top of page

KULLA E JASHAREVE NE PREKAZ…


KULLA E JASHAREVE NE PREKAZ…

- Jo vetem fortesa tё qendresёs, por edhe oda tё mikepritjes njerёzore dhe muzeum i rezistecёs kombёtare!…



………………………………………………Nga SPASSE THANASI


Njё pllajё e bukur dhe e sheshtё ku janё ngritur kullat e Jasharёve , e bёnё PREKAZIN, njё vёnd historik nё Pejё tё Kosovёs. Bjeshka ёshtё nё shpinё si flakadan trimёrie. Me hije tё vecanta edhe kёto kulla tё zakonshme bjeshkёsh…

Kulla ku u bё lufta e Adem Jasharit ngrihet si kala dhe quhet “ Kulla e Rezistencёs”. Ёshtё e fortё, me mure guri tё gjёrё, me gurё tё gdhёndur bjeshke. Ajo tashmё ka njё histori pёr tё gjithё KOSOVЁN : “lufta e rezistencёs kombёtare ku vendosej fati i lirisё dhe i pavarёsisё !”.

Kohё mё parё, pa ardhur kёtu asnjёhёrё, duke lёxuar romanin “Hijet e Kullave” tё shkrimtares Albina Idrizi, unё bёra poezinё “ HIJET E KULLЁS SЁ GURTЁ” tё cilёn e botova nё organet e shtypit dhe e paraqita nё festivalin poetik tё “PEGASIT – 2011” nё Prishtinё. Prej kёsaj ndjesie mё lindi dёshira tё shikoja me sy kёto “kulla lufte” nё Prekaz ku u vra heroikisht legjendari i Kosovёs martire dhe i gjithё shqiptarёve ADEM JASHARI

Dhe vёrtetё, jam i emocionuar kёtu nё Prekaz ku ndrit “Obelisku i Rezistёncёs” dhe “oshёtijnё” prej gjakut varret e Jasharёve, qё janё njё stoli e lirisё sё fituar me gjak e luftё barbare…Kёtu takuam vёllanё e tij Rifat Jashari , qё na dha mikёpritjen dhe bёmё homazhe nё varrin e luftёtarit tё lirisё Adem Jashari. Pёrjetova njё fushё tё bardhё ku gjaku i kuq ka shkruar historinё e rezistёncёs…57 varre tё fisit tё madh “JASHARI” ndёr tё cilёt vetёm 26 varre tё familjes sё Adem Jasharit, janё tragjedia mё e madhe e Prekazit nё luftёn e clirimit tё Kosovёs.Nё Kullёn e Shёnjtё tё Jasharёve ёshtё shёnjtёria e gjakut ilir tё Dardanisё, gjallon energji e pashtershme dhe e jashtёzakonshme nga lavdia e heronjve…Tre kullat shqiptare nё kёtё fshatё janё “piramida” tё kujtёsёs historike me humbje tё mёdha jetёsh njerёzore. Shtёpia bujare me panoramёn e “ Kullёs” nё krye tё odёs ёshtё mikpritja njёrёzore e pёrjetshmё me dorёn besa-bёsё dhe zogun e lirisё qё fluturon nё krah tё pushkёs dhe mbi flamurin kuq e zi…Vetё Rifat Jashari thotё ende i pёrlotur pёr kёtё gjёmё qё skuqi tokёn me gjak : Asgjё nuk e shkruan dhimbjёn. Dhimbja dhe dashuria e lirisё janё gjithmonё bashkё nё shpirtё…”.

Sot kёtu nё PREKAZ kemi njё monument trimёrie plot lavdi. Sot kёtu nuk ka gjak, ka vetёm blerim e bardhёsi dhe njё shёnjtёri tё bukur shqiptare !...

Mbi 10 milion vizitorё kanё shkelur kёtё tokё vigane tё luftёs e tё gjakut pёr tё parё historinё e vёrtёtё tё Kosovёs, pёr tё ndjёrё luftёn qё solli pavarёsinё. Rrёfimi i Besardёs pёr plagёn plot dhimbje, e mbijёtuara e masakrёs sё 5 Marsit 1998 ku u shfaros e gjithё familja e Adem Jasharit ёshtё njё “simbol” pёr ndodhitё nё ditёt e luftёs. Ajo ёshtё “bёkimi” i njё familje tё madhe kosovare qё i dha Kosovёs cmimin mё tё shtrenjtё tё lirisё, gjakun e 59 anёtarёvё brenda Kullёs ku ishte “bёrthama e luftёs” sё madhe clirimtare tё Kosovёs. Ndoshta kjo tablo e trishtё i ngjan aq shumё tablosё ballkanike tё Luftёs sё Dytё Botёrorё. Tablo qё pёrsёriti edhe njёherё genocidin c’njerёzor dhe shfarosjen e njё populli, pёrpjёstimet e sё cilёs nuk kaluan lehtё, por u ndёrprёnё me bombardimet e Natos mbi qiellin e Kosovёs ku dilte tym dhe flakё nё tё gjitha drejtimet. Historia do tё ruaj nё memorie “manifestin e paqes” qё erdhi nga lufta dhe gaku i “Kullёs sё Jasharёve”, do tё nderoj luftёtarёt e lirisё sё Kosovёs dhe “blerimin” e bukur tё fushёs sё Prekazit me varret madhёshtorё , do ta vendos pёrjetёsisht nё panteonin e madhёshtisё e tё krenarisё kombёtare!.

Te kjo kullё lavdie e historie nё Prekaz ka poezi dhe kёngё, ka dhimbje dhe dashuri, ka gjak dhe sakrificё sublime. Pra, njё vend legjendar me njёrёz trima e luftёtarё, njё piedestal i triumfit tё lirisё mbi krimin !.

Unё kam lexuar shumё mbi Kosovёn, kam takuar njerёz tё luftёs sё madhe clirimtare tё Kosovёs, por ky vend ku ndodhem m’u duk plot “magji luftarakё” prej tokёs dhe prej njerёzve. Lavdia jeton me dhimbjen, krenaria pёrqafon dashurinё, urrejtja mposht krimin makabёr dhe kthen mizorinё nё liri, nё dashuri, nё dinjitet. Nuk ka forcё mё tё madhe se kjo pёrballje njerёzore ku Kulla e madhe e Jasharёve e dёshmoi me luftё nё frontin e parё tё qendresёs dhe kjo nuk ёshtё njё histori e thjeshtё, por njё reflektim i madh i shpirtit tё vёtmohimit pёr cёshtjen e madhe tё kombit…Pёr kёtё mё bind dhe porta gjithnjё e hapur e zemrёs dhe mendjes sё Jasharёve trima ku drejtohet tё falet e gjithё Kosova, e gjithё Evropa dhe Bota mbarё .

Pёrlotja ngjadhnjimtare e Rifat Jasharit ёshtё pёrlotje e pёrjetshme e brezave qё rriten me lirinё e Kosovёs. Nipёrit dhe mbesat e tij do tё dinё tё ruajnё “simbolin” e pёrjёtshёm tё familjes sё Jasharёve nё Prekaz. Flamuri i kuq nё odёn e madhe tё pritjes do tё valvitёt me krenarinё e Jasharёve, ashtu si nё ditёt e luftёs heroike dhe muret e shpuara tё Kullёs prej plumbave do tё qёndrojnё nё “hijen e kullavё” pёr tё dёshmuar gjithmonё se kёtu “ёshtё bёrё njё luftё e madhё” dhe falёn jetёn shumё dёshmorё tё lirisё !.

Poeti Din Mehmeti kur shkruan pёr Adem Jasharёt thotё fjalёt e jetёs qё digjen nё pragjet e shtёpive :

- “ Vdiqёn sic vdiset

Me eshtra

Tokёn e bёnё tё pathyeshme…

Tash jetojnё gjithkund

Nё ajёr, nё frymё

Do tё kthehen si lumenj prej gjaku

Pёr ti rritur pranverat

Nёpёr kohёra ….

Mos i qani Adem Jasharёt

Mos na zverdhni krenarinё

Ata me furtunёn e krismave

Hynё nё panteonin e pavdekёsisё !...

Shkruaj pёr kullёn e vecantё tё Jasharёve, se ajo pёrbёn njё histori. Emri i saj luftarak tregon se rruga e lirisё dhe e pavarёsisё kalon pёrmes gjakut, pёrmes dhimbjes dhe kjo rrugё e gjatё dhe e vёshtirё nuk ka ‘cmim”, por vetёm lavdi dhe pёrjetёsi. Kjo kullё ka vendin e nderit nё kujtesёn e popullit tё Kosovёs, nё rrugёtimin e lirё tё kombit, nё tё gjithё atmosferёn sociale e shoqerore tё vendit ku Kosova rradhitet ndёrmjet shteteve e kombeve tё tjera tё botёs plot dinjitet e dashuri. Kjo kullё i dha “vulёn” fitores, i hapi udhё lirisё dhe pavarёsisё sё vonuar nё vite e dekada…Se Jasharёt u bёnё fisi i luftёs dhe i lirisё sё Kosovёs dhe kjo “medalje” madhёshtore do tё ndrijё pёrjetёsisht !..

23 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page