top of page

Lotët e KAMILËS



Tregim


Nga Përparim HYSI Ky tregim është si një përjetim dhe,për lexuesit që më kanë ndjekur,është si pjesë e një triptiku:"Hakmarrja e "butë","Filipoku" dhe ky, pjesa e tretë. Nuk do ta kisha shkruar,por shtysën e mora nga një thënie që hasa në një nga leximet e mia të përditshme. E ka thënë NORA EPHRON:"Nëse dy persona,janë bërë për njëri-tjetrin, do takohen një ditë patjetër,pavarësisht,kohës apo rrethanave.".

* * * FILIP BARDHI kish kohë që ish diagnostituar me "bronshit azmatik" dhe mjeku specialist i kish rekomanduar klimë malore. Qe mësuar me plazhin në verë,por tani për të,mushka i kërkonte ndryshe drutë. Sado që i qante syri për detin,sidomos së shoqes,DHOKSISË dhe dy fëmijëve, djalit e çupës,njëri 9-vjeç e tjetri pesë vjeç. Atë vit,kur qe pesëmbëdhjetë ditëshi i dytë i gushtit,mezi gjeti një kabinë për në Llogara. Mundimi qe dyfish: sa për fletën e kampit nga BASHKIMET PROFESIONALE (duhet të kuotoheshe me fat të gjeje një të tillë) dhe,ca më shumë,të mundje të merrje leje nga Seksioni i Arsimit,se nga 15-gushti fillonin regjistrimet dhe mësuesët duhet të ishin në krye të detyrës. FILIPI dhe e shoqja DHOKSIA qenë që të dy në një shkollë dhe shefi i seksionit të Arsimit,u dorëzua veç kur pa raportin e Mjekes specialiste. U nisën që më datën 14 gusht 197... dhe,për të mbrritur në LLOGARA,nuk ishte aq lehtë. Sidoqoftë,kur mbrritën, paraqitën dokumentet dhe nëpunësi që priste pushuesit,u tregoi numrin e kabinës. Aso kohe Llogaraja kish gati 100-kabina dhe,ç'është e vërteta, të kënaqej shpirti,kur mushkëritë thithnin ozonin e asaj klime -balsam,sidomos për mushkëritë e "ciflosura" të FILIP BARDHIT. Kabinat vendosur në atë sipërfaqe pylli,pa prekur një dru apo dhe ferrë, të jepnin një ndjesi tjetër nga ajo ç'kishe përjetuar pa ardhur këtu. Kur dilje nga kabina,hasje në pisha, në lisa,në dru të tjera pyjore dhe,vende-vende,edhe gëmusha ferrash apo shkurresh. Nga të katër anët. veç pyje,ajër i freskët dhe, mu tek këmbët,ulluqe uji,me paretet me cimento për të mos lënë pikë ujë që të shkonte kot. Këto ulluqe,vareshin që nga kodra më e lartë dhe,duke çarë mes kabinave, e përcillnin ujin deri poshtë, në Dukat,ku koooeprativistët vadisnin arat. Në LLogara kish vetëm një klub-restoran dhe,veç tij,edhe një dyqan ku shiteshin artikuj ushqimorë,me një furnizim pak si në zgrip:si kudo në ato vite. Tek klubi,pushuesit pinin ndonjë kafe dhe,rrallë,shumë rrallë kur furnizohej me ndonjë birrë. Në restoran,bujtnin sidomos udhëtarët që shkonin apo vinin në BREG të detit. Filip Bardhi,pasi hante mëngjesin,si zakonisht,soste tek klubi dhe pinte kafenë.Atje priste,sa bëhej gati e shoqja dhe fëmijët.Sa mbrrinin ata,së bashku,çanin përmes pyllit për t'u ngritur deri në qafë të malit apo,me sa i kujtohet tani, tek "Pisha flamur". Fëmijtë kënaqeshin tek mblidhnin çajë dhe viheshi në garë se kush mblidhte më shumë. Kur dilnin në kodër,hidhnin sytë mbi fshatrat e BREGUT dhe Filipi mundohej t'u tregonte fëmijëve se ç'dinte për këto fshatra. Ktheheshin,paksa të lodhur nga këto shetitje të gjata,por edhe të kënaqur,sidomos fëmijët që,kur hasnin ndonjë pemë të egër që kish kokrra,nuk i shpëtoni tundimit për të mbushur trastat e tyre të vogla. Kur Dhoksia nuk kish plan për të dalë,atëherë FILIP BARDHI e ngrinte "stanin e qendrimit" tek veranda e klubit dhe,tërë kohën,derisa vinte dreka, lozte domino dhe,sidomos, me letra. Me letra,por asnjëherë me lekë,se për kumar në atëkohë,shkoje drejt e në apsanë. Filipi miklohej shpejt dhe ra në një letraxhi gati profesionist.Këtij i erdhi plasje të mundej dhe,ngaqë FILIPI e mundi tri herë herë radhas,tjetri ngulmoi. - Nesër do sjell një palë letra"tringo" të pahapura,se këto,të tuat,më duken si me shenja, Të nesërmen,prapë fitoi FILIPI që,egoist siç qe,mezalla s'e lëshonte pe. Tjetri qe i moshuar dhe, i bërë spec nga këto humbje radhasi, e tërhoqi Filipin pak mënjan,ku nuk dëgjonin të tjerët,dhe i tha:- E di ti pse fiton? Dhe,pa pritur përgjigje nga FILIPI,i tha:- Mua nuk më ecën pa lekë.Hajde t'i vëmë qoftë dhe nga pesë lekë! - Dëgjo,xhaxha (qe i moshuar goxha,në krahasim me Filipin gati 35-vjeç),- unë kurrë,për asnjë arsye nuk loz me lekë. -Ore,-ngulmoi i moshuari,- mos më gjyko që jam kunati i X... ( X...,anëtar i Byrosë Politike),po e kam si sëmundje dhe,për këtë dreq kumar,unë kam bërë dhe burg. Burg,por nga kumari dorë nuk hoqa. E di se çfarë bëj?Mbyllem brenda në shtëpi dhe loz me djemtë: o ua marr lekët,o m'i marrin.. Filipi nuk e mbajti të qeshurit,por,megjithatë, nuk ra në"ujërat" e atij kumarxhiut që,ishte,siç tregonin ata që e njihnin,njeri fisnik dhe shumë bujar. * * * Ndërsa FILIPI me të moshuarin që nuk i ndahej,po loznin me letra,befas u dëgjua një ulërimë.Ulërimë si me kuje.Qe zëri i një gruaje dhe,pas jehonës,pushuesit e ndodhur për rreth,u sulën andej.FILIP BARDHI mbrriti me një frymë dhe,tek gruaja qante dhe ulërinte,mu tek këmbët e saj,një burrë i shtrirë për tokë. - Bobo,- tha shitësi,ARAPI,- sot është e mërkurë dhe helmi i nepërkës në këtë kiimë të thatë ngordh dhe një ari dhe jo një njeri. Këtu,- vazhdoi ai,- po nuk ka mjek apo ilaç dhe,sa të presësh të vijë ambulanca nga VLORA,ke vdekur dhjetë herë. FILIPI i dëgjoi të tëra dhe,pa parë andej nga"vajtoca",u ul mbi fatkeqin që kish ngrënë nepërka. E pa që "viktimës" po i dridhej buza: - Sakaq,nxori një brisk (gjithmonë e mbante me vete),u përkul mbi të"sëmurin",dhe,pasi ia lidhi rripin e tij të pantollonave mbi vendin që po enjtej, bërtiti: - Sillni pak raki! Arapi,shitësi,vrapoi dhe ia solli.Është ballë kazani,- tha i kënaqur. FILIPI e lagu mbarë e prapë briskun e tij dhe pasi lagu me raki edhe plagën që po enjtej,tak i dha një prerje fllugës dhe,sa u hap, filloi ta thithte vrerin. Njerëzit u shokuan. E thithte dhe e villte. E bëri këtë disa herë dhe,pasi ia pastroi mirë e mirë me raki ballëkazani,kërkoi një copë të fortë për t'Ia lidhur plagën viktimës. Qenë momente dramatike dhe spektatorët që ndoqën këtë demonstrim kaq dramatik,qenë gati të duartrokisnin. Gruaja e viktimës akoma nuk e kish marrë veten dhe,për ta mbajtur me kurajo,erdhën dhe gratë e kabinave afër. - Shpëtove,- tha i gëzuar nga puna e tij,Filipi. As mos ki merak më. Këtë zanat e kam trasgëguar nga imat.RRAPI.

- Oho,- tha Arapi,- ama i biri i USTA RRAPIT je ti? Po qenke me fat, a i vrarë!- tha për viktimën.

-Të shkuara,- tha Filipi dhe u mat që të kthehej andej nga erdhi. - Ku shkon?- pyeti dikush. Filipi pa nga pyetësi dhe njohu"viktimën".

- Ore,- foli ky (tani e kish marr veten),mua vërtet më kafshoi nepërka dhe qeshë keq, por mendjen e kam top. Ja,dy çape më tej është kabina dhe,ndoshta nuk është shtëpi,po laj-thaj,tani kjo është shtëpia. Ktheu,të pish një gotë raki,sado që meriton më shumë. Kamila,ngaqë nuk e kish marrë veten, e shoqëruar nga dy gra sapo hynte në kabinë. Arapi,shitsi, i brendshëm me të gjithë vrapoi dhe i dha lajmin: - Shoku Alem (kështu quhej burri i Kamilës) po vjen bashkë me "heqimin",ndaj lërini ato lebetitë se puna vajti për davetë. Gratë,si gratë,rregulluan ç'u zuri syri dhe kur hyri shoku ALEM, u ngritën në këmbë dhe,këtë herë ca më shumë,për"heqimin" që nami,siç tha më e moshuara e grave,do t'i shkonte deri tek "molla e kuqe". * * * Sa zunë vend, Kamila qe nga kthina ngjitur, dhe kur ALEM K... po tregonte se qe sekretar komiteti partie në një nga rrethet e jugut, se e shoqja,Kamila qe mësuese dhe kishin një djalë 20-vjeçar,sakaq e solli tabakanë me gotat me raki,me llokume,siç qenë zakonet e atherëshme dhe priste rrëfimet e "heqimit" që i shpëtoi të shoqin. Sado që

qe martuar me mblesëri,ajo e donte të shoqin dhe,pa e parë me sy, ish gati ta përqafonte mysafirin,se,po mos kish qenë ai, i atij"zanati". i shoqi do kish vdekur. Ashtu me tabaka në duar dhe,tek po priste rrëfimin e mysafirit, dëgjoi: - Unë jam FILIP BARDHI dhe me profesion jam mësues,Këtë"zanat" e kam trashëguar nga imatë,i ndjerë, që ushtronte dhe zanatin e xherahut. - Kamilës mend i shpëtoi tabakaja nga duarët dhe njëra nga gratë,ia rrëmbeu nga duarët,dhe i tha:- Akoma nuk të ka ikur tronditja. Ulu aty se i qeras unë miqtë. Vetëm,kur u ul përballë, FILIPI shikoi nga e zonja e shtëpisë dhe njohu KAMILËN. Atë KAMILËN që aq e kish dashur dhe e kish humbur fare kot. Tek i kryqëzuan sytë si dy njerëz që marrin vijëshënimi mbi të njëjtin objekt,secili kafshoi buzën për hesap të vetë. Atmosfera,pastaj, u bë më ikandeshente dhe shoku Alem (qe 10-vjeç më i madh se e shoqja),kur foli,tha:- Nga rastësitë lindin miqësi të mëdha. Nga sot,ti,FILIP BARDHI,je mik i familjes sime dhe kudo,sa të jem gjallë unë,KAMILA dhe imbir, dera jonë do të jetë hapur dykanatësh. KAMILA ia dha të qarit! - E shkreta,- foli një nga gratë, i ka lot gëzimi. I shpëtoi burri dhe nuk i thonë shaka. Arapi tha:- Shoku ALEM,- u jam fshatar nga Velça. Ndër na thonë:- Në të ha nepërka para ditës së xhuma (të premte), vate me të shumtit. Të xhumanë vjellin nepërkat dhe,në të kafshojnë është parohelm, edhe e kalon lehtë.Por sot është e mërkurrë dhe ky"heqimi" do vënë në buxhak,se të shpëtojë qerrataj. FILIPI po e ndjente veten si mbi gjemba.Sado që ngulmuan ta mbanin më gjatë, ai kërkoi ndjesë dhe u ngrit të ikte. Kur po përcillej,mezi priste dorën e KAMILËS.Atë dorë aq të ngrohtë dhe,kur dora e saj u zgjat, u shtërnguan aq fortë,sa gati bën masë. * * * Kur mbrriti tek kabina e tij,e shoqja i tha:- Mos hëngre gjë drekë nga klubi,se nuk je vonuar kurrë kaq shumë? Filipi i tregoi se ç'kish ndodhur dhe e shoqja i tha:- Shyqyr që mban briskun me vete,se nepërkat këtu janë sheshit. Atë natë,FILIP BARDHI nuk fjeti rehat. Hamendësonte dhe, tek hiqte korën e një plage të herëshme,regëtiu. Ndjeu dhimbje dhe me mend ishte andej nga KAMILA. Donte që ta takonte dhe,kur të hapte letrat me të, t'i tregonte se qe fajtor pa faj. Shkonte tek klubi dhe,"kumarxhiu" ia kish marrë dorën: i ngazëllyer nga fitorja, i moshuari entuziast i tha:- Kam për të ta bërë lëkurën def! Ke dëgjuar ti,FILIP BARDHI se borxh pa larë dhe hakë pa marrë nuk ka në këtë dynja.Dhe qeshej që e kish vënë poshtë. Filipi veç me trup qe aty dhe me mendje tek KAMILA. U nda nga partneri i letrave dhe bëri andej nga kabina e mikut të ri. Kur u afrua atje,pa KAMILËN që po fshinte. - Punë e mbarë,- përshëndeti ai. -A është shoku ALEM brenda? Urdhëro dhe,sakaq hapi derën,Kur u fut FILIPI brenda, ajo i kërceu në gjoks! Ah,sa të kam dashur dhe,nëpër lot,tha:-ALEMIN e mori një shok me makinë në VLORË. Lotë malli të nxehtë që binin si shi nga një zemër e plagosur.Dhe aty,të dy,si dy palombarë u zhytën në një det malli.Kur u ndanë, dy lot u varën nga sytë e KAMILËS. Sikur t'i vije ata lot në një epruvetë për analizë,gjeje gjithë atë densitet malli të një dashuri e të vrarë për shkaqe fare banale.

* përkimi me emra,është veç rastësi.

Tiranë, 15 prill 2022

21 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page