top of page

KUR ISHIM TË MITUR




Kur ishim të mitur gënjeheshim lehtë,

Se qenë të urtë prindërit tanë,

Se qenë të mirë, besnikë, të drejtë,

Thesar, ndeshmërinë na lanë.


Kur ishim të rinj u turbulluam,

Nga magjia e dashurisë së parë,

Shumë pak… shumë pak e shijuam,

Na quajtën vagabondë, imoralë.


Por ajo flakë nuk u shuajt kurrë,

Në shpirtin tim dhe në shpirtin tënd,

Unë në rini s’u tregova burrë,

Në pleqëri do duroj mallkimin me vënd.


Jeta na duket se është e gjatë,

E gjatë sa një natë polare dimri,

Sa flakë mban një dorë kashte,

Sa fishket një gonxhe trëndafili.


Kemi hedhur hapa në jetë,

Të guximshëm, por dhe të gabuar,

Të mprehtë, por edhe mëndje lehtë,

Krenarë, por edhe të penduar.


Tani në pleqëri në netët pa gjumë,

Çmallem me dashurinë-ankth¹ të Petrarkës,

Trupin e bukur të Laurës² në lumë,

Në barin e freskët në Avinjon³ të Francës.


Të ngrem humanizmin ndaj poshtërsive,

Të ngrëmë të vërtetën përballë gënjeshtrës,

Mos i fryni zjarrit të dhelpërive,

Që shoi dashurinë e Romeo e Zhulietës⁴.


1, 2, 3, - Petrarka (1304-1374) Një nga përfaqësuesit më të mëdhenj dhe më të shquar të Rilindjes italiane. Prej 1327 gjer më 1353 jetoi në Avinjon (Francë), një qytet i gjelbëruar, pranë të cilit kalonte një lumë. Këtu u dashurua pas një vajze shumë të bukur, Laurës. Vargjet-ankth janë veçori të stilit të tij. Hieja e Laurës do ta mundonte gjithë jetën, në të gjallë dhe pas vdekjes së saj.

4.- Tragjedi e Shekspirit; dy të dashuruarit viktima të paragjykimeve të kohës.

13 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page