top of page

Kur jehona e librave tè parè shpèrthen shpirtin e tanishèm tè poetit.


Fatmir Minguli

Nga Fatmir Minguli


Kur jehona e librave tè parè shpèrthen shpirtin e tanishèm tè poetit.


(Njè refleksion mbi dy librat e parè tè poetit Sabit Rustemi "Ku i la lisat era" -1990 dhe " Besoj nè njè diell" -1992 )


Mos u merrni me vetèveten...qe kètu e keni Kosovèn. Pèrditè,

nga njè punè tè vogèl, bèjeni pèr tè dhe, pa zhurmè...se, Ajo e di!

Ibrahim Rugova

Nuk do tè merrja pèrsipèr kètè refleksion mbi dy librat e parè tè poetit Sabit Rustemi, nèse nuk do tè lexoja pèrsiatjet analitike tè studjuesit Timo Mèrkuri, pikèrisht pèr kèto dy libra. Ai me njè pèrkushtim tè sinqertè merr guximin dhe inisiativèn pèr tè vèzhguar tutje, thellè nè vitet '70- '80 poezinè e njè poeti tè ri nga Kosova, Sabit Rustemi. Shumè èshtè shkruar pèr kètè poet tè Kosovès, nga shumè analistè dhe kritikè letrarè, por pèr tè parè nè "mundus subterraneus"1 tè poezisè sè tij tè fillimeve, ishte pikèrisht Timo Mèrkuri.

E pèrse sjell nè ditèt tona Timo Mèrkuri trajtesat e tij mbi dy librat e hershèm tè Sabit Rustemit? Duke mos qenè as hobi e as trill analitik, shkrimet dy pjesèshe qè ai publikoi ditèt e fundit tè kètij maji, janè thjeshtè gjetja e tharmit qè ngjizi poezinè e njè djali tè ri me emrin Sabit Rustemi.

Por mè lejoni tè them se ato vite nè Shqipèri, flas pèr vitet '80, ne lexonim nè gazetèn e madhe "Drita" dhe nè revistèn magjike "Nèntori" poezi tè poetève kosovarè dhe habiteshim me bukurinè e tyre, me stilin e tyre lakonik e me njè stil gati tè panjohur, apo pak tè njohur nè botimet e autorève pèr kètej kufirit me Kosovèn.

Ndoshta èshtè edhe ky detaj qè na shtyn tè shohim skenat e asaj kohe nè qytetet e Kosovès e pèr mè tepèr nè Prishtinè.

Poeti Sabit Rustemi qè herèt dorèzoi pèr botim dy vèllime njeri pas tjetrit, atè poetik tè titulluar "Korza e lirè" dhe atè me tregime " Mè fliste njè zè" tè dyja rreth viteve '80. S'kam ndèrmend tè pèrsèris ato peripeci tè cuditshme qè ka kaluar ky poet, sepse i ka analizuar me hollèsi Timo Mèrkuri por dua tè theksoj se vitet '80 kanè qenè vitet e tronditjes pèr liri dhe pavarèsi e nè kètè frymè u krijuan skena tè njè teatri poetik nga shumè "dramaturgè" shqiptarè tè Kosovès.

Dèshiroj tè sjell disa refleksione tè miat pèr dy librat e parè tè poetit Sabit Rustemi.

Refleksioni i parè èshtè se nè kèto dy libra, vec stilit tè afirmuar dallohen alegoritè pèr ngjarjet e kohès duke nènkuptuar pushtim serb si dhe metaforat e guximshme si ushqyese tè fuqishme tè mendimit poetik. eshtè alegoria qè e sjell Kosovèn pranè Shqipèrisè, pranè historisè sè shqiptarève duke luftuar poetikisht, pse jo dhe duke rrezikuar lirinè e tij ( burgosje ). Ai nèpèrmjet poezive tè tij tè filluara qè nè vitet 1978 deri nè 1991, shpreh shumè alternativa kundèr obskurantizmit serb ushtruar mbi kulturèn shqiptare. Ai dènon anashkalimin serb qè i kanè bèrè kulturès shqiptare jo vetèm nè Kosovè por nè gjitha trojet shqiptare deri nè jug tè gadishullit ballanik, nè Camèrinè e dashur.

Por edhe sot vazhdon kjo histori anashkalimi nè studimet e akademisè serbe tè sotme. Ja njè fragment marrè nga njè studim i viteve 2015 mbi kètè anashkalim:

"Kèngèt heroike greke vecse janè pak mè tè shkurtra nga kèngèt serbe dhe rumune( sic shkruhet herèt nga Vuk Stefanovic Karaxhic) janè tematikisht tè ndryshme, duke qenè konceptualisht tè ndryshme tejet koncize dhe gjithèpèrmbjatèse."2

Nuk èshtè thjeshtè njè konstatim por njè pèrcaktim qè èshtè nè vazhdèn e krijuar nga famèkeqi Vuk Karaxhic. Sabit Rustemi e ka filluar me kohè rrymèn e kundèrt ndaj kèsaj vazhde.

Si mund tè ishte ndryshe! Ishte i mbrujtur me poezinè e poetève tè mèdhej tè Kosovès qè e kishin filluar poezinè herèt, shumè herèt. Por ata poetè qè influencuan me artin e tyre dhe qè e ndihmuan nè botime tè poezive nè shtypin e kohès kishin botuar qè nè vitin 1966, e mè herèt. Nè shkrimet e Timo Mèrkurit pèrmenden emrat e poetève Azem Shkreli, Ali Podrimja, Din Mehmeti, Beqir Musliu, poetè qè janè pèrfshirè nè njè antologji tè poetève shqiptarè.3 dhè qè me poezitè e tyre kishin krijuar njè fizionomi tè qartè e domethènese pèr kohè.n.

Me tè drejtè nè analizat e tij Timo Mèrkuri shkruan:” Poetèt shqiptarè tè Kosovès pèr tè shpètuar nga “ rrufetè zeusiane” pèrsosèn deri né kufinjtè e skajshèm artin poetik”. 4.

Njè vazhdues i denjè, “Sabit Rustemi me poezinè e tij èshtè pjesè e kèsaj fryme opozitare aktive me mision kundèrshtimin e shkombètarizimit tè popullit dhe ruajtjen e identitetit kombètar.” 5.

Por ai ka tjetèr mènyrè shprehjeje, ai ka gjetur pikèrisht subjektet e mitologjisè pèr tè tèrhequr vèmendjen dhe pèr t’iu larguar letèrsisè propaganduese serbe qè mènjanon hapèsirèn e madhe shqiptare, atè tè Kosovès dhe Shqipèrisè duke mos harruar botèn came deri né kufinjtè me Thesalinè. Ata kètè hapèsirè gjeografike dhe kulture e ndèrpresin dhe lidhin dy brigje qè nuk mund tè lidhen dot, serbinè me Greqinè.

Eshte kjo merita dhe intuita e cmuar e Sabit Rustemit qè merret me njè Zeus tè mplakur njè Zeus qè i ka ditèt e numurara e qè ashtu doli me tè vèrtetè pèr serbèt. Por dhe ndrimi i titullit tè librit tè parè nga Ali Podrimja dhe qe ai e coi né botèn e De Radès, né hapèsiren tjetèr shqiptare tè anashkaluar nfa analistèt serbè.

Dhe si pèr cudi, né librin e dytè tè Sabit rustemit “Besoj né njè diell” ndeshen shumè poezi qè sjellin tema jashtè historisè sé serbève por metaforat dhe alegoritè mbizotèrojnè né poezitè ku futet Troja, Kartagjena, hija e Olimpit dhe dialogimi me mesjetèn ballkanike ku :

Kaq shekuj kaluan e mesjeta s’ra.

Mesjeta e zezè pas kaq shekujsh

Hije bèn mbi Kosovè.

Po nuk mund tè shkruante ndryshe, ishte apologje i paganizmit ilir e pelazg,

E mè pastaj né poezinè “I bukuri i èndrrès”:

Po ai diell mos qoftè diell

Po nuk e gjeti njè shteg pèr Kosovè.

Po nuk mund tè shkruante ndryshe, ishte apologje i paganizmit iliro-pelazg. Tè gjitha kèto mbèshtetje tè paganizmit janè tè kryqèzuara né tè dy librat e Sabitit. Ai èshtè dhe ndjekès i poezisè sé Naim Frashèrit. Né kapitullin e parè tè librit “Besoj né njè diell”, qè titullohet “ Diku mè pret njè lule” vec konstatimit tè njè metafore tejet tè kuptueshme lexuesi ndjen aromèn e “Luleve tè verès” Tè Naim Frashèrit. Duket sikur poezitè mbi lulen -Kosovè vinè si vazhdim i poezisè epilog qè èshtè njè monolog i vjershès qè kèrkonte dritè….èshtè parathènie e kètij libri.

Dhe poeti i kèndon lules:

Moj lule qè po pret

Diku né njè vend tè botès.

Por rruga pèr tè gjetur lulen:

Udha e mbyllur èshtè

Deri sa nuk e ecim.

Eshtè ky libèr ku mpleksen shumè objektiva qè ka poeti, sic janè pamjet qytetare ku orèt e qytetit n+ mènyrè metaforike projektohet nga poeti né tè gjashtè pamjet e mundèshme, para, mbrap, lart, poshtè, anash majtas dhe anash djathtas, pamje qè tè lejojnè pèr tè kuptuar turbullirat e kohès. Po kèshtu edhe poezitè pèr Skènderbeun janè udhè kalime pèr tè eleminuar urat e kulturès serbo-greke.

Tè mos harrojmè se poezitè e tè dy kètyre librave janè shkruar né harkun kohor 1978-1991, kur dielli nuk ndriconte mbi Kosovè.



1. mundus subterraneus (lat) - bota e nèndheshme.

2.Formulat epike nè perspektivèn e Ballkanit- botim i akademisè sè shkencave tè Beogradit, 2015 nè artikullin " Disa tipe tè formulave nè epikèn e kleftikès greke ( heroike)" nga Predrag Mutavzhic & Sasha Xhorxhevic, f. 139.

3.Poezia e re shqiptare. Jedinstvo- Prishtinè. 1966.

4. Timo Mèrkuri. Zeusi i plakur...ose historia e njè libri poetik, né vend tè tè prezantimi. Pjesa II-tè. Rajonipress, 19 maj 2020

5.Po aty.

Durrès 21 maj 2020


90 views2 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page