top of page

Komoditeti dhe akomodimi


Prof. Dr Fatmir Terziu


Pyetja e cila sot do të bënte vërtet drejtësi ndaj fenomenit të jetës në lidhjen “komoditet dhe akomodim”, pa mendim dhe planifikim, do të ishte: çfarë bëhet me vilat, shtëpitë, orenditë…, ku nuk banon askush më shumë se dhjetë ditë, ku shtrydhja e kursimit personal vazhdon të rritet, në kushte të vazhdueshme të mosmarrëveshjes mes vetes dhe ecjes, domethënë nën marrëdhëniet e jetë-përshtatjes tek e cila njerëzit lindin dëshira demokratike, dhe tek të cilat përshkruajnë rregullat e ekzistencës njerëzore sot, ashtu si kanë bërë gjithmonë?

Komodideti, apo akomodimi? Kjo dilemë, sikurse mjaft të tjera tashmë është zgjeruar jashtëzakonisht në ditët dhe epokën tonë. Dhe ky zgjerim duhet të rritet akoma më tej, për shkak të bindjeve në hapësirën sociale, për shkak të prishjes së raporteve me të kaluarën që edukonte “të jetojmë me thjeshtësi, të bëhemi sa më të thjeshtë”. Komoditeti e sheh gjendjen njerëzore, sikurse e sheh veten në të kundërt të reifikimit. Reifikimi, ose koncepti marksist, “duke bërë një gjë” i ardhur nga gjermanishtja është procesi me të cilin marrëdhëniet shoqërore perceptohen si atribute të qenësishme të njerëzve të përfshirë në to, ose atribute të ndonjë produkti të marrëdhënies, si p.sh. një mall i tregtuar. Pra komoditetit i përshtatet kjo lidhje e re dhe evjetër terminologjike e filozofisë? Nëse supozojmë Marksin që thotë se, “në shoqërinë borgjeze fuqia e punës është bërë një mall në të cilin pas kësaj fuqizohet fuqia e punës”, atëherë shprehja e cituar bëhet një paradoks në oazin e jetës së pandërprerë brenda një sistemi totalisht të ndërmjetësuar nga rrethanat që janë pasqyryruar në këta tridhjetë vite tranzicion dhe nga shpishja e raporteve pozitë-opozitë. Vetë kjo shpishje me lidhjen me komoditetin është prishur, zvenitur e ripërtërirë, ashtu si vetë dallimi i ngurtë midis punës dhe akomodimit. Puna dhe akomodimi janë shkaqet kryesore që ndikojnë. Të dyja kanë prishur dhe shprishur dhe vetë rendin e komoditetit duke bërë e ribërë qendra të reja të fryra urbane.

Kjo e fundit është vazhdim i formave të jetës shoqërore të orientuar drejt fitimit, që shkakton “komoditeti dhe akomodimi”. Ashtu si termi “bëj jetën, unë një jetë kam”, sot merret plotësisht seriozisht, ironia në ekspozitën “kam një shtëpi, e kam një vilë, e kam orienduar…” tani është harruar mjaft merimanga që varet në të gjitha këto shpenzime të pamenduara në sitën e komoditetit dhe akomodimit. Është e njohur gjerësisht por jo më pak e vërtetë, prandaj, aktivitetet specifike të kësaj situate vërtiten dhe organizohen për hir të fitimit. Në të njëjtën kohë, diferenca midis punës dhe vetë jetës është markuar si një normë në mendjen e njerëzve, në nivelin e vetëdijshëm dhe të pavetëdijshëm. Sepse, në përputhje me etikën mbizotëruese të punës, koha pa punë duhet shfrytëzohet për rikrijimin e fuqisë punëtore të harxhuar, atëherë koha më pak e punës, pikërisht sepse është një shtojcë e thjeshtë e punës, ndahet nga kjo e fundit me faktorë zelli, angazhimi poltik, social e pak të lidhur me ndonjë interes personal. Dhe këtu ne hasim në një normë sjelljeje të karakterit “s’ka shtet, s’ka qeveri”. Nga njëra anë nuk i kushtohet vëmendje punës dhe nga ana tjetër e bëjnë vetë produktin e kësaj jete të jetë i hutuar ose i trullosur, aq sa u provua edhe me këtë situatë të Vovid-19. Tashmë komoditeti dhe akomodimi është jo më jë lidhje e parashikuar, por një nyje në këtë supozim dhe ligjet e saj janë brendësuar në një kuadrat që vetëm të bën borxhli nga dita në ditë.

Nga ana tjetër, akomodimi dhe komoditetit nuk duan më të ngjasojnë me punën në asnjë mënyrë. Pse?! Me sa duket, kjo është një formë e re, që dikush të mund të funksionojë më me efektivitet më pas. Prandaj, marrëzia e shumë veprimtarive të kësaj intrige “demokratike, rrëfen në fshehtësi vetëm dështim, tamam si të ishte, kontrabanda e mënyrave të sjelljes me fushën e jetës dhe të punës. Kjo mbetet parësore në shqetësimet subjektive. Bigëzimi i rreptë i jetës në këtë intrigë-lidhje kërkon të njëjtin ndryshim, i cili tani e ka nënshtruar pothuajse plotësisht vetë sistemin dhe strukturën demokratike. A duhet më “komoditeti dhe akomodimi i tillë”?! Në ekonomi, komoditetit është një mall, është një e mirë ekonomike, ose shërbim që ka prekshmëri të plotë ose thelbësore. Akomodimi është një e domosdoshme parësore për jetën në vendin ku jeton. Jashtë kësaj ai akomodim quhet thjesht hotel. Kjo tregom se ajo që injektoi diktatura është më shumë se një helm. Një injektim që duket sikur në asnjë pikë nuk ka më mjekim. Më shumë se ky Covid…

32 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page