top of page

Kongresi i Durrësit


Kongresi i Durrësit, përpjekja e parë për të shpëtuar vendin pas Luftës I Botërore



Fundi i Luftës I Botërore e gjeti Shqipërinë krejtësisht të pushtuar, kryesisht nga shtetet fqinje, por jo vetëm. Nga ana tjetër, vendi ishte edhe pa qeveri, duke rrezikuar shumë në rregullimin që do t’i bëhej hartës politike të Evropës në Paris. Për më tepër që Shqipëria, për pozitën e rëndësishme gjeografike që kishte, ishte pjesë e planeve zgjeruese të shumë vendeve përreth nesh. Pak para fundit të Luftës I Botërore, një nga betejat më të mëdha detare ishte zhvilluar pikërisht në Detin Adriatik, në Durrës.

Pikërisht në këtë kohë të vështirë nisën përpjekjet e para të patriotëve dhe intelektualëve për t’u organizuar, për t’i dhënë vendit një qeveri, qoftë edhe përkohëshme, dhe për të mundësuar mbrojtjen e interesave tona në Konferencën e Paqes në Paris 1919.

Rezoluta e Kongresit të Durrësit

Përpjekjet e patriotëve për formimin e një qeverie kishin nisur që me fillimin e Luftës I Botërore, pas largimit nga Shqipëria të Princ Vidit dhe qeverisë së tij. Ndonëse përpjekjet nuk pushuan gjatë gjithë kohës së konfliktit, shqiptarët nuk arritën të formonin një qeveri kombëtare, pasi të gjitha përpjekjet e bëra kishin ndeshur në kundërshtim me interesat e fuqive pushtuese. Domosdoshmëria e formimit të një qeverie kombëtare u bë e mundur në fund të Luftës I Botërore, atëherë kur ajo duhej të harmonizonte të gjitha përpjekjet për të evituar kërcënimin real nga fituesit e asaj lufte.

Lëvizjet për mbledhjen e krerëve shqiptarë ishin shfaqur që në fund të verës së vitit 1918. Mehdi Frashëri dhe Mustafa Kruja ishin duke u përpjekur të bënin bashkë patriotët shqiptarë që ishin në Itali, ndërkohë që i kërkuan edhe Federatës Panshqiptare “Vatra” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të përfaqësohej në një takim të të gjithë krerëve. Nga ana tjetër, Prenk Bibë Doda ishte duke u marrë me organizimin e përfaqësimit nga zonat veriore të vendit.

Përpjekjet zgjatën disa muaj dhe u kurorëzuan më 25 – 27 dhjetor 1918, ditë kur zhvilloi punimet Kongresi i Durrësit. Ky kongres u hap në pasditen e 25 dhjetorit 1918, me pjesëmarrjen e 53 delegatëve. Ata vinin nga pjesa më e madhe e vendit, e cila ishte nën pushtimin e Italisë. Në kongres mungonin përfaqësuesit e krahinave që ishin nën pushtimin serb, si edhe ata që duhet të vinin nga krahinat që ishin nën pushtimin francez. Ndonëse Italia pranoi zhvillimin e këtij kongresi kombëtar, nuk ishte dakort që prej tij të dilte një qeveri. Sipas të dhënave historike, e shumta që do të pranohej nga italianët do të ishte një lloj komiteti apo këshilli përfaqësimi i shqiptarëve.

Megjithatë, pavarësisht këtij kundërshtimi, Kongresi i Durrësit arriti të miratojë një rezolutë dhe të formojë qeverinë e përkohëshme, me në krye Turhan Pashë Përmetin. Në të njëjtën kohë, u caktua edhe delegacioni që do të përfaqësonte vendin tonë në punimet e Konferencës së Paqes në Paris, që do të vendoste se si do të mbyllej Lufta I Botërore. Delegacioni do të kryesohej nga Turhan Pasha dhe në përbërje të tij do të ishin edhe Luigj Bumçi, Mehmet Konica, Mihal Turtulli dhe Mithat Frashëri.

Pas përfundimit të Kongresit të Durrësit, gazeta e kohës “Agimi” do ta pasqyronte kështu këtë arritje: “… përfaqësuesit e Durrësit, pa kaluar ende në diskutimin e rendit të ditës, shprehën shqetësimin edhe për mungesën e pjesëmarrjes së delegatëve e të gjitha krahinave të Shqipërisë. Delegatët, që në fillim të punës, shfaqën besim ndaj fituesve të luftës, duke e shoqëruar me një përshëndetje, e në mënyrë të veçantë Uillsonit, i cili kishte shpallur parimet e vetëvendosjes së popujve.”


Vazhdimësia e shtetit shqiptar

Kongresi i Durrësit vendosi formimin e një qeverie të përkohshme, e cila ishte një vendim i pavarur dhe sfidues kundrejt diplomacisë së Romës, që kontrollonte thuajse të gjithë vendit në fund të vitit 1918. Megjithë përpjekjet për të emëruar vetëm një komitet apo këshill, që më së shumti vetëm sa do të mund të shprehte dëshirat e kombit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris, delegatët pranuan pozicion që mbajti Mehmet Konica, si drejtues i punimeve të kongresit, i cili që në fillim të hapjes së seancës së dytë bëri deklaratën e vendimit për formimin e qeverisë së përkohëshme.

Qeveria e Durrësit nuk ishte jetëgjatë. Në fakt, nuk kishte se si të ishte, pasi vitet 1918 – 1919 ishin vite të turbullta.

Para Kongresi të Lushnjës, Qeveria e Durrësit bëri aktin tjetër historik: më 29 janar 1920 dha dorëheqjen, duke lejuar vazhdimin e konsolidimit politik të vendit.

Mbi 50 delegatët e mbledhjes në Kongresin e Durrësit nga e gjithë Shqipëria, e pjesërisht edhe nga diaspora shqiptare, arritën të kritikojnë edhe Traktatin e fshehtë të Londrës të vitit 1915, përmes dy çështjeve themelore që lidheshin me Shqipërinë. Së pari, në planin politik, nëpërmjet krijimit të qeverisë, ata hodhën poshtë protektoratin italian mbi shtetin shqiptar, me anë të përfaqësimit të këtij shteti nga Italia në marrëdhëniet me botën, ashtu sikurse ishte parashikuar në pikën VII të Traktatit. Ky Traktat u godit edhe nga pikëpamja parimore. Kongresi nëpërmjet shumicës arriti t’i konsideronte vendimet e vitit 1913 të paprekura, shoqëruar me pavarësinë e plotë të shtetit shqiptar tashmë të formuar. Së dyti, Kongresi nuk mund të anashkalonte edhe ato vendime të Traktatit të Londrës që preknin rëndë territorin e Shqipërisë. Delegatët u shprehën ashpër lidhur me pikën VI të Traktatit, nëpërmjet së cilës i njihej Italisë sovraniteti mbi Vlorën, po ashtu edhe për pikën VII, sipas së cilës Italia nuk do të kundërshtonte kalimin e Shqipërisë së jugut Greqisë dhe atë të veriut Serbisë dhe Malit të Zi, në kushtet që këtë do ta kërkonin edhe firmëtarë të tjerë të Traktatit, si Franca dhe Anglia. Kongresi nuk mund të mos mbante qëndrim edhe ndaj pikës V, e cila shprehte ekzistencën e një shteti shqiptar “musliman” në Shqipërinë e Mesme. Gjithashtu u kritikua pengesa për përfaqësimin e Vlorës në Kongres. Kjo bëri të mundur të sensibilizohej edhe çështja e Vlorës, duke u konsideruar si një pjesë e pandarë e Shqipërisë. Me të njëjtin sens u trajtuan edhe krahinat e tjera, të cilat nuk kishin mundur të përfaqësoheshin në Kongres. Kjo u theksua me forcë në kongres dhe këto treva u quajtën të përfshira në shtetin shqiptar.

Përbërja e qeverisë u propozua që në seancën e parë. Qeveria u formua prej 14 anëtarësh. Kjo qeveri do të kishte në përbërjen e saj këta emra: 1. Turhan Pasha (kryetar), 2. Preng Bib Doda (nënkryetar), dhe anëtarë: 3. Sami bej Vrioni, 4. Dr. Mihal Turtulli, 5. Myfit bej Libohova, 6. Imzot Luigj Bumçi, 7. Midhat bej Frashëri, 8. Luigj Gurakuqi, 9. Mehmet bej Konica, 10. Lef Nosi, 11. Mehdi Bej Frashëri, 12. Fejzi bej Alizoti, 13. Mustafa Kruja, 14. Pjetër Poga. Prej të cilëve, “një pjesë duhet të shkonte në Europë për të mbrojtur të drejtat kombëtare”, kurse pjesa tjetër do të mbetej në Shqipëri. Ndërkohë kongresi përcaktoi edhe delegatët për në Konferencën e Paqes, anëtarët e të cilit do të ishin të gjithë nga qeveria. Kryetari i qeverisë u zgjodh Turhan Pasha, gjë që pasqyrohej edhe në përmbajtjen e telegramit të E. Lodit, dërguar Romës, ku njoftonte se mbledhja e Durrësit kishte “vendosur përfundimisht formimin e qeverisë së përkohshme me Turhan Pashën në krye”. Kongresi kishte arritur të zgjidhte edhe një delegacion, në përbërje të të cilit do të ishin Luigj Bumçi, Mehmet Konica, Mihal Turtulli, Mid‘hat Frashëri.

Lufta politike brenda dhe jashtë kongresit solli njëkohësisht shfaqjen e pikëpamjeve përkatëse të ndryshme: Pjesa dërmuese e delegatëve ishin me orientim italian, si: Myfit Libohova, Turhan Pasha, Preng Bib Doda, Sami Vrioni, Luigj Bumçi. Ndërsa kundërshtarët ishin Mehmet Konica, Mihal Turtulli, Midhat Frashëri, të cilët, më të paktë në numër, anonin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ose nga ndonjë fuqi tjetër “e painteresuar” drejtpërdrejtë për Shqipërinë. Këto qëndrime dhe pikëpamje nuk u shfaqën shkoqur gjatë punimeve të kongresit, kjo edhe për faktin se këto figura të spikatura të politikës shqiptare kishin rënë në një kompromis të heshtur midis tyre, pasi qëllimi kryesor i tyre ishte formimi i qeverisë. Një rol të veçantë në përpunimin e programit kishte Mehmet Konica. Kongresi hartoi një program politik të përgjithshëm, i cili shprehej për ruajtjen e pavarësisë, për tërësinë tokësore të shtetit shqiptar dhe për rishikimin e kufijve të vitit 1913. Për çështjen që lidhej me statusin juridik të këtij shteti dhe animin politik ndaj njërës apo tjetrës fuqi fituese, për të cilën kishin mosmarrëveshje, ata vepruan në mënyrë të heshtur dhe në kompromis me njëri tjetrin.

Ky program kishte në themel: Së pari, mbrojtjen e të drejtave në Konferencën e Paqes nga Qeveria e Durrësit. Së dyti, kërkimin e kufijve etnikë të Shqipërisë. Së treti, mbajtjen e qetësisë brenda vendit. Programi përbënte një hap përpara në lëvizjen kombëtare shqiptare, por duhet vlerësuar në kushtet kur Shqipëria gjendej e pushtuar nga ushtritë e huaja dhe nën trysninë e copëtimit nga fqinjët e saj.


Pas Kongresit të Lushnjes më 21 janar 19120, kemi një intensifikim të veprimtarisë patriotike dhe ushtarake të shqiptarëve, të udhëhequr nga patriotë të ditur dhe të zotë. Më 13 mars 1920 kemi largimin e francezëve nga Shkodra nga presioni i Qeverisë shqiptare të dalë nga Kongresi i Lushnjës. Në gusht të vitit 1920 kemi Luftën e Vlorës që bëri tëm undur largimin e ushtarakëve italianë nga Vlora dhe Sazani.

Për të parën herë më 21 prill të vitit 1921 hapet parlamenti pluralist shqiptar.



Llambi Goxhomani, Bahri Omari, Ali Koprenca, Milto Tutulani

Luigj Gurakuqi, Atë Gjergj Fishta, Shefqet Vërlaci, Osman Haxhia, Ahmet Zogolli, Eshref Frashëri, Shefqet Daiu, Ali Këlcyra, Kolë Thaçi, Halit Rroji, Banush Hamdi Bega, Qemal Vrioni, Ahmet Hastopalli, Dom Ndre Mjeda, Maliq Bushati, Pandeli Cale, Anton Beça

Spiro Koleka, Shuk Gurakuqi, Masar Këlliçi, Rexhep Mitrovica, Spiro Papa, Agatokli Xhitoni, Leonidha Frashëri, Syrja Pojani, Stavri Vinjau, Patuk Saraçi, Taqi Buda, Ibrahim Xhindi

Leonidha Koja, Koço Tasi, Mustafa Kruja, Qazim Kokoshi, Loni Kristo, Bajram Fejziu, Mustafa Maksuti, Qemal Mullaj, Sejfi Vllamasi, Bektash Cakrani


Në saj të punës së këtij parlamenti , të qeverisë shqiptare të kohës dhe të patrotëve shqiptarë, u bë e mundur që më 9 Nëntor 1921 shtetet e mëdha e njohën de juro dhe de fakto Shqipërinë si një shtet vetqeveritar.

82 views1 comment

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page