme të fut në shtëpi disa “pleshta”-thjesht mikrofona-, ose të ndjekin bashkëbisedimet telefonike dhe kështu e di se çfarë gatuan (në se gatuan diçka!) çfarë ha në mesditë e në darkë. Duke ndjekur rregullisht dietën familjare dhe...ato bashkëshortore.
Sigurisht Shqipëria staliniste nuk pretendon të ketë avjonë, as satelitë, as mjete elektronike të prodhimit të fundit (ajo ka spiunët e saj në çdo familje, kësisoj i ndjek të gjitha në mënyrë të natyrëshme gojë më gojë...) prandaj vepron në mënyrë “primitive”, ndonse këto veprime janë tepër dinake, aq sa të vënë në lëbvizje të tërë sekretariatin e punëve të brendeshme të Jugosllavisë. Kur dihet se sot të gjithë ruhen nga mjetet moderne elektronike, mjetet gjoja “primitive” që përdorin ato shtete që nuk disponojnë mjetet bashkëkohore, janë shumë herë më të rrezikëshme sepse kalojnë pa u vënë re, madje as sekretariatit nuk mund t’i vejë mëndja tek marifetet dinake të shqiptarëve. Për këtë arsye forcat popullore të mbrojtjes të rendit socialist dhe të bashkim vllazërimit, janë kapur në befasi prandaj po tregohen tepër syçelët sepse nuk janë më të sigurtë se nga ku dhe si do t’i sulmojë armiku i egër e dinak që sot për sot janë Shqipëria dhe emigracioni reaksionar shqiptar në Perëndim, pa harruar bashkëpunëtorët e tyre brenda Kosovës...
Nga të ruhesh më parë? Ku ta dish se ku do të sulmojë një armik primitiv dhe dinak me mjete...moderne? Ja, në një fshat të vret dy lopa e një viç, në një tjetër të djeg mullarët me bar të monastirit, në një tjetër një plak brutal kap një plakë sërbe prej flokësh, pa pikë respekti, disa të tjerë nxijnë muret me parrulla nacionaliste, kurse disa rrugaçë qëllojnë me gurë shtëpitë e nderuara të sërbëve të qetë. Duket se koha jonë është koha e turbullirave dhe armiku duke parë stabilitetin e fortë të rendit socialist jugosllav, po përpiqet të krijojë pasiguri dhe të përçajë bashkimin e vllazërimin e popujve. Këto, patjetër i njohin mirë forcat e rendit të Jugosllavisë dhe ruhen mirë. Jugosllavia ka forca të shëndosha mbrojtëse si janë trupat e milicisë, të policisë speciale, të ushtrisë së blinduar të cilat përbëhen në përgjithësi nga trupa të rekrutuara në Sërbi, si rrjedhojë janë të gjithë sërbë (kush do t’i besonte armën një shqiptarit për të ruajtur rendin?)
Thamë se vështirësitë janë shumë të mëdha në kësi rastesh sepse nuk di nga të ruhesh më parë, se ku ta dish se si mendon një mendje primitive dhe ç’metoda do të përdorë që të ta hedhë dhe të të dëmtojë. Shqiptarët kanë dhe një zakon të jashtzakonëshëm dhe të lashtë me komuniku ndërmjet tyre: atë të kushtrimit. E dini ç’ashtë kushtrimi? Ja, malësorët, duke mos pasë telefon, apo sirena luftarake, thërrasin mal me mal e kodër më kodër, tuj lajmëruar brenda një kohe të shkurtër bashkatdhetarët e tyne dhjetra dhe qindra kilometra larg dhe të egër si janë, ngrihen menjiherë të gjithë dhe zënë shtigjet e qafat, ku luftojnë kundër armikut të tyne derisa vriten të gjithë, ose derisa armiku i tyne që sulmon të thyejë qafën e të largohet nga malet e tyne të egra...shkrepa shkrepa... Mirë me armikun, por me mikun? Se nuk ka dyshim se sërbët gjatë gjithë shekujve vinin si miq për kokë në trojet e shqiptarëve. Por ku t’i kuptojnë ato ndienjat miqësore e sërbëve! Jipnin kushtrimin dhe ngriheshin të gjithë më këmbë, banin luftra të përgjakëshme si ajo e grykës së Kaçanikut, apo të Hasit e të Grudës....Kush mund të harrojë Mic Sokolin, Azem dhe Shote Galicën dhe shumë të tjerë kësi kryefortë që nuk kuptuan askurrë mirësinë paqësore të sërbëve, të cilët sillnin kulturën me vete, qytetërimin, zhvillimin, bollëkun dhe...frigoriferët e Gjermanisë Perëndimore! (ndonse aso kohe nuk ishin shpikur akoma frigoriferët...) Nuk kuptojnë se në se Shqipëria ishte ba republikë e shtatë e Jugosllavisë, malësorët do të mundin me pi koka kolla, uiski e shumë sende të tilla qytetëruese. Por, zoti na ruajt nga njerëzit primitivë! Dhe me qënë se zoti nuk ka kohë me na ruajt sepse edhe Ai duket ta ketë mendjen tek mjetet moderne elektronike, shikon të ruajë veten nga ndonjë satelit apo sputnik, në Jugosllavinë socialiste e ban këtë punë të vështirë sekretariati i brendëshëm, e mirënjohura UDB-ja e cila është simotër e KGB-së ruse, madje aty këtu këshillohet dhe me CIA amerikane...
Por, ku ta marrësh me mend se ç’do të bëjë armiku? Ditën e 1 Majit në Jugosllavinë socialiste festohet me të madhe. (të njëjtën gjë bëjnë dhe ata të Tiranës!) Bahen mbledhje, parakalime, mbahen fjalime të bujshme për lumturinë e të drejtat e puntorëve si dhe për solidaritetin e proletariatit dhe shumë gjëra të këtij lloji. Një ditë më vonë, në periferi të Pejës u gjend një tullumbacë me ngjyrë kuq e zi me parrullën armiqësore: Kosova Republikë! A e dini se ç’është tullumbaca? Sigurisht të gjithë kemi parë se si i mbajnë kalamanjtë në duar dhe i lëshojnë në ajër, sidomos ditët e festave.
Kësi tullumbacash e kanë zakon të lëshojnë në lojnat Olimpike dhe në ditën e 1 majit në Tiranë. U duk qartë se ishte lëshuar nga Tirana se ishte i prodhimit të vjetër kinez dhe dukej se stalinistët i ruanin në ndonjë depo...E pra si u gjend një tullumbacë me ngjyrat e flamurit shqiptar në periferi të Pejës? Menjëherë u dërgua në laborator që të bëheshin analizat kimike se ku ishte prodhuar tullumbaca, Ndërkohë, para se të dilnin rezultatet e analizave u arrestuan nja dyqind-treqind shqiptarë të dyshuar për irredentistë nacionalistë. Sigurisht analizat treguan se ishte prodhim kinez, si rrjedhojë provokacioni ishte bërë nga Tirana...Balloni pra kishte ardhur q’andej me ndihmën e ndonjë agjentit stalinist në Pejë. Të gjitha forumet, e larta partiake dhe të pushtetit si në Kosovë, Sërbi dhe në Beograd bënë mbledhje të ngutëshme dhe u dha urdhër të hetoheshin sa më shumë kosovarë të dyshimtë që të çrrënjosej fara e keqe e armikut. Dukej qartë se stalinistët e Tiranës kishin shpikur një armë të re propagandistike me prrishë stabilitetin jugosllav. Kush mund ta marrë me mënd se ç’metoda të tjera të rafinuara do të përdorin në të ardhmnen? Me një fjalë, shqiptarët primitivë u a kishin hedhur satelitëve dhe sputnikëve. Një gjë ishte e qartë: duhej zbuluar sa më parë ndonjë grup terroristësh-irredentistë shqiptarë që u shërbenin armiqve të betuem të Jugosllavisë socialiste.
Radiotelevizioni dhe shtypi jugosllav filluan një fushatë të gjërë që të bindë edhe njëherë shqiptarët e Jugosllavisë, se të gjitha prapësitë e mbarë vendit i viinin nga ndërhyrjet e jashtme, se duhej me u forcu syçelësia sepse armiku ishte tepër i pabesë, dinak, i egër dhe i...rafinuar. Propaganda me tullumbacën ishte një marifet djallëzor dhe dëëshmonte për këtë ndërhyrje të pafytyrë në një ditë kur njerëzit festonin 1 majin... A nuk ishte e qartë se bëhej thirrje për copëtimin e Jugosllavisë? Me këtë motiv u arrestuan mjaft njerëz të dyshuar për bashkëpunim me armikun të cilët dukej se e kishin parë tullumbacën në ajër dhe nuk kishin lajmëruar menjiherë forcat e aviacionit të Ushtrisë Popullore me asgjësu mjetin propagandistik para se të binte në tokë... Në shtabin e përgjithëshme të ushtrisë u bë një mbledhje urgjente ku u akuzuan forcat mbrojtëse kufitare dhe radarët se nuk kishin marrë masa paraprake që të mos shkelej hapësira ajrore e vendit. Që atë ditë ama u vunë në alarm të gjitha pikat e radarëve, megjithëse nuk e dinin në se kapeshin tumbullacat nga këto mjete që tekefundit ishin mjaft të vjetëruara. Ndërkohë u shkarkuan nga detyra disa oficerë me origjinë shqiptare qe kishin mbetur akoma në radhët e udhtrisë. Nga ana tjetër, ministria e Punëve të Jashtme, ftoi ambasadorin shqiptar në Beograd ku i dorëzoi këtë notë proteste serioze, ku thuhej:
“Qeveria e Republikës Federative e Jugosllavisë, proteston në mënyrë të rreptë pranë qeverisë shqiptare, për ndërhyrjet e njëpasnjëshme të Shqipërisë në punët e brëndëshme të Jugosllavisë.Rasti i fundit është hedhja dinake të një tullumbace të prodhimit kinez, me parrulla antijugosllave, në drejtim të territorit jugosllav. Ky akt i shëmtuar, dënoihet me indinjatë nga popujt jugosllavë, i cili dëshiron marrëdhënie miqësore fqinjësore me Shqipërinë. Për keqësimin e marrëdhënieve të të dy vendeve, përgjegjësi të plotë mban pala shqiptare...”
Si ambasador ashtu dhe pushtetarët e Tiranës fërkonin sytë nga habia! Kur kishin ndërhyrë ata në punët e Jugosllavisë dhe nuk e kishin marrë vesh as vetë? Ata nuk ja kishin ngenë Kosovës- aty këtu botojnë ndonjë artikull në Zërin e Popullit duke dënuar gjoja shtypjen e shqiptarëve nga sërbët, por vetëm kaq! Kufirin ata e ruanin mirë, shumë më mirë se jzugosllavët se e dinin se edhe ata shqiptarë të Kosovës që përpiqeshin të arratiseshin në Shqipëri, nuk ishin veçse agjentë të UDB-së.. Pastaj ku dreqin kishte mbetur ajo tullumbacë e prodhimit kinez, kur këta e kishin thyer qafën prej kohësh nga Shqipëria? Sidoqoftë në Tiranë u shqetësuan se mos ky ishte një provokacion i ri i revizionistëve jugosllavë në bashkëpunim me imperisalistët dhe socialimperialistë...Edhe ata shkarkuan disa oficerë nga detyra dhe i internuan në Grabjan se nuk e kishin vënë re tullumbacën e mallkuar. Ka mundësi të ishte një akt armiqësor të vetë kinezëve të Tenit.
VO S K O P O J A R I, Qershor 1985.
********************************* 8 *****************************
S H T I M I I P O P U L L S I S Ë
Rreziku kryesor që sot i kanoset Jugosllavisë socialiste, është patjetër ritmi i shpejtë të popullsisë, sidomos me shtimin e pakontrolluar të popuillsisë shqiptare. Mbledhje, konferenca, debate, diskutime, akoma dhe grindje janë zhvilliuar në mbarë institucionet jugosllave dhe zhvillohen përditë që të gjejnë shkakun e kësaj të keqe. Është e qartë se e keqja e inflacionit, të vjedhjeve, të fatkeqësive automobilistike-rrugore, të borxheve, të gjitha këto mund të përballohen prandaj nuk kanë tërhequr vëmendjen kaq shumë në administratën federative; çështja e shtimit të popullsisë shqiptare në Kosovë e në gjërë (atje kemi dhe kombësi të tjera por nuk vërehet një shtim i tillë i popullsisë, përkundrazi në mënyrë enigmatike, po pakësohen!) përbën një nga dhimbja e kokës dhe një mister i pazgjidhëshëm për udhëheqësit krahinorë dhe federativë. Qeveria qëndërore dhe sjo krahinore kanë bërë të gjitha përpjekjet deri tani që kjo popullsi primitive jo vetëm të mos shtohet, por të pakësohet, madje mundësisht të zhduket fare. Kjo farë e keqe as që don të përparojë dhe të sllavizohet, por i qëndron besnike me kokfortësi islamizmit të rrezikëshëm Dihet se sa masa konkrete kanë marrë sërbët e shkretë që këto treva të spastrohen nga barbarët, janë të njohura dëbimet masive para luftës, duke i dërguar shqiptarët andej nga ku kishin ardhur, domethënë në thellësi të Anadollit Por edhe koha e lumtur e Rankoviçit nuk harrohet! Thuhet se ai theri e vrau rreth tridhjet mijë dhe çrrënjosi dyqind mijë të tjerë, por megjithatë kjo popullsi e malkuar nuk do e nuk do të pakësohet! Këta u vranë ose u dëbuan se dyshohej se punonin për të krijuar “Shqipërinë e Madhe”, duke i qëndruar besnik parrullës famëkeqe të fashistëve dhe të ballistëve. Por nuk u mjaftuan më kaq! Me mijra të tjerë u dërguan të punësohen në Gjermani e gjetkë dhe këta. Në vend qeë të degdisen drejt Turqisë, kthehen përseri në trojet e “tyre”...
Si rrjedhojë, duke parë të gjitha këto masa “produktive” të udhëheqjes jugosllave dhe të sërbomëdhenjve, do të priste ndokush pra që kjo popullsi më se nuk do të zhdukej, të paktën të pakësohej.. Jo bre, jo! Shtohen nga dita në ditë si milingonat! 800.000 (tetëqind mijë) llogariteshin shqiptarët e Jugosllavisë (Kosovë e Metohi) afro 2.000.000. (dy milionë) janë sot në Kosovë, “Maqedoni” e Mal të zi, dhe kjo me një regjistrim të mangët nga organet kopetente jugosllave..(D.m.th. mund të jenë më shumë? Zoti na ruajt!) A nuk është një enigmë e pazgjidhëshëm kjo? Por më e keqja, megjithë regjsitrimi që i paraqet kaq shumë, janë shumë ata që thonë se janë shumë më tepër se regjistruesit jugosllavë i kanë manipuluar regjistrimet si e kanë zakon ata. Thonë se regjistrat e v sakta i mbajnë sërbët në sirtarët e tyre dhe hajde merre vesh se sa shqiptarë janë regjistruar me kombësi tjetër, duke u paraqitur si sërbë dhe turq, ose evgjitë...
Ç’të bëjnë sërbët e gjorë? A nuk duhet të alarmohen? Kështu filluan debatet, diskutime e grindjet, si thamë më sipër. “Shtimi i popullsisë shqiptare të Kosovës bahet sepse popullsia e ksaj krahinë, ashtë tepër e prapambetun dhe njerëzit nuk janë informu për fatkeqësinë që sjell shtimi i...popullsisë. Për këtë arsye duhet me hapë sa më shumë shkoll, të ngrejmë fabrika, të ndërtojmë rrugë për komunikacion të rregullt, të ngremë nivelin e jetesës që me arrit nivelin e Kroacisë apo të Sllovenisë motra, ose të paktën të Sërbisë mëmë që të ndalet shtimi i popullsisë.” thonë, me pak fjalë kosovarët dinakë duke shpresuar se do të zënë në kurth sërbët mëndjemprehtë, me i ndihmu akoma më shumë ekonomikisht. Atje kërcen shkencëtari (supozohet se është i tillë) sërb dhe çirret:
“Këto janë pallavra dinake...Kështu kanë qënë kurdoherë shqiptarët, dinakë dhe dembela....Pse na qënkan prapa ekonomikisht kosovarët? Sepse janë dembela, nuk punojnë, presin të punojnë popujt e tjerë (si bënin malazezët qëmoti!) dhe të rrinë rehat e të pjellin papushim fëmijë. Shkaku i së keqes duhet kërkuar gjetkë: Është propaganda “Kosova e pastër etnikisht” që i nxit shqiptarët, ose më mirë shqiptarkat, të lindin kaq fëmijë... Ndërsa sërbët lindin sa më pak fëmijë për mirëqënie, ashtu si bajnë kroatët, maqedonasit, malazezët dhe sllovenët, shqiptarkat lindin çdo ditë (këtu qeshim pak se nuk është dëgjuar që një grua, qoftë shqiptarkë, të lindë çdo ditë..!) Duhet kërkuar të keqen në rrënjë. Duhet me i ndali shqiptarkat të pjelliin, madje duhet pas kujdes mos bajnë dhe ...binjakë! Ç’do të bahet kështu? Ndërsa “ata” shtohen tanët pakësohen, gratë tona sikur janë shterpa, nuk po pjellin ma shumë se dy fëmijë....”
“Me leje?” kërkon fjalën një kroat “Unë kam një propozim gjenial. Meqënëse nuk mundim me i bindë shqiptarkat të mos pjellin ma, pse nuk pëpiqemi të bindim gratë sërbe që të pjellin dhe ato po aq fëmijë sa shqiptarkat?”..
Kstu, sigurisht, dikush qeshi, por jo sërbi. Ndoshta ishte ndonjë slloven mëndjemadh. Por ma i zëmëruem nga të gjithë ishte sllavomaqedoni. Ky s’mbahej fare. Duke ja kaluar sërbit, kërkoi me u ba një ligj që çdo shqiptarkë që do të lindte ma shumë se dy fëmijë do të dënohej me ...pushim nga puna. Këtu qeshi përfaqësuesi i krahinës autonome:
“Nga cila punë do ti pushoni, shoku koleg? Ato janë pa punë prandaj pjellin!”
Por sllavomaqedonasi nuk mbahej.; kërkoi të mirren masa shumë të rrepta, madje të arrihet deri në ndërprerjen e pensionit të prindërve dhe, pse jo dhe me burgim të randë.
“Nuk asht e mundun” shtoi sllavi i Maqedonisë- me leju shtimin e popullsisë shqiptare sepse kjo nuk ngjet vetëm në Kosovë por edhe në Mal të zi e “Maqedoni”: Republika jonë rrezikohet ma shumë se të gjithë se kështu si pjellin shqiptarkat , pas disa viteve do të jenë ma shumë se ne...Rrezikohet pra popullsia vëndase autoktone se siç dihet shqiptarët jan ardhacakë, ma keq se evgjitët(më falni, romët dejsha me thanë!) dhe vllehët. Kësisoj rrezikohet drejtpeshimi e republikave tona nga një turmë njerëzish të pakulturuer e të paqytetëruem... Mandej neve në “Maqedoni” na preukupon dhe çështja e vëllazneve tanë në Greqi, të cilët shtypen barbarisht nga shovinistët e pafytyrë grekë..., po ashtu dhe vllaznit tanë në Bullgari. Tash mendojmë me ba një mbledhje “shkencore” në Shkup ku do të faktohet se e gjithë Grteqia e veriut, duke përfshirë dhe Selanikun, banohet prej shekujsh-që në kohën e Aleksandrit të Madh i cili nuk diskutohet se ishte sllav ...- me sllavomaqedonas, madje dhe vetë Aristoteli fliste e shkruante maqedonisht me shkronja cilirike... Por “maqedonas” nuk kena vetëm në Bullgari e Greqi, por dhe në atë shtet të vogël, që i u shojtë nami, Shqipëri...Edhe atje shtypen barbarisht dhe jo si ne sllavët që i përkëdhelim bashkëkombësit e tyne...Dihet se radiotelevizioni i Shkupit dhe gazeta jonë shumë e mirë dhe obkjektive “Nova Maqedonia” flasin e shkruajnë herë pas herë për të drejtat tona në territoret e këtyre tre shteteve të Ballkanit ku theksohet se patjetër duhet krijuar “Maqedonia e Madhe”, ashtu si na e do zëmra dhe duhet thanë se ne të gjithë more vëllezër rrezikohemi nga shtimi i pakontrolluem të popullsisë barbare shqiptare, nga irredentistë dhe shovinistët shqiptarë, sidomos të emigracionit reaksionar”
Fjalët e fundit u duartrokitën nxehtësisht nga sërbët, malazezët, sllavomaqedonasit e të tjerë. Kroatët dhe sllovenët nënqeshnin me ironi dhe hidhërim, (ku me ditë!) dhe ndërsa ata pak shqiptarë që mirrnin pjesë rrinin kokulur si të turpëruar,si ata fëmijët që kanë bërë një prapësi në shtëpi, dhe nëna i qorton. U ngrit malazezi:
“Jam plotësisht dakord me shokun maqedonas...Vendi ynë po rrezikohet nga nacionalizmi i tërbuara shqiptar.. Jo shokë, nuk mund me duru ma tej... Rrezikohet bashkimi i vllazërimi i popujve të Jugosllavisë.. Ç’ka me u ba kur pas disa viteve, kur shqiptarët do të bahen tre milionë vetëm në Kosovë? Do të kemi ma shumë se pesë milionë shqiptarë në gjiun e familjes së madhe jugosllave. Mund me e marrë me mënd të nderuar shokë? Kur ne në Mal të zi do të jemi akoma pesëqind mijë.. dhe ju maqedonsait po kështu, ata do të mundin me marrë pushtetin se do të kenë shumicën e popullsisë, kurse Sërbia e nderuar do të detyrohet me u shty drejt veriut, dhe ne do të jemi në mëshirën e këtyne barbarëve të pafytyrë... Se mos kemi Nënën Rusi këtu afër që të na japë një dorë ndihmë si ngahera e banin Carët e lavdishëm::? Jo, nuk të durohet kjo! Unë prpopzoj të mirren masa të rrepta që të ndalet shtimi i popullsisë shqiptare dhe nëqoftë se e do nevoja, të bajmë atë që ka ba mikja jonë e ngushtë, India... duke pëdorur masën e...tredhjen e burrave! Pasi të kenë lindun një fëmijë, t’i tredhim dhe që të mos hidhërohen shumë, u japim dhe nga një tranzistor, me valë të kufizuara, me kalu kohën me kënaqesi tuj dëgju vetëm radio Shkupin, apo Titogradin dhe pse jo, Beogradin. Më duket se kjo ashtë metoda ma e mirë.Domosdo që motra “Maqedoni” duhet me marrë tokat e saja nga Greqia, Bullgaria dhe Shqipëria, ashtu si duhet me marrë malazezët Shkodrën e ma tej në Adriatik...Dihet botërisht se ne nuk jemi askurrë shovinistë, por e do nevoja me u mbrojt nga shovinistët që na rrethojnë...”
Malazezi foli shumë më shumë, por përshtypje bani fjala e një.vojvodinasit, i cili kërkoi më mirë me e marrë masa me u shterprue femrat e Kosovës dhe këtë e tha me një nënqeshje plot nënkuptim...Fillimisht ky propozim u pëlqye, madje as shqiptari kishte ndonjë kundërshtim serioz.. kur tha “More burrave mos na bani gja, mbasandaj.. murmuriti, diçka por atje ku po vendosej të nënëshkruhej vendimi, u ngrit kroati dhe tha:
“Më duket se po bajmë një gabim serioz.... Mirë, bajmë gratë shqiptare shterpa, madje u prejmë qejfin me shku me burrat e tyne. Ç’do të bahet me burrat shqiptarë? Me cila gra do të shkojnë ata me ba....atë punë? Ja mendojeni një çikë!”
“Me gratë sërbe e malazeze...” i shpëtoi një shqiptarit që nuk kishte folur deri atëhere, duke qeshur me dinakëri. Pas kësaj mirret me mend se vendimi u shty për më vonë në një mbledhje tjetër të zgjeruar federative. Sërbët u shqetësuan se mos shqiptarë u mirrnin gratë e tyre.. prandaj e lanë në heshtje këtë provokim. Dhe më e çuditëshmja: popullsia shqiptare po shtohet me ritma akoma më të shpejta kohët e fundit. Mos po nxitohen që të mos u kapë në befasi kur do të duan t’i shterpërojnë gratë apo të tredhin burrat?
Ku me ditë!
V O S K O P O J A R I Qershor 1985.
********************************** 9 *****************************
J A S H A R O V S K I ......
Ndoshta lexuesit, duke kënduar këto që kemi paraqitur deri tani rreth Jugosllavisë në, përgjithësi dhe Kosovës në veçanti, të mendojnë se bëjmë shaka, se satirizojmë situatën në Kosovë dhe, në fund të fundit se po i smadhojmë ose trillojmë ngjarje fantastike.: Duke menduar kështu, me një trishtim të thellë, do të doja t’i siguroja lexuesit se asgjë e-- s m a d h u e s e se asgjë e t r i l l u a r nuk ka në shkrimet tona “humoristike”. Të gjitha janë fakte. Jo fakte të mësuara nga dëshmi të njerëzve të veçantë, por të peshkuara dhe vertetuara nga vetë shtypi jugosllav, madje të transmetuara dhe nga agjensia TANJUG. Sigurisht këto lajme dhe fakte ne i përpunojmë, dhe i paraqesim duke shtuar njëfarë kripë-por edhe kripa me karar- duke shpresuar se lexuesit do ta kenë më lehtë të depërtojnë në thellësi të jetës reale jugosllave e cila herë herë është kaq qesharake sa edhe tragjike. Këtu ka arritur kulmi i tragjikomedisë!
Le të ndalemi pra pakëz sot në çështjen e sotëm, që s’ka të bëjë me shaka ose me humor. Këtu kemi të bëjmë me një shqiptar që quhet JASHAR, të cilin “maqedonasit” e zellshëm e panë të nevojshme ta bëjnë...Jasharovski, duke besuar se ajo “ovski” i jepka lezet emrit, e bajnë më të randë dhe në fund të fundit e sllavizojnë. Ndoshta do të duket një ngjarje ose një fakt i veçantë. Por dihet se nuk është rasti i vetëm dhe i parë ku emrat (ose mbiemrat për më saktë) e shqiptarëve u shtojnë një “ovski- ov- hiç” duke i transformuar pa lodhje në emra sllave. Prandaj rasti i Jasharovskit është një pjesë përbërëse e një gjëndjeje të përgjithëshme.. Askush nuk mund ta kundërshtojë këtë. Por meqënëse vendosëm të paraqesim fakte konkrete që t’ju bindim për këtë, po ju paraqesim një nga botimet e gazetës “Rilindja” të datës 27 maj 1985:
“Në kohët e fundit gjithnjë e më shpesh po bëhen polemika të ndryshme rreth shpërnguljes së popullatës nga një vend në tjetrin brenda kufijve të vendit tonë. Edhe unë u shpërngula nga Kosova në Maqedoni dhe i kthyer prapë në Kosovë, vendosa t’ju shkruaj pak fjalë. Në kohën e fëminisë, mbaj mend kur në shtëpinë tonë vinin dy shokë që kërkonin nga i ndjeri babai im, pushkë, që për fat të keq nuk kishim. Kërkesa për armë ishte këmbëngulëse. E këshilluan banë tim: “Sabit, shko në Turkie! Atje është më mirë për ju. Atje do të gjeni rehatinë dhe lirinë që dëshironi..”.(shkurtojmë pak shkrimin)
“... Ishte viti 1956,kisha mbaruar klasën e tretë të shkollës fillore në të njëjtën skhkollë ku babai kishte dorëzuar armën. NJë ditë gushti u shpërngulëm me xhaxhallarët në Kumanovë, për të vazhduar rrugën pastaj për në Turqi. Kushte ekonomikë qenë faktorë vendimtarë që ne nuk shkuam në Turqi, por jetuam në Kumanovë plot 15 vjet, përkatësisht deri në vitin 1971, ku pas vdekjes së babait, u kthyem në Kosovë. Në fshatin tonë Terziaj, rrethina e Zhegrës, në kohën e shpërnguljes familja jonë kishte 27 antarë. Tash nga kjo familje jemi 107 anëtarë, 31 prej të cilëve tash jetojnë në Prishtinë dhe Magurë, komuna e Lipjanit. Edhe atëhere edhe tash mbajmë mbiemrin JASHARI.
Mirëpo, të gjithata që u lindën pas shpërnguljes në Kumanovë e që sot jetojnë aty, u regjistruan me mbiemrin e ri JASHAROVSKI e jo të etërve të tyre me mbiemirin Jashari...” (riprodhohet me shkurtime duke i qëndruar besnik drejtshkrimit të aurtorit)
Letra pra vazhdon më tej ku theksohet me një ankesë ligjore, duke u përpjekur të nxjerrë në pah një anë të së vërtetës sepse kjo është njëra anë e monedhës e cila nuk është “rrahur” sa duhet nga shtypi shqiptar kudo në botë. Nuk ka dyshim pra se fallsifikime të tilla janë bërë në masë duke regjistruar shumë shqiptarë- me shantazhe të ndryshme- sllavomaqedonas, sërbë akoma dhe malazezë. NË këtë mënyrë përpiqen të zvogëlojnë në mënyrë arbitrare numërin e vërtetë të shqiptarëve dhe duke fryrë artificialisht numërin e popujve të tjerë, duke vjedhur paturpësisht popullsinë autoktone shqiptare Nuk është rastësi pra, kur pas ngjarjeve tragjike të 1981., udhëheqësi komunist kosovar Fadil Hoxha deklaronte në masmedjat jugosllave:
“Ata që krijuan këto turbullira në Kosovë nuk janë veçse plehra, irendentistë dhe rrugaçë”..Pas kësaj disa koaovarë të guximëshëm në regjistrimet e asaj kohe, deklaronin e mrat dhe mbiemrat në këtë mënyrë:
“Si e ke emrin?”
“Pleh...”.
“Mbiemrin?...”
“Rrugaç...”
“Emri i babait?”
“Irredentist...”
“Adresa?...”
“Xhamthyes...”
“Rrethina?...
“Nacionalizmi....”
Ndoshta do të duhej të qëndronim pak tek personaliteti i Fadil Hoxhës, por duke ndierë dhimbje se edhe ai është kosovar dhe ka gjak shqiptari dhe se dikur një pjesë e popullit kosovar e kishte dashur e respektuar, por kur ky popull u gjend në pozitë shumë të vështirë, ky Fadil Hoxha, e braktisi dhe bshkoi zërin e tiij me Harleviçët e me “hiçët” e tjerë, na bën të mos shtojmë asgjë tjetër veç ta lëmë në përbuzjen e popullit shqiptar, duke i kujtuar se burra të tjerë që nuk kishin pasur emra të mira patriotike, kësaj radhe u bashkuan me popullin e përgjakur duke i larë mëkatat e tyre të mëparëshëme: Si shëmbull mund të sjellim Mahmut Bakallin i cili më parë nuk gëzonte respekt në Kosovë., por kur pa se populli i tij po përgjakej u bashkua me të, i qëndroi pranë burrërisht. Të njëjtë qëndrim mbajtën shumë kuadro kosovarë të cilët, më vonë i “zuri” “diferencimi”.. kurse Fadil Hoxha tregoi edhe njëherë se ishte besnik i Titos. Jazëk!.
Thamë se kësaj radhe do të flasim seriozisht, duke dashur t’u bëjmë të njohur lexuesve dashamirës se të gjithato që janë shkrojtur deri sot për Kosovën, janë plotësisht të vërteta dhe të faktuara, një e vërtetë e hidhur që ndoshta nuk ka vend për humor, por ne nuk bëjmë “humor”, as “shaka”, thjesht me një buzëqeshje të hidhzr, i xjerrim petullat lakrorit duke dashur të tregojmë se shqiptarët dinë të përballojnë dhe situata shumë të vështira me “nënqeshje” duke i treguar “armikut” se nuk bën veçse marrëzira duke shpresuar se do t’i gjynjëzojë. Jo vetëm se nuk janë gjynjëzuar me shekuj dhe jo sot që kanë një përvojë kaq të pasur, jo se tash dinë t’i njohin dhe t’i luftojnë më mirë armiqtë e egër, por duke treguar se sërbomëdhenjtë dhe këlyshët e tyre sllavomaqedonas, duke parë se po humbasin davanë, bëhen më të rrezikëshëm, por dhe më qesharakë. Pikërisht këtë të fundit përpiqemi të kapim e të përqeshim me këto shkrime, duke i treguar gjithë botës se u ka hyrë frika bë palcë dhe nuk dinë se ç’bëjnë duke vepruar si të marrë. Si ndryshe mund ta quajmë kur dëgjojmë radion e tyre, apo duke lexuuar gazetat (po të tyrte!) se armiku ma i rrezikëshëm i Jugosllavisë, është mosha ...parashkollore?!! Po të lexosh fjalimet e gjata e sërbëve do të konstatosh këtë: fëmijët parashkollorë dhe ata të shkollës fillore., na qënkan të... painformuar!(siç) dhe vihen shpejt në shërbim të nacionalizmit dhe të irredentizmit shqiptar...(siç!)
Jo, nuk kemi ndërmend të ulim nivelin e seriozitetit dhe të luftës të shqiptarëve të Kosovës, kundër shovinistëve sërbomëdhenj; atë luftë ne e respektojmë, e nderojmë, sa në bën të marrim pjesë në qëndresën e tyre Ndërkohë jemi të vendosur të thumbojmë shovinistët, t’i përqeshim që të mësojnë njerëzit e lirë kudoqofshin; shovinizmi dhe racizmi kanë një ngjasim të pakundërshtueshëm, në piknisjen e tyre: mbartin marrëzi, naivitet, mëndjemadhësi dhe asgjë tjetër që mund të quhet urtësi.. Nga kjo marrëzi dhe mëndjemadhësi rrjedh urrejtja, nënvlerësimi, dyshimi, barbarizimi i egër dhe së fundi frika. Po, frika. Nuk gjendet në botë asnjë shovinist apo racist që të mos frigohet. Madje me frikën justifikojnë aktet e tyre të ulta, të paprincipta dhe sigurisht jo parimore.
Kështu miq kosovarë. Kështu vëllezër shqiptarë të emigracionit. Jemi të vendosur që të përdorim të gjitha mjetet paqësore- letrare në favor të popullit të shtypur të Kosovës. Dhe unë, si luftëtar në radhët e atyre që kërkojnë liri e barazi, zgjodha rrugën e satirës dhe të humorit, duke paraqitur se sa qesharakë janë armiqtë e popujve.
Bashkë me ju, pra! Besa me ju! Ngahera...
V O S K O P O J A R I Qershor 1985.
********************************* 10 ***************************
KËNGË ARMIQËSORE NGA.... RADIO TIRANA !
Na duket e tepërt të përsërisim këtu se të gjitha e Jugosllavisë, të gjitha pa përjashtim: që nga mungesa e produkteve ushqimore , inflacioni, vjedhjet, borxhet në botën e jashtme dhe deri tek aksidentet automobilistike, i vijnë nga....Shqipëria staliniste, nga reaksioni i emigracionit dhe, kryesisht nga shqiptarët që banojnë në Jugosllavi. Po të mos ekzistonte Shqipëria dhe shqiptarët, Jugosllavia do të ishte një parajsë e vërtetë. Këtë të vërtetë të madhe e njohin tashmë edhe gurët e Jugosllavisë, veçse shumë herë jugosllavët dhe në veçanti sërbët nuk njohin se ç’fshihet nën gur, prandaj i ka ngrënë gjarpëri... Sepse, kur ka depërtuar propaganda helmuese nacionaliste shqiptare, megjithë masat e rrepta mbrojtëse të organeve të rendit jugosllav që janë marrë deri tani, patjetër diçka u ka shpëtuar trimave sërbë..
. Nuk ka dyshim se në shumë raste kjo syçelësi arrin deri në cakun e qesharakes dhe ndoshta do të qeshnim së tepërmi sikur kjo “qesharakja” të mos na prekte në lëkurë deri në kockë dhe të mos na dhimbte kaq shumë. Gjendja në Jugosllavi karakterizohet nga një zell i tepruar që të goditet “nacionalizmi” dhe irredentizmi shqiptar, që të shkulen këto nga rrënjët, por nga ky zell i tepruar, arrijnë në skajin tjetër- krijimin e këtij “rrezikut” në mënyrë artificiale. Dhe kështu rreziku ekziston kudo dhe kurdo, mjafton që në një farë mënyrë të zhvednoset vëmendja e opinionit publik nga problemet e vërteta që grryen përbrënda nga dita në ditë e më tepër ekzistencën e Jugosllavisë, ashtu si grryen myku drunin deri sa kalbet. Tani për tani mirë ja çojnë. Katër vite të shkuar dhe katërdhjetë të ardhëshëm (si besojnë shovinistët serbomëdhenj!) kanë gjetur me ç’problem do të mirren, kanë gjetur shkaktarin, kanë gjetur viktimën dhe kështu nxjerrin dufin e tyre. Shtypi dhe mjetet e tjera të propagandës, harrojnë inflacionin,, papunësinë, borxhet dhe bërtasin me sa zë që kanë se i vetmi problem i sotëm i Jugosllavisë është nacionalizmi dhe irredentizmi shqiptar. Bjerini, goditeni, shtypeni.. Po nuk shfarosëm, po nuk çrrënjosëm këtë të keqe, asnjë të keqe tjetër do të mundim të mënjanojmë... Pse janë papunë të rinjtë kosovarë? Me se mirren këta të rinj? Patjetër bëjnë politikë, nacionalizëm, irredentizëm, përçarje. Nuk është më mirë t’i strehojmë nëpër burgje ku do t’i ushqejmë dhe....falas? Ky është një arsyetim i shëndoshë, revolucionar...
Më 10 qershor në Deçan, Mete Neë Binakaj, i lindur më 1939, për fat të keq nga prindër me prejardhje shqiptare, shtetas jugosllav, i lindur në fshatin Carrabreg i ulët, komuna e Deçanit dhe me vendbanim të përkohëshëm në Pançevë...i u bë një proçes gjyqësor kundër tij...(Mendoj se nuk do të flasim në mënyrë abstrakte, por do të japim informata të plota rreth këtyre proçese gjyqësore që të mos na akuzojnë për fantazi të zhvilluar. Asgjë fantastike nuk ka këtu. Kemi fakte për të gjitha prandaj, mendoj, se si shkrimtar ose si publiçist, nuk kemi më vlera të veçanta, përderisa mirremi me tema të gatëshme. Temat i kemi, na i jep dorëlëshuar Jugosllavia e bashkimit e të vllazërimit dhe ne nuk bëjmë gjë tjetër veçse t’i riprodhojmë dhe t’i komentojme pakëz, me qëllim që edhe ata shqiptarë që nuk kanë mundësinë të lexojnë shtypin jugosllav ose të dëgjojnë radion e Beogradit, të Prishtinës dhe domosdo të Shkupit, të mësojnë “të vërtetën” e tyre...
Përse u dënua Mete Binakaj pra? Për “veprimtari armiqësore” e fillon artikullin gazeta, dhe nuk harron të na përshkruajë këtë “veprimtari të hatashme armiqësore”. Gjatë hetimeve u vertetua se Mete Binakaj më 25-4-1985, rreth orës 16, qëndroi te ura e fshatit me makinën “Zastva”...” (Që të them të vërtetën, fillimisht mendova se mos krimi i tij ishte se ndali veturën e tij (Zastva gjithnjë) tek ura e fshatit Ku me ditë! Ndoshta ndonjë dispozitë ligjore e Jugosllavisë thotë se ndalohet për shqiptarët të qëndrojnë me makinat e tyre tek...urat e fshatit! Dhe pse, të kam rixha, tek ura e fshatit? Ku me ditë se ç’qëllime të mbrapshta të kishte në kokë ky farë Mete! Mos me harru se ura quhet “Ura e bashkimit e vllazërimit” dhe këtij Metës t’i ketë shkrepur në krye të bajë ndonjë të pa bërë nën urë... Thua ta ketë shtrrënguar barku? Dhe i uruari, gjeti urën që lidh bashkimin e vllazërimin që të bëjë “atë punë”.të ndytë..?)
Jo, barku i Metës ishte krejt në rregull, madje si i papunë që është, nuk kishte ngrënë -
ndonjë kjamet asaj mbasdite...Qëllimi i tij ishte akoma më i mbrapshtë. Dihet se veturat Zastva, si prodhim jugosllav që janë, kanë dhe radio brënda, kanë dhe antenë, kanë dhe bateri me të cilat punojnë dhe radiot e prodhimit japonez.. Proçesi gjyqësor:
“Pse u ndale ke ura?
“Zoti kryetar, me thanë të vërtetën, udhëtoja mjaft orë dhe isha i lodhun...
“Dhe gjete urën e fshatit me u ndalu, a?
“Nuk kishte aty pranë ndonjë urë qyteti., mandej unë...
“Lëri ato...Na thuej çka bane kah ura e fshatit..?
“Unë, a: Kah ura? Allahile, kurrgja nuk bana...
“Kurrgja, a? Je nacionalist shqiptar apo jo?
“Shqiptar, besa po. Bash, nacionalist, ku me ditë...
“Nuk e di në se je nacionalist?
“Jo, pash zotin! Mandej unë jam vetëm shqiptar-kosovar..
“Ç’mendim ke ti për “bashkiimin e vllazërimin”?
“Paj, un kam tre vllazën dhe dy janë në Gjermaninë Perendimore.-punëtorë, tjetri ashtë në fshat dhe unë punoj në Pançevë kur jam me fat e me gjet ndonjëfarë punë..Njashtu mendoj unë për vllazninë..Shihemi njiherë në mot, madje takohem për gëzim e për mort...
“Bre këlysh bushtre, më ke tuj u tall ti? Ku je këtu?
“Unë s’jam tuj u tall me kurrkënd, zoti kryetar. Ju më pyetët...
“Na thuaj çka bane tek ura?
“Unë a? Ja, më vjen zor me e thanë...
“Hiç mos kij zor! Fol si burrat!
“Ja, atje ke këmba e urës bana shurrën...
Ky ishte kulmi i arrogancës! I shkreti Metë! Nuk e dinte se me përmjerrë këmbën e urës të bashkimit e vllazërimit, ishte një krim i madh, ishte veprimtari armiqësore kundër Jugosllavisë socialiste vetadministruese?..
“Po Radio Tirana?-bërtiti prokurori.
“Radio Tirana?!!” u habit Metja.
“Po, këtu thuhet se kishe vënë RadioTiranën me gjithë fuqinë dhe ishe tuj dëgju kangë armiqësore kundëtr vendit tonë. Asht ashtu apo jo?
“Njashtu...Vallahi jo ashtu... Allahile, unë nuk u ndala tek ura me dëgju radio Tiranën Bash, as që e dija se ishte radio Tirana si më thoni juve ..
“Si nuk e dije?Kangët armiqësore nuk i dëgjoje ti a?
“Ke ura, a?
“Po, atje ke ura...Dëgjoje Tiranën e cila gjatë gjithë ditës dhe natës transmeton kangë armiqësore kundër Juggosllavisë dhe bashkimit e vllazërimit. Është ashtu apo jo?
“Jo, pashë nderin! Jo, nuk asht ashtu si me thanë Ja, unë ndala ke ura “Zastvën time- e shihni unë kam makinë të markës jugosllave se jam për bashkim e vllazërimi, me ba... Allahile, ju betohem se deri tash asnjiherë nuk kam ble veturë të markës shqiptare...
“Prodhojnë vetura në Shqipëri bre xhehil?
“Ku me ditë se ç’bajnë ata andej.. Unë ama nuk dëgjoja Tiranën, ja isha tuj kërku muzikë popullore dhe atje gjeta muzikë shqiptare... Prandaj mirë është me ndalu Tiranën me transmetu muzikë shqiptare se na ngatërron...
Kryetari u nxi në fytyrë nga zëmërimi. Kësi budalla nuk kishte gjykuar herë tjetër!
“Po mirë, nuk i dallon kangët armiqësore ti, a?” e pyeti i lodhur.
“Jo, vallahi, jo! Ku me ditë unë se trandafili i kuq, ose goca shkodrane na qënkan kan-
gë armiqësore për Jugosllavinë tonë...Pashë zotin, ku me ditë...Unë jam gjysmë fsha-
tar dhe nuk kuptoj mjaft gjana dinake..
“Po fëmijët pse ishin mbledhun rreth veturës? Ç’u thoshe fëmijëve për Enverin?”
“O, ho! Pashë nderin ata kalamanjtë më flsinin mua. Zoti kryetar, ju betohem për kokën e nanës se ata më flsinin dhe më thoshin për futbollin dhe se qënkan tifozë enverista..Unë kujtova se quhet kështui ndonjë skuadër futbolli, se më pëlqen fort topi mua.Unë u thosha se jam me ekipin e Prishtinës që e përkrah dhe u nderuari Fadil Hoxha i ynë...”
“Nuk ke turp ti? Rren përpara trupit gjykues?”!
.Gjyqi u zhvillua edhe më tej, ku u bind se Meta dëgjonte kangëë armiqësore, por ne do të kufizohemi në vendimin tepër të butë.: Meta u dënua vetëm (po vetëm!) 60 ditë burgim..
Drejtësi të madhe na paska Jugosllavia! Edhe liri të hatashme!
V O S K O P O J A R I Korriik 1985
****************************** 1 1 ******************************* NJË I M I T U R BROHORITI PARRULLA ARMIQËSORE
Gjëndja një Jugosllavi pas turbullirave të 1981-së të nacionalistëve dhe irredentiistëve shqiptarë, patjetër është stabilizuar mjaft; diferencimi politik në Kosovë dha frytet e saj, pasi u pushuan nga puna dhjetra profesorë, u dënuan me qindra arsimtarë, u përjashtuan nga partia me qindra të tjerë dhe sigurisht si u dënuan e u burgosën me mijra të rinj e puntorë, madje dhe dhumë fshatarë kryefortë. Kësisoj mundim me thanë se situata në Jugosllavi po normalizohet, të drejtat e njeriut mbrohen me kushtetutë, ashtu dhe të drejtat e kombësive, por ç’të bënte e gjora Jugosllavi (lexo:Sërbi!) kur shqiptarët tentuan me shkelë të drejtat e kombësive të tjera? Mori masat e duhura dhe kështu e gjithë bota flet sot për durimin e tepruar, për urtësinë dhe butësinë e sërbëve.
Themi mjaft, se syçelësia mungoi edhe njëherë. Sekeratriati mirrej me profesorët, arsimtarët, punëtorët, studentët dhe fshatarët dhe harruan faktorin më i rrezikëshëm : të miturit. Me fjalë të tjera fëmijët parashkollorë dhe ata të shkollës fillore, sidomos të klasave të para. Dihet se në Kosovë ka natalitet shumë të lartë, një nga rreziqet që i kanoset Jugosllavisë, është pikërisht ky: nataliteti, shtimi i vrullëshëm i popullsisë shqiptare-kosovare, mbasi, si kemi thënë dhe herë tjetër, kosovarkat lindin shumë fëmijë, duke mos dëgjuar këshillat e vllaznëve sërbë..
Kjo është e keqja e parë se kemi një të keqe të dytë më serioze.
Të gjithë këta të mitur po na bëhen nacionalistë dhe...irredentistë të prapë!
Mos u çuditni. Rastet po na shfaqen shumë shqetësuese kohët e fundit sepse të gjithë të miturit po veprojnë si propagandistë të regjur, madje të organizuar dhe kjo është ajo që e shqetëson më shumë shtypn dhe radiotelevizionin, qeverinë, partinë...
Armiku është dinak. Vepron nën rrogoz...
Mangësia më e madhe është se legjislacioni demokratik i Jugosllavisë federative, është tejet i butë ndaj të miturve, akoma dhe kur këta janë shqiptarë dhe nuk parashikon ndëshkime të rënda si janë, fjala bie, burgim i përjetshëm, pse jo dhe me...vdekje, pushkatim! Sigurisht kohët e fundit po bëhet shumë zhurmë, duke kërkuar, me u ndryshu kushtetuta me qëllim që të kufizohen të drejtat dhe lirit e kombësive të tjera (përpos sërbëve) dhe që këtej e tutje ato kombësi që nuk janë republika, janë krahina, të quhen “pakica” (minoritete) dhe gjithsesi në këtë kushtetutë të bahet një ndryshim rrënjësor, ku të parashikohen ndëshkime shumë të randa ndaj të “miturve” kosovarë dhe mundësisht të hiqet nga fjalori i botimeve emërtimi “i mitur” apo “fëmijë” përsa u përket kosovarë. Dihet se kur themi “kosovarë” nënkuptojmë ata me kombësi shqiptare,(se atje ka dhe do sërbë e mjaft evgjitë(romë)) dhe dihet se vetëm ata janë nacionalistë, irredentistë të prapë.
Mandej parashikohet në këtë ndryshim të kushtetutës të ndëshkohen bashkë me këta të mitur edhe prindërit e tyre, akoma dhe edukatorët e çerdheve dhe arsimtarët e shkollave fillore!..Debatet rreth kësaj çështjeje shumë të rëndësishme dhe jetike për bashkimin e vllazërimin, po vazhdojnë nga dita në ditë dhe më të rrepta, madje kundërshtarët e këtij ndryshimit të kushtetutës së vetqeverisjes, janë vetëm kosovarët(shqiptarët) dhe me gjysmë zë vojvodinasit.(të cilët, si duket, presin që t’i nxjerrin gështënjat nga zjarri shqiptarët dhe pastaj i hanë ata..) por këta përbëjnë një “pakicë” (si do t’i quajnë pasi të jetë ndryshuar kushtetuta!) dhe fjala e tyre nuk ngre shumë peshë. Domosdo, sërbët, në këtë përpjekje fisnike, të drejtësisë dhe barazimit, kanë përkrahjen pa rezerva të sllavomaqedonasve dhe pak të malazezëve, kurse ata kodoshat e Kroacisë dhe të Sllovenisë, nënqeshin me ironi duke e lënë Sërbinë që të nxjerë vetëm ajo gomarin nga balta,ndërsa Bosnja Herxegovina bën një vesh të shurdhër dhe një sy qorr, duke vërshëllyer me indiferencë, sikur ajo nuk bën pjesë në federatën socialiste jugosllave..
Nuk ka dyshim pra se çështja serioze e propagandistëve të “mitur” ka hyrë në plan të parë. P.sh. bahet fjalë se kur një njeri quhet i mitur dhe kur i rritur. Le të riprodhojmë një bashkëbisedim (debat) në Komitetin Qëndëror të LKJ, në Beograd:
“Përsër parrulla në Kosovë! Kush i shkruan këto “Kosova Republikë?”, bërtet përfaqësuesi i nderuar i Sërbisë motër. Fjala është për disa parrulla të shkrojtur me shkumës në muret e një banesë të vjetër kosovare.
“Dihet t’i kenë shkrojtur kalamanjtë” përpiqet të justifikohet kosovari (shqiptari)
“Dhe ku i kanë mësuar kalamnjtë këto marifete?” hidhet përpjetë “maqedonasi”.
“Ky është marifeti dinak i të rriturve kosovarë-“ hedh vaj në zjarr malazezi.
“Mos u nxehni bre burra!” përpiqet të ftohë gjakrat kroati.
“Kjo punë është tepër e rrezikëshme” ngriti zërin kasneci nga Shkupi- Edhe neve në Republikën tonë nuk dimë se ku fillon e ku mbaron mituria e shqiptarëve.Dihet se Republikat dhe Krahinat e tjera të Jugosllavisë kemi një drejtpeshim në shtimin e popullsisë..Dimë se kemi kaq të mitur, kaq të rritur, kaq pleq e plaka... Lindin kaq, vdesin kaq të tjerë... Kush e merr vesh këtë në Kosovë ose tek ne atje ku banohen nga kjo farë e...(këtu ai kafshoi gjuhën që të mos thoshte e mallkuar!) Këta kanë natalitetin më të lartë në Europë dhe ç’po bëhet? 80% e popullsisë quhet e mitur! Shokë dhe vëllezër të bashkimit ka ardhur koha të mirren masat e duhura që kjo gjëndje të ndryshohet sa më parë se rrezikohem me na u mbytë nga këta të “mitur “ të rrezikëshëm...
“Duam propozime!” hidhet prapë malazezi.
“Propozimi asht i thjeshtë: të ndryshohet raporti i të “miturve” në Kosovaë dhe atje ku ka bashkëkombës të tyne. Ja, kur themi se në Sërbi, “Maqedoni” dhe Mal të zi të mitur quhen ata që s’kanë mbushur 15 vjeç, tek shqiptarët të ulet në...5 vjeç!”
“Si more 5!” u habit shqiptari.
“Po shokë, pesë (5).Se dihet se deri në atë moshë kosovarët nuk kanë mësuar shkrim e këndim, ndons eme kryefortësinë që kanë ata janë të aftë të fillojnë të shkruajnë parrulla nga barku i Nënës! E kam mirë apo jo?”
“Fort mirë, fort mirë!” duartrokiti sërbi i cili qeshte i tëri nga ky propozim gjenial_”Edhe unë kam një propozim më të rendësishëm Që këtej e tutje bashkë me 5vjeçarët që do të kapen të shkruajnë parrulla në mure, të arrestohen dhe prindësrit dhe edukatoret e çerdheve (atje ku ka) dhe patjetër të smadhojmë burgjet, të hapim kampe të rinj përqëndrimi me projekte moderne ku, përveç të tjerave, t’u mësojmë këtyre djajve, të mirat e bashkimit e të vllazërimit. A jini dakord shokë dhe vëllazën?”
“Po daleni o shokë, mos i nxitoni” hidhet papritur vojvodinasi që zakonisht nuk e hapte gojën “se po të votojmë këtë ligj, do të duhen burgje e kampe të shumta që nuk i kemi tashti se edhe ato ekzistuese janë plot me nacionalistë... Që të ngrejmë kampe dhe burgje duhet më parë të gjejmë fonde dhe si të jetë bërë kjo, i mbledhim të gjithë shqiptarët me kuçkë e maçkë , sidmos ata që kanë kaluar moshën 5vjëçare dhe i lajmë hesapet me ta..”
“Unë mendoj t’i drejtohemi Bankës Botërore për një hua të re për ndërtimin e këtyre veprave..”propozoi malazezi të cilit ja kishte ënda të mirte një hua të re
“Ose i drejtohemi Fondit Monetar Botëror”- ndërhyri edhe njëherë “maqedonasi”
Debatet për këtë çështje vazhdojnë dhe përdrisa nuk janë gjendur fondet e nevojshme për ndërtimin e burgjeve e kampeve të reja, e rregullohemi me ato ekzistuese. Ndërkohë “të miturit” arrestohen në masë në Kosovë. Ja një rast tipik që po e sjellim si shëmbull ilustrues:, që të mos ju duket se flasim kot:
Ngjau në Lipjan. Në fshatin Gadimë të Lipjanit. I mituri F.L., nxënës i klasës së dytë të shkollës fillore “Zenel Hajdini” në praninë e shumë qytetarëve brohoriti: “Rroftë Enver Hoxha!” Duket nuk e kishte marrë vesh akoma se diktatori shqiptar kishte vdekur dhe nuk kishte mundësi të...rronte! Kur dikush i tha se e kishte kot se Enveri kishte vdekur, ai pas pak thirri “Rroftë Ramiz Alia!” kurse burrat që e dëgjonin qeshnin nën mustaqe, sikur të mos kishte ndodhur kurgjë. Për fat të mirë, andej kalonte një qytetar i ndershëm sërb dhe menjiherë lajmëroi milicinë dhe sekretariatin e puunëve të brendeshme. Këta vepruan në mënyrë të rrufeshme dhe arrestuan rrugaçin rrebel. Fillimisht u mendua të arrestoheshin të gjithata që e kishin dëgjuar britmën e tij, por sërbi bëri një gabim trrashanik dhe nuk mori emrat e të gjithë të moshuarve me mustaqe që qeshnin me ironi...Fatkqesisht, kur mbërriti milicia të gjithë ishin shpërndarë e zhdukur, përveç të “miturit” i cili qëndronte në mes të sheshit dhe brohoriste akoma...
“Kush të mësoi ty parrulla të tilla?” e pyeti shefi i milicisë.
“Kurrkush!” përgjigjet me arrogancë i mituri.
“Faktet thonë se t’i mësoi yt atë ose mësuesi...”
“Rrejnë ata dreqë- thotë F.L.
“Kush rren?” pyeti shefi i zëmëruar.
“Ai zotni...si e the ...zoti Fakt!
Ç’të bënte i shkreti shef? Se mos ka të drejtë ta varë kokëposht ose ta pushkatojë në vend? Akoma s’ka hyrë në fuqi ligji i ri që po bisedohet. Prandaj e dërgoi vetëm (!) 15 ditë në burg, me shpresë se së shpejti, do të mundë të pushkatojë kësi horrash!
V O S K O P O J A R I Korrik 1985.
***************************** 12 ****************************
K U S H P O I P R R I S H .... V A R R E T ?
Të gjitha metodat përdorin nacionalistët dhe irredentistët shqiptarë që të detyrojnë sërbët dhe malazezët të braktisin trojet e tyre shekullore, duke u pëpjekur të shkulin me rrënjë nga këto troje të “shënjta” sërbe, por si dihet, si sërbët ashtu dhe malazezët, i kanë qëndruar me trimëri rrebeshit të tërbuar nacionalist në shekuj, madje edhe sot po e përballojnë heroikisht sulmin e tërbuar e shqiptarëve kosovarë të cilët kanë si synim të krijojnë “Kosovën etnikisht e pastër”!..
E ç’nuk kanë bërë ata në kurriz të të sërbëve dhe malazezëve “autoktonë” (se është faktuar tashmë shkencërisht se popujt më të lashtë të Ballkanit dhe të gjithë botës janë sllavët, d.m.th sërbët dhe malazezët!Këtë e kanë thënë dhe e kanë shkruar të gjithë studjuesit dhe shkrimtarët mëndjendritur të...sllavizmit.)Dihet pra se shqiptarët, të ardhur, kush e di se nga ku, kanë shtypur gjithnjë popujt e shkretë sllavë, madje disa shkrimtarë arrijnë të përkrahin se... shëmbjes së perandorisë otomane, me të drejtë të gjithë fqinjët u përpoqën të zhdukin shqiptarët nga faqja e dheut dhe të ndanin tokat (trojet) ku banonin shqiptarët “ardhacakë” ndërmjet tyresh sepse shqiptarët gjatë sundimit turk kishin “keqtrajtuar” popujt e tjerë autoktonë: sërbët, malazezët,grekët dhe...bullgarët! Se është e njohur “aleanca” e kaherëshme e shqiptarëve me pushtuesit turq. Që të mbështesim këtë fakt të pakundërshtueshëm, përmëndim “bashkëpunimin” dhe “aleancën” e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut me të gjithë sulltanët e Stambollit, ndonse ka të “dhëna” serioze Skënderbeu duhet të ketë qënë sërb, malazez ose...më me siguri “sllavomaqedon” si ka qënë dhe Leka i Madh! Ç’të bëjmë? Historia është histori dhe shumë kryefortë!
Sigurisht këto gjëra janë të njohura tashmë dhe nuk kanë nevojë për një analizë të re, por që ta bëjmë të kuptueshme situatën e sotme, duhet domosdo t’i kthehemi aty këtu “së kaluarës” me qëllim që ta bëjmë të qartë gjëndjen e rëndë që është krijuar në Jugosllavi dhe veçanërisht në krahinat ku banojnë shqiptarët dhe ç’vuajnë të shketët popujt sllavë që bashkëjetojnë detyrimisht me ta Shqiptarët rrahin plaka, therrin lopa dhe viça, qëllojnë me gur çatitë ose xhamat,, lëshojnë delet në arat e qytetarëve(qoftë, fshatarëve!) të qetë sërbë duke arritur deri atje sa të djegin mullarët me bar e një monastirit të shënjtë!, duke treguar edhe njëherë kaq barbarë sa nuk respektojnë as gjërat e shënjta! Por kanë arrogancën të ndjekin televizionin e Tiranës, dëgjojnë Radio Titranën dhe Zërin e Amerikës ku flasin të gjithë ish ballistët, zogistët dhe reaksionarët shqiptarë, ku flitet shqip në mënyrë provokuese natën dhe ditën duke u bërë thirrje shqiptarëve të Jugosllavisë të shkatërrojnë shtetin e tyre federativ! A ka dhimbje më të madhe se sa të dëgjosh në trojet e Stara Serbija të flitet shqip? Por, megjithatë, sërbomëdhenjtë, zëmërgjërë si janë, e bënin deri tani një vesh shurdh e një sy qorr...Donin të besonin se edhe shqiptarët, me kokfortësinë e tyre, do ta kuptonin një ditë intreresin e tyre dhe do të përkrahnin bashkimin e vllazërimin, të mirat e saj dhe, tekefundit, do të pushonin të...flisnin.shqip, duke u bashkuar dhe ata me gjuhën e shënjtë sërbokroate e cila, është e pranueshme botërisht si një gjuhë me peshë ndërkombëtare, e bukur, e rrjedhëshme, e kulturuar...si i ka hije një gjuhe të një vendit të respektueshme si është Jugosllavia.
Por, a u mbushet rradakja këtyre kryefortëve? Sërbomëdhenjtë dhe malazezët (nuk flasim këtu për “maqedonasit” se ata dinë më mirë të përdorin dajakun!) u përpoqën me metoda të kulturuara bashkëkohore, që t’i bëjnë shqiptarët butësisht të kuptojnë të mirën e tyre, të mirën e vetqeverisëse jugosllave (ata sigurisht nuk dinë si të vetqeverisen, prandaj këtë barrë e ka marrë Sërbia dhe simotrat e saj) dhe një nga metodat e fundit moderne është arrestimi dhe burgimi të mijra nacionalistëve shqiptarë, se mos vënë mend. Kjo metodë përdoren rëndom në epokën tonë (ata të Tiranës nuk i kanë mbushur plot burgjet dhe kampet me shqiptarë të pabindur? A nuk është kjo një dëshmi e pakundërshtueshmne se shqiptarët vetëm kështu marrin vesh?!!!) kudo që ka “rrebelim” popullor dhe jugosllavët, ose sërbëmëdhenjtë, duke qënë se marrin pjesë në “Botën e tretë të paunkuadruar” përdorin po ato mjete dhe metoda që përdoren në përgjithësi në vendet e këtij “bllokut”...Pas këtyre masave, do të priste ndokush se këta rrebela të reaksionit ndërkombëtar do të kishin vënë mend dhe do të ishin bërë jugosllavë të mirë, jugosllavë të vërtetë. Po...çne ore!
Sërbët janë të krishterë të mirë, ortodoksë të devotëshëm si janë të gjithë sllavët, kurse, si dihet, shqiptarët kosovarë e më tej në përgjithësi janë myslimanë dhe, meqënëse është faktuar botërisht se feja më e mirë në botë është ajo ortodokse e krishterë, është e drejtë
që myslimanët shqiptarë ta ndiejnë veten edhe në këtë kuadër më të ulët. Këtë e thonë plotgoje sërbomëdhenjtë- thonë se Krishti është më i madh se Muhamedi, thonë se Perëndia është patjetër më i fuqishëm se...Allahu! Domosdo, si njerëz jo kopetentë në drejtim të fesë do të kufizohemi dhe të besojmë, natyrisht, atë që thonë sërbët se ndryshe nuk do të kishin një alamet patrik Germeni i cili herë pas herë takohet dhe puthet kryq e tërthor me Serafimin e Greqisë, ku shtrohen dreka e darka të bollëshme dhe të fshehta ku bisedojnë gjatë për çsëhtjet qiellore të fesë ortodokse të cilat ne mëkatarët nuk i njohim..
Si të krishterë të mirë pra, sërbët kanë varrezat e tyre të veçanta me kisha e me kryqe, me prift e temjavnicë- e shikoni, pas vdekjes bashkimi dhe vllazërimi harrohet, ato gjëra janë për të gjallët, të vdekurit venë andej kah kanë fenë dhe besën e tyre: ca tek Krishti, ca tek Muhamedi, ku ndahen :të krishterët shkojnë në parajsë dhe myslimanët hanë pilaf oriz!
Dihen përpjekjet e armiqve të bashkimit e vllazërimit për të dëbuar nga “trojet” e tyre të “lashta dhe të shënjta të Kosovës” sërbët dhe malazezët, me qëllim me kriju një Kosovë e pastër etnike shqiptare, por që do të bëheshin kësi përpjekjesh që të dëbojnë dhe të...vdekuriit nga varret e tyre, e, kjo ishte sa e papritur aq dhe e pabesueshme. Ky sulm filloi së pari në një fshat të Mitrovicës së Titos (po, mos u habisni! Kështu quhet tash Mitrovica e cila konsiderohet “bija” e Titos). Një mëngjes u gjend një varr sërb me kryqin të lagur Sigurisht lagia e një kryqit të varrit, qoftë dhe sërb, nuk është diçka e jashtzakonëshme, kur këto varreza janë ende pa çati.... Por puna ishte se asaj nate nuk kishte rënë asnjë pikë shi, nuk pati as vesë as brumë, atëhere si u lag kryqi? Hamëndjet filluan: së pari se mos ndonjë qen i paudhë, pati hyrë gjatë natës në varreza dhe atje, faqe me nder, i erdhi të ngrinte këmbën... Sigurisht kjo është mungesë respekti, por akoma qëntë kosovarë nuk janë mësuar të respektojnë varrezat e sërbëve. Ndoshta çështja të kishte mbetur atje, sikur edhe ditën tjetër të mos ishte gjetur një varr tjetër i lagur njësoj..dhe kësaj radhe lëngu binte erë të rëndë birre. Dreq, thua që qente e Kosovës të kenë fillue me pi alkool? Por tash hamëndjet u bënë serioze dhe njerëzit filluan të dyshonin... Në mesditë u mblodh pleqësia e fshatit, u thirr dhe një hetues nga sekretariati, i cili si nuhati lëngun mbi varr, tha si ekspert që ishte:
“Shurrë”(faqe me nder), por duhet gjetur se çfarë shurre na qënka kjo? U lajmërua Sekretariati i P. Brëndëshëm në Prishtinë dhe q’andej u njoftua Beogradi. Menjëherë u bë një mbledhje e zgjeruar e K.Q: të LKJ për të shqyrtuar situatën e re që ishte krijuar në Mitrovicë dhe në mbarë Kosovën nga ky sulm i egër dhe mëkatar dhe kaq i pabesë. Njiherazi u mendua të udhëtonte vetë Sinan Hasani në vendin e ngjarjes që të nuhaste vetë ai si Kryetar që ishte dhe të nxirte konkluzion të qartë se vetëm shqiptarët mund të bënin shurrë të tillë! Debatet qenë të gjata, pati dhe një replikë ndërmjet shqiptarëve dhe sërbëve, por, gjithmonë me gjak të ftohtë, kroatët, u munduan t’i pajtonin dhe së bashku të fillonin luftën kundër armikut të Jugosllavisë socialiste. Por ja, dita e tretë plasi bomba!Mbi një varr kësaj herë nuk ishte gjetur vetëm lëng por diçka më konkrete, më të ngurtë! Kuptoni, faqe me nder... Kundërmonte rëndë qep e hudhra dhe çështja e pastrimit të mermerit ishte një problem serioz. U mendua me u dërgu tanket dhe policia speciale në Mitrovicë (e Titos), por pastaj u mendua të bëhej akoma një mbledhje e gjërë ku do të dënohej njzëri armiku i bashkimit dhe vllazërimit dhe të arrestoheshin disa dhjetra shqiptarë të dyshimtë që të rivendosej rendi. Ndërkohë u vunë roje për të ruajtur rreptësisht varrezat. Dhe ja një mbrëmje, aty nga ora dy mbasmesnate, po vinte duke u lëkundur nga pija një burrë, duke vërshëllyer mengadalë dhe papritur tek hyrja e varrezave e zuri barku. Vrapoi në varreza dhe lëshoi pantallonat por nuk arriti të kryente qëllimin e tij “armiqësor”: katër policë e kapën nga këmbët e duart dhe e tërhoqën zvarrë jashtë, duke ndotur të tërë rrugën...
Midis nesh tani: burri ishte një rom(evgjit) i pastzrehë që nuk kishte kurrgjë kundër sërbëve. Thejsht, i dehur si ishte dhe duke mos pasur strehë me nevojtore, e gjente të volitëshme të hynte në varreza, ku nuk ankohej askush dhe bënte nevojnën në qetësi të plotë. Por këto nuk thuhen: Ne duhet të luftojmë nacionalizmin shqiptar dhe kështu, na vjen mbarë t’ja ngarkojmë atij edhe këtë mëkatë makabre...
V O S K O P O J A R I Korrik, 1985.
******************** 1 3 *********************
N Ë D A R D A N I B I E T O P A N I
Shqiptarët kanë një të metë shumë të madhe, këndojnë. Po, po. Megjithë hallet, skamjen, padijen dhe primitivitetin e tyre, ata këndojnë. Bash, këndojnë me lezet. Por, ç’këngë këndojnë këta vulëhumbur? Ç’tjetër veçse këngë të egra luftarake, me shpatë, me shigjeta, pushkë dhe topa... Plasi topi, krrisi pushka, shkëlqeu shpata, shpoi shigjeta e kështu me radhë. Por, ç’të presësh nga këta njerëz të pagdhëndur? Mos dinë ç’është dashuria, mos dinë ç’është vllazërimi e bashkimi? Kaq vjet jetojnë se bashku me popujt e qytetëruar sërbo-malazezë-maqedonas dhe ata akoma nuik mundën të mësonin këngë të bukura, si janë, fjala bie, këngët për shokun Tito, këngë për socializmin, këngë për bashmkimin e vllazërimin, këngë për Jugosllavinë e bukur...
Jo de. Ata ngulin këmbë t’i kenë këngët me pushkë e topa e t’i shoqërojnë me çifteli si në kohën e sulltan Hamitit. Akoma dhe refrenin e rekllamës për koka kollën që e transmetojnë në radiotelevizionin e Prishtinës e këndojnë keq e mos më keq, thua se duan të sabotojnë lëngun çudibërë amerikan sikur duan ta sabotojnë që të mos e pijnë të rinjtë shqiptarë Siç dihet, tuj pi koka kolla, jeta zbukurohet, shpirti zbutet, kulturohet, fisnikërohet. Sërbët duke marrë shëmbull rininë “revolucionare” amerikane po e bëjnë rininë e tyre njësoj të bukur, fisnike punëtore. Dhe kësaj ja arrijnë tuj pi koka kolla pa e ...paguar, borxh tek mëma Amerikë!. Siç dihet borrxhet i merr motra Sërbi dhe duhet t’i paguajnë të gjitha simotrat së bashku duke përfshirë dhe...Kosovën krahinë. Ky është një nga rregullat më të bukura që ka të bëjë me bashkimin e vllazërimin...
Por ne e kishim fjalën tek këngët. Janë bërë përpjekje serioze që të evropjanizohen edhe këngët shqiptare të Jugosllavisë, të fusin elementin rrok (si bën Bregoviqi!) dhe, kësisoj bota të mos thotë se në Kosovë njerëzit kanë mbetur prapa botës.. Kaq gjëra të bukura ka Evropa, Perëndimi, a nuk është e natyrëshme të marrim këto të mira dhe të braktisim zakonet e vjetra që janë kaq të dëmëshme? Ne i themi rinisë kosovare: zbavitu, kalo kohën sa më mirë, vishu me adidas, pi koka dhe uiski, shko në diskotek dhe lëri të tjerat. Ç’të duhet ty politika? Ç’të duhet kombi? A nuk e ke dëgjuar ti parrullën e “hipëve” “Make love, not war”? A ka parrullë më fisnike se kjo? Kështu dhe me këngët. Këndo këngët e Bitlasve si është ajo...”Not milk today”! (Ç’i duhet një të riut qumështi?) Këndo këngë koderne dhe lëri pleqtë të murmurisnin nëpër dhëmbë këngë “trimërie”... Por hajde merru vesh me këta njerëz, si pleq ashtu dhe të rinj, thua se këta të fundit marrin hua trurin e kalbur të pleqve. Domosdo, syçelësia e organeve të sekretariatit të brendëshëm, është ajo që e mbrion rininë kosovare nga gremina e vërtetë. Pse , do të thoni. Këto organe u thonë sërbëve (të cilët ngahera respektojnë ligjet dhe bashkimin e vblazërimin!) të vënë veshin dhe të dëgjojnë ç’këngë këndojnë ose vërshëllejnë të rinjtë shqiptarë kur kalojnë rrugës dhe me të dëgjuar ndonjë murmuritje apo vërshëllimë të dyshimtë, marrin masa të menjiherëshme: e kapin të riun prej zverku dhe fillojnë menjiherë hetimet derisa të mësojnë se ç’këngë ishte ajo, kush ja kishte mësuar dhe ç’qëllim kishte ata që e kishin sajuar apo përhapur nëpër rininë kosovare. Kësisoj, i riu ka rastin të mësojë dy gjëna të njimëndtë: e para se nuk duhet të qarkullojë rrugës dhe të këndojë, ose të vërshëllejë dhe e dyta, përhapja e kësi këngëve me përmbajtje luftarake helmojnë jetën e shoqërisë së shëndoshë jugosllave. Madje, bisedohet se të gjithë agjentët e policisë, spiunët e organeve të sekretariatit, të qarkullojnë me nga një manjitofon shumë të ndieshëm që të inçizojnë rrugë çdo këngë, çdo pëshpëritje, çdo vërshëllimë të dyshimtë! (mjerisht nuk është bërë importi i manjitofonëve akoma nga Taivani!)
Rast tipik dhe tepër i rrezikëshëm është kënga që qarkulloi dhe u përhap me shpejtësi në të gjitha viset ku ka shqiptarë në Jugosllavi, ku mund të themi se fajin më të madh e kanë organet e sigurimit që nuk u treguan syçelët sa duhej. Fjala është për këngën e tmerrëshme që vuri në rrezik themelet e bashkimit e vllazërimit, vuri në rrezik ekzistencën e Jugosllavisë Federative Socialiste...
Është fjala për këngën rrebeluese “ NË DARDANI BIE TOPANI...!”
Kjo këngë nisi të përhapet me të shpejtë si kolerja. E këndonin me zë të ulët në kafene, nëpër oda malësorët, fëmijët në oborret e shkollave dhe sigurisht e vërshëllenin të gjithë në rrugë. Në fillim organet e mbrojtjes dhe të sigurimit u kapën në befasi, madje nuk e kuptuan që në fillim se po organizohej një komplot i rrezikëshëm antijugosllav. U vunë pra në lëvizje shumë trupa të sekretariatit dhe të sigurimit publik, u thirrën nga Beogradi dhe folkloristë e etnografë trë njohur që të bënin një analizë të hollësishëme fjalë për fjalë kësaj kënge të re që sapo kishte hyrë fshehurazi në Jugosllavi..
Vetëm atëhere u kuptua se sa i madh ishte rreziku nga kjo këngë. E gjithë Jugosllavia rrezikohej të bëhej lesh e li, bashkimi e vllazërimi po rrënohej nga brënda pa derman nga një këngë e cila dukej qartë se bënte thirrje për “kryengritje” kundër Jugosllavisë..
Duhej gjetur patjetër sajuesi i saj. Burimin nga ku kishte ardhë. Ku me ditë? Duke kërkuar fijen mund të të çonin larg, deri në...Tiranë ose...në ndonjë grup reaksionar emigrantësh në Perëndim... Në radhë trë parë duhej analizuar qëllimin. Ishte kushtrim shqiptar antijugosllav apo jo? Sigurisht se po. Pa asnjë dyshim!
Por, ç’ishte topani? Mirë, bie, kjo është e qartë. Bie , por çfarë bie? Këtu të dua! Hajde gjeje de! Topani të thotë burri i botës dhe të lë ta gjesh veteë. Po nuk të thotë ç’është, ose më mirë ç’nënkupton me topanin...Se, po t’i marrim gjëra ashtu si duken, në vështrim të parë çdo gjë duket e pafajëshme, por ja futu pak thellë! Del tjetri në kafene dhe të këndon se në...”Dardani na rënka topani”, por nuk të shpjegon pse bie, kush i bie dhe në kryet e kujt bie! Hej bela! Këta kosovarët e pagdhëndur janë kaq dinakë sa dhe primitiviteti i tyre. Këndojnë, ta zëmë në Gjakovë këtë këngë, dëgjojnë në Gjillan, e këndojnë këtu dhe e dëgjojnë në Prizren, apo në...Mitrovicën e Titos! Këndojnë të mallkuarit dhe nënqeshin me qesendi. Bie topani të thotë dhe koka e vllazërimit e bashkimit kujton se e ka ngrënë majëkreut! Ç’është ky topan xhanëm?!!
Gjëndja po bëhej shumë serioze dhe e nderë. Pasiguria ndihej kudo, madje ishte hedhur ideja që të gjithë sërbët e Kosovës të qarkullonin me hemleta në kokë që të mos hanin ndonjë topan të papritur. Gazetat me të madhe mirreshin me lloj lloj shpjegimesh, analizash, hulumtime, madje një student i Institutit Albanologjik mendoi të bënte një “dizertacion” për këtë çështje, që të mirte maturën. Të gjithë flisnin për të njëjtin rrezik: për topanin..misterioz. por skush nuk e di me saktësi ç’është...
Edhe radiotelevizioni nuk mbeti prapa. TV e Prishtinës ndërpreu programin e rregullt dhe organuizoi një bisedë në tryezën e rrumbullakët ku do të jipnin mendimet e tyre tre akademikë: Sinan Hasani, Fadil Hoxha dhe Ali Shukriu, nën drejtimin e folëses sërbe Milka Planiç (kjo e fundit konsiderohet eksperte për çështjet nacionale, ndonse në kokë i është ngulitur një mendim i çuditëshëm që është keqkuptuar nga i shoqi: mendon ditë e natë Maqedoninë greke dhe shumë rrallë sjell ndërmënd në gjumë Kosovën. Ai dyshon se mos diçka ka ndodhur midis së shoqes dhe Aleksandrit të së kaluarës! Por lum gruaja nuk mund të rrinte e veçuar kur vetë ekzistenca e Jugosllavisë rrezikohej nga një topan i mallkuar i Dardanisë!) NË këtë tryezë të rrumbullakët u bë një bisedë plot frymëzim e mirëkuptim: Këtu u thanë shumë gjëra interesante, u përpoq të gjëndet një shpjegim i saktë për topanin e mallkuar dhe u paraqitën tre variante, domethënë katër me atë të zonjës Milka Planiç: Kësisoj, Sinan Hasani ngulte këmbë se fajin e kishte Tirana dhe se topani gjithsesi ishte dërguar s’andejmi ilegalisht; Fadil Hoxha u mundua të bindte bashkëfolësit se topanë nuk ka vetëm në Tiranë, por edhe në Kosovë, edhe në Dardani dhe duhet kërkuar andej, nga ato anë, se , tekefundit, nuk ishte teknikisht e mundur të kërkohej në Tiranë;: Ali Shukriu deklaroi se si Tirana,, si shqiptarët e Shqipërisë, ata të emigracionit reaksionar, ashtu dhe ata të Kosovës, “Maqedonisë”, Malit të zi dhe të Dardanisë, të gjithë, papërjashtim, janë tradhëtarë dhe armiq të bashkimit e vllazërimit dhe vinin në rrezik...kolltukun e tij (!!) (pikçudiotja është e jonë, nuk ishte në proçesverbalin e kuvëndit); në fund Milka bëri përmbledhjen e bisedës dhe nxori konkluzionin e duhur. Tha: Nuk ka dyshim se Fadil Hoxha nuk ka aspak të drejtë dhe do të kërkohet të përjashtohet nga partia; Sinan Hasani ishte mjaft i drejtë në shumë drejtime, por ai që kishte gjetur të vërtetën dhe e kishte pohuar me guxim ishte Ali Shukriu! Dhe, në fund, ajo, Miulka kërkoi të arrestohej menjiherë...topani. por kur i thanë se kjo është pak e vështirë, Milka, ngahera gjakftohtë tha me buzën në gaz se ishte përkthyer gabim propozimi i saj dhe tha se duhej të arrestoheshin të gjithata që do të guxonin në të ardhmen të këndonin këtë këngë si edhe ata që e patën kënduar në të kaluarën. Ndalohet pra rreptësisht që kjo këngë të këndohet, ndalohet që fjala “topan” të përmëndet nëpër biseda, sepse, fjala topan, sqaroi ajo, do të thotë të ngrihen shqiptarët në kundërrevolucion dhe të na prrishin Jugosllavinë..
Gjegje? Gjegje thuaj ti...Po deshe mos e thuaj...
V O S K O P O J A R I, Gfusht 1985.
************************** 1 4 *****************************
NË VEND TË LETRËLS SË HAPURË:
“DORA HELM, GOJA MJALTË:::”
“Vëlla i dashur Maks, (ose Maksut!)
Prano të lutem përshëndetjet e mia dhe respektin tim të çiltër, ashtu si dinë të flasin njerëzit e thjeshtë të popullit që nuk kemi pasur fatin e madh të jemi lindur në një familje të njohur i rrethuar me libra të shumëllojëshme (persisht, turqisht, arabisht, e ku ta di unë! Dhe kuranin, po e po!) por që mësuam që në djep të flasim atë gjuhë që ti e shkruan tani dhe të betohem ore Maks se e mësuam mirë! Nënat shqiptare o Maks vëllai kishin këtë të metë: u mësonin fëmijëve të tyre vetëm gjuhën shqipe, këngët shqiptare, besën shqiptare, trimërinë shqiptare, historinë shqiptare dhe dashurinë e pakufishme për çdo gjë shqiptare. Besoj ta dish edhe ti ore Maks vëllai se edhe ninullat shqiptare, edhe përrallat tona flasin vetëm për trimërira dhe heroizma, e metë e madhe kjo për një popull mbasi kështu nuk mëson kurrsesi të jetojë në bashkim e vllazërim me popujt e tjerë të cilët e shkelin në zverk, mandej nuk pranon të ulë akoma këtë zverk që t’i kalojnë mirë zgjedhën, ta shtypin më së miri “vëllezërit” fqinjë(sërbë, turq, “maqedonas”, malazezë grekë e ku ta di unë!) Unë nuk e di ore Maks në se Nëna jote, e cila, si thua ti, ishte nga një familje e njohur , kishte të njëjtën të metë, por besoj se njëfarsoj edhe ajo, duhet të ketë bërë “gabimin” të të këndojë ndonjë këngë trimërie si...”M’u bëfsh trim si Skënderbeu!” (të cilën, për habinë time, e këndojnë akoma nënat arvanitase të Atikës megjithë se kanë pesë shekuj që janë ndarë nga trungu kombëtar!). E di se më vonë kjo këngë u bë:”M’u bëfsh trim si Fadil Hoxha...ose si Enver Hoxha”)...Nejse...” Besoj të kesh dëgjuar për njëfarë Pashko Vasa Shkodrani, për Ndre Mjedën e Gjergj Fishtën që të mos vemi më larg tek Barleti, apo tek...Lek Dukagjinin. Këta kanë jetuar e luftuar andej nga veriu, nga anët tuaja, prandaj nuk po përmënd vëllezërit Frashëri (Abdyli, Samiu dhe Naimin) ose Fan Nolin, i cili jetoi deri në ditët tonë pa e ulur asnjëherë flamurin arbëror...
Ta dish vëlla Maks se shkrimet e tua i lexoj me ëndje të madhe dhe duhet pranuar se ke penë të mprehtë, të zgjuar. Ashtu si jam në dije se je fort nevrik dhe ka të ngjarë të më këpusësh ndonjë të sharë vënçe, por edhe sharjet në gjuhën shqipe nuk janë kurrë banale dhe të këqia.. janë mjaltë përpara fjalëve lajkatare të armiqve. Sepse Maks vëllai, lajkat e thëna në gjuhë të huaja ( sërbokroatisht, greqisht, maqedonisht(!?) apo dhe turqisht), janë helm... Kështu duhej ta kishe kuptuar ti vëlla Maks se atë këngë e kënduar në gjuhën shqipe nga një ansambël muzikor sërb, apo kroat, nuk ishte veçse një lajkë, një helm dhe ti, po ti që të gjithë e dimë sa mëndjemprehtë je, e more si mjaltë!
Maks, më fal. E di se nuk je mëndjelehtë; e di se po bën një punë shumë të vështirë dhe e pranoj se gazeta e së cilës je kryeredaktor, përpiqet të mbajë një drejtpeshim shumë të rrezikëshme, i di kushtet tuaja, kinse situatën e vendit tuaj, jam informuar nëpërmjet shtypi tuaj dhe të huaj, por megjithatë, Maks sikur e ke shkelur sadopak. Por le t’i marrim me radhë punët dhe po s’pata të drejtë më këput një të sharë nga ato që nuk guxon kalemi t’i hedhë mbi letër... Thua ti se u hidhërove, u helmove sepse dikush, po dikush, hodhi një gur e theu xhamin (le të themi xhamin, hë?) e një autobuzit që po vinte nga Titogradi..Është e natyrëshme të hidhërohesh, edhe unë, pashë nderin, do të helmohesha nga një ngjarje e tillë...por...si u helmove ore Maks ti, këtu qëndron meseleja. Bash, ishte një dorë kriminale, një dorë naive, një dorë marrnie, një dorë e panjohur dhe kështu ti vëlla Maks duhej të thoshje, kushdo qoftë...është budalla! Por ,ç’bëre ti? Ah, ti këtu na e prrishe qejfin, dhe këtë ta them troç or vëlla Maks! Eshtë vënë re kohët e fundit se, megjithëse jeni viktima ju kosovarët, mbani një qëndrim prej fajtori dhe sikur kërkoni të falur! E ke vënë re dhe ti këtë gjë? Duket se “vëllezërit sërbë” me akuzat e tyre të vazhdueshme ju bindën edhe juve se fajtorë për të gjitha prapësitë e Jugosllavisë, janë shqiptarët! Dhe ti more Maks re në grackën e akuzave? A mund me u shpjegu ndryshe që ti, pa e motivuar, pranon se dora që theu xhamin e autobuzit ishte dorë shqiptari? Jo, prit, mos më ndërprit... Unë nuk thashë se nuk ishte. Them se shumë bukur mund të ishte një dorë e dehur sërbe(këta vetëm kur janë të dehur bëjnë të pabëra!), një dorë rrugaçe turke, apo malazeze dhe në fund të fundit një dorë...provokatore! Si nuk e mendove ore Maks vëllai? Pastaj si nuk e ke kuptuar se ai qëndrim prej fajtorit ndihmon tjetërkënd dhe konkretisht shovinistët? Jo, vallahi, mendoje mirë dhe do të shikosh që unë që jam një lexues i thjeshtë, që rri e mendoj me atë trurin tim primitiv, i shikoj këto gjëra kësisoj dhe kështu duhet të veprojmë të mos qëndrojmë ngahera në mbrojtje. Pastaj a nuk e ke dëgjuar ti atë fjalë të urtë “hedh gurin e fsheh dorën”? A e kanë bërë këtë shqiptarët ndonjëherë i dashur Maks? Sigurisht jo! Shqiptarët, thuhet, se janë njerëz të besës dhe kjo
konsiderohet se është një nga të “metet” e tyre. Nuk dinë të bëjnë hile si të tjerët...
Shiko, nuk kam asgjë kundër popujve të tjerë, madje as kundër sërbëve, malazezëve dhe “maqedonasve”(!?) ose dhe kundër grekëve. Jo; popujt janë ngahera viktima dhe ti, si njeri i kulturës që je, duhet ta dish këtë të paktën, dhe shqiptarët, megjithë prapambetjen e tyre e kanë kuptuar këtë dhe nuk është pak ndihma e tyre ndaj popujve të tjerë. Mund të quhet marrëzi (ashtu si quhet dhe besa mbeturinë e së kaluarës së errët) porse e vërteta është ashtu: asnjë popull tjetër të siujdhesës ballkanike nuk ka ndihmuar popujt e tjerë si ai shqiptar Kjo është e pranueshme botërisht, por, ore Maks byrazeri, akoma duhet të ndihmojnë popujt e tjerë në dëm të interesave të tyre? Ja, të kam rixha: bën vaki dikush hedh një gur, thyen xhamin e një autobuzit plot me pasagjërë, dhe ju çoheni menjiherë dhe thonis e fajin e kanë shqiptarët? Është normale kjo? Jo, rri shtrrëmbër e fol drejt se unë si njeri primitiv që jam nuk i kam të qarta këto gjëra...
Çështja e gurit sigurisht u motivua nxitimthi, ashtu si nxitimthi u shikua çështja e këngës shqiptare (kosovare) të cilën e këndoi kori “Vashat prej Neretve” të Konjicit. Jo se nuk na pëlqen të dëgjojmë një kor të huaj të këndojë bukur një këngë shqipe. Jo bre! Çështja është se cila këngë këndojnë dhe ç’synim ka kjo këngë. Atë “për babën koimunist...për vëllaun partizan se si na bie erë përkthim i keq në gjuhën shqipe. Pse humbën këngët popullore kosovare (po, kosovare themi që të mos keqkuptohemi!)? Nuk pata fatin bre me dëgju këtë kangë, por ma merr mëndja se Vashat prej Neretve, e këndonin si papagalle duke kuptuar vetëm fjalët “komunist” dhe “partizan” që janë shumë të modës andej nga anët tuaja. Ashtu si ma merre mëndja se kishin përkthimin e plotë të tekstit në gjuhën e tyre Por kjo...Bre burrë, si re në këtë grackë? Vashat shqiptare të Kosovës, pak këngë sërbe këndojnë? Unë nuk lexova, nuk dëgjova nuk pashë asnjë falenderim mirënjohës ndaj vashave të Kaçanikut që kënduan sërbokroatisht himnin e Titos. Pse ti duhet të shprehësh mirënjohjen tënde bre burrë?! E konsideron të natyrëshme që ju të mësoni, të flisni dhe të këndoni këngët dhe përrallat e tyre me mbret? Allahile, kjo duket tepër e çuditëshme dhe me gjithë vullnetin e mirë që kam ndaj vllazërimit e bashkimit nuk mund të mos them se këtu bie erë anomali, bie erë sërbomadhëri, bie erë megallomani shoviniste... Pa dale bre Maks... Kësodorë ju thoni se i jini për jetë borxhllinj ndaj atyreve që po ju shtypin e ju përbuzin... Jo, mos ma merr për keq. Kështu mendoj unë si primitiv që jam... Bëj pyetje por , nganjiherë jap dhe xhevap. Ja pyes tani: Shoku Maksut Shehu pse të gjithë shkrimtarët, artistët dhe heronjtë shqiptarë na qënkan armiq të bashkim- vllazërimi kurrse ata sërbë dhe në përgjithësi sllavët jo? Mos këta të parët kanë folur për pushtimin e e territoreve të fqinjve, për shtypjen e pakicave nacionale, kurse të fundit (sërbët dhe sllavët) flasin vetëm për vllazërim-bashkim të popujve, pa dallime në mënyrë të barabartë dhe të drejta njerëzore? Jo, të kam rixha të më japësh një xhevap... Bën vaki që unë të mos i di mirë këto gjëra sepse jetoj në një demokraci perendimore, kurse ti që je “brënda”, në zëmër të shtypit dhe të sistemit propagandistik vetadministrues jugosllav, e ke për detyrë të më përgjigjesh dhe të hedhësh poshtë “akuzat” e mia. Terkefundit bëju një pyetje, ashtu pateklif, vllezërve sërbë dhe ata do të të japin përgjigjen që kërkojmë të gjithë. Thamë, të jeni të bashkuar, ashtu si ai autobuzi që i takonte Titogradit, Beogradit, Zagrebit dhe Prishtinës(të më falni se harrova Shkupin e famëshëm!) ashtu dhe informimi u takon të gjithëve. Tjetër mesele në se pak më tej kufijve të Kosovës hanë me ...lugë të artë, kurse ju në Kosovë s’keni as lugë të drunjtë. Vërtet, mos të gëzon o Maks vëllai dhe kjo gjë? Thamë të gjitha t’i kemi të përbashkëta, por mos ha në pjatën time me lugën time megjithëse në pjatën tënde kam hedhur dhe gjellën time. Mesele e njohur kjo o Maks vëllai dhe nuk mbaron këtu, as dua të filloj ndonjë polemikë me ty. Të respektoj dhe të dua si vëllai vëllaun, prandaj të flas me dorë në zëmër.. Prano pra të falat e mia, bëju selam dhe shokëve sërbomalazezë-maqedonas... të cilët tregojnë kaq durim të madh ndaj shqiptarëve...
V O S K O P O J A R I Gusht, 1985.
********************************* 1 5 ***************************
K U S H D Ë M T O I P Ë R M E N D O R E T ?
Më duket se po bëhemi monotonë, por ç’të bëjmë kur edhe vetë jeta është monotone sa të jemi të detyruar të vetpërsëritemi? Sigurisht do të donim të mos kishim këtë barrë të randë dhe të mirreshim përditë me kësi gjërash, por ç’të bëjmë ku vetë rrethanat dhe “fqinjët” na shtyjnë pandërprerje të sillemi si kalamanj të Rilindjes Kombëtare dhe të kërkojmë gjurmët që na kanë lënë të parët, kinse edhe fqinjët tanë të “qytetëruar” po bëjnë çmos që të na bindin se ne nuk paskemi pasur ndonjë të kaluarë kushedi çfare dhe
se të gjitha të këqiat që i kanë rënë mbi kokë siujdhesës ballkanike, shkaktarë kanë qënë shqiptarët dhe se ata, fqinjët tanë të mirë, janë përpjekur ngahera të na bëjnë njerëz të mirë, të urtë, të qytetëruar dhe së fundi të...gjynjëzuar.
Është interesante të hedhim një vështrim se si i motivojnë ata edhe monumentet e lashtësisë, akoma dhe këngët e vjetra, ashtu dhe eposin e kreshnikëve- të gjitha këto që ne i gjejmë të natyrëshme se janë tonat, ose edhe tonat, ata, fqinjët tanë përpiqen me çdo kusht të na bindin se shqiptarët nuk kanë qënë të aftë për kësi veprash dhe se u kanë vjedhur “thesaret” e tyre kulturorë!Tani, se si është e mundur që shqiptarët që nuk kanë qënë të aftë t’i krijojnë, as edhe t’i çmojnë këto monumente ose krijime, t’i vjedhin dhe t’i paraqesin si të tyre, këtu qëndrin misteri! Dhe si i lejuan ata që i kishin krijuar dhe çmuar t’u a vjedhin? Ja dhe një enigmë tjetër që nuk gjen një zgjidhje bindëse...
Gjithsesi nuk do të mundohem të mbroj këtu të drejtat kulturore të Shqipërisë, ose të shqiptarëve, besoj se këtë e bëjnë më mirë se kushdo tjetër vëllezërit tanë sërbë, madje ata kërkojnë që shqiptarët të heqin dorë nga këto gjëra të vështira dhe të rendomta, ashtu si kërkojnë që shqiptarët më mirë të mos mirren fare me kulturë dhe arsimin, se kush ka parë prokopi nga këto gjëra? Nxjerrin telashe, krijojnë bindje nacionaliste, akoma dhe armiqësore dhe kështu prrishin vllazërimin e bashkimin...Nuk është e rastit që këto vitet e fundit po bëhet zhurmë dhe përpjekje të mëdha që të rishikohet dhe të “kufizohet” autonomia e Kosovës dhe të Vojvodinës dhe të quhen thjesht “krahina të republikës së Sërbisë”? Akoma dhe kushtetutën e fundit e kanë quajtur e gabuar dhe të dëmëshme. Besoj se çdo njeri që ka mënd në kokë e kupton. Ç’do të thotë “Krahinë Autonome”? A nuk na mjafton një alamet “Republikë Socialiste e Sërbisë “ e cila i mban në gji këto krahina si një mëmë e dhëmshur? Ç’do të thotë “krahinë autonome” brënda një Republike në federatën jugosllave? Duket qartë pra se Sërbisë i është bërë një padrejtësi e madhe, prandaj kërkohet rishikimi i kësaj çështje sa më parë...Jo, mos u nxitoni të më kundërshtoni. Thamë se Jugosllavia është Federative. Është apo jo? Është, si s’është. Këtë s’e luan as topi. Atëhere, si mund të motivohet një federatë tjetër, si është Sërbia me krahinat autonome, brënda kësaj Federatë? Se, nuk ka dyshim, me autonominë e Krahinave të Kosovës dhe të Vojvodinës, Sërbia është bërë një federatë me vete, brënda federatës jugosllave... Kuptoni pra se ç’argumenta të shëndosha kanë sërbët kur kërkojnë ndryshimin e kushtetutës. Asnjëherë në të kaluarën nuk kishim kësi autonomish dhe Sërbia nuk kishte pasur kurrë ngatërresa me “pakicat” shqipare dhe vojvodinase (hungareze) A nuk filluan lëvizjet nacionaliste irredentiste qëkurse këto krahina u bënë
“autonome”? Si duket, të dy këto krahina, sidomos Kosova, se Vojvodina nuk dëgjohet shumë,, duke përfituarr nga autonomia, po bëjnë përpjekje të shkëputen përfundimisht nga Sërbia mëmë. Por i bëjnë hesapet pa hanxhinë. Nuk kishin marrë parasysh histrorinë dhe trurët e mëdhenj të sërbomëdhenjve, janë të vendosuir të kërkojnë dhe të fitojnë ndryshimin e kushtetutës, ose më mirë të hiqen ato nene ku flitet për autonomi... Autonomi e mallkuar, shqiptarë të mallkuar, si shumë u mori mëndja erë!
Dhe ja filluan bisedat, kuvëndet, debatet, konferencat për rishikimin e kushtetutës, në mos për eliminim e saj të plotë, ndryshimi përsa u përket autonomive. Nganjëherë tregohen zëmërgjërë dhe thonë se mund t’u japim një “autonomi të kufizuar”...Diç na kujton kjo, faqe me nder... Qe, na u kujtua “pavarësia e kufizuar” e Brezhnjevit de... Këta sërbët sikur i ka lindur të gjithë një nënë... pa, pa, pa... Të gjithë kanë një logjikë që nuk e thyen dot as çekiçi, pa le drapëri i gjorë... Kësisoj, përfaqësuesi sërb, me argumenta të forta, paraqiti “platformën” e “autonomisë së kufizuar” si të vetmen mënyrë të drejtë dhe të mundëshme për të luftuar nacionalizmin dhe irredentizmin. Të tjerët prisnin që të ngriheshin dhe ta kundërshtonin shqiptarët, por shoku Brajla nuk i vjen mbarë të flasë në mbledhje kaq splemne dhe me kaq sërbë përreth... Sërbi shikon përfaqësuesin kosovar. Asgjë nuk pipëtin. Kanë frikë, mendon i kënaqur sërbi. U a hodha dhe kësisoj e kaloj pa vështirësi kërkesën tonë të drejtë. Pastaj do të na njohë më mirë Kosova.. Do t’u sjellim ne kurriz një Rankoviç tjetër dhe le të ngrejnë krye po t’u a mbajë. Kosovarët pra nuk guxuan, nuk u rrezikuan të kundërshtonin..Kolltuqe janë ato. Vonon t’i zërë dhe ata diferencimi? Atje ku sërbët fërkonin duart, andej nga fundi i sallës u ngrit,(kush? Voijvodinasi i cili askurrë nuk i ishte dëgjuar zëri në mbledhje të tilla...
“Pa dale shoku sërb, si shumë vëlla i madh na paraqitesh kohët e fundit. Ne ç’jemi? Kalamanj a? Këtë autonomi nuk na e keni dhuruar juve por e kemi fituar vetë! Si është e mundur të na e rrëmbeni tani? JU gënjen mëndja po besoni se ne do të rrimë duarkryq që të na ngjiteni në zverk juve! Jo, xhanëm, nuk duam padronë dhe në se juve kërkoni shërbëtorë dhe skllevër shkoni më tutje t’i gjeni: Ne ishim të tillë dhe kaq vjet po përpiqemi të bëhemi të lirë. Nuk ju mjafton, favorin që ju kanë bërë, që ne të jemi në kuadër të Republikës suaj? Jo bre burrë! Këtë që kërkoni është punë që s’bëhet!”
Zallahi e madhe. Nga gjetkë e prisnin sërbët, nga gjetkë u erdhi. Po ky mistreci i Vojvodinës, ç’kërkon? Ne nuk i kemi akuzuar ata...Apo duan të hyjnë dhe ata në vallen e nacionalizmit e irredentizmit Nuk e kuptojnë këta se halli ynë është Kosova dhe shqiptarët që po na çajnë kokën me ... rrebelizmat e tyre të përditëshme? Zoti na ruajt! Këta nuk na kanë nxjerrë asnjëherë telashe deri tani...
Që të mos acaroheshin gjakrat dhe që të gjenin kohë sërbët të mendonin dhe të bisedonin fshehurazi me vojvodinasit, mbledhja u shty për më vonë. Sërbët janë dinakë-si të zgjuar që janë- prandaj nuk bëjnë një luftë të haptur, ballë për ballë,. Jnë mësuar më mirë të lëvizin natën, në errësirë pa bërë zhurmë si hajdutë të regjur që janë.
Kosovarët heshtën por të nesërmen e bënë prroçkën. Në çdo fshat të Kosovës ka dhe një permendore ku kujtohen heronjtë që kanë luftuar kundër të gjithë pushtuesve Në përgjithësi në këto permendore janë shkrojtur emrat e të rënëve, madje, kryesisht të sërbëve. Aty këtu ka dhe ndonjë emër shqiptari por ata shkruhen në fund si janë vënë në radhë të gjithë sërbët e vrarë, akoma dhe ata që...vdiqën nga ndonjë sëmundje patriotike.. Sepse sërbët edhe kur vdesin në shtrat janë dëshmorë, heronj! Kështu, të nesërmen e mbledhjes që përmëndëm më lart, në shumë nga këto përmendore ishin thyer emrat e sërbëve, ose ishin shëmbur fare përmendoret. Skandal iu madh!
Gjendja ishte alarmuese Çdo gjë u vu në lëvizje që të kapershin dhe të ndëshkoheshin në mënyrë shëmbullore vandalistët që nuk kishin respektuar heronjtë sërbë që i pati... çliruar duke dhënë jetën e tyre!. Shtypi i Sërbisë filloi sërish të çirrej, gjithashtu dhe ai i Malit të zi, kurse ai i “Maqedonisë”(!?) si është Nova Maqedonija” u a kaloi të gjithëve me sulmet kundër shqiptarëve.. Televizioni i Beogradit bëri disa komente shumë të rrepta, mandej të gjithë udhëheqësit-bashkë me ta dhe Ali Shukriu- bënë deklarata bombastike “për këtë akt armiqësor të nacionalistëve dhe irredentistëve shqiptarë” “Po të mnos kishin të drejtën e autonomisë, a do të guxonin kosovarët që të vepronin kësisoj kundët heronjve të luftëtarëve heronj që dhanë jetën e tyre për bashkim e vllazërim të popujve të Sërbisë?” (këtu sikur u harrua Jugosllavia, ashtu si nuk u kujtua askush të mendonte se mos ky akt ishte një provokacion i shovinistëve sërbomëdhenj që të nxisin armiqësinë kundër shqiptarëve me qëllim heqjen e autonomisë Kosovës!) Sigurisht me këtë rast udhëheqësit sërbë kërkuan edhe njëherë të rishikohej propozimi i tyre për “autonomi të kufizuar” dhe kësaj radhe askush nuk guxoi t’i kundërshtonte...
Dhe sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, një student shqiptar në Universitetin e Beogradit, vrau me thikë një studente sërbe! Po, besa, me thikë duke treguar primitivitetin e tyre shqiptarët...Vrasin me thikë në epokën e atomit, kur qarkullojnë kaq e kaq pistoleta të markave të fundit... Disa thanë se ishte një vrasje dashurie (në se është e mundur që një vajzë sërbe të dashurojë një djalë shqiptar!) kurse sërbomëdhenjtë e gjetën të vërtetën: thanë se shqiptari barbar u përpoq të dhunonte vajzën sërbe, ajo, si është e natyrëshme, kishte kundërshtuar dhe rezistuar dhe ai e kishte therrur në mënyrë shtazarake vajzën e gjorë. Për këtë çështje televizioni i Beogradit bëri një analizë “shkencore” rreth nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar dhe arriti konkluzionin se s’ka rrezik më të madh se ky nacionalizëm... Gazetat shkrojtën në faqet e para dhe policia është bërë si e tërbuar kundër të gjithë studentëve shqiptarë të Universitetit dhe nuk di më nga t’kja mbajë: Të arrestohen të gjithata që dyshohen për thyerjen e monumentave? Ata që mund të therrin vajzat e bukura sërbe? Ata që shkruajnë parrulla me shkumës në mur? Është një mish mash këtu që nuk i gjëndet detrmani...
Sigurisht e dënojmë dhunën ashtu si dënojmë dhe të riun që vrau një vajzë të re, por nuk është e mundur që për një akt kriminal i një psikopatit, të akuzohet si fajtor një popull të tërë. Vrasje të tilla kanë bërë dhe të rinj sërbë, “maqedonas” grekë, amerikanë, europjanë, por këtu askush nuk ja ngarkoi fajin një kombit ose një shoqërie të tërë. Prandaj edhe ne do të presim se ç’akuza origjinale do të hedhë Beogradi kundër shqiptarëve duke shfrytëzuar çdo ngjarje antihumane për të kaluar qëllimet e mbrapshta të sërbomëdhenjve që kërkojnë të mbizotërojnë në mbarë Jugosllavinë...
V O S K O P O J A R I Gusht 1985.
********************************* 1 6 ***************************
TË FLASIM PËR M A R T I N O V I Ç I N .....
Zoti Martinoviç është një sërb i nderuar ashtu si janë sërbët në përgjithësi. Ndoshta do t’ju duket e çuditëshme se po mirremi me sërbët, kur na është bërë zakon të preukupohemi me shqiptarët e pabidnur, por ç’të bëjmë, ashtu e solli puna dhe sot do të mirremi pak me sërbët dhe pikërisht me një prej tyre, me Martinoviçin.
Rasti i Martinoviçit është tepër origjinal dhe nga koka e tij djallëzore sërbe sajoi një “histori” që vetëm në Jugosllavinë socialiste vetqeverisëse bënte vaki të ngjiste dhe të publikohej, madje arrinte të gjykohej me të madhe me dyer të...hapura. Megjithëse e kam të vështirë të shkruaj “historinë” e tij, jo vetëm se kam frikë se mos bëhem i pabesueshëm, por sepse më vjen rëndë të përshkruaj një çështje të tillë, përderisa nuk është e mundur të “përshkruhen” me qartësi dhe hollësi, për arsye të respektit që kam ndaj lexuesve(!) të mi dhe nuk dua të ndot letrën e bardhë e cila është kaq e pastër sa nuk e ka kusur të “fëlliqet” me bëmat e disa “njerëzve” të tipit Martinoviç, prandaj do të përpiqem të jem sa më i kujdesëshëm në përshkrimet e hollësirave. Nëqoftë se kjo çështje (ose ky akces!) do të kufizohej vetëm në caqet njerëzore, as unë do ta kisha për kusur të miresha me të., madje do të kunsiderohej tepër antinjerëzore të publikohej, por ...ja , kjo çështje mori përmasa të tilla politike sa shtypi jugosllav me paturpësinë që e karakterizon i botoi të gjitha me hollësinë më të vogël, madje arriti të botonte fotografi të...shisheve të Martinoviçit...
Si vend me dyer të hapura që është Jugosllavia, sigurisht derën më të madhe për të hyrë e ka gjetur mënyra perëndimore e jetesës, kulturës perëndimore, nga më të njohura, si janë pornografia, filmat e këtij llojit, koka kolla , marrëdhëniet seksuale të lira, prostitucioni, jo vetëm nëpërmjet femrave por edhe të meshkujve-frut i ri ky perëndimor që nuk ka lënë pa mallëngjyer as popujt e Jugosllavisë , ose më mirë të themi, një pjesë të këtyre popujve, sepse popujt-populli i thjeshtë- mbeten të shëndoshë megjithëse ata që e drejtojnë janë zhytur deri në fyt në atë mënyrë jetesë të perëndimit të korrupsionit, dhunës, prostitucionit homoseksualitetit, drogën e më the të thashë. Kësisoj, një nga shkallët më të larta të zhvillimit është dhe importi i “homoseksualizmit” Mos kërkoni t’ju shpjegoj se ç’është homoseksualizmi, por si do ta kuptoni ju të padjallëzuarit po të mos u a shpjegoj? Të hapni ndonjë anciklopedi? Punë që bëhet, por, meqënëse, ata të enciklopedisë kanë paturpësinë ta shpjegojnë hollësisht, pse të mos u a shpjegoj dhe unë me aq kujdes që të më lejojë “çensura” dhe ju ta kuptoni (nëse nuk e dini !) Ja pra ku arritëm në pikën më delikate. Do të thoni, enciklopedi po bëjmë apo historinë e Martinoviçit do të tregojmë? Mos u nxitoni dhe do të kuptoni se se kanë lidhje ndërmjet tyre.. E pra, homoseksualë quhen disa tipa që kanë marrëdhënie seksuale...si të them...ja një burrë me një burrë tjetër ose një femër me një femër tjetër.. “Pusht” quhen burrat e kësaj katigorise kurse gratë kanë emrin e një ishullit grek, ku pati jetuar lesbjania e parë, poetsha e njohur e lashtësisë, Sapfo, Lesbo quhet edhe sot e kësaj dite ujdhesa e njohur..
E shikoni pra sa e thjeshtë është puna? Të tillë kanë qënë “burra” të njohur të lashtësisë, njëri që kishte pasur miqësi të ngushtë me filozofin Sokrat, ishte gjeneral, Alkiviadis i cili kishte tradhëtuar disa herë grekët dhe spartianët,nga njeri tek tjetri, ashtu si i vinte mbarë...kurse gjuhët e këqia nuk kanë lënë jashtë kësaj kategorie as filozofin Aristotelis...
Por të mos ndotim këto emra me emrin e fëlliqur të Martinoviçit, i cili donte të paraqitej si njeri modern, i kohëve tona, prandaj dhe e...tundte pak bishtin. Veçse zoti Martinoviç kishte fatkeqësinë të banonte në një fshat shqiptar të Kosovës dhe shqiptarët si të prapambetur që janë, nuk njohin shumë gjëra nga këto gjëra “përparimtare” Mirëpo, Martinoviçi, i cili lexonte revista të ndaluara, donte patjetër të provonte “atë punë”. U afrua tek disa të rinj (megjithëse shqiptarë, merreni me mënd!), u “tundi bishtin”, por këta, si primitivë që ishin, asqë kuptuan dëshirën e zjarrtë e Martinoviçit. Domosdo, ai nuk kishte dëshiirë të madhe të zinte një “dashnor” shqiptar (nga halli e kishet) por meqënëse në atë fshat dhe në ato përreth nuk kishte shumë sërbë, diçka duhej të bënte që të përmbushte dëshirën e tij të zjarrtë seksuale.. Kur pa se disa maskarenj, sidomos të moshuar kishin kuptuar hallin e tij dhe si të regjur që ishin, qeshnin nën mustaqe me tallje duke hedhur shumë rromuze në mes të fshatit, zoti Martinoviç u zëmërua shumë dhe dëshira i u kthye në urrejtje të papërmbajtur ndaj shqiptarëve.. Vendosi pra të hakmerrej...
Më shumë e tërbonte kur dëgjonte të thoshin gjoja me zë të ulët, por që ta dëgjonin të gjithë :”hë, hë po të ishte femër ky dreq Martinoviç nuk do ta linim dhe le të jetë sërb!”...
Kaq ishumë u tërbua Martinoviçi sa harroi dëshirën e tij dhe filloi të bluante në kokë mënyrën se si do të hakmerrej kundër atyre kokfortëve primitivë që nuk kuptonin se si duhej të silleshin me kulturë ndaj një njeriut që u kërkonte....me kaq këmbëngulje, madje haptazi sa ishte bërë gazi i botës. Dhe ja një ditë zoti Martinoviç u paraqit në milicinë e komunës ku akuzoi të gjithë fshatin se po i bënin presion që të shpërngulej nga “trojet” e veta. Dhe që ta vertetonte këtë mbante vithet me duar duke qarë me lot...se... dhe e kishin lënë me një dhimbje të tmerrëshme Si more, të gjithë burrat?! Po, pashë nderin!Të gjithë burrat e fshatit! Milicia lajmëroi menjiherë sekretariatin e rrethit, sekretariati Lidhjen e Komunistëve të Jugosllavisë e Krahinës, u njoftua shtypi dhe radiotelevizioni për “mënyrën e re” antinjerëzire që paskan gjetur shqiptarët që të detyrojnë sërbët të shpërngulen nga Kosova... Dreq, deri tani e bënin me gratë, qoftë dhe me zor, por dhe me burrat? Nuk ngurrojnë përpara kurrgjaje nacionalistët e tërbuar? Ç’mynxyrë na gjeti me këta kryefortët shqiptarë! Hej bela... Një grup mjekësh e kontrolluan Martinoviçin dhe e gjetën të përgjakur...por...Diçka na mungon, tha një mjek. Çfarë, çfarë? Pyetën ata të sekretariatit me shpresë se mos i kishin marrë gjë Martinoviçit, përveç...virgjërisë. Por mjeku e kishte gjetkë hallin, prandaj nisi të pyeste zotin Martinovoçin...
“Po na thuaj kur të ngjau kjo...mynxyrë?
“Dje mbrama zoti doktor...
“Në ç’orë?
“Aty nga ora nantë, nantë e gjysmë...”
“Bukur...”
“More...bukur e quan këtë ti?” thirri me indinjatë Martinoviçi.
“Tjetërkënd e kam llafin unë. Pa më thuaj e ke bërë herë tjetër?”
“Çfar me ba herë tjetër?
“Ja, a e ke ba kët punë herë tjetër me ndonjë burrë? Ta ka ënda, dua të them?!
“Unë jam njeri i nderuar, jam sërb, zoti doktor...
“Se je burrë i nderuar duket, por se je sërb nuk don të thotë se nuk ka dhe në mes nesh kësi “burrash”.. Unë dua me ditë se sa burra erdhën e ta...banë këtë punë?”
“Shumë, zoti doktor. Për kokën e nanës...”
“Lëre nanën rehat ti. Sa shumë pra? Dhjetë? Njizet? Të gjithë meshkujt e fshatit?
“Ku me ditë! Nuk pata mundësi me i numëru
Për fat të keq, gabimisht kishin dërguar mjekun shqiptar nga Prishtina, me më nxjerrë diagnozën dhe për këtë sekretariati u pendua thellësisht, por ishte vonë Zhurma ndërkohë kishte arritur në skajat më të larta të informnacionit. Martinoviçi ishte bërë “viktima” e ditës e nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar. Fotografia e tij zbukuronte faqet e para të “Borbës” “Politika”, “Nova Maqedonija”, madje revista “Nin” botoi në faqet e brëndëshme në vend të fotogragfisë së zakonëshme të një vajze lakuriq, fotografinë e Martinoviçin me prapanicën...jashtë! Çështja e Martinoviçit po bëhej gati të bisedohej në mbledhjen urgjente të K.Q. të LKJ, të gjithë përfaqësuesit po përgatisnin debatet, sekretariati e kishte gati raportin, kurse Ali Shukriu po përgatiste një fjalim të ri të zjarrtë ku do të hidhte mallkimin më të egër kundër irredentizmit dhe nacionalizmit barabar shqiptar, të cilët edhe njëherë po i vinin kazmën bashkimit e vllazërimit dhe në vend që të...ndonjë grua të bukur sërbe, ashtu si kishte bërë ai që ishte martuar me një sërbkë,, po “dhunonin” burrat duke u çnderuar vetë shqiptarët në sy të botës!..
Vetëm burrat e fshatit që akuzoheshin për këtë të pabërë, qeshnin me lot, kur dëgjonin në radiotelevizion pëse po akuzohej fshati i tyre. Milicia thirri më plakun pëlr hetime:
“Pa më thuaj or babë, si qëndron puna e këtij Martinoviçit?
“Vallahi, ku me ditë! Pusht asht ai!”
“Si flet ashtu për një vlla sërrb, or xhajë?
“More, nuk ashtë vlla ai Motër asht, dreqi e martë, motër!”
.”Po mirë, ishte nevoja me shku të gjith burrat e fshatit me të, a?
“Të gjithë, a? Mos jini tuj akuzu dhe mua, a? Ptuuu! Unë jam plak njeri dhe nuk mund me ba kësi qelbësina! Mandej burrat tanë nuk e kanë zakon me shku me...burra! Ai e dridhte bishtin, por burrat tanë, burra, pashë nderin! Qe! Rren ai qëni, rren...”
Milicia e kishte të pamundur të gjente fajtorin ose fajtorët. Të gjithë qeshnin dhe refuzonin..Kurse mjeku kërkoi, për habi të sekretariatit, të bëhej një kontroll në shtëpinë e Martinoviçit, i cili ishte shtruar në spital. Kështu u bë kontroli në prani të mjekut dhe atje u gjëndën përpara një pamjeje që i la gojëhapët. Në një vend të fshehtë të dhomës së tij-ai banonte vetëm- gjetën disa dhjetra revista perëndimore pornografike homoseksualësh dhe disa dhjetra shishe me gryka të gjata të....gjakosura! Misteri u zgjidh falë vërejtjes së mjekut, i cili nuk kishte gjetur tek Martinoviçi lëngjë, nga ato shënja që lënë në përgjithësi meshkujt në akte të tilla. Sigurisht fshati u la i qetë, radiotelevizioni heshti si dhe gazetat dhe që atëhere është bërë zakon që kur dikush pyet:
“Ku ta vë shishen?” i përgjigjen aty për aty:
“Jepja Martinoviçit! Ai e di më mirë! “
V O S K O P O J A R I Nëntor 1985.
******************************* 1 7 *****************************
NJË I N T E R V I S T Ë ... OBJEKTIVE
Shtypi jugosllav, si shtyp i lirë që është merr herëpasherë intervista nga udhëheqës të ndryshëm të republikave ose të krahionave të Jugosllavisë Federative Sigurisht fjalën e “parë” e kanë udhëheqësit sërbë sepse motra Sërbi është republika më e madhe, më e rëndësishme,-. më e mira dhe më dashamirëse ndaj popujve të tjerë, paçka se këta popuj me mosmirënjohjen që i karakterizon nuk e kuptojnë, nuk e dëgjojnë Sërbinë kur u jep këshilla të dobishme, madje asqë duan t’i nënështrohen motrës Sërbi (për të mirë e tyre gjithnjë) ashtu si e do vendi dhe sera e punëve të një Federatë demokratike!! Megjithatë, deklaratat dhe intervistat e “shokëve” të R.S. Sërbisë, janë ngahera të moderuara, të matura, të urta, modeste me asnjë shënjë të vogël shovinizmi; përkundrazi, flasin me dashuri për Jugosllavinë dhe për bashkim-vllazërimin, mjafton që këto deklarata dhe intervista t’i kuptojnë mirë-po, mirë sepse nuk vonojnë “shokët” sërbë të kalojnë nga deklaratat dhe intervistat dashmirëse të urta, në urdhra dhe diktate ndaj popujve të tjerë që përbëjnë një të tërë, ajo që quhet Jugosllavi Federative më në krye Sërbinë!
Intervistën më të fundit e kemi nga “shoku” Dushan Çkrebiçi, kryetra i ri i kryesisë së R.S/ të Sërbisë. Gjithnjë më kanë pëlqyer intervistat e këtij llojit, mjafton t’i kenë dhënë njëfarë kryetari emri i të cilit të mbarojë me një “viç” ose “hiç” dihen përpjekjet dhe sakrificat e popullit sërb në favor të popujve të tjerë, dihet ç’kanë vojtur e ç’heqin sërbët e gjorë nga shqiptarët e Kosovës si dhe nga ata të Emigracioonit reaksionar dhe nga Shqipëria straliniste. Është e njohur se kohët e fundit po bëhet propagandë të zhurmëshme antijugosllave, shi antisërbe, kundër bashkimit e vllazërimit të popujve të Jugosllavisë; një i emigruar në Amerikë me emrin ...Fan Noli, disda të tjerë me emrin Frashëri janë bërë shumë të rrezikëshëm vitet e fundit, kurse një irrendentist i rreuzikëshëm me emrin Gjergj Kastrioti Skëndërbeu po u bën thirrje popujve të federatës jugosllave, sidomos shqiptarëve të marrin armët dhe të bëjnë kryengritje kundër Jugosllavisë socialsite! Pas këtyre njoftimeve a nuk duhej të mirreshin masa të rrepta për mbrojtjen e stabilitetit jugosllav? Sigurisht po! Kësisoj u ndaluan të përmënden emrat e stalinistit Ismail Qemali, e enveristëve Fan Noli dhe Naim Frshëri, ashtu si u ndaluan emrat e irredentistëve dhe nacionalistëve të egër Abdyl Frashërit, Gjergj Kastriotit dhe patjetër kundër irredentidtëve vendas , Hasan Prishtina, Bajram Curri, Mic Sokolit dhe të asaj gruaje të pafytyrë që sillej si burrë, Shote Galicën. Mjerisht sekretariati i p. të Brendeshme nuk ka mundë me i arrestu këta persona të rrezikëshëm deri tani, por po bahen të gjitha përpjekjet me i arrestu e me u dhanë dënimin e merituem!..
Tani është e kuptueshme përse po paraqiste kaq interes të madh intervista e “shokut” Dushan Çkrebiçit dhënë përpara 30 (tridhjet) gazetarëve të perëndimit të cilët kishin udhëtuar në Jugosllavi që të shihnin me syt e tyre se sa mirë do të vinin punët në Jugosllavinë Federative siikur sikur të mos ekzistonion shqiptarët e Kosovës ata të Shqipërisë,si dhe ata të “Maqedonisë” dhe kryesisht emigracioni reaksionar shqiptar... Gazetarët panë gjithashtu nga afër se sa mirë janë përdorur e shfrytëzuar kreditë që ka marrë Jugosllavia nga Banka Ndërkombëtare, duke vizituar “veprat” e mëdha si dhe pallatet luksoze të “liderëve” socialistë, ku edhe ata, gazetarët u argëtuan për bukuri...Në këtë mënyrë, kishin shpresë të thoshnin ndonjë fjalë të mirë lavdëruese edhe tek bankat e tjera që t’i jipnin ndonjë kredi të re Jugosllavisë, mnadje të bindnin bankierët pertëndimorë të vizitonin vetë vendin e vetadministrimit, ku mund të bëjnë “biznes” të lirë brenda tokës “jugosllave”. Por këto ishin vogëlsira përpara thelbit të intervistës së “zotit” Çkrebiç.. (themi zoti se dihet se perëndimorët nuk thonë kurrë “shoku”, prandaj dhe ne e shkruajmë kështu si i drejtohen zotërinjtë gazetarë të Botës së Lirë në “shtypin e lirë”, ku e vërteta shkëlqen ngahera dhe asnjë, ma asnjë gazetë perëndimore për be, si edhe ato jugosllave nuk shkruajnë kurrë gënjeshtra, ose të pavërteta! Ky është ligj, kanun, për “shtypin e lirë” ashtu dhe për shtypin e Jugosllavisë...)
Intervista, të cilën do të japim këtu, është plotësisht e vërtetë, megjithëse në shtypin jugosllav nuk u botua i plotë, për mungesë vendi...Prandaj u botua pjesësrisht dhe meqënëse ne e kemi tekstin e plotë të intervistës, e pamë të udhës ta riprodhojmë që të shihni se sa mirë sillen liderët sërbë dhe në përgjithësi “viçët” dhe “hiçët”
Pyetje: Si po zhvillohen marrëdhëniet me Shqipërinë?
Përgjigjia që u botua në gazetë ishte më se e saktë: Kurrgjë spektakulare!
Duke e pasur të qartë se malësori i Dukagjinit, të Gucisë dhe të Maqedonisë kka aftësi deshifrimi, e kuptoi menjiherë: spektakulare do të thotë thjesht spektakulare...Dhe Met Maloku mbeti plotësisht i informuar deh i kënaqur. E din fort mirë ai se nuk po ngjet asgjë spektakulare dhe...pikë!
Pyetje: Si është gjendja në Kosovë?
Përgjigje: Në Kosovë situata është shumë e mirë dhe e shëndoshë. Stabilizimi ka hyrë në fazën përfundimtare, na kanë mbetur do akademikë e profesorë pa u diferencuar akoma, por kjo punë nuk do të vonohet të kryhet. Është më se e sigurtë se çdo gjë që ngjet në vendin tonë në përgjithësi dhe në Kosovë në veçanti, nuk varet nga elementi i brëndëshëm, por i shtyrë dhe i nxitur nga elementi i jashtëm. Jugosllavia është një vend i hapur, hyn e del kushdo, si hyn dhe propaganda helmuese antirevolucionare (fjalë e re!)
e cila depërton tek të rinjtë shqiptarë të Kosovës dhe të mbarë Jugosllavisë, sidmos tekj ata të rinj të moshës katër deri dhjetë vjeç..Prandaj mendohet të transformohen çerdhet dhe kopshtet, bashkë me shkollat fillore në “burgje dhe kampe përqëndrimi” për edukimin komunist dhe diferencimi socialist të rinisë kosovare, kësisoj të kuptojnë më mirë të mirat e bashkim-vllazërimit...Pyetje tjetër ju lutem...
Pyetje: Ju thoni se Jugosllavia është vend i hapur, atëhere si ngjet që që nuk lejohen shqiptarët e këtij vendi të vizitojnël të afërmit e tyre në Shqipëri e anasjelltas ashtu dhe ata që kanë njerëzit e tyre në perëndim? Më sa di këto vizita janë pakësuar shumë...
Përgjigje: Kjo, jo për fajin tonë. Ne e duam Shqipërinë të hapur, dermokratike dhe kurrsesi staliniste. Por përderisa Shqipëria ëshhtë e mbyllur, pse të hapemi ne ndaj saj? A nuk duhet të kenë të njëjtin fat me bashkëkombësit e tyre edhe shqiptarët e Jugosllavisë? Pastaj a nuk juu duket e dyshimtë që shqiptarët e Albanisë duan të vizitojnë vetëm Kosovën, ose ftojnë vetëm kosovare dhe asnjëherë nuk ftojnë ndonjë qytetar sërb? Pse ngjet kjo ju lutem: A nuk duket qartë se këtu kemi dukuri shoviniste raciste?
Pyetje: Ata thonë se vetëm në Kosovë kanë farefis dhe të afërm...
Përgjigje: E shikoni sa shovinistë janë? Pse nuk bëjnë ju lutem ca të afërm dhe farefis në Sërbi, Mal të zi apo në Bosnjë, por duan vetëm Kosovën dhe “Maqedoninë” tonë? E shikoni sa nacionalistë të tërbuar që janë dhe nuk bëjnë lidhje farefisnore me republikat e tjera të vendit tonë? A nuk duket e dyshimtë kjo?
Pyetje: Pa dyshim është e dyshimtë... Atëhere pse ata stalinistët ju akuzojnë se juve keni lejuar që nga toka jugosllave të kalonin banda “diversantësh” të cilët uyjnë fshehurazi në ketë vend me qëllim që të prrishin stabilitetin dhe mirëqënien staliniste të Shqipërisë?
Përgjigje: Thamë se Jugosllavia është një vend u hapur deh nuk është e mundur që ne të ndalojmë, ose të mos lehtësojmë kalimin e kufirit nga disa persona të cilët duan të hyjnë në vendin e tyre ilegalisht, për arsye se stalinistët e Tiranës nuk i lejon të kalojnë lirisht..Pastaj këta persona shkojnë në Shqipëri për qëllime humanitare...Prandaj nuk ja ka kush fajin Shqipërisë përderisa vetë i mban kufijt të mbyllur, duke mos i lënë njerëzit të qarkullojnë lirisht.. E shikoni pra se fajin e kanë stalinistët e Tiranës dhe jo neve!
Pyetje: Edhe njëherë kini të drejtë. Tirana ju akuzon se bashkëpunoni me shovinistët e tjerë të vendeve fqinjë që t’i sillni ngatërresa vendit, madje kohët e fundit edhe disa organizata nacionaliste të emigracionit ju akuzon se po bëni aleanca me këto organizata me qëllim që të kaloni trazirat nga Kosova në Shqipëri. Është e vërtetë kjo?
Përgjigje: Sigurisht nuk është e vërtetë. Dihen gënjeshtrat e Tiranës ashtu si janë ztë njohura shpifjet e nacionalistëve të emigracionit. Këta ngahera pounonin dhes hpresonin që një ditë të krijohejh “Shqipëria e Madhe” por ju siguroj se Jugosllavia nuk do të lejhojël të cënohen kufijt e saj dehs e shqiptraët do të marerin përgjigjen e merituar sa herë do të përpiqen të ndërhyjnë në vendin tonë...
Këtu mbaroi interviste rëndësishme e zotit Çkrrebiç...
V O S K O P O J A R I, Nëntor 1985.
************************* 1 8 ***************************************
K Ë N G Ë N A C I O N A L I S T E
QYFYRET BOTËRORE PËR SHQIPTARËT..
KRISTO ZHARKALLI
*********************************************************************
Shumë herë gjatë viteve që banoj në emigracion, jam ndeshur me shkrime të cilat bëjnë vlerësime nga më të çuditëshme për shqiptarët. Zakonisht bëhen nga njerëz që nuk njohin, as duan ta njohin realitetin shqiptar dhe janë të disponuar për të diskredituar popullin shqiptar duke hedhur në letër ose në ekranin e televizionit gjëra nga më ta pabesueshme. Ajo që brengos (brengos? Jo, më shumë na bën të qeshim!) është se edhe vetë fqinjët më të afërt të shqiptarëve, me të cilët kanë bashkëjetuar shekuj me radhë, shtiren sikur nuk e njohin fare shqiptarin, madje më tepër njohin pakistanezin ose neozilandezin se sa fqiu i tyre që jeton pranë derës. Këta thonë dhe shkruajnë qyfyre që nuk mund ta marrë me mënd një njeri normal. Por vitet e fundit (në kohën e komunizmit shkruheshin dhe thuheshin marrëzira nga më të çuditëshme, por atëhere justifikoheshin me izolimin e plotë të Shqipërisë. Ishim mësuar që kur flitej për Tiranën, paraqisnin në ekran një karrocë me kuaj në një rrugë me baltë) në shumë libra amerikane dhe europjane, akoma dhe policeske, hedhin disa radhë në librat e tyre ku “shajnë” ose “tallin” shqiptarët thua se këta janë prapa botës. Vetëm për një gjë “lavdërohet” shqiptari në këto libra: për zotësinë e tij të krijojë rrjetin e keqbërësit mafjozë kudo në botë. Si në Europë ashtu dhe në Amerikë, shqiptarët janë në krye të piramidës të rimit të organizuar, bashkë me rusët sigurisht! Në këtë drejtim pra shqiptarët janë një superfuqi bashkëkohore .Do të thoni se edhe kjo është njëfarë lavdërimi dhe njohje të ekzistencës së shqiptarit që deri dje nuk e përmëndnin asgjëkundi. Mund ta marrim dhe kështu, pse jo?
Kohët r fundit lexova dy romane policeske amerikane në gjuhën angleze, të shkruara që të dy nga femra të njohura në këtë fushë të letërsisë. Ajo që më zbaviti më shumë (romanet nuk janë të këqij!) është emri i kryebanditit shqiptar që bën kërdinë kudo që kalon dhe që bën të dridhen njerëzit e bindur të ligjit dhe të drejtësisë: Që të dyja përdorin të njëjtin emër: Berisha! Duket kanë dëgjuar se kryeministri i Shqipërisë quhet Berisha dhe duke mos njohur asgjë më tepër për vendin e shqiponjave, besojnë se të gjithë shqiptarët quhen Berisha! Ose diçka më shumë dinë këto “shkrimtare” të bestsellersve! Do të thoni më brengos fakti se këto përdorin emrin e krymeinistrit shqiptar? Jo, sigurisht! Mafjozët nuk janë larg politikanëve shqiptarë dhe rusë. Ata janë si dy vëllezër binjakë, të lindur “nga mitra e përgjakur e partisë së punës” si do të thoshte vite më parë shkrimtari i shquar Dritëro Agolli... Këto dy libra më bënë të kujtoj shumë qyfyre të së kaluarës, sidomos të kohës së diktaturës. Atëhere çdo gjë që bëhej në Shqiipëri, e bënte me duart e tija Enveri, madje nuk ishte rastësi që Shqipërinë e quanin pronë të tij. Shqipëria e Enver Hoxhës, thoshin dhe i lanin hesapet. Kur dikur, në vitet shtatëdhjetë, kur sapo ishin “normalizuar” marrëdhëniet shqiptaro greke, kishte ardhur në Athinë ekipi futbollist Shpresa, madje një lojtar që quhej Çeço ishte bërë i famëshëm.. Ato ditë, kur luante akipi shqiptar, fusha e L. Aleksandrës mbushej plot. Njerëzit ishin kurreshtarë të shikonin shqiptarët në se kishin bisht apo jo. Dikur, në një ndeshje një futbollist shqiptar, u godit nga një lojtar tjetër.. Pranë tij vrapoi mjeku i ekipit. Një vajzë e re-për shqiptarët vinin dhe femrat në fushë- më pyeti seriozisht: “Enver Hoxha është mjeku i tyre?!!” Me fjalë të tjera besonin se si trajneri, ashtu dhe mjeku nuk mund të ishte ndonjë tjetër veçse vetë diktatori! Atëhere ishin xhiruar dhe disa filma për Shqipërinë, për të cilat kam shkrojtur herë të tjera. Por atëhere, dihej se bëhej propagandë antikomuniste dhe mund të justifikohej dhe antishqiptarizmi i tyre. E keqja ishte se nuk mungonte injoranca dhe fanatizmi. Si klient në dyqanin tonë, vinte një arsimtar të shkollës së mesme dhe një ditë kur unë flisja shqip me dikë, pyeti se ç’gjuhë flisja. I thashë se ishte shqip. “Pse ekziston një gjuhë e tillë?”u habit . “Unë besoja se ata flasin turqisht!”dhe këto i tha seriozisht se kështu besonte!.Këtë njeri e takova pas disa vjetëve në rrethana pak absurde. Kisha shkuar në Janinë për një punë dhe një njeriu im më tha se kishte një problem serioz, të cilin vetëm prefekti i rrethit mund t’ja zgjidhte, por kush mund t’i afrohet atij? Atëhere një prefekt ishte si një kyreministër i vogël! Pyeta se si quhej prefekti. Merreni me mënd çorroditjen time kur mësova se ishte ish profesori që nuk dinte në se ekzistonte gjuha shqipe! Vendosa t’i bëja një vizitë për problemin e mikut. Kur ai dëgjoi emrin tim më priti krahëhapur! “Kishe të drejtë kur thoshe se shqiptarët nuk flasin turqisht!” më tha “Këtu në Janinë të gjithë e dinë!” Vetëm ai nuk e dinte i shkreti. E kishte bërë prefekt partia e tij që kishte marrë pushtetin, pa çarë kokën për aftësitë e tija mendore...Sidoqoftë mua ma zgjidhi problemin e mikut aty për aty me një shkresë me një firmë e vulë prefektore.. Por qyfyret më të mëdha u bënë pas shëmbjes të diktaturës.Kushdo që mirte një mikrofon radioteleviziv në dorë thoshte kaq marrëzira sa na bënte më shumë të qeshnim se sa të brengoseshim. Por më parë dua të kujtoj një ngjarje e trishtueshme që ka të bëjë me të birin e Zogut, Lekën.. Leka banonte e bënte “tregëti” në Spanjën e Frankos. Dihej se diktatori Franko favorizonte mbretërit që kishin humbur stemën. Një mbrëmje të gjitha agjensitë botërore të lajmeve, transmetuan lajmin “skandaloz” se Leka ishte arrestuar diku në Filipinë për “Trafikim kontrabandë armësh”(dukej qartë gishti komunist!) Sigurisht ai ishte paraqitur si “Leka Mbret i Shqiptarëve” (kështu e quante veten.) Televizioni grek e paraqiti kështu: “U arrestua në Filipinë për tregëti kontrabandë armësh. Leka Mbretshqiptarëve, i cili thotë se është mbreti i Shqipërisë!” Me fjalë të tjera “Mbretshqiptarëve” folësi e kishte marrë si mbiemër i Lekës. Madje kështu e shkrojtën dhe disa gazeta greke, ditën tjrtër nga disa gazetarë që i dinin ngahera të gjitha!...
Ai që ka bërë “gafa” më të mëdha, ishte një gazetar i famëshëm i televizionit e të shtypit grek i cili më vonë u bë disa herë ministër! Një herë më kishte ftuar dhe mua në një “bisedë” televizive rreth “çështjes shqiptare “ dhe “rrethimit islamik të Greqisë”, por unë kisha refuzuar të mirrja pjesë në një bisedë propagandistike.. Ky pra disa herë kishte organizuar biseda për Kosovën dhe Shqiptarët e ish Jugosllavisë. Nuk do mend se të këqijt e Ballkanit ishin ngahera shqiptarët. Megjithatë gazetari në fjalë donte ta paraqeste veten si objektiv dhe asnjëanës kësisoj shtirej se na paskej shumë miq nga Kosova dhe nga ish Maqedonia. Duket kishte dëgjuar se “kryetari” i Kosovës quhej Ibrahim dhe për çudi të gjithë miqt e tij kosovarë quheshin...Ibrahim. “Një miku im, Ibrahim nga Shkupi, nga Prishtina, nga Tetova...më tha”(Thamë ata të Tiranës quheshin ose Sali, ose Berisha...) dhe thoshte ato që donte ai vetë sepse me asnjë “Ibrahim” nuk ishte takuar as ishte bërë mik.. Por çudinë më të madhe ky e bëri kur Shqipëria po shthurrej, pas shëmbjes. Vrapoi të vizitonte “mitropolet” e ” Vorio Epirit” dhe dikush i kishte thënë se një nga këto ishte dhe Voskopoja ..ime! Në fshatin tim sapo ishte shiguruar prift një njeri gjysmëanalfabet, por i urtë me të cilin unë kisha pasur marrëdhënie në të kaluarën dhe e njihja mirë injorancën dhe urtësinë e tij. Quhej-dhe quhet- Thoma Samarai. Minsitri i ynë i ardhëshëm, si e donte sëra, i mori këtë intervistë madhështore Thomait tonë i cili nuk dinte asnjë fjalë helenisht: “Jeni të gjithë të krishterë këtu?” “Po, unë jam i krishterë!” përgjigjej Thomai që nuk kishte kuptuar aspak pyetjen. “Keni akademi helenike këtu?” pyeste gazetari “Po, kemi shkollë tetëvjeçare!” përgjigjej urata “Sa banorë ka sot Voskopoja?” pyeti në fund gazetari. “E, jemi treqind banorë tani!” u përgjegj i pikëlluar prifti ynë. E, atëhere gazetari “i famëshëm” bëri komentin triumfues: “Dëgjuat të dashur teleshikues? Vetëm në Voskopojë kemi treqind mijë (300.000) të krishterë “vorioepirotë”!!!” Prifti i shkretë-Thomai ynë- qëndronte pranë tij si guak pa kuptuar, ato që thoshte në mikrofon “gazetari” politikani i ardhëshëm...
Sigurisht nuk ishte rasti i parë që tregohej një absurditet që tekefundit teleshikuesit grekë e besonin, ata që donin ta besonin të paktën. Në një libër të një anglezit lexojmë: “Kur dikush pyeti djaloshin se si e donte ai botën që të mos vriste veten, anglezi u përgjegj: “Dua që vendi im të jetë pa mbretër dhe pa princër; dua që vajzat të më duan më shumë dhe të mos bëhen xheloze kur shkoj me ndonjë tjetër; ëndërroj që Liverpuli të marrë ngahera kampionin e futbollit, të mos kemi të varfër dhe të përbuzur në vendin tonë dhe së fundi, të shporren të gjithë shqiptarët e mallkuar nga vendi ynë!” Sigurisht këto mendime janë të shkrimtarit se patjetër “djaloshi” që donte të vriste veten ishte i sajuar. Mund të brengosesh me shprehje të tilla të marra? Unë jo, përkundrazi qesh! .. Ashtu si më kujtohet në një bisedë televizive-atëhere bëheshin përditë të tilla- ku ishin mbledhur të gjithë dashamirësit e Sllobodanit, që nga Ljana deri tek ballkanologut të njohur, si dhe një ish gjeneral i ushtrisë- mirte pjesë dhe i ndjeri Aristidh Kola i cili, kur dikur i dhanë “fjalën” guxoi të thoshte se Sllobodani ishte një kriminel, gjë që bëri të hidheshin përpjetë të gjithë të pranishmit. Gjenerali bërtiti: “Si guxon ti të quash Sllobodanin fashist në shtëpinë tonë? Kush ta dha këtë të drejtë ty?” Sigurisht Aristidhi ishte njeri i urtë, me njohuri të shumta, prandaj duke ruajtur gjakftohtësinë u përpoq t’u mbushte mendjen se edhe ai ishte në “shtëpinë” e tij dhe se kishte të dretë ta quante si i pëlqente se , në fund të fundit, Milosheviçi nuk ishte aspak grek por sërb! Atëhere i u sul “gazetarja” kombëtare” që kishte kaluar në të gjitha partitë që të zbulonte dikur se ishte “komuniste-ortodokse” ashtu si kishte zbuluar dhe gjëra të tjera që nuk thuhen.. Por nuk duhet harruar një episod tjetër: në një mbledhje “për çështjen e Jugosllavisë” kur po zhvillohej lufta në Bosnjë, që u bë në një hotel të Glifadës: kur i erdhi radha të fliste. Viton Surroi- ishte ftuar dhe ai si përfaqësues i kosovarëve- tha këto fjalë: “Që të zgjidhet çështja e Jugosllavisë, duhet që fuqitë e NATO-s të bombardojnë Beogradin!” Atëhere u hodh përpjetë një ministër i ri i jashtëm dhe bërtiti: “Si guxoni? Do t’ju vinte mirë juve që ne të kërkonim të bombardohej Tirana?!” Vitoni nuk e humbi torruan. Me qetësi i u përgjigj: “Bëni gabim zotni! Unë kërkova të bombardohet kryeqendra e vendit tim. Mos harroni se jam qytetar jugosllav..(!!) dhe juve nuk keni pse të kërkoni të bombardohet Tirana, se unë askurrë nuk do të mendoja t’i bëja keq Athinës...”
Që t’i mbledhim të gjitha qyfyret që kanë qarkulluar ndaj shqiptarëve vitet e fundit, nuk mjafton një shkrim në faqet e një gazete. Për të gjitha këto janë shkrojtur më gjatë, por këtu nuk është vendi të flasim për këtë. Ashtu si nuk mund të harrohen dhe marrëzirat e disa shqiptarëve që arrinin në ekstremitet. Ashtu si veproi Gëzim Kalaja i cili në një forum ndërkombëtar, bërtiste se ai nuk mund të mirte pjesë në një konferencë ku nuk pranohej...Republika e Kosovës, kur të gjithë e dinin se Kosova nuk ishte Republikë akoma.! Është menjimënd për t’u brengosur kur njerëz të tillë injorantë drejtojnë fatin e popullit. Mjafton ë kujtojmë se si një nga ministrat më me zë të Athinës, kur para disa viteve e pyetën në se kishte udhëtuar me tren në Janinë, tha se nuk i kishte rënë rasti...duke mos e ditur se në Janinë nuk ka hekurudhë! Kjo na bën të kujtojmë fjalën e Nolit, i cili thoshte: “O zot, sa të vegjël janë njerëzit e “mëdhenj”!” Të gjitha këto më kujtohen kur dëgjoj fjalimet e çuditëshme të kryeministrit shqiptar, por ai ka zotësinë të bëhet për herë e më shumë i pakuptueshëm. Si janë bërë të gjithë politikanët tanë! Ashtu si më vjen të qesh kohët e fundit kur ministrat grekë thonë: “Nuk do të bëhemi si Shqipëria” kur në të gjithë botën dëgjohet: “Nuk do të bëhemi si Greqia!” Duket grekët tanë kanë gjetur Shqipërinë që të marrin gjakun për çka u punon Europa..
************************************************************************
SHËNIM: Duke gërmuar në sirtaret e mia, ku janë grumbulluar shumë shkrime të vjetra, zbulova disa shkrime mbi letra të zverdhura nga koha, që janë shkruar në dhjetvjeçarin 80-të shekullit të kaluar që kanë të bëjnë me Kosovën. Atëhere kisha shkrojtur ciklin satirik “MOTIVE NGA KOSOVA”, shumica e të cilave ishin botuar në gazeta dhe revista të ndryshme të emigracionit dhe ishin pëlqyer Sigurisht shumë prej tyre kanë humbur, nuk e di si dhe pse, por edhe ato pak që gjeta më habitën me freskinë që ruajnë akoma, ndonse situata ka ndryshuar krejt pas tridhjet vjetësh. Mendova pra të marr guximin t’i riprodhoj me mjetet elektronike-që të mos humbasin pa lënë gjurmë dhe ato- dhe t’ja besoj gazetës “Plus” në se dëshiron t’i botojë në faqet e saj, tani që kemi dhe përvjetorin e pavarësisë së Kosovës. Madje shpresoj të pëlqehen...
KRISTO ZHARKALLI, shkurt-mars 2012.
--------------------------------------------------------------------------------------------------------------
MOTIVE NGA KOSOVA
DASMA, KËNGËT DHE... JATAKU I BALLISTIT..
Ç’këngë mund të këndojë një shqiptar në një dasmë? Në një dasmë, në një fshat shqiptar-ju pyes përsëri- ç’këngë është e lejueshme dhe e lezetëshme, të këndohen? Ani, qëkur mbahet mend-them mbahet mend se të shkruarat janë të mëvoneshme-, shqiptarët kanë pasur këtë zakon të keq:, këndojnë nëpër dasma, madje këndojnë me zë të ... lartë! Dhe deri tash vonë, kurrkush nuk i këshilloi të presin do zakone të këqia, si janë kengët, dollitë, nderin, besën dhe...shqiptarizmin. Është fakt i pamohueshëm se shqiptarët këndojnë këngë...me fjalë. Dhe kjo, një dukuri e paparanueshme, për ata shqiptarë të paktën, që banojnë në Jugosllavinë socialiste sepse dihet ç’do të thotë “fjala” në gojën e shqiptarit, pa le kjo “fjalë” kur bahet këngë që shoqërohet nga lahuta ose lira...
Ani, le të jemi të drejtë dhe jo gjysmakë. Kënga nuk është shpikje e shqiptarëve, as dhe pronë e tyre dhe si e tillë ata duhet ta kenë vjedhur këngën nga ndonjë popull tjetër. Dhe kush, cili popull këndonte mirë e bukur para shqiptarëve? Përgjigjia është më se e thjeshtë dhe e siguruar shkencërisht: këngën në Ballkan e sollën sllavët, si rrjedhojë, serbët...Paj, shqiptarët e vodhën këngën nga sërbët pra! Para se të vinin sërbët, ose sllavët a e dinin shqiptarët se ç’ishte çiftelia? Është e ditur “historikish” na thomë se shqiptarët kanë ardhur shumë më vonë se sllavët në territorin ballkanik Para se të vinin në Ballkanin e urura-na thonë shkencëtarët sllavë dhe miqt e tyre, se shqiptarët banonin në thellësi të Azisë, andej nga Mongolia dhe Armenia(!!!)Ashtu si dihet se sllavët vërshuan në mediset ballkanike, (kur këto treva qenë krejt të shkreta, të pabanuara, ku nuk u gjend asnjë kokë shqiptari), me nga një çifteli në dorë dhe të gjithë këndonin këngën ”Kostandin i Vogëlthi” (Gjëra të njohura dhe nuk ka nevojë të përsëriten këtu!..
Këtu nuk bëjmë shaka; këtu s’bëhet fjalë për diçka që mund të shkruajë një “fejtonist” me qëllim “hulumtues” madje as që mund të bëhet fjalë për “folklorizma”, ashtu si nuk mundim të mirremi me mbrojtjen e “atësisë” të një kënge apo të një “eposit”; këtu bëhet fjalë për një ngjarje, “aksces” konkret dhe po të mos ishte konkret, padyshim do të duhej një fantazi e tepruar që të shkruhej e të “kurdisej”... Kësisoj, megjithë dëshirën naive të shkrojtësit të bëjë humor, vetë ngjarja është kaq e shëmtuar dhe, pse jo tragjike-po tragjike dhe jo tragjikomike sepse këtu kemi të bëjmë me një terror të paparë dhe të padëgjuar dhe kur ky terror bëhet “ligj”, bëhet “lajm politik”, sidomos kur justifikohet në mënyrë qesharake, e, atëhere s’dimë as ne si mundim ta cilësojmë, madje nuk na bën zëmra kuirrsesi të bëjmë shaka...Nga lashtësia dihet se njerëzit këndojnë në dasma, ashtu si qajnë në rast mortjeje, ashtu si është e njohur se njerëzit gëzojnë, këndojnë, hedhin valle, pijnë raki-(shqiptarët, megjithëse janë....myslimanë, e kanë zakon të pijnë raki) dhe si është e natyrëshme edhe dehen, helbete raki pijnë! Ashtu si është e njohur se në dasma venë të ftuar, miq, krushq, farefis dhe, sigurisht , sazet poullore, ku me klarinetë, ku me çifteli dhe gjetkë me gajde dhe gjithsesi kudo bie daullja! Siugurisht nuk mbahet mend deri sot që të jenë ftuar nëpër dasma spiunët dhe përgjuesit e UDB-së! E keqja është se shqiptarët i këndojnë kengët në gjuhën e tyre barbare! Si nuk e kanë marrë vesh se kjo nuk lejohet se nuk ka lezet në Jugosllavinë socialiste? Mirë, le të këndojnë në gjuhën e tyre por me këngët e tyre duhet t’i thurrin lavdi Kryetarit Tito dhe bashkim-vllazërimit! Por, si të gjitha të tjerat tek shqiptarët, edhe këngët e tyre , sidomos ato të dasmës dhe të së kaluarës, janë shumë të rrezikëshme se kanë përmbajtje nacionaliste, irredentiste...
Shqiptarët, si primitivë që janë, nuk e kanë kuptuar se në shekullin tonë organet e rendit dhe të përgjimit kanë mundësi të pallogaritëshme teknike; UDB-ja pra nuk u mjaftua me spiunët që kishte dërguar në dasmë-fjalët i merre era- por vendosi disa mikrofona nga ku inçizoi të gjitha këngët që kënduan dasmorët. Na doli pra se ajo nuk na qënkej dasmë, por grumbullim, ose tubim “kundërrevolucionar”, “nacionalist” irredentist”! Dhe e dini se ç’kënduan këta dasmorë të pafytyrë? Krahas shumë kenge antijugosllave, si ishin “Bubullin ke shkëmbi i Kavajës”. Ç’donin të thoshin këta me fjalën “bubullin” madje ke Shkëmbi i Kavajës? Kush ka dy para mend e kupton vetë! Por nuk u mjaftuan vetëm me Kavajën dhe shkëmbi i tij.. Guxuan të këndojnë për “trimëritë” e Bajram Currit, të Shote Galicës, Mic Sokolit dhe gota u mbush me këngën për vëllezërit...Frashëri!
Ç’të bënte policia e shkretë speciale në këto rrethana? Bëri detyrën! Ndërpreu dasmën dhe të gjithë dasmorët, përpos spiunëve, dhe bashkë me nusen- (e cila në mënyrë të paligjëshme mbulonte fytyrën me vello-) e dhëndërrin, i arrestuan dhe drejt në komisariatin e UDB-së. Po, pashë zotin! Aspak të mos ju duket e pabesueshme dhe e çuditëshme. Dikush, keqdashës i Jugosllavisë socialiste, tha se akoma dhe nazistët gjermanë, respektonin ritet fetare dhe kur bëhej ndonjë dasmë, megjithëse e dinin se dhenderri ishte “rrebel”, prisnin të mbarohej dasma dhe ceremonia fetare, pinin dhe ata ndonjë gotë-gjermanëve u pëlqente shumë rakia e rrushit- dhe vetëm kur mbaronin formalitetet zakonore –fetare, vetëm atëhere arrestonin dhenderrin.. dhe jo nusen.. Serbomëdhenjtë “socialistë-veteqeverisëse” nuk mund të respektojnë çaste të tilla “të shënjta” se nuk mund të presin të dëmtohet..bashkimi e vëllazërimi i tyre!
Seriozisht: kur dëgjon e lexon lajme të tilla-lajmi është plotësisht i saktë- të mbyt zëmërimi dhe pyet: ku do të arrijë arroganca dhe terrori sërbomadh? Dhe përsëri pyet: deri kur do të durojnë shqiptarët e Jugosllavisë poshtërime të tilla? A nuk e dinë sërbomëdhenjtë se shpërthimi do të jetë i tmerrëshëm-i tmerrëshëm?
JATAKU I BALLISTIT: Lajmi i dytë i kësaj jave është sesancional se ka të bëjë me jatakun e ballistit. Në një fshat kosovar-si në shumë të tjera- nuk kiishte shkollë shqipe dhe një fshatar vendosi të dhuronte shtëpinë e tij që të bëhej shkollë. Si e do zakoni dhe puna, të gjithë autoritetet e rrethit e të komunës, shkuan në shtëpinë e fshatarit që ta falenderonin për këtë dhuratë të çmuar dhe fshatari, si e ka zakon shqiptari, u shtroi një drekë organeve lokale dhe të rrethit.. Veçse dardha e ka bishtin prapa! Ditën tjetër të gjithë “pushtetarët” dhe fshatarët që kishin marrë pjesë në këtë drekë, u akuzuan se kishin vajtur e kishin ngrënë drekë në një shtëpi ku dikur ishte strehuar një....ballist! Po, pashë Musafin! Tanjugu dha lajmin e bujëshëm se autoritetet e pushtetit lokal kishin bërë një gabim të pafalëshëm, që kishin pranuar atë shtëpi për shkollë, për fëmijët kosovarë dhe fakti se ata kishin ngrënë drekë në të njëjtën shtëpi ku kishte fjjetur ballisti dyzet e ca vjet më parë, ishte një krim kundër bashkimit e vëllazërimit, bash kundër socializmit vetqeverisës! Menjiherëë filloi spastrimi, ose diferencimi dhe, njiashtu disa u përjashtuan nga LKJ, kurse “aktivistët” që kishin vendosur të hapnin shkollën shqipe atje ku fëmijët do të brumoseshin me idetë nacionalsite balliste, u arrestuan menjiherë dhe kuptohet se u pezullua ngritja e shkollës në atë shtëpi të rrezikëshme Më mirë pra të mbeten pa shkollë fëmijët kosovarë se sa të venë në një shtëpi ku dikur ka fjetur një ballist !...
Kjo ngjarje më vuri në mendime të zeza. Nuk besoj se sërbomedhenjve u prrishej gjiza se shtëpia kishte qënë...jatak ballisti, madje, si u mësua, kjo akuzë ishte tërësisht e sajuar dhe aspak e vërtetë. Gjetkë e kishin ata hallin dhe sulmi ishte i rrufeshëm dhe i befasishëm., duke dashur të na paraqiten si revolucionarë të kulluar, sikur të mos qarkullojnë dhe të kapardisen lirisht ustashët dhe çetnikët kudo në Jugosllavi, madje janë aktivizuar deri në kulm kundër shqiptarëve që na qënkan “kundërrevolucionarë... irredentistë dhe nacionalistë të rrezikëshëm..” Hallin pra ata e kishin tek shkolla shqipe dhe, sidomos, tek patriotizmi i fshatarëve kosovarë. Organet jugosllave (lexo: sërbomëdhenjtë) me qëllim i kanë lënë fshatrat pa shkolla shqipe.(Ç’u duhet shqiptarëve shkolla? Ata janë të rrezikëshëm edhe pa shkolla!) sepse duan të mbajnë shqiptarët në errësirë, po të përjashtojmë vitrinat e disa qyteteve ku “ekzistojnë” institute të larta. Dhe na del një fshatar opingagrrisur, ngrihet e na thotë: u dhuroj fëmijëve shtëpinë e vetme që kam që ta bajnë shkollë me mësu abecenë shqipe dhe unë shkoj e fle në një kasolle! U qoftë falë fëmijëve tanë shtëpia ime, kulmi im, vatra ime, unë do të jem i lumtur kur të degjoj të cicërojnë fëmijët tanë abecenë tonë, të këndojnë këngët e popullit tim, të mësojnë për Skenderbeun dhe për trimat tanë që derdhën gjakun për këtë truall!..
Kjo u dogji serbomedhenjve... Dhe kjo na bën të mendojmë më thellë dhe të jemi për herë e më syçelët.Sërbomëdhenjtë janë të paturpshëm, nuk ngurrojnë përpara kurrgjaje, janë arrogantë, gjakpirës, kriminelë dhe këtu nuk flasim për popullin sërb, por për ato qarqe reaksionare-shoviniste që përpiqen të rifillojnë përçarjen (në fakt përçarja është kryer) dhe urrejtjen në mes të të dy popujve me shpresë që të mbysin në gjak edhe njëherë popullin shqiptar...Por, jo, or jo! Shqiptarët sot nuk janë një milion njerëz të shpërndarë në të tërë Ballkanin- shqiptarët janë gjashtë milionë duke pasur një trung të fortë kombëtar. Shqiptarët- kjo është frika e sërbomëdhenjve- nesër do të jenë dhjetë milionë, kurse sërbët ndoshta pesë.. Këtë e di fort mirë klika fashiste-shoviniste sërbe, prndaj po përgatitet të mbysë në gjak popullsinë shqiptare, veçse koha kur ata bënin trimërira të tilla me pallë, ka kaluar dhe nuk ka kthim prapa. Kurrë më.
Le ta kenë mirë në kokë këtë sërbomëdhenjtë. Do t’ju duhet.
V O S K O PO J A R I
SHKURT , 1987.
“””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””
NJË VËSHTRIM NË BOTIMET KOSOVARE
Me gjithë kushtet e vështira dhe mungesa e mjeteve, në Kosovë është bërë një punë e mirë dhe e gjithanëshme në fushën e letërsisë dhe të studimeve shqiptare dhe botimet që kemi në dorë, që arrijnë në dorën tonë në një mënyrë ose në një tjetër, menjimënd tregojnë se letërsia dhe në përgjithësi kultura shqiptare, ka ecur mjaft përpara, duke bërë përpjekje të harmonizojnë hapin me botimet shqiptare të Tiranës dhe me gjithë mungesat, ose do mangësish, ja kanë arritur të zgjerojnë përbërjen e kësaj letërsie dhe kulturës në të gjitha fushat: në letërsi, histori,. gjuhësi, histori, pikturë, muzikë etj.,Kemi të bëjmë pra me një letërsi artistike të pasur dhe me studime të shumta në të gjitha drejtimet: historike, gjuhësore, folklorike e të tjera.
Zhvillimi i kulturës dhe arteve në Kosovë kanë pasur specifikën dhe drejtimet që i kanë imponuar mjedisi, rrethanat politike, ekonomike dhe kombëtare. Në përgjithësi ama, kemi të bëjmë me një kulturë të shëndoshë kombëtare, e udhëhequr gjithmonë nga interesat e popullit kosovar dhe të kombit shqiptar në përgjithësi. Në këtë drejtim nuk mund të mos pranojjmë dhe të mos theksojmë se kjo kulturë është pjesë përbërëse dhe e pandarë nga ajo shqiptare, kudo që krijohet dhe kultivohet, në Shqipëri dhe jashtë saj. Në përgjithësi arti dhe kultura e kosovarëve, si në përgjithësi të shqiptarëve të Jugosllavisë, ka mbetur e pastër dhe nuk është “infektuar” ose “njollosur” nga ideja e “jugosllavizmit”. Dhe ky është një nga faktorët më pozitivë që e karakterizon. Janë bërë përpjekje, është folur e shkruar shumë që letërsia shqipe të këtyre trevave të “zhvishet” nga “nacionalizmi”, të “jugosllavizohet” dhe nuk do të ishte e drejtë të mos thoshim se mjaft “kalemxhin” me “koimbësi shqiptare” kanë rënë në këtë kurth, por , fatmirisht, këta janë shumë të kufizuar dhe nuk u a vë veshin kush, asqë i lexon kush. Rëndësi ka se pjesa dërmuese e krijuesve dhe studjuesve kanë qëndruar të palëvizëshëm në tabanin kombëtar dhe le t’i akuzojnë për “nacionalistë” dhe epitete të tjera që parimisht nuk i merr kush parasysh, ashtu si nuk merr parasysh njeri propagandën sërbomadhe.
Njësimi i gjuhës letrare shqipe që u përqafua pa ngurrim nga të gjithë inetelektualët kosovarë dhe shqiptarët e tjerë në Maqedoni e Mal të zi, padyshim i dha një shtytje përpara në të gjitha fushat e letërsisë, studimeve dhe botimeve të tjera letrare; kemi të bëjmë tash me një gjuhë të njëjtë-megjithëse aty këtu vërehen luhatje dhe do ndikime sërbokroate, gjë e natyrëshme- dhe të gjithë shqiptarët e Jugosllavisë shkruajnë dhe studjojnë me të njëjtën gjuhë letrare dhe kjo ka rëndësi të dorës së parë. Kosovarët i kanë vënë detyrë vetes që ta pasurojnë, ta spastrojnë dhe ta rrënjosin përfundimisht gjuhën e njësuar dhe në këtë drejtim janë treguar më të zellshëm, më këmbëngulës se ata të Shqipërisë, megjithëse kundërshtarët e gjuhës së njësuar letrare shqipe, e kanë paraqitur këtë si “akt politik i Tiranës” dhe se gjoja Tirana enveriste u a imponoi këtë gjuhë të njësuar “jugore” kosovarëve dhe shqiptarëve të tjerë që banojnë në Jugosllavi. Patjetër këta kundërshtarë, që mjerisht nuk janë vetëm në Jugosllavi (kujtoni zotin Arshi Pipën me shokë) ose nuk e kanë kuptuar rëndësinë dhe domodoshmërinë e këtij “aktit politik”, ose janë armiq të vetëdijshëm të kombit shqiptar. Dhe, meqënëse ne nuk duam të besojmë se ekzistojnë shqiptarë që të jenë armiq të kombit të tyre(ashtu si dua të besoj se kurrsesi zoti Arshi Pipa është i tillë) pranojmë se janë të gabuar dhe nuk e kanë kuptuar këtë dhe me kohë do të bëjnë kthesë. Besoj se realiteti kosovar do t’u tregojë atyre se sado “antitiranas” që të jesh, nuk ke veçse të shikosh interesat e përgjithëshme të kombit shqiptar dhe dihet se ç’përmasa ka fjala “komb” për çdo njeri me ndienja atdhedashurie.
Qëllimi i këtij shkrimit nuk ishte asqë mund të jetë, të shqyrtojë të “mirat ose dhe të...”këqiat” e gjuhës së njësuar letrare, por meqënëse për shqiptarët e Jugosllavisë kjo ka rëndësi të dorës së parë, nuk ishte e mundur të kalohej pa e përmendur sepse letërsia dhe studimet e gjithllojëshme, në Kosovë e gjetkë, kanë lidhje të drejtpërdrejtë me këtë “revolucion” historik të gjuhësisë arbërore.
Në Prishtinë, si në të gjitha trojet shqiptare të Jugosllavisë, tash kemi shkrimtarë dhe studjues të shquar të cilët i kanë dhënë kombit shqiptar studime të rendësishme për gjuhën, letërsinë, folklorin, historinë dhe punimet e tyre janë me vlera të padiskutueshme kombëtare, siç janë krijuesit Ali Hadri, Idriz Ajeti, Rexhep Qosja e shumë të tjerë që nuk mundim t’i përmendiim këtu. Kemi botime të shumëllojshme dhe, duhet pranuar, se Instituti Albanologjik të Prishtinës ka dhënë një komtribut të madh në këtë drejtim, sidomos në botime periodike, si është “Gjurmime Albanologjike” ku bëhet një punë serioze dhe e mundimshme. Në këtë revistë shkencore, shumë studjues shqiptarë-akoma dhe të Tiranës- dhe alnabanologë të huaj, kanë paraqitur punimet e tyre që kanë interes të veçantë dhe mund të themi se botimi i këtij organit, plotëson një zbazësirë në studimet shqiptare të viteve të fundit., jo vetëm të Kosovës por mbarëshqiptar.
Instituti Albanologjik ka botuar dhe mjaft libra të veçanta dhe të një rendsie të madhe rreth figurave të shquara historike shqiptare. Një botimi rreth jetës dhe veprimtarisë të Fan S. Nolit me rastin e 100 vjetorit të lindjes të gjeniut shqiptar të shekullit tonë, ku na jipen disa punime dhe mjaft informime rreth jetës dhe veprës së Fan Nolit, ku janë botuar fotografi të panjohura dhe në përgjithësi është bërë një përpjekje e mirë të zbulohen dhe të ndriçohen shumë anë të veprimtarisë, krijimtarisë dhe jetë së Nolit. Megjithëse libri nuk mund të konsiderohet i plotë, ka luhatje dhe mangësi dhe aty këtu paqartësi, prapsëprrapthi, ka një rendesë të të dorës së parë sepse është libri i parë i këtij llojit rreth jetës dhe veprës të Nolit tonë.
Një përpjekje tjetër është bërë vite më parë nga Monsur Raifi me librin e tij “Noli dhe Migjeni” por besoj se Monsur Raifi qëndron përciptazi dhe shumë pak dritë hedh mbi veprën dhe jetën e të dy poetëve tanë- si poetë i trajton-, madje dhe ai vetë po i rikthehet temës kohët e fundit me një botim të ri më të plotë me titullin “Noli, Migjeni, Lasgushi..” dhe shpresojmë, kur të na bjerë në dorë t’i lexojmë dhe të mësojmë mjaft gjëra të reja për të tre themeluesit e letërsisë dhe poezisë bashkëkohore shqipe.
Duke dashur të paraqesim disa nga botimet të Kosovës me interes të veçantë, sot do të përqëndrohemi kryesisht në dy botime të rëndësishme të viteve të fundit. Fjala është për librin e Anton Çetës “Kërkime Folklorike”, botuar nga “Rilindja” dhe ai Sadulla Brestovcit “Marrëdhëniet shqiptaro-serbo-malazeze (1830-1878), i botuar nga Institurti Albanologjik. Anton Çeta në “kërkimet...” e tija na zbardh shumë të panjohura të malësisë sonë, na zbulon doket dhe zakonet, burrërinë dhe besën shqiptare dhe duke i lexuar ato copëza nga jeta shqiptare, e ndien veten krenar që ke pasur fatin të lindesh në ato troje. Habitesh menjimënd me pasurinë e gojëdhënave, e anekdotave dhe zakoneve që populli shqiptar i ka trrashëguar brez pas brezit, gojë me gojë dhe nuk mund të mos vësh buzën në gaz dhe të kujtosh rrënjët shqiptare duke lexuar ato shpoti, atë ironi me të cilat shqiptari bërballonte rrethana shumë të vështira: luftra, vrasje, hakmarrje, uri, varfëri, errësirë, padije...dhe të bën të admirosh shpirtin a pamposhtur luftarak të popullit shqiptar. Përveç studimeve të tjera me rëndësi, në këtë libër ka edhe një shkrim shumë të rëndësishme për Gjeçovin, një nga punimet më të mira për mbledhësin e Kanunit të Dukagjinit, Ky studim duhet të jetë frut i një pune këmbëngulëse dhe të gjatë; me pak faqe na zbulon shumë anë të krijimtarisë dhe punës së Gjeçovit të cilat nuk kishim mundur t’i kapnim e t’i zbulonim në shumë faqe të shkruara deri sot nga të tjerët.
Antoi Çedta duket se është njohës i mirë i popullit të vet, njeh jo vetëm historinë, traditën e zakonet e shqiptarit por njeh mirë edhe atë shpirtin e tij, aspiratat e tij, etjen e tij për dituri e përparim. Në përgjithësi punimet e tij kanë kulturë dhe njohuri, gjuha e tij është e qartë dhe e pastër dhe përdorimi i dialekteve “lokale” në rrëfimet gojore është i domosdoshëm sepse kështu i gjithë punimi merr vlera më të mëdha për arsye të origjinalitetit të gojëdhënave dhe ankedotave dhe kalimi nga dialekti “lokal” tek gjuha letrare bën një kontrast të bukur (sa e nevojëshëm është gjuha e njësuar) dhe gjithsesi ta ka enda t’i lexosh e t’i rilexosh, jo vetëm rrëfimet dialektore por të tërë librin sepse atje, përveç “ngjarjeve episodike”, gjen shumë fjalë të urta që me kaq mjeshtëri i ka thënë dhe i thotë populli shqiptar, të cilat kaq bukur i ka shfrytëzuar Anton Çeta
Libri i Sadulla Brestovcit, i cili u nda nga populli dhe jeta shumë herët, pa i lënë kohë të plotësonte studimet dhe veprimtarinë e tij kërkimore- kulturore, është një dëshmi objektivitetit, madje do të thosha të një objektivitetit të tepruar për rrethanat e Jugosllavisë; ai përpiqet me dëshmi dhe fakte historike, të pasqyrojë luftën shumëshekullore të shqiptarëve kundër pushtuesve otomanë, madje edhe atje ku dyshohet, ai nuk mohon dhe luftën e serbëve përkrah luftrave të parreshtura të shqiptarëve, akoma dhe në ato të epokës së Skënderbeut ndonse këtu më duket se studjuesi ynë tregohet si tepër tolerant për hir të ashtuquajturës niqësi dhe bashkëpunim serbomalazes- shqiptar në luftën kundër turqëve. Duket qartë se këtu ka pasur presionin e mjedisit ku banonte dhe punonte, por më tej sikur kërkon të “dëshmojë” dhe të mbrojë shqiptarët nga mohimi i plotë që u bëhet nga disa qarqe “historikanësh” të Beogradit. Është e vërtetë se mohuesve u ka dhënë një përgjigje të mirë me argumenta të forta, shpifjeve të tyre absurde kundër shqiptarëve , ai u kundërvihet me fakte historike që janë të padiskutueshme dhe pikërisht këtu qëndron merita e madhe e studjuesit. Nuk ka dyshim se qëllimi kryesor i Sadullah Brestovcit ka qënë një përgjigje e qartë kundër tezave antishqiptare dhe dihet se kohët e fundit nuk është i vetmi që lëviz në këtë drejtim. Historiani dhe studjuesi Skënder Rizaj (i cili shkruan dhe parathënien e librit të Bestovcit) në të gjitha rastet u është përgjigjur aty për aty, madje me sulm, sërbomëdhenjve dhe fallsifikatorëve të historisë, madje këtë punë e ka bërë pa përtim dhe pa “kopraci” kur ka pasur nevojë dhe shpesh ka arritur t’u shpaguajë sulmet armiqve të kombit shqiptar me të njëjtën monedhë, me sulm duke arritur hehë herë në skajin tjetër të ekstremitetit. Duket qartë se Skënder Rizaj e ka kuptuar mirë se mbrojtja më e mirë kryhet me sulm...Dhe ai di mirë se si të mbrohet duke sulmuar..
Të dy librat sipërpërmendur paraqesin interes të veçantë- si e theksuam dhe më lart- dhe patjetër duhet të mirëpriten nga lexuesi shqiptar, sidomos nga ata që mirren me histori dhe folklorin. Është e njohur se edhe kosovarë të tjerë kanë dhënë kontributiun e tyre në historiografinë dhe fusha të tjera të kulturës, gjuhësisë, duke bërë përpjekje të mëdha për emancipimin e shqiptarëve, për emancipim kombëtar me pëpjekje të mëdha që t’u kundërvihen sulmeve të gjithskajëshme antishqiptare.. Shpresojmë se në një shkrim tjetër do të paraqesim dhe punime të tjera, nga më të mirat e këtij llojit, në studimet shqiptare të përtej kufijve të shtetit amë. Si shëmbull, do të përmendim punimin e Zef Mirditës “Studime Dardane” që tash është bërë mjaft i njohur edhe jashtë kufijve të Jugosllavisë, madje është bërë objekt studimi nga qarqet albanologjike në Gjermani,Francë, Austri, Itali e gjetkë. Përveç Librit të Zef Mirditës, mund të përmëndim dhe punimin e mirë të Mark Krasniqit “Gjurmë dhe Gjzrmime” i cili është i të njëjtit nivel me atë të “Studime Dardane”, ndonse të një mënyrë tjetër.
Është kënaqësi pra të vërehet se studjuesit kosovarë dhe të viseve të tjera të Jugosllavisë ku banojnë shqiptarët, me gjithë vështirësitë që po hasin, punojnë me vetëdije, pa u pëkulur duke përballuar me burrëri të gjitha pengesat, presionet, shantazhet, kërcënimet dhe sulmet e armiqve shekullorë të kombit arbëror. Duket qartë se shqiptarët ja kanë arritur t’i përballojnë këto me sukses duke mundur të punojnë jo vetëm drejt dhe me objektivitet, por të hedhin poshtë me përbuzje dhe të bëjnë hi e pluhur të gjitha sulmet antishqiptare. Jam i bindur se është detyrë i çdo shqiptarit të lirë-që jeton i lirë sot- t’u qëndrojë pranë shqiptarëve të Jugosllavisë që po bëjnë një luftë të pabarabarët kulturore kundër shpifësve sllavë dhe të tjerë, duke i lexuar dhe i përkrahur, madje duke përfituar nga këto studime me rëndesi të madhe historike.
VOSKOPOJARI , MARS,1987.
************************************************************************
PROGRAM PLANI PËR...PAPUNËSINË...
Kemi dëgjuar për plane pesëvjeçare për zhvillimin e ekonomisë e të kulturës, e ku ta di unë (në kampin “socialist” është një gjë e zakonëshme!) por që të kemi një plan të caktuar se sa të papunë do të kemi në fund të pesëvjeçarit që sapo filloi, e, kjo duket krejt absurde për njerëzit e kohës sonë që ende nuk kanë hyrë në të fshehtat e sistemit “socialist-vetadministrues” të Jugosllavisë. Si rrjedhojë, për një vend si është Jugosllavia e painkuadruar socialiste, është e domosdoshme, është e natyrëshme si i ka lezet dhe sipas rregullave të vendeve të “zhvilluara” të ketë plan të caktuar jo vetëm për “inflacionin” dhe për shpërnguljen e emigrimin e fuqisë punëtore (lexo:shqiptarëve), por edhe një plan të detajuar për papunësinë...D.m.th. themi: se në këtë pesëvjeçar patëm kaq të “punësuar” “të emigruar” kaq të “shpërngulur”(?) dhe kaq na kanë tepruar të papunë! Dhe këta të fundit nuk janë pak... Kemi të bëjmë me bollëk ore vëlla!.. Kursim nuk bëjmë kurrkënd, as me të burgosurit “politikë dhe “irredentistë” (lexo prapë shqiptarë të pabindur!), por mjerisht nuk kemi një plan të caktuar si për të burgosurit ashtu dhe për të arrestuarit (ndalim pa gjyq quhet) dhe këtu qëndron dobësia ku një dashamirës i Jugosllavisë, si jam dhe unë, fjala bie, bën pyetjen: Si është e mundur që në një vend “të lirë” “socialist” ku arrestimin e punëtorëve dhe punonjësve të arsimit (shëno:arsimtarëve dhe intelektualëve shqiptarë) dhe të të miturve “rrugaçë të pabindur” që nuk flasin serbokroatisht (lexo këtu: të fëmijëva parashkollorë dhe të nxënësve të shkollave fillestare) janë bërë pa kursim dhe, megjithë këtë, nuk kemi një plan të caktuar për ta madje na teprojnë dhe kemi kaq të papunë, si janë një armatë të tërë arsimtarësh shqiptarë? Dhe jo vetëm kaq! Në zonat ku banojnë shqiptarët e papunë dhe të burgosur, kemi dhe shtim të popullsisë! Si djallin pjellin gratë e shqiptarve? Mister! Duket se meqënëse nuk kanë punë tjetër, lindin fëmijë duke shtuar numrin e tyre rrezikshëm! Se, si është e njohur vetëm gratë shqiptare të Jugosllavissë lindin fëmijë me qëllim që të prrishin federatën socialiste!
Gjithsesi Jugosllavia Federtative përbën një enigmë të epokës sonë, që as vetë “jugosllavët” nuk kanë mundur ta zgjidhin akoma këtë enigmë, prandaj hedhin në tregun e vendit dhe atë botëror xhevahirë të paparë e padëgjuar- duke lënë të gjithë të tjerët të vrasin mendjen për të zgjidhur enigmën e tyre. Por, sidoqoftë, Jugosllavia, sot për sot, përbën një të vërtetë të padiskutuseshme,një ekzistencë (që të mos themi...bashkekzistencë se kjo fjala “bashkë” kërkon studim të veçantë!) në mes të siujdhesës ballkanike dhe atje ku shikon njerëz ta admirojnë, kur i pyet pse e bëjnë këtë prroçkë (ta admirojnë) do të të shpjegojjnë natyrëshëm se “ e admirojnë tamam se ka mundur të ekzistojë akoma dhe të qëndrojë më këmbë (ose më mirë në një këmbë se tjetrën ja kanë ...prerë para do kohe!) dhe jo vetëm kaq: ky “shtet” që në fakt nuk është një shtet, por disa të tilla, krekoset dhe tund bishtin i kënaqur! Se nuk ka dyshim se bishtin e tundën si ato kurvat e vjetra dhe kësaj populli i thotë: edhe zgjeba e ha edhe bishtin e mban përpjetë! Vallahi, po!
Kësisoj, kur jugosllavët duan të paraqesin zhvillimin e vrullëshëm të ekonomisë së Krahinës Autonome të Kosovës, thonë: fabrika e bukës së Prishtinës tërhoqi nga depot federative kaq milion kilogram mjell dhe prodhoi kaq milionë bukë gjysmëkilesh (bukën e numërojnë me copa dhe jo me kilogram..) veçse në fund nuk na del hesapi., por kush çan kokën për këtë? Buka, menjimënd, është të cilësisë së...dobët por qytetarët e Prishtinës, shi shqiptarët, e hëngrën që ç’ke me të.. ashtu si besojnë se hanë pallavrat e përditëshme të serbomedhenjve. Duhet pohuar ama se kur në një qytet shtohet buka e fabrikuar, ashtu si shtohen dhe lajmet e fabrikuara, tregon se ecën përpara dhe se populli jeton në mirëqenie të plotë, mbasi mjelli në Jugosllavi nuk gjendet më as në tregun e zi. Që të mos tregohemi të pafytyrë dhe të flasim këtu për sheqerin dhe për yndyrnat...Por kush pa prokopi duke ngrënë sheqer dhe dhjam derri? E keni dëgjuar atë fjalë: vajti për dhjam derri! A nuk na këshillojnë mjekët përditë që t’i kufizojmë, ose t’i pakësojmë këto se na dëmtojnë shëndetin? A ka mënyrë më praktike se sa t’i heqim fare nga tregu dhe t’i lëmë vetëm në llomotitjet e Radio Prtishtinës dhe Beogradit? Ose, u hedhim një shtesë çmimi aty afër 70% dhe kujt t’ja mbajë le të shkojë t’i blejë që të shkatërrojë shëndetin!..
Duhet të jemi jo vetëm realistë por dhe objektivë. Kështu ka lezet se ndryshe ndihmojmë dhe ne forcat nacionaliste-irredentiste. Në Jugosllavi po mirren masa shumë efektive për mbarëvajtjen e popujve vëllezër dhe këtë kurrkush nuk mund ta mohojë.. Pastaj, nuik shikoni se një alamet udhëheqje të Beogradit po mirret e brengoset nëpër mbledhje solemne që mbajnë ditë të tëra, me problemet e Kosovës, a nuk është ky nder i madh për kosovarët? Por, do të thoni se shqiptarët nuk kënaqen me asgjë dhe nuk janë kurrë mirënjohës. Kush tjetër do të interesohej më shumë se udhëheqja e Beogradit për të mirën e popullsisë shqiptare të Jugosllavisë? Ja, ta zëmë se Kosova do të ishte krahinë e Shqipërisë enveriste. Do të kishte fituar autonominë socialiste? Do të kishte fabrikë buke? Do të kishte polici speciale? Do të kishte punëtorë në Gjermaninë Perendimore, në Belgjikë e gjetkë? Do të ishte Sinani...Kryetar? Kurrsesi, Jo! E, si do të jetonin kosovarët? Tmerr! Si një krahinë e thjeshtë e prapambetur e Shqipërisë staliniste, ku nuk do të mungonin vetëm frigoriferët grunding dhe vaturat folksvagen, por edhe menjitofonët e thjeshtë japonezë..Sigurisht të gjitha këto janë të vërteta, ashtu si është e vërtetë se në televizionin e tyre nuk do të mundnin të shihnin serialet amerikane, si dinastia ose Dallesin, se atje nuk do të mundnin të bënin kritikë dhe të kërkonin, por a është kjo një justifikim që kosovarët të mbeten të varfër, të shtypur dhe pa shpresa? Jugosllavia është një shtet tjetër dhe s’ka pse të bëjë përditë krahasime banale me Shqipërinë staliniste, si e quan. E, që të bëhet e respektueshme, të rregullojë shtëpinë e saj, le t’u japë qytetarëve të drejta të barabarta, raste dhe mundësi të njëjta kudo!
Por merreni me mënd jetën e shqiptarëve të Jugosllavisë pa këto të mira të cilat i shijojnë të gjithë popujt e varfër (përveç atyre të Shqipësisë staliniste) të cilët gëzohen e kënaqen kur shikojnë në ekranin e vogël se edhe të pasurit kanë telashet e tyre, se atje ku planifikonin të fitonin njëqind milion dollarë, fitojnë vetëm tetëdhjetë dhe kjo, se një rival tjetër kapitalist u a vodhi me marifet të njizet milionat e humbura... Kur kanë kaq probleme serioze kapitalistët e mëdhenj, si është problemi i gruas së një kapitalistit së cilës pela nuk hëngri aq tagji si përditë që i ka caktuar mjeku i famëshëm dhe kur kjo grua e bukur dhe e nderuar nga hidhërimi për pelën, rrokulliset në mullarët e barit me një kapitalist tjetër, a mund të brengosemi dhe të mendojmë për mospunësimi i disa kosovarëve shqiptarë? Kurrsesi jo!
Të gjitha këto i kemi parasysh dhe menjimënd u habitëm kur lexuam në gazetën e delegatit ( dreqi e merr vesh se ç’do të thotë kjo!) se po “hapet një hua e re e brëndeshme në Kosovë” me qëllim që të pakësohet papunësia dhe të shtohet “punësimi” i tyre, sidomos në tregun privat, dhe u mallëngjyem fort për këtë përkujdesje të veçantë ndaj të papunëve të Kosovës. Programi është me të vërtetë madhështor dhe ideja gjithsesi gjeniale. Çdo vend që respekton vetveten duhet të bëjë programe. Kësisoj , Jugosllavia veqeverisëse mendoi, mendoi, mendoi dhe ja...e gjeti dhe vendosi! Shumë fjalë ishin thënë për ndihmën e Republikave motra të federatës për përmirësimin e gjendjes ekonomike të Kosovës, për zhvillimin e saj të “mëtejshme”. Dihet se Republikat motra derdhin shuma të mëdha në arkën e përbashkët për këtë qëllim veçse këto shuma arrinin deri në Sërbi dhe kjo, si një Nënë e mirë për krahinat, thoshte se dilnin nevoja të ngutësheme të “republikës mëmë” duke premtuar se problëemet e Kosovës do t’i zgjidhte vetë Sërbia e cila me kaq ngrohtësi e mban në gji këtë Krahinë...Andej nga Beogradi, dikush kishte vilën akoma pa mbaruar, një tjetër nuk kishte ende vilë në periferi, buzë Danubit, më tej shoku kishte për të martuar të bijën dhe i duhej dasmë të madhe dhe, helbete, nuk mund të mos kishte çifti një shtëpi për të qënë, shoku tjetër kishte blerë një trualll në Dalmaci por ende nuk kishte ngritur pallatin dhe kështu me radhë, paratë “ndihma” të republikave motra mbushnin ato xhepa që e meritonin, se sapër kosovarët, e, ata janë mësuar me skamjen dhe fanatizmin e tyre irredentist nacionalist... Se, që të jemi të drejtë, a nuk do të ishte marrëzi që shokët sërbë të lejonin që të gjithato para që jipnin motrat Kroaci dhe Slloveni të arrinin në duart e palara të kosovarëve, kur dihet se shqiptarët janë kaq mosmirënjohës ndaj sistemit socialsit vetadministrues federativ? Kështu pra, plani madhështor pesëvjeçar i hartuar para pesë vjetëve për zhvillim (gjithnjë të mëtejshëm) të Kosovës dha frutet e tij.. Megjithë shpërnguljen (si thonë) të serbomalazezëve dhe të evgjitëve (romë u thonë kohët e fundit), megjithë nja dhjetë mijë shqiptarë të emigruar (!0.000. thonë, se kush mund ta gjejë numerin e saktë?!) në fund të vitit (1986) në Kosovë ka ...vetëm(!!!) 107.000 (njëqind e shtatë mijë-me shkrim!) të papunë! Po, për atë zot atje në qiell! Këto janë pohime zyrtare dhe ma thotë mendja se lepuri që fshihet në ferrë duhet të jetë më i madh....por nejse. Duhet ama të theksojmë se në këtë numër nuk përfshihetn femrat që kanë pasur paturpësinë të kërkonin punë për herë të parë. Femrat të qendrojnë në shtëpi si u ka hije shqiptarkave (e keqja është se duke qëndruiar në shtëpi dhe duke mos ditur ç’tjetër të bëjnë, shqiptarkat pjellin papushim! Po, vallahi! Prandaj shtohet popullsia shqiptare në Jugosllavi, mos kërkoni shpjegime të tjera!) E shikoni pra pse (nuk) duhet të ndihmojnë republikat motra Kosovën, por t’u a japin paratë “shokëve” sërbë” që dinë sa më mirë t’i shpenzojnë? Dhe si të mos mallëngjehesh kur mendoin se bën pjesë në një familëje kaq të madhe vëllazërore, bashkë me “Maqedoninë” e cila nuk kursen asgjë, madje as dajakun për vëllazërim e bashkim? Duket kjo republikë(!) beson seriozisht se është....republikë!
Kësisoj, pas kaq sakrificash, qeveria qendërore federative mendoi: More, pse t’i ndihmojnë të tjerët kosovarët dhe të mos ndihmojnë ata vetveten? Kosovarët (shqiptarët) kanë boll para dhe bëjnë sikur janë të skamur. Pse pra të mos hapim një “hua të brendeshme” me qëllim të ndihmohet “vetpunësimi dhe kështu të gjithë shqiptarët të mundin e të duan të “vetpunësohen..me fjalë të tjera gjithsecili të gjejnë një punë për vete, veçse nuk e dime se si dhe ku do të...vetpunësohen këta shqiptarë të pabindur!. Të marrin ndoinjë hua-nga paratë që ka mbledhur administrata nga vetë shqiptarët- që të hapin nga ndonjë dyqan në Prishtinë e gjetkë? Kjo mendja ime primitive nuk e kupton pra këtë hua të brendeshme. Po i mbledhin paratë popullsisë që të ndihmojnë po këtë popullsi? Çudi e madhe! Por kur i kanë vetë paratë pse duhet t’ja japin qeverisë dhe pastaj të kërkojnë kredi vetë paratë e tyre nga qeveria federative?! Por ata thonë: me kreditë e qeverisë shqiptarët do të hapin punishte të vogla, si janë kafenetë, ëmbëltoret, këpucëndreqësit, samarxhinjtë, nallbanët, hekurpunuesit e kështu me radhë...
E shikoni pra? Huaja e brendeshme është varianti i fundit shpëtimtar për shqiptarët e Kosovës drejt zhvillimit (të mëtejshëm) ekonomik dhe zhdukjen e papunësisë.. Kështu na thonë ekonomistët jugosllavë duke theksuar: nëqoftë se do të mblidhen nga huaja kaq miliarda dinarë do të përfitojnë nga dy burime: në radhë të parë nuk do të hyjnë në borxh (të mëtejshëm dhe këtu) se Republikat motra, mund të jenë “motra” por paratë që arrijnë deri në Beograd, ja japin borxh Kosovës dhe i duan prapa bashkë me kamatën e majme që kërkojnë, nga ana tjetër qarkullon paraja, paguajnë një pjesë të borxheve të vjetra ndaj “motrave” dhe, gjithsesi dalin të fituar sepse inflacioni do të bëjë punën e tij fitimprurës... duke mos pritur më as mjell, as sheqer as yndyrna as, as, as...
Dhe dini ku mbeta gojëhapët si guak? Me “rezultatet” ndaj papunësisë! E dini sa do të jetë pakësuar papunësia në Kosovë si të jetë kryer me sukses program-plani? Sipas llogaritjeve të ekonomsitëve mendjendritur parashikohet që në fund të pesëvjeçarit në Kosovë do të jenë të papunë vetëm....220.000 (DYQIND E NJIZET MIJË!) dhe kjo në fund të vitit 1990, kurse sot janë...107.000... A nuk është një plan gjenial? A nuk do të thotë kjo se Jugosllavia ecën ngahera përpara dhe jo prapa? Përpiqem të gjej ndonjë mangësi, por nuk ja arrij duke menduar si njeri pesimist dhe primitiv që jam: Në këtë mënyrë,a do të ekzistojë Federata jugosllave në fund të vitit 1990? Mund të dyshojmë?
Sidoqoftë, këtu kemi të bëjmë me një program plani madhështor dhe pikë!
V O S K O P O J A R I (1986)
************************************************************************
FABRIKA “ETNIKISHT” E PASTËR...
“Gabimi shihet” dhe është më se e qartë se këtu kemi të bëjmë me një gabim dhe kurrsesi me një veprim qëllimkeq dhe kjo sepse këtë “gabim” e kanë bërë sërbët dhe dihet se sërbët bëjnë vetëm ndonjë “gabim” dhe kurrë faj politik ose “krim politik” që përçan vllazërimin e bashkimin, si do të ndodhte sikur këtë “gabim” ta kishin bërë shqiptarët... Edhe herë të tjera është bërë fjalë për dy “peshore”, dy “stacione” dhe dy “variante” me veprimet e kombësive së Jugosllavisë dhe është vënë re se për faje të njëjta, jipen shpjegime dhe ndëshkime krejt të ndryshme dhe kjo të bën të kujtosh pakëz atë populloren se “më mirë të të dalë syri se sa nami,” sepse shqiptarëve sikur u ka dalë nami në Jugosllavinë socialiste për të pabindur, për ngatërrestarë dhe nacionalistë-irredentistë të rrezikëshëm. Mos kemi vallë të bëjmë me shkopin e dirigjentit? Por meqënëse jemi pak primitivë dhe nuk para kuptojmë nga muzika serioze do të sjellim shëmbullin e çobanit që kishte tufën e deleve pranë rrugës, duke lënë qentë azat dhe kur jabanxhiu i gjorë kaloi rrugës, qëntë i u vërsulën duke e kafshuar, gati ta shqyejnë, ai ngriti zërin të ankohej dhe të kërkonte ndihmë, çobani, në vend që të qortonte qente i u sul me shkop jabanxhiut dhe e rrahu paq duke e akuzuar se i kishte prrishur gjumin dhe rahatin si atij, ashtu dhe qenve të tij të urtë! Kështu dhe sërbët tanë janë kaq të urtë dhe të pakeq sa nuk bëjnë kurrë “faj” ose krim se këto fruta janë pemë të shqiptarëve, madje këta të fundit edhe kur nuk pranohen në punë, kjo nuk është për faj të serbomëdhenjve por për faj të paditurisë dhe të primitivitetit të shqiptarëve.; madje edhe kur ankohen për këtë “padrejtësi” nuk e bëjnë me takt, por duan të tregojnë se gjoja nuk janë të barabartë me sërbët! Dihet se barazia është e garantuar , u a ka garantuar shqiptarëve Kushtetuta dhe Republika Socialiste e Sërbisë, Krahinë e së cilës është Kosova (Ç’i duhej autonomia? Republika mëmë e Sërbisë kujdeset për të gjithë!), ashtu si kujdeset edhe për shqiptarët e Malit të zi e të...Maqedonisë. Sigurisht aty këtu dëgjohet ndonjë fjalë për nacionalizmin serb dhe malazez, por këto “akuza” thuhen me gjysmë zëri, aq sa të kalojmë adetin dhe të dëgjojnë të huajt se qënkan të paanëshëm dhe se çdo”nacionalizëm” është i demshëm, por nacionalizmi dhe irredentizmi shqiptar është i rrezikëshëm... Se ç’formula, fraza dhe parrulla kanë shpikur serbomëdhenjtë nuk mund t’i marrë me mend një njeri i thjeshtë dhe “normal”; jashtë klimës dhje ambjentit jugosllav, duhet të kesh shumë fantazi që të mundësh të kuptosh dhe të zbërthesh një pjesë të akuzave dhe sharjeve që dëgjohen përditë...Thua se Jugiosllavia e painkuadruar ka fjalorin e saj, ligjet e saj..
Shëmbull më tipik për këtë atmosferë mbytëse siështë ngjarja në fabrikën “Radiotoni” të komunës së Batusës, nuk do të mundnim të gjenim dhe këtë e bëjmë jo për vetë faktin, por për reagimet e qarqeve dhe të organeve sërbomadhe të Beogradit! Fama e komunës së panjohur deri dje arriti pra deri në Beograd! Sipas të thënave, në këtë fabtikë të re, u punësuan mjaft vendas dhe megjithëse kishin bërë lutje 120 shqiptarë duke ndjekur të gjitha rregullat dhe formalitetet kushtetuese të vllazërimit e bashkimit, në fund doli se asnjë shqiptar nuk na qënka i aftë që të zërë punë në një fabrikë moderne! Mirë. Ka të ngjarë që shqipotarët të mos jenë kualifikuar profesionalisht të punojnë në një qëndër moderne. E themi dhe e pranojmë dhe këtë. Ngahera duhet të tregojmë vullnet të mirë. Por si e kuptuan ata që vendosnin për këtë, pa shqyrtuar fare kërkesat e shqiptarëve, dhe pa i ftuar, aspak për të kontrolluar aftësitë e tyre? Dhe si na doli që të gjithë sërbët që kërkuan të punësoheshin, u pranuan si të përshtatëshëm dhe të aftë, dhe se plotësonin kërkesat e teknikës bashkëkohore? Këtë akt ama e bënë sërbët. Jo shquptarët.. Dhe si pa të keq u ftuan dhe kuadrot dhe drejtuesit shqiptarë të krahinës që të mirrnin pjesë në përurimin e fabrikës. A do të mundte të mirrte pjesë pas një pshtërimi të tillë ndaj nevojtarëve shqiptar, një shqiptar sado faqezi që të ishte? Kurrsesi jo. Dhe serbët e përuruan vetë fabrikën duke bërë dhe një sulm tjetër kundër nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar, duke mos lënë mënjanë dhe drejtuesit dhe kuadrot e Krahinës se gjoja “ushqejnë edhe ate me qëndrimin e tyre, veprimtarinë armiqësore nacionaliste –irredentiste të shqiptarëve të Jugosllavisë...” Arroganca nuk ka kufi, poshtërimi po kështu. Por dihet se shovinistën gjiithandej i karakterizon arroganca dhe poshtërimi. Në vend që të kafshojnë gjuhën dhe të përpijnë pështymën, nxuarnë sërisht gjuhën jashtë dhe filluan të pështyjnë kundër shqiptarëve! Ja, rrini dhe merreni me mënd, sikur një fabrikë tjetër të ngrihej në Ferizaj, në Podujevë ose në Prizren dhe të mos punësohej asnjë-po, asnjë- serb. Merreni me mënd ju lutem. Ç’do të bëhej? E gjithë Jugosllavia “tjetër” do të ngrihej më këmbë që të “përballonte” këtë “aksces” nacionalist, këtë krim “antijugosllav” dhe shtypi e readiotelevizioni do të çirreshin jo vetëm kundër shqiptarëve të Jugosllavisë, por edhe kundër Tiranës dhe, kryesisht, kundër “emigracionit reaksionar” shqiiptar., që paska ndërhyrë paturpësisht në punët e brendeshme të Jugosllavisë duke u përpjekur me “kriju çerdhe të tilla etnikisht të pastra..”
Jo, nuk heshti shtypi i Beogradit ndaj ngjarjeve në Batusë. Në dorë kemi artikullin e njëfarë Nada Millotinoviç i cili u transmetua dhe nga Tanjugu dhe duke e lexuar më shumë se çdo gjë tjetër të vjen të vjellësh. Sepse Nada e Tanjugut në mënyrë të poshtër përpiqet të “justifikojë” organet lokale e Batusës dhe më tej të Beogradit, duke dhënë shpjegime naive, se fabrika u ndërtua në kohë rekord dhe se synimi i ndërtimit të saj ishte të pengoheshin sërbët të shpërnguleshin nga... “trojet e tyre” (kështu thotë), për arsye të presionit të padurueshëm dhe të tmerrëshëm që ushtrojnë shqiptarët ndaj serbëve të pafuqishëm.... Ka kritikë, gjithsei ka kritikë... Por kritika është e butë si pambuk, është përkëdhelje dhe justifikimet janë shumë më të forta se sa “kritika” Qëllimi pra ishte justifikimi dhe akuzat ndaj shqiptarëve dhe jo “kritika”. Kjo të bën të mendosh thellë dhe të kuptosh se ku a kanë hallin serbomëdhnejtë kur çirren për shpërnguljen dhe “spastrimin etnik”. Me këtë zhurmë të poshtër mbeten të gjiuthë shqiptarët pa punë dhe pa pronë, kështu, duke mbetur papunë të emigrojnë në masë nëpër vendet e Afrikës dhe perendimore (Rankoviçi nuk kishte dëbuar në Turqi 200.000 shqiptarë? Ju kujtohet vallë?) Me fjalë të tjera, zhurma për “shpërnguljen” e serbëve nga Kosova, nuk është veçse një mashtrim, një truk propagandistik të serbomëdhenjve me të cilën fshehin synimin e vërtetë për spastrimin e Jugosllavisë nga shqiptarët..
Ngjarja në Batusë është një shembull i vogël, sepse në shumë raste sërbomëdhenjtë nuk po fshehin dot qëllimin e tyre. Nga shtypi i tyre mësojmë se për “faje” të njëjta një shqiptar dënohet me gjashtë vjet burg, kurse një serb me 60 (gjashtëdhjetë) ditë! Kuptohet pra se pafytyrësia ka arritur deri atje sa dënimi i sërbëve të kumtohet, me ditë dhe jo me muaj që të duket mës humë! E, tjetër gjë është kur themi gjashtëdhjetë ditë dhe tjetër kur themi dy muaj! Dhelpëria naive dhe arroganca që karakterizon shtypësin kokëbosh, duket kudo dhe gjithandej...
Shqiptarët e Jugosllavisë janë të vetëdijëshëm për kohën dhe vendin ku jetojnë dhe nuk i befason asgjë, veçse ne që jetojmë larg dhe nuk jemi mësuar me poshtërsira të tilla, për besë na duket se ato që thonë e shkruajnë janë të pabesueshme. Por dalngadalë bëhemi dhe ne të vetëdijëshëm dhe gjithsesi duhet të jemi syçelët se mund të na pjellë ndonjë serbomadh tek dera...Jo rrallë na ka pjellë kësi ndyrësirash dhe jashtë Jugosllavisë, shovinistët sërbomëdhenj nuk ngurrojnë përpara asgjëje. Vëllezër dhe miq pra, qëndroni syçelët dhe mos harroni kurrë-kurrë popujt që mashtrohen e shtypen çnjerëzisht.
Dhe, kryesisht, mos harrohet Besa Shqiptare.
V O S K O P O J A R I , MARS, 1987
*******************************************************************
PUSHIMET E SLLOBODANIT DHE MIKPRITJA E KOSTËS
DIPLOMACI E FSHEHTË ? JO; ZOTI NA RUAJT!
PANFLET SATIRIK
Paprtitur Millosheviçi u kujtua se kishte shumë të bënte pushime. Kishte qënë kaq i zënë me veprën e tij të madhe patriotike për shthurrjen e ish Jugosllavisë, sa kishte harruar se dikur duhej të pushonte dhe të shlodhej, si njeri normal. Sigurisht ai nuk mund të quhej njeri normal- për këtë ankohej dhe e shoqja e cila kishte shumë kohë të shijonte aftësitë e tij bashkëshortore, por cila grua shikon burrin e saj si udhëheqës, shkrimtar, luftëtar? Gruaja e mat burrin e saj se ç’bën në krevat-të më falin të gjithë gratë, por fajin nuk e kam unë: kështu mendonte zonja e nderuar Millosheviç... Prandaj u habit së tepërmi kur një mbrëmje i tha të bënte gati valiçet se do të shkonin diku jashtë shtetit për pushime! Sigurisht kjo “jashtë shtetit” sikur e shqetësoi pakëz zonjën se tashm jashtë shtetit ishte dhe Kroacia, edhe Sllovenia, akoma dhe pseudomaqedonia, mos kishte këto shtete ndërmend Dani i saj? Ajo kishte frikë se mos i shoqi bënte ndonjë prroçkë tjetër-flitej shumë për Bosnjën- prandaj vendosi të mësonte para se të lëviste nga vendi:
“Pushime? Në këtë situatë?” sikur u habit ajo.
“Ç’ka situata?” u habit Sllobodani- “Sërbinë e kemi shëndosh e mirë, për ish Jugosllavinë do të çajmë kokën? Pastaj ne nuk e zhbëmë? Sigurisht ne dhe bravo na qoftë!”
“Dhe ku do të shkojmë Dani?” u zbut ajo dhe i foli në mënyrë përkëdhelëse.
“Thashë, do ta mbajmë sekret!” murmuriti ai.
“Ç’sekret do të mbash prej meje përderisa do të vij me ty?”- i foli ajo qortueshëm.
Ai vështroi përreth dhomës dhe i pëshpëriti:
“E di, kohët e fundit sikur kanë vesh dhe muret e shtëpisë sonë...”
“Amerikanët?” ja bëri ajo si e padjallëzuar.
“Edhe ata sigurisht, por më shumë kam frikë nga ata që na rrethojnë dhe ish kopilët e Titos. Ata më kanë halë në sy dhe një ditë do të përpiqen të hanë kokën...Pika që s’u bie!”
“A, ashtu!” ja bëri ajo me mirëkuptim.- Dhe në ç’orë do të fluturojmë?”
“Nuk do të fluturojmë. Aeroplanët tanë përgjohen nga armiqtë, këtë duhej ta dije. Do të udhëtojmë me makinë. Kujt t’i vejë mendja se alamet Milosheviç po udhëton me makinë jashtë vendit? Kurrkujt! Pastaj do të përshkojmë edhe njëherë ish Jugosllavinë...”
“Zot, mos ke ndërmendt të vemi në ndonjë nga ato shtete të porsaformuara nga ish Jugosllavia?” pyeti e trembur ajo se e njihte ç’kokë krrisur ishte Dani i saj...Ai qeshi .
“Jo moj, se nuk jam kaq i marrë sa mendon ti!” u pëpoq ta qetësonte.
(E ka kuptuar se e shikoj si të lojtur, mendoi e shoqja por nuk tha asgjë)
Kështu, ose pothuajse kështu u përgatit udhëtimi sekret i Sllobodanit drejt Jugut dhe vetëm kur ishin në mes të rrugës i tha gruas se ishin duke shkuar në kryeqytetin e vendit të vetëm në Ballkan që i kishte mbetur mik Serbisë. Në këtë qytet të lashtë ai kishte miq për kokë, tha. Ajo u gëzua më në fund se kështu do të kishte mundësinë të psoniste në treg, pa le dhuratat që do t’u bënin Kosta dhe Marika, të cilët ishin treguar ngahera duarlëshuar ndaj “kryetarëve dhe grave të tyre” të vendeve ballkanike që sapo kishin dalë nga errësira komuniste. I pëlqente perëndimi zonjës Millosheviç, ashtu si u pëlqen të gjitha zonjave të vendeve lindore kur kanë fatin të jenë zonja presidentësh.
“Po mirë, e dinë ata se po shkojmë atje?” pyeti ajo pak me ndrojtje.
“Sigurisht jo, se ky udhëtim është privat dhe jo zyrtar. Thjesht vemi për të pushuar!” e siguroii ai. “Nuk duhet kurrsesi të bëjmë bujë por as t’u bjerim në qafë miqve tanë që të na presin në kufi. Kur të arijmë në Athinë, i lajmërojmë me një telefonatë...!”
Asaj sikur nuk i mbushte syrin ky shpjegim por nuk tha asgjë. Ajo nuk kishte ndërhyrë asnjëherë në punët e tij, madje këta vitet e fundit ishte hera e parë që udhëtonin së bashku dhe bisedonin kaq gjatë se detyrat bashkëshortore ajo i kishte harruar prej kohësh!
Të tre makinat-jo ato zyrtare sigurisht- përshkonin ish Jugosllavinë me shpejtësi maksimale dhe Sllobodani kishte mbështetur kokën në sedile dhe mendohej duke bërë plane të tjera madhështore për të ardhmen. Sigurisht në dritare kishte perde që i fshihte, por dhe i pengonte të shikonin jashtë. Rrugën e bënin pothuajse në heshtje thua se nuk kishin mbetur asgjë për të biseduar të dy bashkëshortët.. Kur arritën në një udhëkryq ku një tabelë shkruante “Maqedonija” kuptuan se kishin mbërritur nlë skajin më jugor të ish shtetit federativ dhe po përshkonin Republikën më të re, emri i së cilës, kishte bërë të ngrenë botën më këmbë miqt e Sllobodanit, grekët. Si përshkuan mjaft kilometra dhe meqënëse programi ishte të mos qëndronin në asnjë lokal të kësaj republikë qesharake, belaja ishte se Sllobodani donte të bënte shurrët! Ç’të bëjmë, këtë kusur e kanë dhe presidentët, akoma dhe mbretët. I tha shoferit të ndalonte në ndonjë vend të përshtatëshëm që të fshihej prapa ndonjë ferrë. Ai nuk e dinte se në ferra fshihet lepuri i madh, por kur u gjendën në një vend plot me gëmusha, shoferi ndali makinën në anë të rrugës dhe kur panë se asgjë nuk pipëtinte përreth, Sllobodani zbriti dhe vajti të fshihej prapa një gëmushë. Hapi sustën e pantallonave dhe kur po bëhej gati të nxirte...i shpëtuan në pantallona dhe në brekë! Dy metra larg tij qëndronte i mbështetur në krrabën e tij një bari qylafbardhë! Po ky injorant ku u gjend këtu?! Ka të ngjarë të jetë ndonjë shqiptar i mallkuar! Por bariu qëndronte atje i mbështetur tek krraba duke i buzëqeshur me djallëzi, sikur thposhte: Të kapa me presh në duar! Hë, po ta mban nxirre dhe baj shurrën!” Sllobodani bëri të kthehej dhe të vraponte në makinë, kur dëgjoi nga prapa zërin e bariut të mallkuar i cili i thoshte me qesendi:
“O Sllobodan, si nga këto anët tona? Ne nuk jemi Kroacia!”
E mori ferra uratën. Makinat vraponin më shumë se kurrë dhe Sllobodani kishte harruar se kishte lagur pantallonat. Sapo arritën në kufi, u gjenden ballë për ballë me mikrofonat e ekipeve televizive greke dhe blicat e gazetarëve. Bariu i mallkuar kishte lajmëruar...Fshehtësinë e mori lumi. Makinat nuk u ndalën, por blicat shpërthyen disa herë, ndërsa, si u mësua, Athina ishte alarmuar. Pse po na vjen Millosheviçi? Mos e dëbuan nga Beogradi dhe po vjen të kërkojë strehim politik? Përfaqësuesi i qeverisë greke deklaroi se qeveria e tij nuk dinte kurrgjë dhe se si kishte mësuar, zoti Milosheviçi po bënte një udhëtim privat për të pushuar diku në ndonjë ishull helen. Prandaj, tha ai, mirë do të bëjnë stacionet televizive private, ta linin rehat, në jetën e tij private...Dihej sa i lodhur ishte Millosheviçi. Kaq vjet kishte punuar i shkreti për të shpëtuar krishtëlrimin nga të pabesët, a nuk ka dhe ai të drejtë të shlodhet? Pastaj të gjithë e dinin se Sllobodani kishte mbetur me mikun e vetëm në Europë dhe në botë, me zotin Kosta, të cilin kishte të drejtë t’i bënte një vizitë shoqërore...
Si e do zakoni dhe mikpritja, Kosta e takoi Sllobodanin ditën tjetër. Biseduan kokë më kokë rreth dy orë. Ja si filluan dhe si përfunduan.(kemi informacion të saktë për këtë!”):
“Sllobodan, mirseerdhe, ndonse nuk të prisnim tani. Jam shumë i gëzuar që të shoh në Athinë (kush i dëgjon amerikanët dhe europajnët nesër, mendonte ai duke thënë këto fjalë) Kohët e fundit rrallë e më rrallë takojmë ndonjë mik të vërtetë dhe besnik. Ata pistë “shkupjanët” dhe italianët flasin se gjoja bëjmë diplomaci të fshehtë...”
“Diplomaci të fshehtë ne të dy? Zoti na ruajt! Por meqënëse u takuam mirë është të këmbejmë disa mendime miqësore. Dihet se ne kurrkujt nuk i biem në qafë, të tjerët nuk na lënë rehat...Na kanë zili. Ja, unë mendoj për “Jugosllavinë” e vogël” me Mal të zi e Kosovë, ku kemi shumë ngatërresa kohët e fundit, por do t’i zgjidhim...”
“Pse nuk përfshini dhe Bosnjë Herxegovinën dhe Shkupin në këtë Jugosllavi?” pyeti Kosta miqësisht dhe vazhdoi: “Ne nuk bëjmë diplomaci të fshehtë kurrë, por po të mirrnit në gjirin e Jugosllavisë suaj dhe Shkupin do të na bënit një favor të madh. Duhet të pohojmë se popujt më të rrezikëshëm në Ballkan janë shqiptarët dhe shkupjanët...
“Ë më të lumtë ajo gojë! Shqiptarët ata po!” thirri Dani duke i rënë ballit me dorë. “Ata të pistë përpiqen të na prrishin dhe Jugosllavinë e vogël...
“Sërbinë e madhe, don të thuash” e korrigjoi si me inat Kosta.
“Këtë nuk e themi zëlartë, se mos kuptojnë gjë dhe ata syleshët malazezët dhe na e punojnë si bosnjakët e maqedonasit...
“Shkupjanët” e korrigjoi Kosta.
“Më fal vëlla, por kështu më është mësuar goja. Kuptoj se ju dhëmb dhe nuk do të flas më për...Maqedoninë! Kryesorja është të gjejmë një formulë që të mos ekzistojë si shtet kjo krijesë bastarde. Po të bashkëpunojmë, ju siguroj se...”
“Vetëm se ju jini nga të parët që e njohët si shtet me emrin Maqedoni” u ankua Kosta.
“Këto gjëra ngjasin dhe janë formalitete të parëndësishme” u përpoq ta qetësonte Millosheviçi “Por thamë se ne thjesht këtu bisedojmë dhe nuk bëjmë kursesi diplomaci të fshehtë, prandaj duhet të shikojmë se ç’do të bëjmë me faktorin e rrezikshëm shqiptar.”
“Jo vetëm me shqiptarët por edhe me shkupjanët dhe me islamistët në përgjithësi” e korrigjoi prapë Kosta i cili po e humbiste durimin..
“Dakord. Jo diplomaci të fshehtë. Ç’bëni ju pra për Vorio Epirin?” e pyeti papritur ai.
“Ne nuk mundim të bëjmë kurrgjë. Në Shqipëri tashmë bëhen zgjedhje të lira dhe kemi shpresa që në këto zgjedhje të tregojmë se kemi atje rreth shtatëqind mijë helenë... Atë që mund të bënim që të ndihmonim bashkëkombësit tanë, ishte të dërgonim nja dyqind autobuza me emigrantë të paligjëshëm që janë deklaruar grekë që të votojnë për partinë toinë.. të atjeshëm. Po të marrë partia jonë më tepër se 15% do të dimë të sillemi e të kuvendojmë ndryshe me qeveritarët e Tiranës. Por këto në mënyrë demokratike...”
“Po mirë, keni 700.000 grekë në Shqipëri?” pyeti me dyshim Sllobodani.
“Kështu thotë Sevastjanosi. Dhe mos harro se Samarai thotë se vatra e Sërbisë është Prishtina, ose më mirë ai tha se është vatra e ortodoksizmit sërb...” “
“I lumtë ajo gojë! Ah, Prishtina jonë! Më dhemb zëmrra kur ma përmendin. Ajo vatra e Stara Sërbisë të mos ketë më kokë sërbi brënda! Lëre, lëre këtu kam nevojë për ndihmën tënde dhe këtë do ta bisedojmë herë tjetër. Tani, çështja e Maqedonisë...
“E Shkupit thamë zoti Millosheviç..” u nevrozua Kosta.
“ E Skupit Kosta, dhe më fal. Atje nuk më dëgjohet më fjala, por atje ku nuk shkon fjala shkon dajaku. Mirë e thashë? Ne sërbët dhe ju grekët e kemi traditë këtë, ndaj shqiptarëve të paktën. Tani sa për ata derrat e Shkupit...”
“Jo se bëjmë diplomaci të fshehtë, por unë do të propozoja të ndëhyni ju sërbët me ushtrinë federale dhe atëhere as ne nuk do të rrimë duarkryq..
“Ç’do të bëni ju? Do të sulmoni Shqipërinë nga kjo anë?”pyeti me shpresë Sllobodani.
“Këtij i është ngjitur në kokë të luftojë vetëm shqiptarët” mendoi Kosta.
“Po pse të sulmojmë Shqipërinë dhe jo Shkupin që ta ndajmë midis nesh?” e provokoi Kosta.. Sllobodani sikur e humbi pak çehren, por u përmbajt.
“Ju thatë se keni shtatëqind mijë grekë në Shqipëri. Ju pra sulmoni nga kjo anë, ne sulmojmë Kosovën dhe dëbojmë q’andej të gjithë shqiptarët primitivë..Kurse Maqedoninë duhet ta marrim ne të tërë se ka qënë pjesë e Jugosllavisë...”
“Shkupi” thamë e korrigjoi pak i indinjuar Kosta.
“Mirë se nuk çalon gomari nga veshi...Ka mundësi që ne të bashkojmë me Jugosëllavinë e vogël dhe ju dërgojmë këtej kufijve shqiptarët e atjeshëm,,,”
“Kështu do të dëboni dhe kosovarët? Që t’i shtyni drejt jugut? Unë nuk mund të sjell në terezi nja një milion shqiptarë që na kanë ardhur, ti don të na dërgosh nja dy milionë të tjerë? Ç’do të thoshe ti sikur ne t’i shtynim shqiptarët drejt veriut dhe të vërshonin në Sërbi nja tre milionë leckamanë si na erdhën dhe neve?..”
“Drejt veriut!” u hodh përpjetë Sllobodani- “A, jo, jo! Ne mendonim t’i shtynim ata drejt jugut, ju jeni mësuar me muhaxhirët dhe me shqiptarët e uritur dhe dini si t’i rregulloni..”.
“Jo nga jugu!”thirri Kosta.
“Nga jugu dhe këtë nuk e diskutoj!” nguli këmbë Sllobodan Millosheviç.
Kjo ishte mosmarrëveshja e rëndësishme të të dy burrave të shtetit dhe shqiptarët shpëtuan nga shpërngulja e plotë sepse askush nuk i donte në shtëpinë e vet. Nuk e di se ç’do të bëhet më vonë, por tani për tani diplomacia e fshehtë ose e hapët e mori lumi...
V O S K O P O J A R I (1992)
Comments