top of page

LULJA E BALLKANIT !...


L U L J A E B A L L K A N I T !...

- Reportazh nga KOSOVA, vitrina historike e Evropes….

NGA SPASSE THANASI


- Ndodhem njёherёsh nё qendrёn e Prishtinёs, qё mban erёn e gjakut tё ngrohtё e tё pastёr vllazёror; nё Prekaz, vendlindjen e heroit Adem Jashari qё lindi nё ditёn e shёnuar tё flamurit dhe qё u bё shkёndija e parё e krijimit tё UCK-sё; nё qytetin piktoresk tё Istokut, i ndёrtuar nё kёmbёt e malit Podgur tё Pejёs; nё grykёn romantike tё lumit Bistricё ku manastiri i Decanit ёshtё njё vepёr e monumenteve mesjetare nё Ballkan; nё grykёn e famshme tё Rrugovёs qё ёshtё njё mrekulli e njё stoli e natyrёs !.....

Emri yt KOSOVË ёshtё ngjitur nё skenat e mёdha diplomatike tё Botёs moderne, ёshtё veçuar imazhi yt kombёtar nё njё nga debatet mё tё mёdha tё kёtij mijёvjecari tё ri : “njё popull qё e meriton plotёsisht çmimin e madh tё lirisё etnike nё trojet e veta !...”…

Si njё sistem kompleks, me nyje lidhёse nё pjesё tё ndryshme tё Ballkanit, me qendra tё ndёrtuara nё udhёkryqe, me magjistrale tё fuqishme hekurudhore dhe autombilistike, me gykat e lumenjёve Ibёr, Lepenicё, Drin i Bardhё, Bistricё e Pejёs dhe Krivareka, me epikёn e peizazhin nё grykat e thella tё malёsisё rrethuar me thepa shkёmbinjsh e pamje bardhёsie, me shkёlqimin natyror tё vargmaleve tё pёrhimta tё Bjeshkёve tё Nemuna ku shfaqet sfondi i horizonteve tё hapura midis Kosovёs dhe Shqipёrisё; me grykёn e Kacanikut , e kёnduar nga muza popullore pёr pamjen epike midis dy maleve; me zbardhimin, bukurinё dhe gjelbёrimin e luginave e rrafshnaltave nё prehrin e maleve qё ngrihen nё tё gjitha anёt si thika drejt qiellit etj,…- KOSOVA shtrihet nё qendёr tё Gadishullit Ballkanik me njё terren tё larmishёm nё fusha tё gjera, me kodrina tё buta e tё gjelbёruara, nё panorama lirike dhe alpine si njё thesar shekullor legjendash e historish. Ёshtё njё monument madhёshtor heroik me kulturё tё lashtё, me tradita shekullore, me bukuri poetike dhe mrekulli ngjyrash, zёrash e peizazhi nё natyrё ( si rruga e Zetёs me kalime tё shumta nё tё gjithё territorin e Kosovёs, gryka e Kacanikut e njohur pёr ngjarje tё shumta, sidomos me luftrat kundёr pushtuesve otomanё nё vitet 1911 – 1912 apo Prizreni, djep i shqiptarizmёs ku u pёrkund, u çapit dhe u burrёrua pёr herё tё parё Epoka e Rilindjes sonё Kombёtare) etj,etj…Kosova ka njё territor specifk me forma tё larmishme - fusha pjellore, livadhe, kullota, liqene, pyje, basene me rezerva tё mёdha qymyrguri, plumb e zink, metale me ngjyra etj. Ajo ka “vende tё shenjta” dhe “mite” shekullore qё i japin njё “nur” historik tepёr interesant si vend luftrash e betejash tё gjata.

Kёtu kryqёzohen rrugёt autombilistike ajrore dhe detare tё Lindjes dhe tё Perёndimit, tё Veriut dhe tё Jugut tё Evropёs dhe mё gjerё…Kёtu kanё qёnё me radhё okupimet e territoreve tё lakmueshme qё nё lashtёsinё ilire - nёn sundimin romak; mё vonё nёn sundimin sllavo – bizantin pёr disa shekuj dhe pas betejёs sё Fushё – Kosovёs qendron plot pesё shekuj nёn sundimin otoman…

Tokё e mbjellё me vdekje e zjarr, me njё jetё tё shkruar mbi baladё. Nёpёr pellgje gjaku “udhёtoi” liria me zemёr shqiptare. U shpalos hymni shqiptar me emrin “Kosovё” nё shekullin e ri tё mijёvjecarёve qё tronditёn botёn jo vetёm politikisht, por edhe ekonomikisht dhe historikisht. Jo mё kot, nё ketё udhё pafund sytё e Kosovёs kanё qёnё si “sy fёmije” qё qanin dhe qeshnin nё qendresё e pritje nё tokёn me varre masive…Veç lulekuqe rriten nё dheun e lirisё dhe koha kёndon kёngёt e lashta dhe shpirti lind vec dashuri :

“ Kosovё !

Je nёnё

Qё historia veç me luftra

Tё ka mbuluar trupin si me kёmishё

Je britmё

Qё tё gjithё jetёn tёnde

Zё i ke bёrё lirisё !...”

Qё nga Muji dhe Halili legjenda historike vazhdon tё jetoj me ditё, ditёt e saj lapidarё nё malet e Jezercit. Bjeshkёt, krojet, luginat, liqenet e peizazhet mbajnё tё pёrjetshme Kosovёn me gjak, me heronjё dhe kёngё…Vargёzojnё lot e lule nё agimin e legjendёs ADEM JASHARI. Simbol dhe hero legjendar. Dashuri atdheu dhe zemёr kombi. Kёshtu ka qёnё gjithmonё , shekuj me radhё duke pritur lirinё…Gjelbёrimi nё male dhe dielli nё agim kanё mbetur tё qeshur, me zemёr flakё qendisur nё flamur…

Qielli blukaltёr tani pёrcjell fluturime shqiponje nёpёr tokёn e lirё. Nёnave u dhemb jeta e djemve tё Kosovёs qё u bёnё “sinor” i Pavarёsisё !...

Tani e tutje, me tё vёrtetё çdo anё e gjirit kosovar ёshtё e butё, e pastёr, e ngrohtё. Cdo kёnd i Kosovёs ngjan njё miniaturё lirie, qё shpёrndan jetё, lumturi e pasuri…

E gjithё Kosova – Republikё, ngjan si njё “pallat margaritar” dhe “kurorё atdhetarie” nё vlerat tona kombёtare !...



PЁRSHЁNDETJE KOSOVЁ !

Udhёtoj pёr tek ty KOSOVЁ, me njё ndjenjё tё zjarrtё patriotike, me ёndrrёn e bukur dhe shpresёn e pakapёrcyeshme pёr tё qёnё nё festёn tёnde historike tё lirisё dhe pavarёsisё kombёtare.

Udhёtoj me dёshrёn dhe kureshtjen pёr tё parё Nёnёn martire dhe kreshnike, qё shekujt i duroi e turturuar dhe e okupuar. Duke kaluar nё thellёsitё e luginave dhe lartёsitё e maleve , rrjedha e mendimeve tё mia shkon nё historinё e viteve e tё shekujve…

“ Kosovё

Je nёnё,

Vec djepa trimash

Pёrkunde ditё e natё

Mbete fisi i vdekjes nё mejdan

Nё njё jetё tё shkruar mbi baladё…”

Ndodhem njёherёsh nё qendrёn e Prishtinёs, qё mban erёn e gjakut tё ngrohtё e tё pastёr vllazёror; nё Prekaz, vendlindjen e heroit Adem Jashari qё lindi nё ditёn e shёnuar tё flamurit dhe qё u bё shkёndija e parё e krijimit tё UCK-sё; nё qytetin piktoresk tё Istokut, i ndёrtuar nё kёmbёt e malit Podgur tё Pejёs; nё grykёn romantike tё lumit Cistricё ku manastiri i Decanit ёshtё njё vepёr e monumenteve mesjetare nё Ballkan; nё grykёn e famshme tё Rrugovёs qё ёshtё njё mrekulli e njё stoli e natyrёs !.....

Emri yt Kosovё ёshtё ngjitur nё skenat e mёdha diplomatike tё Botёs moderne, ёshtё vecuar imazhi yt kombёtar nё njё nga debatet mё tё mёdha tё kёtij mijёvjecari tё ri : “ Sa pranё ёshtё dita qё Kosova tё shpall pavarёsinё e plotё dhe tё njihet botёrisht si shtet, si vend i pavarur nga tё tjerёt, si njё popull qё e meriton plotёsisht cmimin e madh tё lirisё etnike nё trojet e veta !...”

Ky emёr, me zёrin e ёmbёl dhe tё bukur tё gjuhёs shqipe ka sjell tashmё “preludin” e njё stine tё vetme ku çel lulja mё e bukur e dashurisё njerёzore, e krenarisё kombёtare me pagёzimin mё tё ri nё vitrinёn historike tё Evropёs : LULJA E BALLKANIT !”


Tё pёrshёndes Kosovё nё ketё rilindje e ringjallje tё madhe !

Nё vitin 1981, kur nё Kosovё vazhdonin demostratat popullore , qё rriteshin me intensitet politik, poeti ynё i madh LASGUSH PORADECI tha atёhere se “Kosova ёshtё vullkan !” dhe mё tej deklamoi mrekullisht nga zemra vargjet e poezisё :

“ Kush ёshtё lulja nё Ballkan

Qё Bota i ka sevdanё !

Kosova , qё nuk pyet sultan ( Dushan)

Plot dife e kapedanё

Tё sedrёs e me shpirt krenar

S’durojnё cen e dhunё

Tregojnё gjoks me sulm e zjarr

Si shkaba nё furtunё.

Kosova qё bёn sulm nё zjarr

Posi dragoi me fletё

Sic bёnte sulm ngadhnjimtar

Gjergj Kastrioti vetё !...”

Poeti i madh nuk e shkeli kurrё Kosovёn, por e kёndoi me zjarr. E ndjente fort nё kraharor si njё lule plot aromё. E donte, e adhuronte dhe e krahasonte me forcёn e shqiponjёs. Mendimi i tij “fluturonte” nёpёr trojet kosovare me freskinё e krojeve ujёftohtё tё maleve.Zemra i rigёtinte veç nga gёzimi, qё ajo ecte drejt lirisё me shumё luftё e gjak.

Sytё e poetit mbetёn gjithmonё me vёshtrim drejt Kosovёs !...


Mё 17 Shkur 2008 erdhi dita e madhe e pavarёsisё. Kosova u bё shtet, atdhe me gjak tё “shtrenjtё”, me heronjtё mbi altar…

Arriti gjatё kjo ditё. E solli me njё nur tё bardhё Shkurti qё u quajt edhe “muaji pёr Kosovёn”. Nё ketё ditё fatlume u “ngrit” tё pёrshёndes edhe Rrugova e Adem Jashari qё firmosёn mbi lapidare e monumente pavarёsinё e kombit me qiej luftarak e legjendar.


GЁZUAR PAVARЁSINЁ KOSOVЁ E MADHE !

Pёrshёndetje guximit dhe gjakut tёnd shqiptar !

Do bёhej lufta qё tё mund tё krijohej pёrfundimisht kjo detyrё kombёtare. Dhe ai qё lartёson nё kёtё arritje fisnike pёr historinё e Kosovёs ёshtё IBRAHIM RRUGOVAideatori i Kosovёs sё lirё dhe Presidenti i parё i saj. Historia do tё flas kur tё shёtis nёpёr shekuj se pas epokёs sё Skёndёrbeut do tё mbetet epoka e Rrugovёs…Ai sfidoi jo vetёm njё makinё tё rёndё e tё madhe vrastare nё ketё pjesё tё Evropёs, por edhe njё sistem tё tёrё komunist. Ai sfidoi dhunёn nё emёr tё paqes. Sfidoi robёrinё duke sjell pavarёsinё e duke i dhёnё fund njёherё e pёrgjithmonё robёrisё shekullore tё kombit. Siç shprehej shtypi i Kosovёs nё atё ditё tё zisё kombёtare nё Prishtinё : -“ Pranё tij kalonte butёsisht historia…Pa atё kokёfortёsinё e tij elegante madje edhe pa refuzimin e tij tё pёrhershёm, sot nuk do tё kishte as Kosovё dhe as shpresё pёr liri dhe pavarёsi…”.


“ LAMTUMIRЁ !” RRUGOVЁS

Nё njё ditё tё ftohtё dimri nё Prishtinё


Nё mes tё qendrёs sё Prishtinёs

Ku monumenti i Skёndёrbeut pёrshёndet

Shkruaj sot kёto vargje – trishtim

Pёr Rrugovёn e madh qё iku dhe u tret

Nga kjo jetё si meteor….


Derdhem dhe unё mes njerёzve me zemёr shqiptare

Nё sheshin e madh “Nёnё Tereza” tё Prishtinёs

Ku trupi i pajetё - mbuluar me flamurё i Rrugovёs

Bёn udhёtimin e fundit nёpёr rrugёt e Kosovёs

Rrezaton drejt pёrjetёsisё !...


Lamtumirё ! Njeriu i madh i Lirisё

Nё gjirin e Tokёs-mёmё tё prêt pavdekёsia

Ti ngrite vetё njё monument pёr Kosovёn

Tё lavdishmen pavarёsi kombёtare

Qё shpejt do tё vij……( Prishtinё, 25 Janar 2006 ).


NЁ PREHRIN HISTORIK TЁ KOSOVЁS

Pas njё ёndrre, qё vetёm vitet e kishin lёnё nё mundimin e vetё, i nxitur nga njё pёshtjellim i madh ngjarjesh qё bёri tё pёrbotshme çёshtjen shqiptare, me njё ndjenjё krenarie qё buron pastёr nga krojet e jetёs kombёtare, udhёtova i qetё dhe i papёrmbajtur pёr nё KOSOVE…

Ndahem me tre kufijё nё kёto vise tё largёta : SHQIPЁRI – MAQEDONI – KOSOVЁ…Njё hapёsirё historike qё ndan dhe bashkon shtete dhe popuj tё shumtё. Panorama e ndezur “flakё” nё çdo gjurmё historike. “Tokё e zjarrtё” me male e pllaja tё veshura me gjelbёrim, me fushё tё gjerё e tё pafund, me njё kolanё tё njёpasnjёshme qytetesh qё vijnё vargje – vargje, si njё pasqyrё nё rrafshin kulturor e artistic tё ballkanit…

Mes kёtij “amfiteatri” bukurish natyrore ku çdo peizazh i shfaqur befas konkuron plot ndjenjё artistike panoramёn njerёzore nё çdo shirit celuloidi tё jetёs, mbetem mjaftё i frymёzuar dhe meditimet emocionale mё rrёmbejnё me njё hov tё ri perёndimor dhe modern. Gjithcka ёshtё e bukur e tёrheqёse, pasuria e jetёs shpaloset nё cdo anё qё e vёshtroj, deri edhe nё detajet mё tё vogla njerёzore.

Por, mbi tё gjitha, KOSOVA ngjan si njё muze historik i paanshёm nё vitrinёn tonё kombёtare, njё djep atdhetarie e heroizmi qё ka shkёlqyer nё shekuj…Nё ketё prehёr kombёtar, larg emocioneve historike dhe politike tё mistershme, pёr herё tё parё shoh “Tokёn e Zjarrtё” tё mёmёdheut, ndjej dhimbje tё padukshme, lot mёrgimi, qёnie shqiptare nё pёrmendoren e flamurit. Po vёshtroj me emocion dhe ndjenja shprese njё KOSOVE tё ripёrtёrirё, njё vend ku valёvitet krenar flamuri shqiptar e shndrit si pёrmendore lirie atdheu i vёrtetё!...


KRONIKA E LUFTЁS DHE SHPRESA KOSOVARE

Java e tretё e muajit Mars 1999 kishte tёrhequr vemendjen e cdo njeriu tё Kosovёs nё epilogun e Konferencёs sё Rambujesё dhe me ankth pritej njё fund i kёnaqshёm nё rrugёn e diplomacisё botёrore pёr fatin e Kosovёs martire. Por, buzёqeshja shqiptare nё sytё e Kosovёs “ngriu” befas dhe barbaria sёrbe e Miloshevicit dita-ditёs po varroste edhe orёt e fundit tё shpresёs. Nё Kosovё rifilluan gjakderdhjet, rrёnimet mbi cdo gjё njerёzore nё ketё trevё me emrin shqiptar…

Kёshtu , 20 Marsi shёnoi paralizёn totale tё jetёs nё Kosovё. Mbrёmjen e 24 Marsit bie edhe bomba e parё e avionёve tё NATO-s nёn qiellin e paqetё. Zёrat optimist tё Rambujesё u shuan. Nёpёr rrugёt e Prishtinёs nuk shihej asgjё e qetё, njerёzit u pёrfshinё nga valёt e frikёs e tё tmerrit. Hija e luftёs kishte mbёshtjellё kёshtu gjithё Kosovёn. Nёpёe rrugё dhe sheshe publike llaftarrosen gratё dhe fёmijёt e mitur. Shtёpitё familjare boshatisen nga jeta njerёzore. Blerimi i pranverёs u bё i zi, aroma e stinёs mori shijen e hidhur tё skenёs dramatike dhe tragjedia e luftёs dhe e masakrimit tё mijёra e mijёra njerёzve pa faj u bё emblem e mbrojtjes ndёrkombёtare. Nёn qiellin luftarak bombardojnё pandёrprerje avionёt e NATO-s me shpresёn e paqes qё nuk do tё vonojё :

“ Ku jeni, o miqtё e mi,

A mё dёgjoni vallё ?

Lumenjtё rrjedhin ashtu si jeta jonё,

Ne jemi pёrherё tё mitur dhe dhimbja vec rritet , rritet…

…………………………………………………………………….

Ende vazhdon tё fryjё era

Shiu ka pushuar dhe zemra prapё rreh,

Sytё mё janё lodhur, nata bie e qetё,

Ne prapё kёrkojmё shtratin, atje thyhet vuajtja jonё !...

Kjo poezi e trishtueshme e studentit tё Universitetit tё Prishtinёs MYLAZIM KRASNIQI “udhёtoi” ato ditё tragjike nё cdo cep tё jetёs kosovare. Jo vetёm kёto vargje mё risollёn para syve “ditёt e luftёs” nё Kosovё atё pranverё tё hidhur, por edhe nuk mё shqitet pёrshkrimi – ditar i njё student tjetёr nё auditorёt e Universitetit tё Prishtinёs, qё tragjikisht pёrjetoi edhe situatёn e dёbimit nga familja, nga shkolla dhe e dashura e tij sublime qё qante me ngashёrim nё castet e ndarjes : - “ Me shpresa tё zbehta ato dite hymё nё njё nga auditoret e Universitetit pёr tё dёgjuar ligjeratёn e profesorit tonё XHAFERR BICAJ. Nё sytё e tij pamё menjёherё njё ndjenjё shqetёsimi qё nuk e pёrmbante. Profesori vёshtroi rradhazi gjithё studentёt dhe ngriti zёrin duke shqiptuar kёtё ndjenjё shqetёsimi tё pamasё :

“ Tё dashur kolegё !

Lufta po “troket” edhe nё Kryeqytetin tonё, Prishtinёn. Prandaj kёto fjalё qё po ju them duhet t’I keni parasysh. Shumё shpejt, ndoshta kohё mjaftё e shkurtёr dhe e befasishme, do tё pёrballemi me njё gjendje katastrofike pёr jetёn tonё…”

Ligjerata e zjarrtё dhe shqetёsuese e profesorit tonё emocionoi kureshtjen e tё gjithёve dhe dyfishoi bindjen se lufta erdhi nё prag tё shtёpive tona

Erdhi…Pёrsёri gjak dhe tё vrarё. Pёrsёri lot dhe dhimbje e pakufishme njerёzore. Pёrёsri armё dhe trima nё fushёn e betejёs. Pёrsёri varre, shpёrngulje masive dhe pasiguri pёr jetёn…Katastrofё e llahtarshme !”

Kёtё gjendje emocionale kam medituar me vete sot duke parё KOSOVEN, duke shёtitur cep mё cep gjithё PRISHTINEN, ky kryeqytet me pamje tё re dhe arkitekturё shumё interesante, tё vjetёr e me sfond modern. Bota e tёrё pa me sy dhe ndjeu me zemёr njё tragjedi c’njerёzore nё tёrё Kosovёn. Kurrё ndonjёherё nuk ishte parё ofshama masakruese nё gjirin mёmёdhedashёs tё Nёnёs Kosovё !...

Vite dhe shekuj KOSOVA ka ndjerё nё deje altarin e ndёrgjegjes, lotёt e vuajtjeve, shpresat e venitura, zinxhirёt e robёrisё kombёtare, kufomat e pёrgjakshme….Gjithmonё nё jetёn e Kosovёs njё skenё macabre. Gjithmonё njё tragjedi mbarёkombёtare. Gjithmonё njё Kosovё e pushtuar, e shkatёrruar, e mbёshtjellё me pluhurin e luftёs. Dhe vetёm mё nё fund, pas gjakderdhjes vitale, me njё cmim tepёr sublime fitoi lirinё dhe pavarёsinё. Filloi tani e tutje tё ndihet fuqishёm hovi i zhvillimit modern. Tani e tutje me tё vёrtetё cdo anё e gjirit kosovar ёshtё e butё dhe e ngrohtё. Cdo cep toke nё Kosovё ngjan si njё “lёmё prodhimi” qё shpёrndan jetё, lumturi e pasuri. E gjithё Kosova Republikё ngjan si njё pallat margaritar dhe kurorё atdhetarie nё vlerat tona kombёtare…

Po shkruaj pёr KOSOVЁN dhe rreshtohen para syve tё mi panorama e bukurisё, gjerdani me “fillin e jetёs” nё kёto troje : PRIZRENI - njё qytet mistik e atdhedashurisё !...GJAKOVAakropoli i ndjenjave kombёtare !..

PEJA “mbretёresha” e gjelbёrimit !....MITROVICA - rrjedh shpresash pambarim nё kryet e historisё !....FUSHA E KOSOVES - njё pёrqafim ideal i njeriut me botёn e madhe tё natyrёs !...

Ky “amfiteatёr” i hapur i shekujve ёshtё gjithmonё njё pёrshkrim i gjatё luftёrash, varresh dhe gjak tё derdhur pёr liri. Ekziston njё legjendё se: “ kjo trevё tё hapte gojёn…do tё fliste pёrmes gjakut, pёrmes luleve tё bozhurit a lulekuqeve qё kanё mbirё nga gjaku i trimave kosovare nё cdo skaj tё kёtij vendi… Por nuk flet. Flasin vetё lulet “Bozhur” dhe lulekuqet e Kosovёs, qё kanё mbirё nga gjaku i derdhur ketu nga shqiptarёt pёr liri dhe qё janё lule karakteristike vetёm tё kёsaj treve…”. (Sterjo Spasse, “ Kuvendim me nipin, faqe 149 ).


DRAMЁ E SHKRUAR NЁ MIJЁRA ZEMRA…

- Nje gjerdan i gjate luftrash, varresh dhe gjaku te derdhur per

liri, ky “amfiteater” i hapur i shekujve ne keto troje…


Njё zё plot dinjitet, qё ngjitet nё granitin e jetёs njerёzore dhe nё tallazet e ditёve , ku fati derdhet si dallgё nё erё…

Nё kёto reshta provoj njё shpresё tё kёndshme tё njё vajze shqiptare nё “qiellin e luftёs” dhe nё “copёzat e lirisё”, qё u bёnё njё mozaik i bukur pёr Kosovёn…Nё ketё prelud jete ajo qendroi si shqiptare !.

Nё dramёn e gazetares patriote RAJMONA MALECKA ka aq shumё tmerre dhe burgje, ashtu sikurse mbijetoi nёpёr kohё njё “ekzistencё e mrekullueshme” historike. Poetja dhe shkrimtarja e vecantё, e bukur dhe trime, ёshtё tamam si ai timbre muzikor dhe himni interesant qё shfaqin rezistencё deri nё imtёsitё mё tё vogla. Ajo gjithmonё “udhёton” nё heshtje me “kohё tё vdekura”, me bllokun e shёnimeve si njё “Sherri” original, me kёngёn autentike celur mbi dhimbje me vargje poezish tё shkruara nёpёr plumba. Prandaj ёshtё folur nё kujtesёn e luftёtarёve tё Kosovёs pёr ketё vajzё qё “kapёrceu” ylberin qysh nё muajt e parё tё luftёs clirimtare. Dhe ky “yll i rrallё” qendron i bukur mbi ylberin dhe ne e quajmё me dashamirёsi e simpati “poezi e artё e dhimbjes njerёzore”. Njё poezi plot “tronditje” shpirti qё i dha mundёsinё shpirtёrore pёr tё shkuar nёpёr gjurmёt e “gjakut tё shenjtё” si njё Everest lirie !...

Zbukurime tё tjera mё shumё se kaq vёshtirё tё gjenden, se ditёt mё tё vёshtira tё poetes e shkrimtares Malecka janё pikёrisht ditёt e luftёs nё Kosovё ku “gjaku i shtrenjtё” i lirisё dhe “dhimbja e pasosur” e thirrёn atё si “gazetare e poete nё front”. Kёsaj trimёreshe nga Tirana s’mund t’i shtosh asgjё mё tepёr se vargjet e poezisё “qiell lufte” kur thotё :

“ Rrugё tё kallura nё flakё

Shpresa tё kallura nё fjalё

Enden me perin e Ariandёs…”

Apo dhe “lutja e kёsaj luftёtareje”, qё jehon si shenjtёri nё cdo anё :

“ Lirinё falmё, o Zot

Kosovёs t’i jap aromё buke

Bekim e shenjtёrim jete !...”

Nuk ka mё bukur se kjo fisnikёri. Drama e njё njeriu me dinjitet duhet shkruar nё mijёra zemra, qё ta lexojnё tё gjithё, ashtu sic ёshtё sot me librat e saj Rajmonda Malecka, si njё zё qё ngjitet nё granitin e jetёs njerёzore dhe nё tallazet e ditёve ku fati derdhet si dallgё nё erё. Kujtojmё se gazetarja Malecka, luftёtare e disa njёsiteve nё clirimin e Kosovёs, Preshevёs e Maqedonisё, ёshtё dёnuar me 5 vjet burg nga drejtёsia maqedonase nёn akuzёn e “terrorizimit” se kishte pёrmbushur detyrёn e saj si gazetare. Dёshmia e saj ka mbetur heroike dhe e papёrsёritur nga askush. Kudo qё shkonte si reportere apo dhe nё operacione luftimi, ajo krahas detyrёs si luftёtare, fiksonte nё aparatin fotografik ngjarje e ndodhi, shkruante nё bllokun e shёnimeve fragmente nga kjo luftё heroike. Me penё e pushkё, si njё “rilindase” e vёrtetё, ajo krijoi lavdinё nё atё realitet lirie shumё tё dёshiruar nё Kosovё. Pёr kёto vrulle me “kёngё automatiku” janё edhe vargjet e bukura poetike :

–“ Po ti qёnke e cuditshme

Zbret nga qielli nё tokё !...

Sikur je njё fije bari

Pa asnjё kurorё mbi kokё !...

KULLA E JASHAREVE NE PREKAZ…

- Jo vetem fortesa tё qendresёs, por edhe oda tё mikepritjes njerёzore dhe muzeum i rezistecёs kombёtare!…


Njё pllajё e bukur dhe e sheshtё ku janё ngritur kullat e Jasharёve , e bёnё PREKAZIN, njё vёnd historik kёtu nё Pejё tё Kosovёs. Bjeshka ёshtё nё shpinё si flakadan trimёrie…Me hije tё vёcanta edhe kёto kulla tё zakonshme bjeshkёsh.

Kulla ku u bё lufta e Adem Jasharit ngrihet si kala dhe quhet “ Kulla e Rezistencёs”. Ёshtё e fortё, me mure guri tё gjёrё, me gurё tё gdhёndur bjeshke. Ajo tashmё ka njё histori pёr tё gjithё KOSOVЁN : “lufta e rezistencёs kombёtare ku vendosej fati i lirisё dhe i pavarёsisё !”.

Kohё mё parё, pa ardhur kёtu asnjёhёrё, duke lёxuar romanin “Hijet e Kullave” tё shkrimtares Albina Idrizi, unё bёra poezinё “ HIJET E KULLЁS SЁ GURTЁ” tё cilёn e botova nё organet e shtypit dhe e paraqita nё festivalin poetik tё “PEGASIT – 2011” nё Prishtinё. Prej kёsaj ndjesie mё lindi dёshira tё shikoja me sy kёto “kulla lufte” nё Prekaz ku u vra heroikisht legjendari i Kosovёs martire dhe i gjithё shqiptarёve ADEM JASHARI

Dhe sot jam vёrtetё i emocionuar kёtu nё Prёkaz ku ndrit “Obelisku i Rezistёncёs” dhe “oshёtijnё” prej gjakut varret e Jasharёve, qё janё njё stoli e lirisё sё fituar me gjak e luftё barbare…Kёtu takuam vёllanё e tij Rifat Jashari , qё na dha mikёpritjen dhe bёmё homazhe nё varrin e luftёtarit tё lirisё Adem Jashari. Pёrjetova njё fushё tё bardhё ku gjaku i kuq ka shkruar historinё e rezistёncёs…57 varre tё fisit tё madh “JASHARI” ndёr tё cilёt vetёm 26 varre tё familjes sё Adёm Jasharit, janё tragjedia mё e madhe e Prekazit nё luftёn e clirimit tё Kosovёs.Nё Kullёn e Shёnjtё tё Jasharёve ёshtё shёnjtёria e gjakut ilir tё Dardanisё, gjallon energji e pashtershme dhe e jashtёzakonshme nga lavdia e heronjve…Tre kullat shqiptare nё kёtё fshat janё “piramida” tё kujtёsёs historike me humbje tё mёdha jetёsh njerёzore. Shtёpia bujare me panoramёn e “ Kullёs” nё krye tё odёs ёshtё mikpritja njёrёzore e pёrjetshmё me dorёn besa-bёsё dhe zogun e lirisё qё fluturon nё krah tё pushkёs dhe mbi flamurin kuq e zi…Vetё Rifat Jashari thotё ende i pёrlotur pёr kёtё gjёmё qё skuqi tokёn me gjakё : Asgjё nuk e shkruan dhimbjёn. Dhimbja dhe dashuria e lirisё janё gjithmonё bashkё nё shpirtё…”.

Sot kёtu nё PREKAZ kemi njё monument trimёrie plot lavdi. Sot kёtu nuk ka gjak, ka vetёm blerim e bardhёsi dhe njё shёnjtёri tё bukur shqiptare !...

Mbi 10 milion vizitorё kanё shkelur kёtё tokё vigane tё luftёs e tё gjakut pёr tё parё historinё e vёrtёtё tё Kosovёs, pёr tё ndjёrё luftёn qё solli pavarёsinё. Rrёfimi i Besardёs pёr plagёn plot dhimbje, e mbijёtuara e masakrёs sё 5 Marsit 1998 ku u shfaros e gjithё familja e Adem Jasharit ёshtё njё “simbol” pёr ndodhitё nё ditёt e luftёs. Ajo ёshtё “bёkimi” i njё familje tё madhe kosovare qё i dha Kosovёs cmimin mё tё shtrenjtё tё lirisё, gjakun e 59 anёtarёvё brenda Kullёs ku ishte “bёrthama e luftёs” sё madhe clirimtare tё Kosovёs. Ndoshta kjo tablo e trishtё i ngjan aq shumё tablosё ballkanike tё Luftёs sё Dytё Botёrorё. Tablo qё pёrsёriti edhe njёherё genocidin c’njerёzor dhe shfarosjen e njё populli, pёrpjёstimet e sё cilёs nuk kaluan lehtё, por u ndёrprёnё me bombardimet e Natos mbi qiellin e Kosovёs ku dilte tym dhe flakё nё tё gjitha drejtimet. Historia do tё ruaj nё memorie “manifestin e paqes” qё erdhi nga lufta dhe gaku i “Kullёs sё Jasharёve”, do tё nderoj luftёtarёt e lirisё sё Kosovёs dhe “blerimin” e bukur tё fushёs sё Prekazit me varret madhёshtorё do ta vendos pёrjetёsisht nё panteonin e madhёshtisё e tё krenarisё kombёtare!.

Te kjo kullё lavdie e historie nё Prekaz ka poezi dhe kёngё, ka dhimbje dhe dashuri, ka gjak dhe sakrificё sublime. Pra, njё vend legjendar me njёrёz trima e luftёtarё, njё piedestal i triumfit tё lirisё mbi krimin !.

Unё kam lexuar shumё mbi Kosovёn, kam takuar njerёz tё luftёs sё madhe clirimtare tё Kosovёs, por ky vend ku ndodhem m’u duk plot “magji luftarakё” prej tokёs dhe prej njerёzve. Lavdia jeton me dhimbjen, krenaria pёrqafon dashurinё, urrejtja mposht krimin makabёr dhe kthen mizorinё nё liri, nё dashuri, nё dinjitet. Nuk ka forcё mё tё madhe se kjo pёrballje njerёzore ku Kulla e madhe e Jasharёve e dёshmoi me luftё nё frontin e parё tё qendresёs dhe kjo nuk ёshtё njё histori e thjeshtё, por njё reflektim i madh i shpirtit tё vёtmohimit pёr cёshtjen e madhe tё kombit…Pёr kёtё mё bind dhe porta gjithnjё e hapur e zemrёs dhe mendjes sё Jasharёve trima ku drejtohet tё falet e gjithё Kosova, e gjithё Evropa dhe Bota mbarё .

Pёrlotja ngjadhnjimtare e Rifat Jasharit ёshtё pёrlotje e pёrjetshme e brezave qё rriten me lirinё e Kosovёs. Nipёrit dhe mbesat e tij do tё dinё tё ruajnё “simbolin” e pёrjёtshёm tё familjes sё Jasharёve nё Prekaz. Flamuri i kuq nё odёn e madhe tё pritjes do tё valvitёt me krenarinё e Jasharёve, ashtu si nё ditёt e luftёs heroike dhe muret e shpuara tё Kullёs prej plumbave do tё qёndrojnё nё “hijen e kullavё” pёr tё dёshmuar gjithmonё se kёtu “ёshtё bёrё njё luftё e madhё” dhe falёn jetёn shumё dёshmorё tё lirisё !.

Poeti Din Mehmeti kur shkruan pёr Adem Jasharёt thotё fjalёt e jetёs qё digjen nё pragjet e shtёpive :

- “ Vdiqёn sic vdiset

Me eshtra

Tokёn e bёnё tё pathyeshme…

Tash jetojnё gjithkund

Nё ajёr, nё frymё

Do tё kthehen si lumenj prej gjaku

Pёr ti rritur pranverat

Nёpёr kohёra ….

Mos i qani Adem Jasharёt

Mos na zverdhni krenarinё

Ata me furtunёn e krismave

Hynё nё panteonin e pavdekёsisё !...

Shkruaj pёr kullёn e vecantё tё Jasharёve, se ajo pёrbёn njё histori. Emri i saj luftarak tregon se rruga e lirisё dhe e pavarёsisё kalon pёrmes gjakut, pёrmes dhimbjes dhe kjo rrugё e gjatё dhe e vёshtirё nuk ka ‘cmim”, por vetёm lavdi dhe pёrjetёsi. Kjo kullё ka vendin e nderit nё kujtesёn e popullit tё Kosovёs, nё rrugёtimin e lirё tё kombit, nё tё gjithё atmosferёn sociale e shoqerore tё vendit ku Kosova rradhitet ndёrmjet shteteve e kombeve tё tjera tё botёs plot dinjitet e dashuri. Kjo kullё i dha “vulёn” fitores, i hapi udhё lirisё dhe pavarёsisё sё vonuar nё vite e dekada…Se Jasharёt u bёnё fisi i luftёs dhe i lirisё sё Kosovёs dhe kjo “medalje” madhёshtore do tё ndrijё pёrjetёsisht !...

MONUMENT I GJALLЁ ARTISTIK I SHKRIMTARIT STERJO SPASSE NЁ KOSOVЁ…

Njё ndёrtesё me kube tё ndritshёm mё tёrhoqi vemendjen nё qendёr tё Prishtinёs. Ishte kompleksi i botёs letrare, institucioni i pasur i librit qё ruan tё gjitha thesaret e krijimtarisё shqiptare nё breza. Emёrtohet Biblioteka Qendrore e Kosovёs. Na priti me mirёsjellje Muharrem Halili, zv/drejtor i saj. Me dashamirёsi mё drejtoi nё skedarin e bibliotekёs dhe mё vuri pёrpara skendёn letrare Nr. 3222O me mbishkrimin : “ STERJO SPASSE, Veprat Letrare e botuar nga “Rilindja” Kosovё, 1968…”.Pastaj nga raftet e sallёs mё solli veprat me “kapak tё florinjta”…Lexoj me vemendje…Kopleti prej 8 vёllimesh me romanet dhe tregimet mё tё mira tё shkrimtarit Sterjo Spasse, Prishtinё 1968, botimet e reja tё “Rilindjes”.

Vёrtetё mrekulli !...Njё monument i gjallё artistik e kulturor. Kosova ёshtё njё hapёsirё e gjerё nё kulturёn tonё kombёtare, njё “oaz” shpirtёror ku shёmbёllen shqiptarizma aq e pastёr dhe me dinjitet. Edhe kёtu nё Kosovё ndeshim monumente tё vjetra, xhami, kasha e teqe, por edhe qytete ku ruhet njё ekzemplar i Ungjillit, shkruar nga Pjetёr Bogdani qё nё literaturёn e Historisё sё Letёrsisё Shqipe njihet me titullin “Ceta e Profetёve”, botuar mё 1965 nё Padovё tё Italisё. Edhe kёtu , gurgullojnё nёn freskinё e pyjeve tё dendur , burimet ujёftohta dhe ndeshen bukuritё e kafshёve tё rralla…Kёtu lulёzoi pёr herё tё parё djepi i shqiptarizmit, u pёrkund dhe u burrёrua epoka e Rilindjes Kombetare Shqiptare…



E MADHE SA KUPA E QIELLIT, E NGROHTЁ SI RREZE DIELLI…

Shkrimtari Sterjo Spasse nё Kosovё dhe pёr Kosovёn


47 vjet mё parё, nga 27 Mars deri 12 Prill 1975, shkrimtari Sterjo Spasse shkeli pёr herё tё parё çdo pёllёmbё tё tokёs kosovare, duke filluar me Prizrenin deri nё Prishtinё…Nё kёtё prehёr historik, me beteja tronditёse dhe pёrmendore trimash, shkrimtari flokёgjatё, me rrezatimin e ujёrave tё liqenit tё Prespёs dhe i dashuruar me gjuhёn e letёrsisё shqipe, pёrmes romanit “Afёrdita”, kishte nё Kosovё veprimtarinё kryesore botuese qё prej vitit 1968 me edicionin e botimeve shqip tё “RILINDJES”.

Nё librin “Kuvendim me nipin”, nё kapitullin XIII “Letra nga Kosova”, shkrimtari Sterjo Spasse do tё shkruante me emocion se : “ Kosova, personalisht mё ka rrёmbyer zemrёn. Kosovarёt me anё tё shtypit tё tyre kanё ngritur nё qiell krijimtarinё time letrare dhe e kanё popullarizuar shumё. Kosovarёt botuan nё vitin 1968 tё parin komplet letrar nё historinё e kulturёs kosovare qё ishte njё komplet prej 8 vёllimesh me romanet dhe tregimet e mia. Me kёtё botim, si thoshte Nonda Bulka ynё, kosovarёt mё ngritёn njё monument sё gjalli”.

Kjo ndjenjё krenarie vazhdoi gjatё nёpёr rrugёt e kafenetё e Gjakovёs, nё prehrin e Bjeshkёve tё Nemuna, nё Junik me fole kryengritjesh clirimtare, nё grykёn romantike tё lumit Bistricё tё Decanit, nё Pejёn e Haxhi Zekёs sё Rilindjes e tё Ali Kelmendit tё kohrave tё reja, nё grykёn e famshme tё Rrugovёs me epoka dashurie e krenarie tё natyrёs, nё kryeqytetin e PRISHTINЁS me pamje tё re qё zgjatet drejt qiellit e zgjerohet nё luginё e nёpёr kodrat reth e rrotull…

Shumё kujtime, ndjenja e takime u krijuan me Idriz Ajetin, njё nga linguistёt mё tё mirё tё Kosovёs, me profesorёt e Universitetit tё Prishtinёs Isak Shema, Hasan Mekuli, Enver Gjerqeku, Shukri Rrahimi, me poetin Din Mehmeti, me prozatorin me humor shumё tё hollё Ramiz Kelmendi, me inspektorёt arsimorё Sulo Nushi e Avdulla Bajaziti, me kryetarin e Kryqit tё Kuq tё Kosovёs Tahir Jaho, me poetin e kryeredaktorin e botimeve letrare tё ndёrmarrjes botuese “Rilindja” Ramadan Dedja, me historianin eminent Zekeria Carra, me folkloristin Anton Ceta, me poetёt e rinj e me perespektiv Shefqet Canhasi, Bedri Hysa, me akademikun Rexhep Qosja, me monografistin pedagogjik Jashar Rexhepagic, me kritikun Ali Aliu,i cili ka lindur nё Kranje tё Prespёs sё Madhe, me bashkёpunёtorin e botimeve “Rilindja” Mehmet Gjevari,mёsues i vjetёr lindur nё Elbasan, me drejtorin e Entit tё Botimeve “Rilindja” Rexhep Zogaj, me intelektualin me zё tё Kosovёs Mark Krasniqi, me poetin plot talent Rexhep Hoxha etj.

E gjithё atmosfera e vizitёs u shoqerua edhe nga shtypi kosovar, sidomos nga gazeta “RILINDJA”, e cila mё 12 Prill 1975 do tё shkruante me kёrshёri pёr lexuesit : - “ Sterjo Spasse, bashkё me bashkёpunёtorin e Institutit tё Tiranёs Hamit Borici, erdhi nё vendin tonё pёr tё mbledhur materiale arkivale e pёr tё vizituar objekte kulturore e historike nё Kosovё e Maqedoni. Shkrimtari i njohur ishte mysafir i Universitetit tё Prishtinёs dhe vizitoi Edicionin e Botimeve tё “Rilindjes”. Bashkё me ketё lajm, u botua edhe njё fotografi e shkrimtarit me Isak Shemёn, me poetin Rrahman Dedaj dhe prozatorin e ri Isuf Buzhovi”.

Si “autograf tё zemrёs”, Sterjo Spasse la pёrshёndetje tё pёrzemёrta duke iu drejtuar me dashuri gjithё kosovarёve : - “ Lamtumirё vёllezёr kosovarё tё çdo moshe e tё cdo seksi !...Lamtumirё juve qё keni zemrёn e madhe sa kupa e qiellit e tё ngrohtё si rreze dielli, si kёndon njё bir kosovar…”

Nё atё kohё, Kosova ishte njё krahinёn autonome socialiste tё Federatёs Jugosllave tё Titos dhe ankthi i vizitёs ishte pёrherё e mё i pranishёm. Ndёrkohё qё shkrimtari Sterjo Spasse me Hamit Boriçin vazhdonte vizitёn nё Kosovё, edhe Titoja i “ndiqte” prapa, pasi ikёn ata nga Maqedonia. Edhe nё Prishtinё erdhi Tito, pasi ata “shkelёn” tё parёt…

Mё nё fund u shpёrndanё retё”,- do tё shprehej i qetё shkrimtari Sterjo Spasse me “koncidencёn” rastёsore tё kёsaj vizite bashkё me marshallin e “egёr” TITO, qё “turbullonte” jo vetёm qiellin, por edhe politikёn e shteteve…

 
 
 

コメント


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page