
SHKUMBIN
Një libër me lirika për Shkumbinin
Poeti intimist shkroi gjithë mall.
Mbi ujë tashmë tek shtrij vështrimin,
Çdo valë që feks për mua është një varg.
Fusha ndanë zallit , male më tej,
Fshatra fshehur mjegullash diku…
Shkumbon Shkumbini;
Shelgjet brigjesh
Si shatërvanë derdhen, dridhen flu.
Ah, lumë përplot rima të stërkalta,
Që mugesh dimrit , pranverës qesh e ndrin.
Si rrjedha jote
Këngët rrjedhshin,
Shkumbin
Shkumbin ...
ELBASAN
Si rrathët e ferrit dantesk
Kthesat e Krrabës
Ankthshëm zbres.
Poshtë Kombinati Metalurgjik,
Ndryshk gurë dhe shi acid.
Dhe oxhakë të lartë
Që godasin diellin
Si vullkane
Me tym të rëndë shfarosës
Por t‘emëruarit poetë zyrtaristë,
Vargje thurnin ditë e natë
Për tymin
Dhe këta oxhakë...
Prodhon ky kombinat