top of page

Kurti dhe Osmani vizita e parë në Shqipëri


Përshëndetje Z.Kurti dhe Znj. Osmani që vizitën e parë zyrtare do ta bëjnë në Shqipëri.

Është për t’u përshendetur fakti që si Kryeministri Z.Kurti ashtu edhe Kryeparlamentarja Znj.Osmani vizitën e parë zyrtare do ta bëjnë në Shqipëri.

Z. Kurti për herë te pare ne keto 20 vite menjehere sapo mori mandatin qeverisës po tregon karakterin e nje qeverisje te pergjjegjshme para kombit, kur kryeministri Kurti merr persiper te jete ai i cili do ta perfaqësojë Kosovën në krye të një parfaqësie të gjërë politiko-akademike në bisedimet Kosovë-Serbi, pikërisht ashtu si e parashikon edhe Kushtetuta.

Me Kurtin i cili ka mbështetjen edhe të Kryeparlamentares znj. Osmani, Serbia nuk do ta ketë më shansin që ajo të ketë në bisedimet shqiptaro-serbe, atë të rolit të dominantit si e kishte me paraardhësit e Kurtit, siç ishte politika e mëparshme  dhe sidomos ajo e Presidentit Thaçi i cili është treguar i dobët, tolerant dhe infererior ndaj Beogradit ashtu sikurse edhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Së pari Serbia duhej që të përballej dhe të ndëshkohej për krimet e luftës, për genocidin që ajo ka ushtruar mbi shqiptarët e Kosovës, si dhe duhet të paguajë për dëmet e luftës që ajo u ka shkaktuar shqiptarëve.

Si mund të bisedohet, dhe madje edhe si mund të ketë pajtim shqiptaro-serb dhe marrëveshje të tipit minishengen, që fatkeqësisht në një linjë por madje edhe shumë aktiv e pro tyre ka qenë edhe kryeministri Edi Rama i Shqipërisë, kur Serbia as nuk njeh krimet, as genocidin dhe as dëmet e luftës, dhe as nuk ka kërkuar as falje si minimum për to?! Kështu pra,  Kryeministri, Z. Kurti dhe Kryetarja e Parlamentit Znj. Osmani kanë edhe një problem tjeter, i cili është përpjekja e tyre për të bindur edhe politikën qeverisëse aktuale të Tiranës për dakordësimin e qëndrimeve që kanë të bëjnë me bisedimet Kosovë-Serbi, ku Shqipëria para se të vendsosë e të deklarohet për problematika të rëndësisë kombëtare gjithshqiptare dhe sidomos për atë që ka të bëjnë me marrëdhëniet shqiptaro-serbe e veçmas ato Kosovë-Serbi, Tirana duhet të konsultohet me Kosovën. Në vënd që në bisedimet Kosovë-Serbi, Serbia duhet të jetë palë e heshtur dhe fajtore, asaj deri më sot i është toleruar pothuajse gjithçka. Kjo ka ndodhur kështu, se i tillë ka qenë qëndrimi i Presidentin kosovar Hashim Thaçi,  si i papërgjegjshëm dhe kapitullant, dhe i gatshëm për të nënshkruar gjithçka të dëmshme për Kosovën por mjafton që ai për interesa personale të mbetej në politikë, pushtet dhe President ashtu sikurse është po i gatshëm për sakrifikim të territoreve të Kosovës edhe kryeministri aktual i Shqipëisë për interesa pushteti personal. Kjo është dobësia dhe papërgjegjshmëria më e rëndë e Presidentit të Kosovës, si edhe e sistemit të drejtësisë në Kosovë .

Në vënd që të ishin ngritur dhe të kishin funksionuar struktura të posaçme shtetërore e ligjore ku në këtë duhet të kishte dhënë ndihmën e vet edhe Shqipëria, për të ngritur padi kundër Serbisë për krimet, genocidin dhe për dëmet e Luftës, e që kundër kësaj ka qenë mjerisht edhe vetë drejtësia në Kosovë, që madje edhe as nuk i ka regjistruar dhe as nuk ka pranuar as paditë e qytetarëve shqiptarë për të kërkuar dëmshpërblimet e luftës.

Si është e mundur që të kërkosh normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, dhe pajtimin shqiptaro serb, minishengen me rol kryesor Serbinë, kur Serbia jo vetëm se nuk njeh krimet e luftës por përpiqet që t”i grabisë edhe territore Kosovës, por edhe të marrë statusin e viktimës së luftës dhe kur ajo sponsorizon dhe lobon fuqishëm kundër shtetit të Kosovës.Prandaj them dhe e përshëndes faktin që si Kryeministri Kurti ashtu edhe Kryeparlamentarja Osmani të cilet deklaruan se do të bëjnë vizitën e parë zyrtare në Shqipëri. Dhe kjo do të shërbejë bashkepunimit për unifikimin e qëndrimeve politike, diplomatike e shtetërore më rëndësi jetike kombëtare për Shqipërinë e Kosovën dhe për të gjithë shqiptarët.

108 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page