top of page

Lirka Kadriu merr çmimin “Produkti Inovativ i Vitit” për „Emerson“


Lirka Kadriu merr çmimin “Produkti Inovativ i Vitit” për „Emerson“



Shqiptarja nga Gjilani i Kosovës, Lirka Kadriu, është seleksionuar të enjten, më 19 Tetor 2023 të marrë çmimin “Produkti Inovativ i Vitit” në emër të kolegëve të Emerson-it, në eventin gala të mbajtur në Londër. „Emerson“, që njihet si një novator global, dhe që ka një trashëgimi të thellë të zgjidhjes së sfidave më komplekse me të cilat përballet jeta moderne, u shpall fitues në kategorinë e sipërcituar, ndërsa aktori i njohur anglez Shaun Williamson, nga e mirrënjohura seriale EastEnders, e BBC-së ia dorëzoi këtë çmim.

Menaxherja e Lartë i Zhvillimit të Biznesit Global për Sensorë Inxhinierikë në Shkenca dhe Inxhinieri Kompjuterike, Lirka Kadriu, u përzgjodh jo më kot të tërhiqte këtë çmim, pasi ajo dallohet për përkushtimin, inovacionin e saj shkencor në profesionin e saj tejet të kualifikuar që zotëron. Lirka ka studiuar Informatikë (Master Inxhinieri Kompjuterike dhe Informacioni) në LSBU: London South Bank University dhe ka studiuar Marketing/Menaxhment Biznesi në CIM - The Chartered Institute of Marketing. Më parë ajo ka kryer studimet për Elektroteknikë/Energjetikë në Universitetin „Hasan Prishtina“, menjëherë pasi studoi dhe doli shkëlqyeshëm në Gjimnazin "Zenel Hajdini" të Gjilanit.

Çmimet e tilla, që janë pjesë e „Instrumentation Excellence Awards“ edhe për vitin 2023“ u dhanë për profesionistët që kanë lidhje me produktet, projektet dhe kompanitë më të mira nga të gjithë sektorët e testimit, matjes, sensorit dhe kontrollit. Ky eveniment i organizuar nga botuesi i Instrumentation Monthly Datateam Business Media, është rikthyer për vitin e dytë pas një ngjarjeje të suksesshme të fillimit të tij në vitin 2022.



Sikurse dihet ceremonia e vitit 2022 u zhvillua nën llambadarët e kristaltë të Grand Connaught Rooms, Covent Garden. Veprimtaria vezulluese, e organizuar me pjesëmarrjen celebrity, me të famshëm si, Hal Cruttenden dhe Alan Dedicoat, ishte një festë e vërtetë e sektorit të instrumenteve me argëtim live, një vakt të shijshëm dhe një disko. Suksesi i çmimeve inauguruese e ka forcuar atë si një ngjarje të domosdoshme për pjesëmarrje dhe një trofe i Çmimeve të Ekselencës së Instrumentimit tani përfaqëson një vulë vërtet unike miratimi, duke hapur dyert për mundësi të reja biznesi.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve 2023 u zhvillua sikurse cituam më lart, të enjten më 19 tetor në Grand Connaught Rooms, Covent Garden dhe u zhvillua sërish së bashku me Çmimet e Industrisë Elektronike duke e bërë atë natën e vitit për rrjetëzim. Por si arrihet deri tek çmimi?

Instrumentation Excellence Aëards ndjek një proces të thjeshtë me tre hapa, i cili e bën të shpejtë dhe të lehtë paraqitjen e një aplikimi dhe siguron që vetëm më të mirët të marrin një vlerësim në ceremoninë e çmimeve.

Në fillim është Faza hyrëse, që për këtë eveniment ishte nga 1 dhjetor 2022 – 12 maj 2023. Regjistrimet për Çmimet e Ekselencës së Instrumentimit u hapën më 1 dhjetor 2022 dhe profesionistë nga i gjithë sektori i elektronikës u ftuan të përfshihen. Në njoftimet paraprake thuhej „E tëra çfarë ju duhet të bëni është të hidhni një sy në gamën tonë të kategorive të kuruara me profesionalizëm për të gjetur mundësinë tuaj kryesore për të shkëlqyer, më pas të paraqisni një hyrje për kompaninë, produktin ose punonjësin tuaj të shquar duke përdorur portalin e thjeshtë të hyrjes në internet. Nominimet janë gjithashtu shumë të inkurajuara dhe mund të dorëzohen duke përdorur të njëjtin formular online.“

Pastaj shkohet tek Vendimmarrja (maj 2023 – 11 gusht 2023) dhe kjo ndodh në varësi të plotësimit të kritereve të nevojshme, çdo hyrje dhe emërim kalon në fazën e vendimmarrjes që zhvillohet nga maji deri në gusht. Profesionistët e industrisë ftohen të bëjnë zërin e tyre të dëgjohet duke hedhur zgjedhjet e tyre në një votim online.

Dhe në fund është ceremonia e lartpërmendur. Sikurse e theksuam ajo u zhvillua në zemër të Londrës në Grand Connaught Rooms, Covent Garden. Dhe në atë ceremoni krahas Amina Hamidi, Drejtore Menaxhuese e Linjës së Biznesit të Instrumentimit të ABB brenda Divizionit të Matjes dhe Analitikës, që u emërua Personaliteti i Industrisë së Vitit në Çmimet e Ekselencës së Instrumentimit të këtij viti, ra në sy dhe shqiptarja Lirka Kadriu, që është dhe mbesa e shkrimtarit më të përkthyer të Kosovës, Ibrahim Kadriu. Çmimet u dorëzuan në ceremoninë e organizuar nga botuesi i Instrumentation Monthly Datateam Business Media.

69 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page