
Vullnet Mato
KOMUNITET I MADH ME NJERËZ TË VEGJËL
Frymoj në një komunitet madhështor, mbushur me njerëz të vegjël, liliputë. Disa duken, sa gishti i vogël i dorës, të veshur, me pantallona të shkurtër.
Të shumtit dergjen në tryeza klubesh, me filxhanin përpara, ku një kafe pinë, nga mëngjesi, në mesditën përvëluese, përzënë nga gratë, të pastrojnë shtëpinë.
Të tjerë, me domino nën kumbulla të kuqe, përplasin gurët e bërtasin me ton të fort, sa trembin gratë që blejnë pak më tutje, nga një simite të ngrohtë, apo një tortë.
Kjo qetësi burrash, me tremb tmerrësisht, se ata duken krejt në paqe me varfërinë, kur i shikoj, tek përplasin gurët e vegjël dhe gjithë ditën një filxhan me kafe pinë.
Disa zonja shndritin nga buzët dhe gjoksi fryrë me mbushje artificiale prej silikoni, me flokët biondina zbardhur nga oksigjeni për të tërhequr sy të etur, siç e do zakoni.
Vajzat kanë shkuar në plazh me dashnorë, me një gisht tanga dhe dy gishta sutjena. Këtë verë, s’dua të jem poet, as prozator, por delfin, me gjak të ftohtë ndër vena!...
Comments