

Nga Fatmir Minguli
Nga Fatmir Minguli
(Pёrsiatje mbi poezitё e librit “Lirika- mbase nesёr gdhin e diel” tё Vangjush Zikos, Argeta –LMG, Tiranё, 2015)
Poezia e Vangjush e Zikos, nuk ёshtё thjeshtё
njё binom i natyrales, as edhe njё produkt i rёndomtё
qё gjen frymёzim tek elementёt e natyrёs.
Ajo ёshtё njё filozofi e thellё e kёndvёshtrimit
natyror nё funksion tё njeriut…
Fatmir Terziu
Vargu im
hamall i ngakuar
kohёn qё vjen e kohёn qё ik,
vdekjen dhe jetёn
pa rёnkuar
mbart si njё skllav antik.
Vangjush Ziko
Para se tё lexoja librin “Lirika- mbase nesёr gdhin e diel” tё poetit tё njohur Vangjush Ziko, libёr qё poeti ma solli nga Kanadaja, ku ai jeton, kisha lexuar bashkёbisedimin e tij me tё ndjerin Moikom Zeqo mbi poezinё lirike. Ky bashkёbisedim ёshtё botuar nё librin e Vangjush Zikos, “Moikom Zeqo, centaur i poezisё moderne” nё vitin 2019. Aty gjen njё dialog gjigant mbi poezinё lirike nё veçanti dhe poezinё nё pёrgjithёsi. Eshtё njё manifest mbi poezinё lirike. Pa hyrё nё komente mbi kёtё bashkёbisedim desha tё theksoj konstatimin e Moikomit tё madh kur pёrmend Martin Buberin i cili e artikulonte lirikёn me paradigmёn “Unё dhe ti”.
Se sa e vёrtetё ёshtё kjo le tё shohim poezitё e Vangjush Zikos, kёtij liriku tё paepur tё dy kontinenteve dhe tё dy kohёve.
Edhe pse me katёr vjet diferencё kohore mes tё dy librave tё mёsipёrm, gjejmё urёn lidhёse tё poezisё lirike, gjejmё gurёt magjikё qё e ndёrtojnё kёtё ngrehinё tё lashtё. Shumё kush e mban mend poezinё e Vangjush Zikos, nё vitet 60- 80 tё shekullit tё kaluar, shumё kush e dallon atё si njё poet mё vete, me lirikat e tij krejt tё veçanta. Poezia e tij ishte qё atёhere larg shablloneve, klisheve qё lulёzonin nё disa poetё, por shquhej pёr njё lirizёm meditative shoqёruar me ngjyrime filozofike. Ashtu vazhdoi poezia e tij qё shkroi nё tokёn shqiptare, e vazhdoi edhe nё tokёn e Kanadasё, anёs tjetёr tё globit. Por Korça mbeti edhe brenda Kanadasё, lirika mbeti brenda shpirtit tё poetit dhe pёr mё tepёr fluturon lehtas mbi globin e tokёs.
Janё pikёrisht kёto konstatime qё i gjejmё nё librin “Lirika- mbase nesёr gdhin e diel” shkruar nё Kanada. Nё kёtё libёr Vangjushi qёndron edhe pse me shumё vite mbi supe kёndon si djal i ri, e pёr njё lexues qё nuk ia di moshёn poetit shqiptar tё Korçёs dhe Kanadasё mendon se ka pёrpara njё poet meso burrё.
Njё nga thelbet e poezisё lirike tё Vangjush Zikos ёshtё vrejtja e mençur e Vangjush Saros i cili shkruan se “Vangjush Ziko diti tё lexojё realitetin me mendjen e vet{…} i qёndroi besnik rafshit ku ndjehej mё mirё: Lirikёs”.
Ndoshta kjo ka qenё dhe arsyeja qё ky poet nuk u largua nga Korça, nuk mёsyu zyrat e kryeqytetit, as redaksitё e redaktorёt e atyshёm, ai mbeti i lirё nё atё Korçё qё aq bukur i kёndon me lirikat e tij sot e kёsaj dite.
Nё poezitё e Vangjush Zikos botuar nё librin e tij “Lirika-mbase nesёr gdhin e diel” do tё gjejmё botёn e madhe tё lirikёs shqiptare e cila pёrhapet mbi glob. Edhe pse kjo lirikё duket sikur ndodhet herё nё njё manastir tё largёt, tё heshtur dhe tё vetmuar qё ndryn brenda mureve tё veta hidhёrimin, frikёn dhe paqen e jetёs, herё tё duket sikur ndodhet edhe nё njё qytet me konturet e tij tё mjegulluara, mbushur me heshtje pas bёmave tё dikurshme, ku “qyteti mё ngjau me kishё, tempull gjigand, digjen kandile, mё shumё se yjet e qiellit”, e herё i trembet dhomёs ku ai rri e qё i duket si guackё.
Te poezia lirike e viteve tё fundit tё Vangjush Zikos është frymëmarrje e të folurit të përditshëm edhe kur ai tregon siguri në diksion e nё gjuhë. Ai shkruan me pasion, e për pasionin dhe ndjenjat ai bën meta-poetikë duke gjykuar mbi poezitë e tij, teknikat e saj.
Janё kёto teknika qё i bёjnё lirikat e Vangjush Zikos krejt origjinale. Ato dalin edhe jashtё kufinjve tё pёrcaktimeve tё lirikёs si gjini e poezisё. Ato kanё ritёm dhe muzikalitet, kanё njё rrjedhshmёri tё çuditshme, ku rima duket e zhduket mes vargjeve tё shkurtёr e ku nuk njihet koncepti i strofave. Prandaj aty, nё kёto lirika ndjehet bukur bota e brendshme e poetit, gjendja e thellё shpirtёrore, e ku rolin e lirёs e luan gjeografia lёvizёse. Dashuria, loja me dhimbjet, frika e thellё, bukuria e peisazhit nё lirikёn e Vangjush Zikos janё muzika e dhomёs ku poeti dhe vargu bёhen njёsh.
Dashuria e madhe shpirtërore e konceptuar si e tanishme dhe njёkohёsisht e përjetshme ёshtё burimi ku ushqehet lidhja e zemrës e nga ku shtohet përherë e më tepër një dituri e kthjellët që ka shijen e gjërave të qiellit por dhe kujtimin e një parajse stёrgjyshore. Kёto poeti nuk i lejon tё humbin dhe ai me thjeshtësinë dhe kënaqësinë e gjuhës, na paraqet botën e tij të brendëshme ku rimbillen kujtimet për të jetuar me nostalgji e për të tejkaluar gjithçka qё mund tё jetё e rrezikshme.
...buzё trotuaresh tё botёs
ku rrjedh jeta ime
si pёrroi i dёborёs
mes shkёmbinjve,
bri makinave,
qё dridhen si ethet,
hijen time,
manaren e qetё,
ma marrin ato
me vete,
pa hije mbetem.
(Shёtitje me veten)
Pёr poetin Ziko nuk shkruhen vargjet me porosi, programim, ato befin si ndjenjat apo si agimi e bashkë me to edhe befasia e mbirjes së bimës së re në dritën e pranverës.
Vangjush Ziko ёshtё mistik nё poezinё e tij lirike urbane, ku ai nuk arrin tё grisё vellon e fshehtёsisё qё e bёn atё poet, sepse “magjinё e vargut nuk e bёn dot zap” dhe ai “edhe e vajton, edhe e kёndon magjinё e fshehtёsisё.” Melodia dhe tempo ritmi nё poezinё e Vangjush Zikos ёshtё e vetme nё poezinё shqipe, sepse heshturazi ai na pohon sinqerisht se:
...shigjet’ e butё e poezisё
s’e shpon dot
kёtё mjegull mish,
nёqenien time mjegulla fshehur,
nёpёr damarёt mё shtegton,
kjo zemra ime, zog i mjegullёs
edhe vajton, edhe kёndon
magjinё e fshehtёsisё.
(S’ia gris dot vellon fshehtёsisё)
Në shpirtin lirik të Vangjush Zikos lodrojnë akoma meloditë e serenatave korçare, këngët e Bezhanit, poezia e këngëve dardhare e të cilat janë si gur themeli ku mund të eksplorosh lehtë shpirtin dhe mendjen e Vangjush Zikos.
Libri i Vangjush Zikos "Lirika- Mbase nesёr gdhin e diel" mund të kishte disa tituj për hir të përmbajtjes me poezitë që renditen heshtazi në faqet e këtij libri, si "Qyteti i rilindur i poezisё", "Poezia urbane e dy kohëve", "Sinfoni shpirtërore përmes udhëve të jetës mbi glob", etj. Ngjizja e botëkuptimit modern të poezisë urbane lidhet me ekzistencën e profetizimit poetik dhe mosshkёputjen nga e kaluara, nga natyra.
Metafora dhe motra e saj metonomia shëtisin aq bukur nëpër poezitë e Vangjush Zikos ku çdo subjekt merr ngjyrat e veta spektrale e kur lexuesi e kupton fare mirë lojën poetike të Vangjush Zikos.
Jam bosh si shtёpia ime
qё lashё vetёm,
bie pluhuri mbi tavolinёn e bukёs,
mbi librat e bibliotekёs
nё karriket ulet vetmia.
(Mall)
Libri “Lirika- mbase nesёr gdhin e dielё” ёshtё njё model pёr tё parё se si lёviz shpirti i poetit nga e fshehta nё kёrkim tё sё vёrtetёs, nga rrёmuja e metropoleve nё qetёsinё e korijes sё Bezhanit, nё teatrin absurd tё ditёs sё nesёrme, jetёn si panair i kotёsive, moskuptimin e hieroglifit “dashuri” e tё tjera gjetje tё metaforave moderne. Mendoj se metaforat e Vangjush Zikos dallojnё pёr njё drejtim tё butё, nuk egёrsohen por veçse hidhёrohen, mёrziten e nganjeherё edhe shpёrthejnё me butёsinё si vetё shpirti i poetit Ziko.
Por si kryeikonё tё lirikave tё kёtij libri unё do cilёsoja poezinё “Lёndina e lotёve”, poezi qё lidh tё gjitha poezitё e kёtij vёllimi, poezi ku nostalgjia kthehet rrufeshёm nё dertet e shpirtit tё mёrguar. Eshtё ikona nё vargje e mёrgimit tё shqiptarёve. Kjo poezi mallёngjyese na prek tё gjithёve por magjia e poetit Vangjush Ziko tё bёn tё dridhesh vetёm me dy vargje “ ...vetёm zilet e celularёve
zgjojnё papritur pёr humbjen e thellё...”
O zot, na jep forcё tё pёrballojmё kёtё pёrhumbje! Eshtё pёr tё gjithё ata qё kanё lidhje me fёmijtё e tyre nё mёrgim.
Nё kёtё poezi ёshtё libri i Foqion Postolit, “Lulja e kujtimit” qё sot transplatohet poetikisht nё vargjet e Vangjush Zikos, e mёrgimi duket i pambarim.
Ja magjia e poezisё “Lёndina e lotёve”:
Nё lёndinёn e lotёve
shterruan lotёt,
nё grykё u ngecёn
pleqёve memecё,
me gishtrat e duarve
numurojnё dertet,
kurbetet
dhe kontinentet,
vetёm zilet e celularёve zgjojnё papritur
pёrhumbjen e thellё,
dy zile janё duke pritur
prej pёrtejdetit
o pёrtej qiellit.
E shoh me vend që në këtë përsiatje të sjell mendimet e poetit Shpendi Topollaj, që ka ruajtur librat e Vangjush Zikos, botuar para viteve ’90, njohës i mirë i poezisë së tij:
“Vangjush Ziko edhe pse në përfytyrimin e ndokujt disi i largët, përsëri me pohimin se nga do që shëtit ndesh poezinë, pra, si në sytë e njerëzve që ndrijnë si yje, si te biseda për dashurinë që bën çdo natë teksa përplasen liqeni me bregun, apo edhe brenda mineralit të heshtur atje thellë në tokë, mbetet përherë një poet i pranishëm, një lirik i ëmbël, me krijime të thjeshta në dukje, por që i këndojnë aq magjishëm me ngjyrat dhe metaforat e tyre bukurisë së jetës, ndjenjave të pastra e delikate dhe vetë Atdheut.”
Natyra, kjo ndihmёse e magjistarit tё poezisё, ёshtё nёna e metaforave, ajo nёnё qё e njohu birin e saj qё nё vitin 1959 kur Vangjush Ziko botoi vёllimin e parё me poezi. Eshtё kjo nёnё qё e udhёzoi poetin ndёr vite duke mos u tradhёtuar kurrё prej tij, qё e çoi drejt hapёsirave tё gjera e tё zhurmshme, por ku poezia gjente fole tё reja e nuk e tradhёtonte natyrёn dhe poeti ringjallte vitet ’60 me kёngё tё reja tё shpirtit nё qytetet e botёs.
...njё avion la uturimёn
nё veshёt tanё
dhe hijen e rreme tё shpendit
mbi pёllёmbёt e gjetheve,
njё kukuvajkё qaramane
mё çmendi,
(trishtimin e njerёzve
pёrqesh)
romancё urbane
qё ma nis ditёn ters
çdo mёngjes.
(Romancё urbane)
Libri “Lirika- mbase nesёr gdhin e diel” ёshtё novitet letrar, kёrcim sё larti nё stilin poetik, ngjyrim origjinal i lirikёs sё zakonshme duke e shpёrndarё atё nё hemisfera tё reja tё lirizmit shpirtёror.
Durrёs 1 korrik 2020
Faleminderit Fatmir Terziu per gatishmerine dhe ndjenjen e larte per artin e shkrimit. Eshte nje nder bashkepunimi me ju, ne keto kohe te pakuptueshme nder trojet tona!