KUR TE FYEJNE NJEREZIT ""E KULTURUAR"
Kur te thone " mbeti letersia te behet ne Kuçovë , apo " mbeti kultura tè shkojë ne Kuçovë",- si duhet kuptuar?!!...A nuk eshte therrese e gjithë kjo? A nuk eshte diskriminuese ? Po pse kaq e pamundur qenka per keta shkrimtarë (a shkrimtare) te medhenj te pranojne me se fundi se letersia nuk behet vetëm ne Tirane a Paris apo diku gjetke ..., vetëm ne Kuçove jo? A thua se ne ne Kuçove jemi ndryshe nga keta te ashtuquajturit me kulture? A thua na ka dalë ndonje bisht apo ndonje bri ne lule te ballit a me keq qenkemi shpellarë. Dhe kjo sepse thash nje te vertete..Por kjo "e verteta" qenka e keqe. Nuk e dashka askush !
E nderuara Alma,
Ju përshëndes me shumë respekt për botimin e këtij Shënimi me domethënie shumë të thellë.
Për çdo njeri është i shtrenjtë trualli ku ka lindur, ku ka kaluar fëmijërinë, vitet e shkollës dhe është pjekur. Talenti i gjithsecilit është Dhuratë Hyjnore, e cila nuk kushtëzohet absolutisht nga afërsia me “metropolet”. Ata që menduakan se talentet na qenkan “pronë” vetëm e “metropoleve”, zbulojnë mjerimin e tyre intelektual. I famshmi Leonardo da Vinçi (1452-1519) ishte i biri i një fshatareje. Fizikani i shquar Majkll Faradej (1791-1867) ishte i biri i një farkëtari. Emrat e këtyre dy talenteve janë të skalitur në historinë e figurave të shquara të kulturës botërore. Prandaj, zonjë e nderuar, mos u shqetësoni fare …