Kozma Gjini: Për tregimin „Ana tjetër e shkopit“
Hahahaaaa! Përshëndetje, mik i nderuar, Fatmir Terziu! Faleminderit për tregimin me një dozë therëse satirike që nxit buzëqeshje të natyrshme... përmes një fabule me në qendër "shkopin" dhe " drejtimin me shkop të pushtetarit" ...që livadhis në Çinar (a e di që kemi ne një fshat me emrin Çinar?) dhe në gjithë vendin...
Dialogjet burr-grua tepër dinamik, kureshtar dhe thumbues në mesazh...veprime të natyrshme në fushëbetejë me sende e orendi që qasin kuptimin e përfytyrimin e subjektit...cigarja në buzë, në vesh, çakmaku, tymi, stufa...
Thelbi është drejtimi me shkop...dualiteti shkop i misht dhe njeriu shkop. Kemi pushtetar që kanë shpërdoruar prestigjin e femrës..."shkopi ikën duarsh e bën zullume pa pyetur "njeriun shkop."
Tregimi është një apoteozë migjeniane...ala Oltavio Paz i Ri...që na çon pastaj në një mbyllje ku heroi ...në një gjum të sikletshëm..... ka parë një ëndërr...ku shkopi nuk kishte më detyrim për atë trup...
Urimet më të mira , Fatmir dhe mbarë e gëzuar ky vit në frymëzime e në familje.
Shumë respekte për ju!
Kozma GJINI.
Kommentarer