top of page

Kompleksi


Prof Bujar Kapllani

Kompleksi


Prof Dr Fatmir Terziu


Para disa kohësh me skulptorin e mirënjohur elbasanas e më gjerë, Profesor Bujar Kapllanin pata mundësinë ti shtoj shoqërisë estetike të studios së tij dhe një palë sy të tjera, sigurisht nga pikëpamja e vëzhgimit tjetërkëndor në aspektin shoqëror dhe kulturor. E ndërsa kapërceja këndet ku etaloni i talentit kapërcen të gjitha format e frymëzimit ndjeva natyrshëm se nuk ka skenar të përgatitur për jetën shoqërore dhe kulturore, që fokuson artin në tërësinë e tij jetike dhe estetike. Njerëzit e punojnë atë ndërsa shkojnë së bashku në udhën që e ndjek syri i këndvëzhguesit estetik. Kreativiteti dhe Improvizimi Kulturor hedhin sy të freskët, formësimin dhe diskursin antropologjik në vendet dhe pikat kulturore të krijimtarisë ,që bëjnë pjesë në matricën tonë shoqërore.

Puna e Kapllanit eksploron mënyrat se si atribuohet agjensia krijuese në artet grafike dhe performuese dhe në ligjin e pronësisë intelektuale ku talenti nuk është një shkas, por një shtysë e diskursit në aspektin shoqëror dhe kulturor. Puna e tij tregon se si burimet e krijimtarisë janë ngulitur në institucionet shoqërore, politike dhe kulturologjike, shqyrton lidhjen midis krijimtarisë dhe perceptimit dhe kalimit të kohës, dhe rishikon krijimtarinë dhe cilësinë improvizuese të vetë bursës antropologjike që kap rendin e një treve dhe kulturogjinë enjë historie disi të barazpeshuar me postmodernen.

Karakteristikat individuale, kësisoj shqyrtojnë se si ka ndryshuar koncepti i krijimtarisë në historinë e teorisë moderne shoqërore, dhe vendosin jo më në dyshim zbatueshmërinë e tij si një term i analizës ndër-kulturore. Kontribuesi i kësaj përmase estetike dhe kontemporane, Bujar Kapllani, nuk është në një mjedis ku anët diskursive vetëm theksojnë timbrin për dimensionet bashkëpunuese dhe kulturologjike të krijimtarisë, por në një kontekst diskursiv ku ne me syrin tonë vetëm kështu kuptojmë se forma të tilla sfidojnë idenë që krijimtaria lind vetëm nga talenti dhe shprehja individuale.

Bujar Kapllani në këtë rast është vetë kompleksi, vetë forma ku diskursi i lartcituar i përket një shkolle dhe shkalle të tillë të duhur në trevën ku ai krijon dhe konkuron jashtë të gjitha gjasave ndryshe. Ndryshe nuk do të perifrazoja përsëritjen e hershme e të ndjeshme të pinjollit të babait të tragjedisë shqiptare, Etëhem Haxhiademit, kur bëhej fjalë për konkurset në këtë lëmi. Emin Haxhiademi, i lindur në estetikën e normës diskursive të shoqërores dhe kulturores thoshte se ai ishte i gatshëm të vendoste veton për dorën dhe mendjen e Kapllanit, por konkursi ishte ajo formë që e ndihmonte të bëhej një me dashurinë e artin, kompleksin artistik.

Kompleksi i artit shihet nga një këndvështrim i ri dhe përfshin përdorimet dhe interpretimet që i shtohen veprës gjatë gjithë jetës së saj publike. Historia, e cila përdoret për të garantuar shpjegime të arsyeshme, nuk është më e mjaftueshme për të dhënë llogari për një art që krijon spektatorë në të njëjtën mënyrë, që ajo përdori për të krijuar artefakte. Jemi në epokën e kompleksit të artit, një nocion që na lejon të rishikojmë kushtet e vendosura vazhdimisht nga ekonomia, përmes këndvështrimit të prodhimit kulturor.

77 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page