Kurora me Bukenvile kishte kaluar shpejt
- May 16, 2021
- 1 min read

Kurora me Bukenvile kishte kaluar shpejt
(Në ikjen e Poetit, Agim Mato „Mjështër i Madh“)
Fatmir Terziu
Joni paska qarë! Zhytja Fundó
është çbendur mbi një dallgë! Përtej emrit
vjen dhe ikën një valë,
e hutuar nga lajmi,
për shpirtin e gjerbur në poezi,
Joni nuk duroka dot
s'ka më lotë!
Shpirti i Poetit nuk duroi vallë?!
Ai është Lart!
Mbi „Milosao“ ndalet një pulëbardhë
me sqepin e gjatë si laps
shkruan dhimbjen pa fjalë
me verdiktin e saj!
Zjarri që digjet në sy,
si prushi në mangallë
si drita që mban në jetë një poet,
kishte dëshmuar të lërë me fjalë,
një amanet,
Kurora me Bukenvile kishte kaluar shpejt.








Era Mato Mane
Faleminderit xhaxhi Fatmir! Na erdhi shumë ëmbël kjo poezi për babin . Ishte me fat që kishte miq kaq të mirë
Ngushellimet e mia te thella familjes te poetit te njohur, Agim Mato "Mjeshter i Madh". Ishte nje humbje e madhe per te gjithe ne, miqte e tij. Myslim Maska, Athine.