top of page

Kthim në arsye


Astrit Lulushi



Si harrohet e kaluara? Duke hequr lavdinë e saj, sigurisht; duke minimizuar përpjekjet e njerëzve për liri, duke i paraqitur ata të vegjël, keqbërës, kriminelë, ose veprimet e tyre të paqëllimshme. Kështu që të tjerët sot të thonë se atëherë nuk kishte kundërshtarë, as opozitë, as dhoma torturash, as burgje, as kampe e fshatra përqëndrimi. Por dy gjëra nuk kanë ndryshuar; natyra e njerëzve për t’u dukur sikur punojnë dhe shteti. Kur hynë në një institucion sheh punonjës që qëndrojnë përpara ekraneve kompjuterikë dhe luajnë gishtat mbi tastierë. Bëjnë sikur s’të shohin. Klienti i afrohet me një përshëndetje dhe duhet të presë që vemendja e tyre të shpërqëndrohet nga punët gjoja të mëdha. Lejo që njerëzit të mendojnë se qeverisin dhe do të qeverisen. Kjo mendësi sundon kur shteti është polici, i dukshëm i padukshëm i shtrirë në  çdo qelizë. Është arsyeja që duhet thirrur për ta nxjerrë njeriun nga kjo gjendje. Si do që ta quash, çfarëdo emri t’i japësh, Shteti Policor është diktaturë e maskuar e zbutur, përkohësisht, me të njëjtën ideologji e njerëz. Do të ishte më mirë që njeriu të ishte i pa shkollë sesa të edukohej nga sundimtarët e tij, sepse arsimimi i tyre nuk është tjetër veçse ndryshimi i drejtimit të zgjedhës, si disiplina e qenit, i cili mësohet për të hequr dorë nga impulsi më i fortë i natyrës së tij, dhe në vend që ta marrë gjahun për vete, shpejton  me ‘të në këmbët e zotërisë së tij. Ekspertët dhe elita e arsimuar kanë zëvendësuar atë që funksionon me atë që tingëllon mirë. Shoqëria ishte shumë më e civilizuar para se ata të merrnin përsipër kontrollin mbi gjithçka; shkollat, burgjet, programet e mirëqenies, ministritë, gjykatat, policinë. Është koha për t’i shtyrë këta lloj mashtruesish jashtë jetës sonë dhe ta mbushim atë me arsye.

32 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page