top of page

M A SH A


Minush Hoxha

/e shkruar në gjuhen tjetër e e përkëthyer në shqip/.

Makina e stërngarkuar me familjar dhe rimorkio plotë plaçka të rrembyera, pritte para godinës në të cilën gjëndej apartamenti dydhomësh. Uturinte dhe sa nuk ishte nisur. “Leko, përse nuk detyron plakën të vie me ne! Ska edhe aqë kohë! Do na bluajnë po na gjetën këtu…Nxito” ia tha burrit të vetë trupplotë dhe të frikësuar. “Si të përgjigjëm…Ka kaluar të tetëdhjetat dhe bënë që nuk ia arrinë as të zbresë shkallëve. Më pastaj, kam dhe urdhërin ta lë…Po dhe nuk do… Ia thash: nëne, do na vrasin… të ikim! Nuk do më vrasin, më tha. Janë komshi të urtë e të mire. Kur ti vritje për interesa që nuk i identifikoje, ata bënin kujdes për mua. As që kanë interes për këte”. “ Ke urdhër ta lë? Dhe të këtilla urdhëra japin! E paparë, e padëgjuar!” ia tha dhe bëri kryqin me dorë mbi krahrorin. Pastaj vazhdoj: ,, Dhe ti i dëgjon…? Çmenduri! Të qij shtetin, ushtrinë, policinë të tërat! Shko dhe një here… provoje…!” “Mirë…” dhe, pa ndalur makinën u ngjitë sërish shkallëve. Plaka, Masha sikur e njihnin të gjithë dhe e admironin, një balerinë e pakismet dhe studjuese në Insitutin për Letërsi e Gjuhë të njohur të një shteti tjetër, me një edukatë që i kishte përcaktuar profesionin e mësueses, me një besim të kulluar tek Zoti, gjithnjë gjakftohtë dhe e bukur me lyrthin në njëren faqe që i hijeshonte fytyrën e me flokët ngjyrë sermeje e veshur në të zeza që nga dita e vdekjes të të vëllait, njësoj e vendosur, i kishte thenë: “Jo! Nuk më frikëson asgjë!”. “Nëno, tashmë forcat kundërshtare kanë kaluar paralagjet e qytetit dhe për pak çaste do vijnë këtu. Dhe këta do marrin hak. Do të vrasin…” provoj ta bind. “Ik biro, ik. Ti ke përse…” Me kruten që kishte pranë eci më ngadalë nga dritarja, e hapi dhe thirri të birin. “Ndjenë këte kundërmim, këte erë të vdekjes të kufomave të pavarosura. I sheh të shpërndarë gjithandej qytetit? Ndjenë erën e shkrumbit të mishit të njeriut? Të fëmijës Leko që e shkëputnin nga gji i nënes që të shihte ferrin tek digjej. Të thot ty Masha, yte nënë, bëhu i mençur dhe kuptoj drejtë gjërat: ka një skut në zemrën time, në zemrat e njeriut tonë, të përdhosur nga hajdutet që për trofe ngadhnjimi mbajnë në dhomat e tyre kockat e personave të vrarë. Fodullet e mallkuar! Ajo skut nuk i dashti këto Leko, dhe vajton se u poshtrua. Dhe ti ishe një nga ata…im bir. Ik, ik sa nuk ka filluar të të ndjekë vetja e ajo të mbyll shtegun e ikjes.”. “ Masho! Plakë budallaçkë! Lëri broçkullat! Do të të shkëpusin mishin me darë. Do të të djegin të gjallë. O Krisht si nuk e kupton këte. Edhe pak çaste kemi! Të nisemi…!” Tek provonte ta bindë të ëmën për nisje, nga poshtë grua e tij e thirrte “Leko, po bëhet vonë. S´e nxjerrim kokën të gjallë dot!” U këthye në vendin e më pare, fare e qetë, sikur bëhej gadi të lante një borxh të herëshëm ose sikur tashmë ta kishte bërë këte dhe njësoj qetësisht iu përgjegjë të birit që dridhej i tëri. “Nuk mund të më vrasin më tepër se që e bëri këte Marko në familjën e komshiut. Egërsi e paparë… Vetëm zemra e di po nuk ka zotësi ta shpiegoj. E pra,po më ndodhi, iku e qetë më mendimin se desha të shprehë pendimin për krimin…dhe të laj borxhin. Të mos harroj për një lutje: fshije nga mendja fjalën Krishtë! S´e ke të drejtën ta zëshë në gojë…”. Duke i thënë “Zoti zoftë me ty” dhe me hap të shpejtuar nisi të ik nga dhoma. “Leko, kërko të falur nga Zoti… Ndofta të mëshiron! Mos harro!” ai i habitur e shikoj dhe vazhdojë. Pa mbyllur derën e dhomës në të dalur dëgjoj thirrjen e Mashës “Leko,dhe një lutje: më jep pistoletën se ty nuk të duhet më” “Po ty? Çfarë të duhet? Një plake, një femre” e pyeti fare i habitur. “Ashtu, sa ta kem pranë…” Më përtesë nga brezë i trupit nxorri pistoletën me shkathtësinë e njeriut të ushtruar, i thirri “Zoti me ty”dhe pasi ia la në dorë dhe, duke u përqafuar me t’ëmen e ajo me lot në sy, me nxitim doli nga dhoma për në oborr. Tek zbriti, nga të katër anët dëgjoheshin shtirje nga automatikët, kund edhe ndonjë plasje bombe. Sa iu afrua makinës që njësoj uturinte, mu përskaj nisi rrugëtimin kolona me makina të ngarkuara me plaçka dhe me familjar përmbi to, çuditërisht të gëzuar. Fëmijët e tij, ndonja tre në moshën të miturisë,që kishin hipur përmbi plaçkat e vjedhura e të rëmbyera, nuk ndjenin dhe aqë rrezikun që u paraqëndronte, bisedonin e qeshnin midis vetës. Gëzoheshin që do iknin në midisin e ri, të përshkruar nga familjaret si një mrrekulli ku jetohet në kënaqësitë e të gjithëve. I madhi nga ata që kishte një automatik në dorë, sa vërejti kolonën, qiti në qiell disa herash i lumtur për shkathtësinë e përdorimit. I ati vetëm e shikoj dhe për një çast, sikur nuk i ardhi mirë kjo puna e armës. “ Po e vret ndonjë nga tonët. Ndalo!” e urdhërojë. Po djali nuk ia vëri veshin dhe vazhdojë me qitjen. I ati këtheu kokën , i dha një shpullë mbi kokë dhe i thirri ,,Kriminel i mallkuar” “Më i madh, a sa ti…?” i dha një përgjegje të prerë e të guximshme. Makina e tyre ndërhyri në kolonë dhe pas një cope kohe kaluan qarkun e qytetit… Masha mbeti fikall vetëm.Atë natë dhe shumë të tjera pas saj. Po atë brëmje, anembanë qytetit ndriçonin fishekzjarret, krisnin automatikët. Pa fund të lumtur, pinin e këndonin. Të tjerët qanin për të vrarët e të djegurit, për të humburit në vende të paditura, për shkrumbin që kundërmonte qytetin, për fatkeqësitë që i kishin katandisur. Pedagogu plak që ishte pllakos nga dhimbë e madhe, që nuk kishte më fuqi të hidhërimit, kishte lënë ahengun dhe kishte vajtur në varreza për të vajtuar. Të gjithë familjarët e vrarë. Në veçanti vajzën të cilën edhe e kishin djegur dhe nuk dinte nga i kishin mbetur eshtërat. Në errësiren e vonë të natës, mu në midisin e varrezave, kishte ngritur duart nga qielli dhe i thrritte Zotit: O Përendi, kam një lutje dhe të lutem ma plotëso: ma rehato të dashurën time, vajzën time. Asaj i kishte hije kjo kremte me një të dashur të saj. Po, unë as që dij se ku është i shtrirë trup i saj. I bë një vend të vogël në gjirin tëndë të madh, sa ta dij se aty pushon ëngjëllusha, o Përendi…” “Urime, shumë urime. Kemi të vrarë, kemi të djegur, njerëz, shtëpi, pasuri. Po këto e bëjnë vlerën e lirisë. Gëzime e përgëzime deri në kupën e qiellit! Gjakatarët u digjshin në ferr…! S´i dolën hesapet e mapave kasapit të pëgjakur”. Po Masha çuditërisht besonte se nga tërë ai hidhërim, nga ajo atmosferë tragjike, nga ato pamje të llahtarit që kishin mbërthyer qytetin dhe të cilat adresoheshin te kolonat në ikje të kriminelëve e hajdutëve, nuk do pësonte asnjë të keqe. Nuk frikësohej fare. E vetmuar në apartament, kalonte përditëshmëritë në punët që arrinte t´i kryente. I lutej Zotit, portretit mu krah burrit të të Shenjtës Mari që të mëshirojnë të paudhët të cilët vritnin e nuk dinin as përse e as për kend. Ndalej dhe para portretit të të shoqit-Jorgos dhe flitte me te sikur të ishte i gjallë. ”Ee, imi burrë. Sa bukur kuptoje gjërat. Sa herë që punët të zinin pisk, ti thrrisje për ndihmë Zotin e komshive tonë.”Oh moj none…!” sa me sinqeritet e thoje. E dije ti se njerëzit kanë shumë besime e një zot…Ishe i mençur…” dhe puthte mu në ballë fotografinë e të shoqit. Pusho në parrajsën qiellore” Kjo rehati e Mashës, përballë stuhive ende të fuqishme që dilnin nga hesape të palara, ndërgjegje të shqetësuara e disponim për hakëmarrje, mëri politike që i krijonin ato, plane përfituese të sajuara nga qarqe të ngushta politike e intelektuale fajët e hajdutëve që tashmë kishin kompromituar tërë një shtet dhe kanosnin fundosjën e një politike, një endërre që, për ta ribërë një politikë e një shtet tjetërfare kërkonte katarzën, kërkonte pëndimin e riedukimin në frymën e të shënjtëve që vërtetë ishin të tillë, nuk mund të qëndronte pa kufi. Një nate, në orët e vona, i trokiti në apartamentin, një djalosh idhnak po jo i dhunëshëm dhe tek hapi derën fare pak, ia tha Mashës “Vetëm desha të dij nëse ka njeri këtu!” Ajo e shikojë paksa më gjatë pa fjalë. Sikur të pritte të thot djaloshi edhe ndonjë fjalë. “Do që të hysh” ia tha në gjuhën e djaloshit duke e befasuar. Ai lëvizi vetëm kokën në shënjë të “Jo-s” Prap e shikoj po dhe ai ate, pa fjalë. Papritmas, djaloshi ia këtheu krihet dhe iku. Masha dinte se ai kishte ardhë me një qëllimin në kokë që ishte i kobëshëm për te, por nuk dinte se porosi e kujt ishte. Tashmë ishte pajtuar me fundin e jetës, po dëshironte të dinte më parë se nga cili hesap dilte interesi që të vritet një plakë në moshën mbi tetëdhjetë vite. “Komshitë nuk e bëjnë këte…” e tha me vete duke mbyllur derën e apartamentin dhe duke u ulur më pas në fotelën në të cilën pinte ilaçërat me çajin e mbrëmjes. Djaloshi dhe as ndonjë tjetër, nuk u dukën për disa ditë. Ajo jetonte njësoj e qetë dhe e patrazuar. Kishte mbetur pa të patur lidhje telefonike se, të djegura, pushteti nuk kishte arritur akoma ti mëkëmbi. Një mbrëmjeje të vonë, tek i thoshte instikti se do marrë epilogun e pritur puna e saj, ajo, njësoj e qetë, sadoqë që e mundonte gjumi, mbeti e zgjuar. Nga ora 2 pas mesnate, dëgjojë një shtyrje më të fuqishëm të derës, por nuk deshi ta hap. E ulur në fotele, me pistoletën përskaj që ia kishte dhënë i biri, e kapi, e mbërtheu me dorën e djathtë dhe e ngriti vetëm pakëz. Një ngulmim i djaloshit, dy dhe i treti, dera u hap më furi dhe ai u ndal mu tej pragut të dhomës. “Ndalo aty” e urdhërojë Masha. “Ndalo, dhe më trego: kush të dërgon, se të vras” Djaloshi ishte i frikësuar se ia hante mendja se ajo vërtetë do e vras. “Nuk dij. Përmes celularit më urdhëroj të të vras se je armiku vetë” “Po në cilën gjuhë ta tha” e pyeti Masha “Në një variantë të keq të gjuhës sime. Të përzier…!” “ Si u prezantua…” “Jam komandanti yt dhe po nuk e bëre, të vras për tradhëti me dorën time” Ajo ndërroj paksa çehre dhe zgjodhi një gjuhë më të butë t’i drejtohet djaloshit. “Sheh këto që ndodhën në këte qytet, në atë qytet, në të gjitha qytetet e tjera. Në fshatra , në çdo shtëpi. Të duken pak? Të duken të tmerrshme?” pyeti ajo dhe më pas, me pistoletën të drejtuar nga djaloshi, u përgjegj: “Janë shumë dhe shumë të tmerrshme!” dhe për pakëz heshti. Djaloshi mendonte si ti hike plumbit, por çdo lëvizje e tij, ishte fatale. “Ai që të urdhëroj, biro, është komandanti i shpifur. I tim bir që urdhëroj të mbetëm këtu. Të mbetëm këtu dhe të më vrasësh ti sa për të barazuar viktimat me vrasësit. Prandaj biro… ruaje zemrën nga krimi. S’është në hesapin tendë. Mos më vrit!. E bëjë vetë. Lajë borxhin dhe shprehë pëndimin për tim birë Lekën…” Me një zë që fikej shtojë: “ Eh biro e ke të vështirë t´i kuptosh gjërat” Ajo, derisa djaloshi qëndronte i shtangur, ndërroj drejtimin e pistoletit nga kokë e vetë, qiti dhe plumbi i kaloj qafës tejepërtej. Tek rridhte gjak dhe i mekeshin sytë në një cast arriti sa të shikojë vetën në podiumin e sallës së baletit tek luante në baletin Liqeni i Mjellmave kurse në çastin tjetër, në bangën e Institutit për Letërsi duke dëgjuar ligjëratën e Profesorit plak Dobrovski të cilën e përfundoj me fjalët: … dhe një ditë do ndodhë përmbytje e botës... tek i ikën me shpejtësi ca lot, kaloj fluturimthi dhe mbi pamjet e tmerrit. U kolofit dy donja tre herë,vari kokën nga anë e majtë dhe duke dhënë grahmën e fundit, hiku nga jeta… Djaloshi që nuk kishte pritur një përfundim të këtillë, i hutuar, pa lëvizur nga vendi vetëm sa u gjunjëzua, rroki kokën me të dy duartë dhe, kur gjërat morrën t´i këthjellohen, iku më një përvojë që s´do e harroj kurrë…

97 views2 comments

2 Comments


Kozma Gjergji
Kozma Gjergji
Oct 10, 2021

I nderuari z.Minush, përshëndetje! Më së pari ju falenderoj për gjithçka më kumtonit rreth tregimit tuaj për z.Mendo përtej çfarë unë kisha kuptuar. Është e natyrshme kjo mardhënie shkrimtar-lexues për ta plotësuar njëri-tjetrin. Por shkrimtari nuk ia del dot kurrsesi t'i shpjegoi çdo lexuesi çka dashur të tregoi, atë e ka për "detyrë" ta bëj vetë krijimi me "forcat e vata".

Në mospërputhjen autor-lexues s'ka asgjë të keqe, përkundrazi kjo ia shton vlerat e kuptimet veprës. Kryesorja e kryesoreve është që ajo të provokojë e pëlqehet. Ja, dhe me tregimin "Masha" mund të mos kemi të njëjtën përputhje kuptimi. Për mua tërë ai kaos, që ju përshkruani, me krisma, shpërngulje, të vrarë , më kujton katrahurë…

Like
Minush Hoxha
Minush Hoxha
Oct 10, 2021
Replying to

Z. Kozma, flm. për reagimin dhe vërejtjen edhe në procede edhe në logjiken tregimndertuese. Por, të eksplikoj boten e raportet që në fakt qëndrojnë në thellësi të tregimit, në pasvijë, është punë jo dhe aqë e lehtë dhe zor të mirëkuptohet nga lexuesit. Masha është inkarnim i vlerave më të larta, është simbolikë e qëndrueshme, personazh skajmërisht i spikatur në boten e religjionit dhe shpirtërore. Tek lexohet tregimi të imponohet përfytyrimi i katrahaures (është v.99-muajt e parë) që ndofta nuk ka ndodhur më parë. Frymëzimi për hartimin e tregimit më ardhi nga një rast tragjik ekstrem rrënqethës /e tërë familja e djegur deri fëmijët deri 3-4 vjeç/ sado që dhe vetë isha dëshmitarë okular dhe i persekutuar deri në çmendje.…

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page