top of page

Kthimi i shpresës


Kthimi i shpresës


Kryetari i Opozitës shqiptare dhe njëkohësosht dhe kreu i Demokratëve të Shqipërisë, Lulzim Basha, e nisi sot turin e tij të ri “Rrugëtimi për Shqipërinë” nga salla e Konferencave në elbasan. Në praninë e një pjese të konsiderueshme të strukturave të PD-së, të rrinjëve dhe disa aktivistëve të tjerë, medias dhe mjaft intelektualëve të fushave të ndryshme, kreu demokrat përcolli mesazhin e qartë të këtij turi për Shqipërinë.

Kryetari i PD, Lulzim Basha në këtë tur, ndryshe nga turet e tjera në thelb ka bashkëbisedimin me të rinjtë. Kështu ai sot me të rrinjtë e Elbasanit, prezantoi edhe platformën e Opozitës për të dalë nga rrënimi ekonomik. Zoti Basha, tha ndër të tjera se, “zotimi im numër 1 dhe i PD-së është kthimi i shpresës!”

“E nisim këtë takim me një mbrëmje shumë të vecantë, mbrëmje që përkujton një ditë të madhe për demokracinë që është 4 nëntori ku rinia gjermane rrëzoi murin e Berlinit si dhe 4 nëntorin e ditës së parë të lirisë së besimit në Zot në Shqipëri, që përkon me meshën e parë të mbajtur në Shkodër. Që përbën një nga ditët më të çmuara të 30 viteve të fundit të demokracisë shqiptare.

Pikënisja e këtij turi është mjaft e rëndësishme për momentin, pasi një nga dështimet më të mëdha të Edi Ramës dhe qeverisë së tij është dështimi me rininë. Me rrogat më të ulta , me kostot më të larta të jetës, më pamundësinë për arsimim, me gjendjen jashtëzakonisht të vogël të financave dhe akoma më të dobëta të financave të rinisë.

Zoti Basha thelsoi se në Shqipëri “pasuria më e madhe është rinia, që kur i jepet mundësi ja dalin dhe të shkëlqejnë, janë frymëzues për njëri tjetrin dhe shoqërinë, në shkencë, art, sipërmarrje. E vetmja gjë që na mungon janë investimet e huaja që janë gati të korrin talentin e një rinie të kualifikuar, por që e kanë të pamundur të investojnë në Shqipëri me kushtet e kësaj qeverie. Por sot kam ardhur tju dëgjoj, shpresat, idetë, sfidat por edhe shqetësimët tuaja.” Ndërkaq Kryetari i Opozitës së sotme shqiptare vuri theksin fort e mëfort se “zotimi kryesor është të kthejmë shpresën në vendin tonë”.

T’ju japim ju nëpërmjet mundësive, nëpërmjet klimës së mirë të biznesit, edhe më shumë punësim dhe mbi të gjitha të bëjmë të mundur ta ndryshojmë këtë vend, që i ka të gjitha shanset, të zgjidhni të qëndroni këtu, të ndërtoni familjet tuaja këtu…”, u shpreh Basha.


12 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page